Zéphirin Diabré: Keni ndryshuar shume ne 4 vite

Mirditor

Primus registratum
Zéphirin Diabré: Keni ndryshuar shume ne 4 vite

28 Qershor 2003
Keni ndryshuar shume ne 4 vite
"Pas kater viteve qe vij shoh nje ndryshim shume te madh ne Shqiperi. I uroj suksese qeverise shqiptare", tha Zéphirin Diabré, Nen Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara dhe Ndihmes Administratori i Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara, i cili zhvilloi dje, nje vizite zyrtare ne Shqiperi.Dje ai ishte dhe ne Elbasan ku u inagurua qendra rajonale e objektivave te mijevjecarit. Nje qender e tille do te jete dhe ne Fier, Kukes dhe Gjirokaster. Vizita e Diabre eshte pjese e perpjekjeve te vazhdueshme per forcimin e partneritetit mes Shqiperise dhe PNUD-it dhe ofron nje mundesi per te pare nga afer aktivitete te ndryshme te mbeshtetura nga zyra e PNUD-it ne Shqiperi ne kuader te programit te tij per vendin per peridhen 2002-2005. Ky programi i pergatitur me pjesemarrjen e qeverise, shoqerise civile dhe partnereve nderkombetare te zhvillimit te PNUD-it, percakton dy fusha kryesore te nderhyrjes: Siguria Njerezore, Qeverisja Demokratike, dy fushat e nderthurura te Barazise gjinore dhe Teknologjise se Informimit dhe Komunikimit si dhe programi per te ndihmuar vendin ne arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Zyra e PNUD-it ne Shqiperi, punon per arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit, mbeshtet intergrimin ne Bashkimin Evropian dhe u pergjigjet prioritetev te tjera kombetare permes prizmit te zhvillimit njerezor.

Ne korrik te vitit 2002, Shqiperia botoi raportin baze per Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit. Botimi i ketij raporti u shoqerua me nje fushate te gjere te ndergjegjesimit publik rreth ketyre Objektivave. Ne pergjigje dhe te interesimit te shfaqur nga autoritete lokale, u perpiluan nje numer projektesh pilote qe synojne pershtatjen e ketyre Objektivave me specifikat e zhvillimit ne Shqieeri. Pilotet gjithshtu synojne te nxisin procesin e nje planifikimi gjitheperfshires si dhe e mbeshtetjen e donatoreve
 
Top