Welcome (Back) to Shqypni!

Albforumi

Primus registratum
Welcome (Back) to Shqypni!

reald.jpg

nga Reald Keta

Më duhet të rrëfehem (në një trajtë edhe apologjie) për stilin e përdorur në këtë shkrim. Një stil që është pikëprerje (pa vërejtur ekuivalencën) e tre drejtëzave ligjërimore;  dy kryedialektet (gegë dhe toskë) dhe e folura letrare, ajo çfarë prej shumë apelohet si shqipja e standartizuar.
Të vendosura me pahir symësy e me idhni, sëfundmi në optikën time edhe si ligjërimi i parisë me atë të vegjëlisë, janë të llokoçitura bashkë në këtë enë kumtuese. Ata këtu janë shfrytëzuar me arkeologjinë, shtresëzimet, nëndialektet, rregjistrat, që arkivojnë dhe sjellin deri më sot dhe logjika që ka prirë përzgjedhjen në përdorim, ka qenë të pikuarit e saktë të fjalës  në kuptimin e kërkuar të shkruesit dhe ruajtja e rrjedhshmërisë në toktingëllimin e fjalëve. Kjo sprovë ka në shtrat këtë stilistikë gjuhësore përtej një eksperimenti apo një sfide vetake me logos-in.
Stilistika shtrihet në funksionin kuptimor që vetë sprova shtriqet të arrijë. Ama për hatër të kronos-it trinitar të të shkruarit klasik (hyrje-zhvillim-dalje) dhe analizës që do heqi udhë, është krejt herët për të zhveshur arsyet. Siç do të thoshte Cehovi për teatralitetin, nëse huta del në skenë për aktin e parë, duhet të zbrazet vetëm në të mbramin.

