Windows 7 nuk i frikësohet konkurrencës

Albforumi

Primus registratum
Windows 7 nuk i frikësohet konkurrencës

Windows-7.jpg

Microsoft ka deklaruar se Windows 7 do të jetë më se i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë sfiduesit e pranishëm në treg

Pavarësisht një konkurrence në rritje e sipër nga të gjitha anët, Microsoft duket se është duke mbajtur një qëndrim mjaft kokëlartë kur bie fjala tek qëndrimi në maje.

Menaxheri gjeneral ekzekutiv i Microsoft Charles Songhurst tha se netbook-ët, pavarësisht se janë një segment i tregut në rritje e sipër që prezanton shumë mundësi për konkurrencë, nuk është diçka që do të vinte në mëdyshje suksesin e Windows 7.

Google Chrome OS dhe Moblin nga Intel përfaqësojnë sistem operativ pa pagesë dhe të lehtë për netbook të drejtuar kah shfletimi i zakonshëm dhe përdorimi i postës elektronike. Sipas CNET, Songhurst beson se megjithëse fuqia e Google prapa Chrome dhe ofrimi pa pagesë për konsumatorë nuk mund të kërcënojë dominimin e Microsoft në tregun e sistemeve operative, rreziku mund të shfaqet vetëm atëherë kur produktet e konkurrencës demonstrohen si më të mira.

Duke pasur parasysh zhvillimin e punëve inxhinierike në një Windows 7 me performancë më të mirë në netbook, familjariteti i sistemit operativ për shumë përdorues do të jetë arsye e mjaftueshme për të mbetur të lidhur me Microsoft.

Pavarësisht suksesit të vazhdueshëm të Apple, Microsoft ende ndihet si bos i tregut.

Secili do të përcjellë sesi do të performojë Windows 7 edhe për konsumatorë edhe për korporata kur do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=479. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=479

Top