WikiLeaks, Anonymous: fenomeni i rebelimit ndaj manipulimit?

gurax

Pan ignoramus
Nje kompani qe merret me sigurine online, HBGarry Inc, eshte nje nga me pararojat per ceshtjen WikiLeaks ne hetimin dhe demaskimin e WikiLeaks, per sa i perket aktivitetit te kesaj te fundit per zbulimin dhe nxjerrjen ne publik te materialeve te ndryshme te cilat hedhin drite mbi manipulime dhe marreveshje te ndryshme "nen rrogoz".

Fenomeni WikiLeaks per shume njerez nuk eshte thjesht nje ceshtje qe ka te beje me ligjet, apo te drejtat e autorit, apo "informacione sekrete qe eshte me mire te mos i tregohet publikut", etj. Per nje sasi perhere ne rritje njerezish, behet fjale per ideale shume me te rendesishme, per menyren se si organizmat drejtues fshehin apo ndryshojne informacion i cili ne baze te vete ligjeve duhet te ishte publik, per te drejten e secilit qe te dije te verteten.

Kohet e fundit eshte organizuar nje konference per sigurine online (RSA Conference), te drejtat e intimitetit (privacy), siguria e te dhenave, etj. HBGarry ishte nje nga kompanite qe do te fliste ne kete konference dhe nje nga lojtaret kryesore ne diskutimet se si ceshtje te tilla do te trajtohen ne te ardhmen. HBGarry ka lidhje shume te ngushta me qeverrisjen federale te SHBA.

HBGarry gjithashtu eshte marre edhe me ndjekjen e 'kryetareve' te organizates se hakerave "Anonymous". Sipas raporteve te HBGarry, tashme diheshin cilet ishin keta dhe kishte evidenca per aktivitetet e tyre kriminale. Bashke me HBGarry Federal, pjesa qe punon me FBI e HBGarry dhe qe i shet federaleve pajisje dhe programe per sigurine, po planifikonte dhe ndjekjen e ketyre individeve te cilet pretendonte se tashme i kishte ne dore.

Vertet?
"Anonymous" vendosi te ktheje vemendjen drejt HBGarry! Ne menyre te njekohshme u perdoren nje mori sulmesh dhe testesh, duke filluar qe nga sulme DoS dhe duke vazhduar me injections, brute-force cracks, hyrje ne email, terheqje te informacionit neper databaza me informacion konfidencial, social engineering, impersonim te faqes facebook, anti publicitet, zoterim dhe nderrim te faqes... Ne pak fjale mund te quhet qe "e meken, e mbyten, e grine fare dhe i nxorren te tere te palarat ne shesh".

Duke shkeputur nga nje raportim lidhur me incidentin:
But within a day, Anonymous had managed to infiltrate HBGary Federal's website and take it down, replacing it with a pro-Anonymous message ("now the Anonymous hand is bitch-slapping you in the face.") Anonymous got into HBGary Federal's e-mail server, for which Barr was the admin, and compromised it, extracting over 40,000 e-mails and putting them up on The Pirate Bay, all after watching his communications for 30 hours, undetected. In an after-action IRC chat, Anonymous members bragged about how they had gone even further, deleting 1TB of HBGary backup data.
They even claimed to have wiped Barr's iPad remotely.

Emailet e HBGarry:
http://thepiratebay.org/torrent/6156166/HBGary_leaked_email

Brenda pak ditesh HBGarry u terhoq nga konferenca dhe anulloi te tera aktivitetet e saj, ne menyre te plote dhe totale.
Pervec faktit qe per nje kompani te tille sigurie eshte turp i jashtezakonshem te pesosh nje katastrofe te tille, ne menyre te ngjashme me WikiLeaks, "Anonymous" ka nxjerre ne pah disa fakte aspak te bukur: Propozim per bashkepunim jo te rregullt me divizionin ligjor te Bankes se Amerikes - Hunton & Williams, planin per te diskredituar WikiLeaks para sesa ata te nxirrnin informacionet inkriminuese te bankes, propozimet qe bashke me firma te tjera te benin sulme kunder WikiLeaks, te fusnin ne WikiLieaks dokumenta te rreme dhe me pas keta te perdoreshin si kunderprova dhe te perndiqnin me pas te tere mbeshtetesit e Wikileaks, etj.

