XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

just guru

Primus registratum
XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Kam nje problem me xp. Ne radhe te pare me nxjerr disa probleme me rundll32.exe. Kur i bej duble click ikonat e disa programeve ato nuk hapen. Ndersa kur e mbyll rundll32.exe si process ato programe hapen per mrekulli. Se dyti kur hapet kompjuteri disa nga ikonat qe jane te vendosura ne system tray nuk shfaqen, ne realitet ato jane aty por vetem se nuk duken. Kjo ndodh psh. me ikonen e sound control etj.. :mad:
 

ladio

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Futi ndonje te skanuar per viruse...
A e ke version origjinal apo crack?

Formatimi nuk eshte zgjidhje!!
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

@mySteRioUs

ne fakt FORMATI lal eshte GJITHMONE ZGJIDHJE :wink: pavaresisht se mund te haj pak kohe por zgjidh problem.

Zgjidhja tjeter eshte NORTON GHOST :thumbsup:
 

just guru

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Edhe une mendoj se formatimi nuk eshte zgjidhje ne te kundert duhet ta formatoja 2 here ne jave. A di ndonjeri ndonje zgjidhje tjeter???
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Kjo mund te shkaktohet nga disa gjera.

A eshte XP e ligjshme? Nese jo dhe nese ke bere updates nga website i Microsoft, atehere serverat e Microsoft-it, kur ti ben update me nje kopje pirate te XP, shpesh here shkarkojne ndonje kopje te korruptuar .dll ose .exe per te te nxjerre probleme. Nese ke mundesi ta kopjosh komplet system32 folder beje kete.

Ne te kundert bej nje scanim te detajuar per viruse, pests, trojan horses.

Lere Norton dhe McAfee, ato jane kot fare. Perdor ndonje pest remover. Shiko njehere produktet e ZoneLabs:

http://www.zonelabs.com/

dhe te partnereve te tyre.

Edhe nje gje duhet te provosh, ne fakt kjo eshte e para qe duhet te besh. Heren tjeter kur te ndezesh kompjuterin shtyp butonin qe hyn ne "bios setup" (delete ose F8, ose cfaredo qe te jete) dhe bej nje ndryshim cfare te duash ti dhe "save" perseri bios-in, ne kete menyre nese ka pasur ndonje virus ne bios atehere e zhduk duke e shkruar edhe nje here ate.

Provoji nje here keto, nese nuk funsksionon na thuaj.
 

just guru

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Xp e kam te ligjshme dhe nuk eshte hera e pare qe e perdor por eshte hera e pare qe me ndodh kjo gje.Sa per update nga microsoft nuk kam bere asnje here. Per ato te tjerat do t'i provoj dhe pastaj do tu kthej pergjigje se cfare do te ndodhe. Thanx Truth_Matters.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Guru,

OK, provojme disa gjera te tjera meqenese ato nuk funksionuan. Se pari meqe XP eshte e ligjshme shko tek website i Microsoft dhe shkarko te gjitha service packs te aplikueshme.

Se dyti, shko tek Control Panel -> System -> Hardware -> Device manager. Aty shiko per ndonje device qe ka nje ? ne krah. Nese ka nje ? ne krah, do te thote se mungon driver-i per ate. Se pari duhet te gjesh cfare modeli eshte motherboard, dhe shko tek website i kompanise qe prodhon ate dhe shkarko driver-in me te fundit. Se dyti gjej modelet e hardware-it qe nuk ka driver te instaluar dhe shko tek website i kompanise qe prodhon ate hardware dhe shkarko driver-in e fundit.

Provoji edhe keto, nese nuk zgjidh gje, na thuaj prape, te provojme gjera te tjera.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

O Truth_Matters jo o lal jo se kane fajin driverat ne kete rast,mos e ngaterro kot te shkretin.
Pastaj puna e pare pas instalimit te XP behen instalimet e drivera-ve kshu qe besoj asnje "?" s'ka ai zotnia.
O trim shih per virus se te njejtin problem kam pasur dhe une dikur nqs ashtu futi format dhe veten e rehaton dhe ne s'rrime me me merak a te nxjerr probleme rundll32.exe apo jo.
Formatimi eshte pune e paster.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

Edhe mbase nuk e kane fajin drivers, por meqe ai tha qe nuk kishte virus, atehere provojme ato qe mund ta kene fajin.

------------------------
Pastaj puna e pare pas instalimit te XP behen instalimet e drivera-ve kshu qe besoj asnje "?" s'ka ai zotnia.
----------------------

Kjo s'eshte e vertete. Patjeter qe XP instalon shume drivers, por jo te gjithe. Per me teper driver-i i motherboard-it duhet shkarkuar rregullisht, mundesisht sa here qe nderrohet nga kompania qe prodhon motherboard-in.

Kollaj fare te thuash futi nje formatim per cdo gje qe del. Ai eshte mjeti i fundit, jo i pari, dhe duket sikur per cdo problem, gjeja e pare qe thuhet ketu eshte "futi nje formatim"!
 

aspahiual

Primus registratum
Re: XP, me nxjerr disa probleme me rundll32.exe

o lal me keq kuptove.Une thashe qe puna e pare pas instalimit te XP behen instalimet e drivera-ve,une nuk e di per ty (pa te keq e kam) por une i instaloj driverat vete per te gjitha pjeset pasi ato qe insalon XP automatikisht jane sucks.Ne vend te drivera-ve te GeForce 2MX400 te instalon GeForce FX5200:).
Ai i shkreti ka dy muaj qe kerkon ndihme dhe askush nuk po thote noj gje te hajrit kshu qe vetem formatimi kur t'ia zbardhe faqen.
Hajt ja kalofshi mire
 
Top