www.hostosapiens.com - web hosting

ladio

Primus registratum
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

Ajo eshte kompani Greke.
Tek "About Us" thuhet qe: "...is a European web hosting company..."
Faqja nuk ka version shqip...

????
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

Hosto, lexuar si të qe shkruajtur me gërma latine, në Greqisht do të thotë Rrase, Rrasja...
Joshës, apo jo?
 

wtf

Primus registratum
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

helios@pinguini:~$ whois hostosapiens.com

....
Registrant:
Leandro Aliaj
Ksenopoulou 15
Thessaloniki 54645
Greece

Registered through: GoDaddy.com
Domain Name: HOSTOSAPIENS.COM
Created on: 14-Oct-04
Expires on: 14-Oct-05
Last Updated on: 11-Nov-04

Administrative Contact:
Aliaj, Leandro zhuzhi@gmail.com<br /> Ksenopoulou 15
Thessaloniki 54645
Greece
6938493233 Fax --
Technical Contact:
Aliaj, Leandro zhuzhi@gmail.com<br /> Ksenopoulou 15
Thessaloniki 54645
Greece
6938493233 Fax --

Domain servers in listed order:
NS1.SECUREHOSTSERVER.COM
NS2.SECUREHOSTSERVER.COM


PS. "Mos i shih gunën, por punën" thotë populli /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

I bukur ky zhguni prerë në stil amerikan dhe pudrosur alla europiançe. Ngriji pak cepin e fundit të shikosh se çfarë ka brenda:


HOSTOSAPIENS reserves the right to suspend and/or cancel permanently any and all services provided to the user without a notification.

Meqë përkthimi pa leje nuk ndëshkohet po e përkthej:

HOSTOSAPIENS-i ruan të drejtën të pezullojë dhe/ose anulojë përgjithmonë, pa ndonjë lajmërim, ndonjë apo tërë shërbimet e ofruara përdoruesit.

Po kërkoj akoma se në cilin gjykatë do të zgjidheshin mosmarrëveshjet mes përdoruesit dhe shoqërisë në fjalë.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

Më duket se e gjeta:

ANY SUIT, ACTION OR PROCEEDING CONCERNING THIS AGREEMENT MUST BE BROUGHT IN A CALIFORNIA STATE OR FEDERAL COURT LOCATED IN LOS ANGELES COUNTY, CALIFORNIA, AND...

Nuk mund të quhet kompani shqiptare nëse mosmarrëveshjet midis palësh trajtohen vetëm nga gjykata në Kaliforni.

Po as ma do mendja që mund të quhet kompani greke vetëm pse administratori banon në Greqi.

Sidoqoftë me kushte të tilla, e tillë licensë nuk është nga ato të kollajtat për përdorim.
Mundet edhe të jetë pakujdesi e fillimit...
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

Më duket se, veç të tjerash, është edhe përzgjedhëz:
provova të regjistroj një "site" timin, www.kukudhi.org, (ku të qajmë hallet tërë ne që nuk flemë para 05:00 :tipsy: ), dhe nuk ma pranoi.
Leandro, të provoj www.miqtëehostosapiensit.org apo kot lodhem se ma ke hequr vizën? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

leandroaliaj

Primus registratum
Re: www.hostosapiens.com - web hosting

Më falni që u vonova të shkruaj po kisha idenë që do merrja email sa të përgjigjej njëri.

Është kompani Shqiptare sepse pronarët janë Shqiptarë. Është e regjistruar në Greqi sepse ne jetojmë në Greqi.

Hosto vjen nga "host" (hosting) dhe jo nga Grekja "???'??" që do të thotë "fute" (dhe shokë tanë na tallin ndonjëherë duke thënë se faqja jonë shpërndan mesazhe seksuale :lol: )

Versioni Shqip do të shkruhet për pak kohë, mbas se të mbarojmë versionin Greqisht. Po bëjmë para Greqishten sepse Greqia është më e hapur në Internet dhe do të kemi më shumë fitim. Thjesht biznes.

I bukur ky zhguni prerë në stil amerikan dhe pudrosur alla europiançe. Ngriji pak cepin e fundit të shikosh se çfarë ka brenda:


HOSTOSAPIENS reserves the right to suspend and/or cancel permanently any and all services provided to the user without a notification.

Meqë përkthimi pa leje nuk ndëshkohet po e përkthej:

HOSTOSAPIENS-i ruan të drejtën të pezullojë dhe/ose anulojë përgjithmonë, pa ndonjë lajmërim, ndonjë apo tërë shërbimet e ofruara përdoruesit.

Po kërkoj akoma se në cilin gjykatë do të zgjidheshin mosmarrëveshjet mes përdoruesit dhe shoqërisë në fjalë.
Nuk e lexove mirë. Këtu është teksti i plotë:

"HOSTOSAPIENS reserves the right to suspend and/or cancel permanently any and all services provided to the user without a notification. If a Customer is in violation of any term or condition of this Spamming Policy, the Acceptable Use Policy, User Agreement or Customer's use of the Service disrupts or, in HOSTOSAPIENS' judgment, could disrupt, HOSTOSAPIENS' business operations, HOSTOSAPIENS reserves the right to charge the Customer an administrative fee equal to the $100.00"

Domethënë, ne mund të ndërpresim një llogari web hosting, po klienti shkeli këtë kontrakt që ka bërë me ne, ose po na krijon probleme që s'na lejojnë të funksionojmë në rregull si kompani. Dhe jo pas qefit tonë.

Ne bëjmë reselling domethënë blejmë web hosting lirë nga një kompani tjetër dhe e shesim pak më shtrenjtë. Kjo kompani është në Amerikë dhe kemi kontraktin tonë nëpër tyre e nesh. Prandaj ka referenca për shtetin e Kaliforniës, sepse sitet që hostojmë janë fizikisht atje. Këto pjesë duheshin hequr nga kontrata jonë dhe e klienteve tanë, po kjo referencë na paska shpëtuar. =)

Nejse, puna është që këto punët ligjore ekzistojnë rrallë, dhe po të dy anët të jenë të ndershme dhe të ruajnë kontraktin, s'do ketë kurr probleme që të duhet gjykatë.

Bëre dy përpiqje për "kukudhin", por që të dy herët nuk plotësove informacionet e kartës, kështu që nuk mund të thuash që s'e pranoi.
 
Top