Ajo qe po ndodh te shohim eshte thjesht fillimi i daljes ne pah te nje teresie rrjetesh "te erret" me rrenje te thella ne ideologjine e luftes kunder shtypjes intelektuale dhe manipulimit te gjere te masave. Keta rrjete qe ne rrenje do te jete praktikisht e pamundur te shkaterrohen. Mund te pengohen apo frenohen nje apo dy drejtues te tille, por do te jemi deshmitare se si pese apo me shume menjehere do te ngrihen per t'ju zene vendin nese do te ndiejne qe ju eshte bere nje padrejtesi. Do te jete nje lloj "vdejke nga 10000 gervishtje te parendesishme". HBGarry pretendonte qe psh perdorte facebook si nje faktor organizues per "Anonymous" dhe zbulimin e anetareve te tyre. Une mendoj qe kjo eshte nje genjeshter e trashe, ka shume me teper mundesi qe lidhjet jane komplet te rastesishme, menyra e punes se rrjeteve te tilla eshte pikerisht e kesaj natyre.

Media do te vazhdoje te pompoje lajme te medha per akte terrorizmi. Ne kete ngjarje, akti terrorist ishte nje cope leter ne banakun e HBGarry ku shkruhej "Anon... in it 4 the lulz.." (foto: http://yfrog.com/gzbvtllj ) por pse me kete emer dhe jo thjesht ca kalamaj qe bejne gallate dhe kane gjetur nje menyre per te qeshur si te marre? Nese te tere fillojne dhe edukohen me idene qe grupe te tilla duhen shkaterruar, psh: ndiqen, futen neper burgje, paguajne gjoba fantastike, riedukohen... keta njerez qe jane akoma pothuajse aspak te interesuar ne keto ide shkaterruese kundrejt tyre, mund te behen SHUME te interesuar ne keto ide si dhe ne ide te tjera kundervuese ndaj origjinaleve.

Duhet patur shume kujdes me ideologjite me te cilat brumosemi perdite, jemi po ne vete qe prekemi prej tyre.
 

Al-Punk

Still here
Teper artikull interesant!
Ajo qe po ndodh te shohim eshte thjesht fillimi i daljes ne pah te nje teresie rrjetesh "te erret" me rrenje te thella ne ideologjine e luftes kunder shtypjes intelektuale dhe manipulimit te gjere te masave. Keta rrjete qe ne rrenje do te jete praktikisht e pamundur te shkaterrohen. Mund te pengohen apo frenohen nje apo dy drejtues te tille, por do te jemi deshmitare se si pese apo me shume menjehere do te ngrihen per t'ju zene vendin nese do te ndiejne qe ju eshte bere nje padrejtesi. Do te jete nje lloj "vdejke nga 10000 gervishtje te parendesishme". HBGarry pretendonte qe psh perdorte facebook si nje faktor organizues per "Anonymous" dhe zbulimin e anetareve te tyre. Une mendoj qe kjo eshte nje genjeshter e trashe, ka shume me teper mundesi qe lidhjet jane komplet te rastesishme, menyra e punes se rrjeteve te tilla eshte pikerisht e kesaj natyre.

Ndoshta dikur paranojake ideja e "korporatave" qe kontrollojne qeveri, dhe e qeverive qe kontrollojne qe ne lindje grupet qe u dalin kundra, por fshehja e informacionit te lire eshte nje nga krimet me te medha qe mund ti behen filozofise se demokracise si sistem.

Normalisht luften per pasqyrimin e informacionit te paster dikur e bente Media, por modeli i biznesit qe po ndjekin mediat sot e kane kthyer ate ne pjese te luftes dis-informuese qe behet per te verteten, thjesht nje amplifikator i politikave te grupeve te caktuar.
 
Top