Zërat

Albforumi

Primus registratum
Zërat

mostra-di-arte-artcamera-visioni-e-voci-dell-anima-a-cura-di-rita-carioti.jpg
</p>


nga Arti Lushi</p>


Zëri i parë: më ka marrë malli për fëmijërinë.
Zëri i dytë: sidomos për aranxhatat, këngët e Parashqevi Simakut dhe karrocat me guzhineta.
Zëri i tretë: (ndërkohë po mendonte rreth një fisi indianësh që tymosnin hashash në shkretëtirë; dimesioni shpirtëror i të cilëve arrinte deri në atë rrafsh intimiteti sa bashkëbisedonin me Krijuesin me të njëjtin zhargon siç bisedonin me gruan, femijët e tyre apo me gjarpërin e shtëpisë. Këtu djali gjente filozofinë e jetës: kaq mjaftonte për të qënë një Sokrat i vetpërkufizueshëm me…
I detyruar ta ndërpriste meditimin, thjesht për të kryer një respekt formal ndaj bisedës shoqërore, djali përgjigjet në një mënyre thumbuese dhe elegante, aq sa ia vë në pah parafolësit se harroj edhe diç tjetër të rëndësishme pa përmendur)
Për bishtalecat e Evës.
Zëri i katërt: (porsa dëgjoj këtë emër, iu ndërmend një pjese proze e shkëputur nga Bodler, madje filloi ta shprehte nën zë ”…Dhe zotërinjtë porositën prapë verë, për të shtyrë orët që ecin kaq ngadalë dhe për të shijuar jetën që ikën kaq shpejt”. Për personalitetin e të riut, të zbulonte madhështinë e një poeti vetëm nga nje frazë qe më e shenjtë se filozofia e jetës. E përse lypset burgosja në një kullë filozofike për t’ia pirë lengun?
Djali qe kundër gjithçkaje që ngurtëson ekzistencën por, siç shprehej edhe poeti i tij i zemrës, kjo shënjonte një ”fatalitet të parakohshëm”, një lloj pjekurie të rrezikshme, që herë a vonë të kthehet kundër.)
Eva vishte mbathje me lepurusha të shëndoshë. Meqë ra fjala, tani punon në një organizatë jofitimprurëse që merret me rehabilitimin dhe integrimin e ish prostitutave në jetë. Nuk është për të qeshur por financuesi kryesor i kësaj organizate është një trafikant-tutor, i cili nuk kurseu as vajzën e tezes.
E kujt ia merrte mendja se Pilatët e sotëm dinë ta shfajësojnë aq bukur veten sa ua puthim duart pa iu tharë ende.
Zëri i pestë: (qysh nga fillimi i bisedës, kish marrë mashën në dorë dhe vizatonte në hirin e thëngjijve gjithfarë formash të çuditshme: lepurushët e Evës me brirë djajsh; nje llullë prej nga ku dilnin një lumnajë parrullash revolucionare e parakalimesh ushtarake; disa degë pemësh të zhveshura tek shtrinin duart drejt qiellit duke kërkuar lëmoshë vetëm frutat që u ishin vjedhur; urdhëresën e humbur shkujdesshëm nga Moisiu, me të cilën qe ndërtuar një karrocë me guzhineta; një pentagram ku qe paraqitur me nota muzikore kërkëllima e karrocës me guzhineta dhe në vend të çelësit Sol një pikëpyetje me thëngjij kish sajuar. Djali, duke qënë se pat lindur shurdh-memec -fatkeqësi që nuk e pengonte të njihte thelbin dhe elbin e jetës më pak se shokët e tij- as nuk denjoi të shfaqte ndonjë reagim a emocion. Hapi kapakun e paketës dhe kundroi me sy sa cigare i kishin mbetur. Mbylli sytë ëndërrueshëm dhe shtriqi krahët.)</p>
Archiviato in:Lart &amp; Poshtë Tagged: Arti Lushi, proze, shqip, zerat
4355
4355
4355
4355
4355
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4355
 
Top