WhatsApp tani edhe në PC

Dreamer

Under the Dome
whatsapp1.jpg


Shërbimi i mesazheve në telefon WhatsApp tashmë mund të përdoret edhe në shfletuesin e internetin.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Jan Koum ka bërë të ditur lajmin në një postim në Facebook.

Përdorimi i WhatsApp në kompjuter do të bëhet me anë të një kodi QR, që mund ta skanoni me telefon për të mundësuar shërbimin.

Përdoruesit e whatsApp në telefon mund të klikojnë këtu për të aktivizuar shërbimin: https://web.whatsapp.com.

Aktualisht ky shërbim mundësohet vetëm për përdoruesit e telefonëve me sistem perdorues Android.

WhatsApp numëron 700 milionë përdorues, ku çdo ditë dërgohen 30 miliardë mesazhe.

/shekulli
 

Dreamer

Under the Dome
Perdor edhe une Viber ama te them te drejten me duket me pak intuitive ne krahasim me WhatsApp
Pastaj edhe interface/ e WhatsApp eshte me e lehte e te vret* me pak syrin (Mendimi Im )
 
Top