Wikileaks ka fituar

Al-Punk

Still here


Ndersa gati e gjithe bota mban frymen pezull duke pritur dokumentet sekrete qe Wikileaks eshte gati te publikoje e qe kane te bejne me marredheniet diplomatike mes Shteteve te Bashkuara (SHBA) dhe disa vendeve te tjera, shume media peshkruajne pikerisht kete klime pritjeje e ankthi qe ka si protagoniste ministra, diplomate e ushtarake te cilet perpiqen te kufizojne demet.
Vetem Pentagoni ka krijuar tashme nje ekip pune prej rreth 100 personash. Dhe kaq mjafton per te pohuar: Wikileaks ka fituar! Nese nuk jeni ende te bindur, drejtori i gazetes italiane online Il Post, Luca Sofri, ben nje krahasim me terrorizmin: qellimi i ketij te fundit “nuk eshte te realizoje atentate por te perhape friken, te rrenjezoje vetedijen mbi ekzistencen e tij”.
Krahasimi, sigurisht, eshte i vlefshem vetem ne kete aspekt. Por per Wikileaks vlen e njejta gje: “publikimi i nje scoop-i te jashtezakonshem nuk eshte qellimi i saj, por mjeti. Qellimi eshte qe t’i detyroje qeverite, institucionet, pushtetet te jene te vetedijshem se nuk mund te jene te sigurte mbi sekretimin e zgjedhjeve qe bejne. Qe te kuptojne se koha e heshtjes se qete e te garantuar ka mbaruar”.
Ne pranveren e ketij viti gati askush nuk e njihte Wikileaks, ndonese kishte publikuar disa materiale qe kane te bejne me ceshtje te brendshme te Amerikes. “Tani eshte e kunderta – thote Sofri – Wikileaks eshte kthyer ne nje brand, nje ide qe frikeson dhe qe krijon pritje dhe eksitim”.
Pavaresisht nga çfare do te publikohet pas pak oresh, te gjithe mediat do te flasin per to: “e ka thene Wikileaks” do te kthehet ne nje version modern te “e ka thene televizioni” apo “e thane te lajmet”, shpjegon Sofri.
Nese eshte e drejte qe sekretet shteterore te behen publike per te gjithe eshte nje teme tjeter, per te cilen ende diskutohet. Por per sa i perket qellimit te saj, Wikileaks ka fituar.

Nuk ka artikuj te ngjashem!
iSsfopqZ2hk


Artikulli i plote...
 
Top