Universal
AnonymouS
Ditën e Marte, Microsoft zbuloi detajet e të gjitha versioneve të Windows 10 të cilat do të lançohen në këtë verë. Por kompania mbajti të fshehura detajet më të rëndësishme siç është çmimi i tyre.
Ngjashëm me Windows 7, Windows 8 edhe Windows 10 do të jetë e disponueshme në dy versione për konsumatorët: Windows 10 Pro dhe Windows 10 Home. Marka Windows Phone do të largohet terësisht dhe Windows 10 për telefonët do të emërtohet: Windows 10 Mobile. Ky version do të jetë i disponueshëm për telefonët dhe tabletët e vegjël. Bizneset dhe sipërmarrjet gjithashtu do të kenë versionet e tyre: Windows 10 Enterprise, Windows 10 Mobile Enterprise dhe Windows 10 Education.
Dhe më e rëndësishmja, Windows 10 do të jetë një përditësim falas të paktën për ata konsumatorët që kanë blerë një version të Windows 7 dhe 8. Microsoft më parë kishte thënë se edhe testuesit e versioneveeksperimentale gjithashtu do të marrin falas Windows 10.
Por siç e vumë në dukje edhe më lart, nuk kemi asnjë detaj në lidhje me strukturën e tarifimit të Windows 10.
Diferencat mes versioneve
Diferencat mes versioneve të Windows 10 janë të lehta për tu kuptuar duke qenë se ky model nuk është ndonjë risi. Në versionin Windows 10 Home, Microsoft do të sjell asistentin dixhital Cortana, shfletuesin Microsoft Edge, modalitetin Continuum, teknologjinë e njohjes së fytyrës, Windows Hello si dhe aplikacionet universale.
Por ngelet e paqartë arsyeja pse përdoruesit duhet të preferojnë versionin Windows 10 Pro. Sipas një zëdhënësi të Microsoft, Windows 10 Pro do të përfshijë funksionalitetin e Windows Update për Bizneset.
Nga ana tjetër, me Windows 10 Mobile Microsoft përqendrohet tek paisjet mobile si telefonët dhe tabletët e vegjël. Kur themi tabletët e vegjël e kemi fjalën për ata që kanë një ekran 8 inç ose më t vogël.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të përmendim disa detaje në lidhje me versionet Enterprise të Windows 10. Esencialisht, këto versione janë dedikuar konsumatorëve të biznesit dhe sipërmarrjeve të cilat ofrojnë një nivel më të lartë sigurie dhe mbështetjeje duke filluar që tek indentifikimit, siguria e aplikacione dhe ruajtja e informacioneve sensitive.
Por ne kemi një pytje të fundit: Është e qartë se Windows 8.1 që ka një strukturë të ngjashme modelesh me Windows 10 do të marrë përditësimin. Po cilat modele të Windows 7 do të mund të kalojnë në Windows 10? Kjo është një pyetje që akoma nuk e kemi një përgjigje. (PCWorld Albanian)