YouTube lanson dizajnin e ri Cosmic Panda

Dardan.

Forumium praecox
YouTube.jpg

Sipas një deklarate të lëshuar në blogun zyrtar të YouTube, njoftohet se YouTube ka lëshuar dizajnin e ri të enjten për shërbimin e vet të quajtur Cosmic Panda.


Mesa duket Google nuk ka ndërmend të ndalet, ajo ka ridizajnuar të gjitha shërbimet e saj, duke filluar prej Google.com, Google Calendar, Gmail, Blogger, Google Images, Google Docs dhe në fund edhe gjigandin e videove, YouTube.


Cosmic Panda aktualisht siguron mjete shtesë për përdoruesit si, ndryshim të shikimit të videove, ndryshim kanalesh, eksperiencë të re për video e shumë tjera.


Në blogun e YouTube shkruhet: “Me gati tetë vjet video të ngarkuara dhe tre miliardë shikime në ditë në YouTube, është e qartë se ju pëlqen të shikoni dhe t’i shpërndani videot e YouTube.”
Përderisa ju jeni duke shikuar ndonjë video gjatë ditës ose natës, ekipi i YouTube punon vazhdimisht në eksperimente, duke u munduar që të ju japin përvojën që po kërkoni.


Përdoruesit janë të inkurajuar të sigurojnë feedback në versionin eksperimental përmes butoni Feedback që gjendet në anën e majtë të YouTubes në çdo kohë dhe të presin për ndryshime në dizajnin e ri Cosmic Panda.


Për ta aktivizuar dizajnin e ri, vizitoni http://www.youtube.com/cosmicpanda, pastaj klikoni “Try it out!”, pas aktivizimit të dizajnit, nëse nuk ju pëlqen mund të ktheni përsëri dizajnin e vjetër, duke shkuar përsëri tek lidhja më lartë dhe duke klikuar “back to older version.”


Më poshtë mund të shikoni disa foto të dizajnit të ri:
Pamja teksa sheh një video:
cosmicpandaj.jpg
Foto: Tech.al
Pamja teksa viziton një kanal:

cosmic-panda.jpg
 
Top