Re: World Trade Organization (WTO)
Fillimisht postuar nga dirty vegas:
[qb] ...Ca te keqe ka zhvillimi kapitalist dhe globalizimi? [/qb]
në botë kemi akoma organizata komuniste, shiko publikimet e tyre se të thonë plot ç'të keqe ka kapitalizmi -- se sa do i besosh ato që thonë, punë për ty; unë s'u besoj gjë
/pf/images/graemlins/smile.gif
globalizmi ka të mirë dhe të këqija
meqenëse pyetja ishte për të këqijat po përmend vetëm ato; mos të kujtojë njeri se nuk ia di të mirat, thjesht po kursej kohën
një nga të këqijat është që përveç eksportimit të ideve të tregut të lirë, shumë shpesh globalizmi ka si efekt pasues imperializmin kulturor; kjo fjala imperializëm përdoret shpesh pa u kuptuar kuptimi bazë, "perandorllëku", d.m.th. krijimi i një perandorie që sjell me vete dëmtimin e variacionit kulturor
një e keqe tjetër nuk është e metë e globalizmit në vetvete, po duket sikur është; shumë shpesh në emër të globalizmit krijohen projekte që ndihmojnë vetëm një elitë të vendit në zhvillim dhe jo gjithë popullsinë - gjatë këtij proçesi shkatërrohen ose shpërdorohen pasuri natyrore dhe ndërmerren veprime që nuk do të ishin marrë po të mendohej situata siç duhej (kjo është një nga pikat ku duhet punuar më shumë që globalizmi mos të jetë i shoqëruar nga këto ngjarje që nuk i duhen)
një e keqe e globalizmit nuk mund t'i hiqet kurrë sepse është në thelb të kuptimit të globalizmit; ai shpesh dëmton sovranitetin ekonomik të një vendi dhe si rrjedhojë dhe atë politik - ai vend që dëshiron të jetë krejtësisht i pavarur duhet të izolohet; si rezultat mirëqenia individuale mund të ulet, prodhueshmëria do bjerë, shkenca do përparojë më pak, etj. --- ky cënim i pavarësisë është i pashmangshëm sepse nuk mund të përfitosh nga një vend tjetër pa përfituar edhe ata diçka (gjithë kuptimi i tregëtisë ai është, unë të jap diçka që e dua më pak sesa ajo që marr nga ty dhe ti e pranon tregëtinë sepse e do këtë që po të jap më shumë sesa atë që po të marr)
në përfundim, historia po përsëritet një nivel më lart; qytet-shtetet kishin përfitime dhe humbje kur u formuan kombet; si çdo ide e re, globalizmi bie në kundërshtim me disa baza egzistuese të pushtetit (ato që i cënon) dhe ndihmohet nga baza të tjera (ato që i ndihmon); duhet të vendosim nëse i ka ardhur koha apo jo, dhe çfarë ndryshimesh janë të nevojshme për t'ia shtuar ose pakësuar hovin që të sjellë përfitimin maksimal për këtë botë