XHON VEJKLIF OSE KAZABLANKA ROJTERS

Hamdi

Primus registratum
XHON VEJKLIF OSE KAZABLANKA ROJTERS

XHON VEJKLIF OSE KAZABLANKA ROJTERS
Hamdi Nuhiju
Hipoteza e mendimeve te mia shtrydhet perballe ndjenjes se panjohur. Ende pres trenin e fundit te udhetoj ne Europen prostitute. Miku im Antipunkt do te thoshte per jeten se eshte e gjelbert por me dy shenja te kunderta drejte ideologjise majtiste. Ndoshta edhe ka te drejte , kemi parasysh solucionet e prekshme te cilat senzibilizojne sensin e vdekjes se gjallë. Ne epopen e tij poeti do te qante per keto caste te cilat i servojne vetem turbullire.
Cudia eshte gjalle , ende jehon ne brengat e cdo ideologu. Kerkohet vetem afersi e suites se brendshme dhe dituri e pamjes se jashtme dhe ja ne piedestal. Per nje truall tokë do te vdes , do te frymoj , do te luftoj…Malkolm-X ka pasur te drejte , por jo gjithmone e drejta ka te drejte ! Duhet izolim ne stilin “sufi” per ta kuptuar domethenien e lirise , kohes , kohezionit dhe rilindjes. Ne keto caste Ernest Heminguej do te me ledhatonte me personazhet e tij mahnites. Mjaft me jeta ne shkronja, dua te ringjallem , te jetoj ne cdo biruc te stoicizmit dhe te behem virus i te gjitha lajkave ne bote. Pse duhet te jem njeri kur per mua vendos nje kukull??? Ne kete moment do te gezonim edhe Darvinin dhe te gjitheve me plot deshire do na shenderronte ne majmun.
Eshte shenderruar kjo bote ne lufte mediatike ku secili njeri masturbon me deshire e padeshire. Dikush kupton pse gjendet ne kete spekter , dikush pa deshire futet ne lojerat ideologjike. Disa sundojne , e disa te nencmuar , thjeshte nje misterie e ngjyrosur me vaj ulliri. Marksi do te shprehej se ideja eshte kapital, koha e art e tij kaloi. Logjika e arsyes fundos cdo sekuence diplomatike ne rruzullin tokesor. Do te futesha ne luften pafund , poqese nuk do te isha kaq i ri , njeri i vrullshem per cdo mosnjohje te pavarsise se zemres.
Ne keto caste do te doja ti tregoj Nices se une vdeka , dhe jo Zoti , por ai nuk eshte i bindur ne fjalet e mia , se bukur i tingellojne. Sikur ta ndjente afersine e besimit ashtu sic ndjene afersine time do te ishte me mire. Gjaku kerkon gjak , jo , jo nuk eshte e vertetë. Si nuk eshte e vertete kur naper shekuj ashti shqiptar-musliman u tremb para cdo uragani te lindur nga ana e ushtrise se Iblisit??? Dhe sot , ne jemi ato qe duhet te heshtim , te pranojme pa na pyetur cdo zgjidhje qe na servohet !. Thuhet se Ibrahimi a.s. theu putet , Muhammedi a.s. njeashtu i theu dhe ja fundi i historise se putave. Ne disa sekuneca justifikoj luften e ashper te Muhamed Abdul Vehabit kunder idhujtarise.
Jam shenderruar ne nje peshkaqen te ashper i cili jeton ne barqet e enderrave dhe ne stilet e imazheve gri. Asdreni do te thoshte se kjo eshte Pendim i Vonuem. Une do te sekuestroja elokuencen e tij me epitafin e njohur : Dallavera neper zyre/ Dallavera ne Pazar/ Dallavera me te Huaj/Dallavera me Shqiptar/.
Secili njeri ka nevoje per qetesine e zemres dhe largimin e brengave , por brenga me brenge nuk largohet. Kur ishim te dobet ushtarakisht me dhembe kerkonim nderhyrjen e jashtme se u shkaterruam , por fatkeqesisht ajo nderhyrje po na kushton shume. Mijera vellezer dhe motra te humbura , shume te rinje te gjakosur , e qindra goca te rradhitura ne zerin e seksit.
A ka jete me te mire se jeta? Po , ahireti eshte me i mire dhe me i dashur. Miku im KontraPunkt do te thoshte se sonte qenkam trazuar. Te shkelesh mbi te drejte eshte padrejtesi, tmerr , egersi. Po kush eshte me e mire drejtesia a qetesia??? Kanalizatori do te kyqej ne iterenar me te gjitha frenat e tij , e me mish e me shpirt do te mundohej te shkrihet ne gjetjen e pergjigjes. Jeta e lire dhe e shtrenjte eshte e perditshme e kobshme dhe soditese. Njeriu i cili tere jeten e tij e kaloi ne pastrimin e kanaleve te dynjas, nuk i ka mbetur tjeter te thote dhe te mendoje pervecse motit te mire dhe me diell. Nuk ka embelsire per te , edhe pse pastertia eshte Pjese e Imanit , keshtu na meson i derguari yne Muhammedi a.s. Ka ardhur koha t`i thuhet mjaft secilit invasion politik dhe ideologjik ne rruzullin tokesor. Le te jetoje e lire zemra nane , dhe popujt te vendosin per vetveten…
E nje dite Lenini tha : Une shkruaj gjate sepse nuk di te shkruaj shkurt….Kjo eshte devijim i thenies…..Une ju dua e ju si te doni pranoni realitetin , jam i shkurt , mendoj gjate , shkruaj pak e flas ne mimikë. Mirëmbetshi….
 
Top