www.zgjedhje.com

klestina likaj

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

kopjim me stil15

lol.gif
 

Ariu Kolargol

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

Jam i sigurt qe nga Kanadaja ceshtja e Mjaft mund te sqarohet shume mire teorikisht. Problemi eshte se ti nuk mund ta kuptosh dot kurre c'ka ndodhur e c'do te ndodhe realisht me kete levizje nese nuk zbret nje here ne rruget ku ata te rinj ngriten barrikadat per te perqeshur pushtetin e te korruptuarve dhe ne pemet ku ata varen deshmine se pavaresisht nga teorite prej ziliqaresh qe shohin nje komplot prapa cdo gjesti te pakuptueshem, ata jane vertet permbledhja e ndjesive te nje brezi prej ish-femijesh, ish-bullafiqesh, ish-nxenesish, por te cilet me pas vendosen qe rruga me e lehte nuk eshte t'ia mbathin per ne Kanada.
 

Jo anarkist

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

Une po shkoj te punoj pak ne ndertim, sepse keto te Majaftit e paskan problem qe te qendroj te Albforumi dhe te merrem me pune idesh. NAtyrisht, per ide, vetem disa duhet te kene, te tjeret duhet te ulin kurrizin nen thesin me cimento.
Me kujtohet historia e gjyshit qe ne kohen e komunizmit na shpjegonte se sa fort luftuan partizanet kunder gjermaneve. Por pas '90 na tregoi nje pjese te se vertetes, na tha se si kishte grisur nje flamur italian ne shenje proteste dhe kaq. Ato historite e tjera te filmave u sajuan me vone. Shume veta pretenduan se meritonin t'i thyenim brinjet e tjereve per shkak se "kishin luftuar".
 

CARRIE

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

Wow, nje 'guy fight' do kishte qene interesant mes kontrapedalit dhe ariut kolargol. Do kapeshit per leshra sqetllash rrezik e jo per flokesh, si femrat ne ndonje 'girl fight'.
Sa gjaknxehte qe jeni more shqiptare... rrezik tym ju del nga gishtat kur shkruani replikat ne forum. pa pa pa...
Pse nuk debatoni me me teper efikasitet per temat e dites dhe jo per imagjinaten apo halucinacionet e njeri-tjetrit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: www.zgjedhje.com

Fillimisht postuar nga CARRIE:
[qb] Wow, nje 'guy fight' do kishte qene interesant mes kontrapedalit dhe ariut kolargol. Do kapeshit per leshra sqetllash rrezik e jo per flokesh, si femrat ne ndonje 'girl fight'.
Sa gjaknxehte qe jeni more shqiptare... rrezik tym ju del nga gishtat kur shkruani replikat ne forum. pa pa pa...
Pse nuk debatoni me me teper efikasitet per temat e dites dhe jo per imagjinaten apo halucinacionet e njeri-tjetrit. [/qb]
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ja dhe një fjalë e thënë me vend dhe që të imponon bindjen.

P.S. Carrie, çunat nuk kapen për leshrash megjithëse leshrat mund të jenë një efekt anësor i kapjeve <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Respekte
wave.gif
 

CARRIE

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

C'te keqe gjejne keta mjaftistet tek ideja e ASAN per te krijuar nje website lidhur me zgjedhjet? A thu se vertete ata kane ekskluzivitetin e cdo ideje apo levizjeje? Sikur te lejonim qe konkurenca e paster te mbijetonte ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi, nuk do cirreshim neper forume per zgjedhje te korruptuara, e bla bla bla....
Hallall i qofte te dyja paleve qe kane harxhuar kohe per te ndertuar websitet. Puna eshte sa perqind e njerezve ne Shqiperi kane mundesi t'i shfrytezojne keto website per t'u informuar per procesin zgjedhor. Jo per gje, po sipas lajmeve ne tv neper fshatra njerezit nuk dine c'eshte proporcionali apo maxhoritari... Arrinte puna deri aty sa njera thoshte "C'te na thone do votojme". Praktikisht me injorancen e tyre ata e pranojne se votojne si t'i 'keshillojne' jo si e ndjejne ata.
Per kete teme ja vlen te diskutohet...
 

CARRIE

Primus registratum
Re: www.zgjedhje.com

Ja dhe nje website tjeter, zyrtar ky.
www.votaime.com
Sa per info, eshte hapur perpara website-t te mjaftit (kjo info per te shmangur cakerrimet e mjaftisteve kunfer meje). Shnet e respekte.
wave.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: www.zgjedhje.com

Mos Carrie, tani prite Azem Galicën ti, desha të them Arushin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
Websitet e hapura e kryejnë punën e tyre sepse ka një përqindje shqiptarësh në Shqipëri dhe jashtë saj që mund të informohen dhe që mendojnë të votojnë! Kjo është një gjë shumë e mirë por që disave nuk u pëlqen. Kjo është më pak e mirë.
Për sa i përket diferencave midis maxhoritarit e proporcionalit besomë që ka shumë në mes të qyteteve që nuk e kanë idenë që egzistojnë e jo më të dijnë se çfarë janë. Gjithashtu, një pjesë e madhe e votuesve shqiptarë janë dele që votojnë për atë që u thonë (e jo që i bind). Pra këto gjëra janë të përgjithshme dhe sigurisht që ja vlen që të diskutohen por problemi qëndron që nuk kanë zgjidhje. E vetmja mundësi për të ulur këto fenomene është sensibilizimi dhe edukimi i popullsisë mbi politikën!
shrug.gif
 
Top