Më përdëlleftë Ora e Shqypnisë e Hyji, që po zë penën të bojis do rreshta përsa ka nën e mbi këtë dhe. Më dhanshin ata hir, me ujdis do rreshta që kopsiten me tvërtetën, siç përqafë lehona të porsalindurin e vet. Shqyptar, shqiptar, shqipëtar, arrnaut, albaneze, ëllbenjën, Nji ky asht kapistalli që ka mbajt trokun e këtyre 28 mijë e kusur kilometra kuadratë. Shqipnia u bo, tash ka ngel me bo shqiptarët. Osht nji prej frazave më të majtme men të atij burri shteti siç na ish Konica. Munem me thanë, përsa më kanë endiglu veshët në timen rradake, se nuk asht lëçit sagllam e ma tepër nuk asht pa në atë tabllo kur asht pohu. Kur para shumë moteve, ma në fund u bamë shtet, kur nuk qemë ma shprehje gjeografike se hodhëm do gurë për sinorë, sendërtuam një andërr të moçme. Mirëpo kjo krijesë buzequmësht, donte me u mbath e me u nginj. Dhe për këtë nuk mjaftonte një shqipe në beze për flamur, e një llagap për me u lëçit në hartë nga i huji. Ish nevoja për krejt ma shumë. Ish imperative me i mësu me ecë me komt e veta, me i mësu abecenë që të mujte me lëçit kush kishte kenë baba e nëna.  Me u dijësue se ndër deje i rridhte gjak Avropi a Evrope, nëse deshte me u vesh me setër ose me xhokë, me rroba alla turka ose alla franga (ose alla franga me tonuz), e nëse do bante jemin per gur e re, për sheriat e Allah, për bajrak e bajraktarë. Të tana këto nyje duheshin me u zgidhë, sa ma herët aq ma mirë. E për të mësu vegjëlinë janë mësuesit, me dhanë men për hallet që të bijnë në kurriz janë të urtët, e me shpëtu të përvujtmit janë martirët. Dhe këtë sipërmarrje mesianike veç elitës së intelektit e zemnës, se merr dhe sduhet me ia dhanë kërkujt se për zullume e derte ke me i patur. Për këtë ska ven me harxhu frymë ma shumë, se asht elifi ose alfa e një shoqërie. Kush nuk e ka këtë menim të vetin siç ka sytë nën ballë, e aq ma tepër që nuk e gjallon me përpikmëri, i ban hije tepër dheut që shkel. Në këtë frymë prometeiste, rrjedh dhe çon ujë shprehja e Konicës, e nuk duhet me u pleks me lojna fodullësh që tregojnë përralla për zogjtë e gomarit, se shqiptania na u dashka me u pjell nga hiçi.
Për të ligën tonë, ajo thënie rezonon akoma sot. Nuk qëndron e mbyllur në lokalitetin e vet kohor pa kurrfarë shtrirje të mëtejshme. Sot e gjithë ditën, ato nyje që na lidhën gishtat kur u bamë shtet në kartë, arrestojnë menjen tonë. Pyetjet që pulsonin dikur, ende na stërkëmbim e na vënë peng. Ama, historia rrudh turijtë kur i lotin dy herë të njëjtën skenë. Këtë paradigmë nuk e vumë vath në vesh as mot, dhe zorr se do e bëjmë edhe sot.
Me tokmak në dorë e me mushkëri kum me verem, nuk po lëmë gurë varri pa shkërmoqur dhe kurorë morti pa pështyrë. Ka një luzëm nepërkash, që kan ba hasha oxhakun e plangun e vet, që të sëmbitet xhani kur i dëgjon, kuvendojnë se shqiptania është një pantomë fantazmagorike, pa meit dhe ska për të patur kurrë kurm e gjak. Nëmi që ka për ti ra për hise, mos cektë të urtë e të drejtë, se daha më i tmerrshëm se farmaku që mbajnë ndër gjendrra ka për të kenë.
Shqiptari është ene kur i bajmë ledhe e i këndojmë vashës që na ka robëruar zemnën. Shqiptarllëk është edhe kur theremi vlla me vlla për nji hu gardhi. Arrnaut jemi, edhe se bajmë prokopi e bereqet në kurbet. Ëllbenjën jemi, edhe se jabanxhiu dreq a meleq, ban ligjën nën hunën tonë. Shqiptarë jemi edhe kur nuk merremi vesh mes vetit, se Babelin e kena mçef në torbë. 28 mijë (e dyfish) kilometra kuadratë, barabar me Trekëndëshin e Bermudës, kanë gëlltit një rruzull. Një rruzull, ku dialektet nuk janë degë, por janë trung. Një rruzull me pesë venome-kontinente, si vetë Hyji i lëvdum bani me lamshin Tokë.
Krejt kjo çka është? Andrra a fanepsje në diell apo përralla me mret? Epo në mos qoftë kjo e vërteta, ne gjallokemi me erë lulesh.
Shqiptani ësht ba, bahet, e ribahet, në çdo dekik e çdo cantim. Nga çdo krye shqipje, që kur han në votër të shtëpisë se vet, e deri kur ban tifozllik në stadium. Shqiptaria asht një krua që nuk ka me që nga nisja e herës. Është një krua si të tanë , i cili ku ka marrë dredha e ku ka vozit drejt, ku ka marrë tërmo e ku ka marrë tërpo, ka tradhtu shtrat, ka ndërruar thellësi, ka nrru argjinatur, ka shembur pendë, ka përmyt ndonjëherë çka i ka zënë ose cekur udhën, është dobësuar ndojherë, është ndotur e fëlliqur po aq. Ama, nuk ka dekë se këto rradhë me llafe nuk janë epigramë, por janë gjak që vlon. Ajo nuk ka dekë, dhe inshallah ban mun perenija mos dektë kurrë.
Ani, shqiptania në gjeneral nuk po mbroth e nuk po muj me nejt kryelart. Kjo bën vaki, se po heqim e vujmë nga paradoksi i semantikës së konceptit shtëpi. Kundërvënia semantike është hem vendi origjinar, dhe hem vendi i mbramë ku duam të mbërrijmë. Sa herë dielli ul kryet nën horizont, krejt mileti don me shkue në shtëpi. E me shkue në shtëpi duhet me dashtë çka ka me ymër e pa ymër nën çati, se tjetërsoj nuk të bajnë kamët me vajt. Duhet me ia pranu cene e huqe asaj ngrehine, sepse ma vonë duhet me përvesh llërët për ti ndreq çika e suva. Dhe nëse nuk munemi me dasht gjakun tonë, asht krim për me mos i respektu; ani se vëllai është gagaç dhe jot motër është uloke, ani se jot ëmë vishet me dimi dhe osht muhamedone dhe plaku yt bon kryq e osht kaurr. Kjo është molla e Edenit tonë, vesi ynë ma i madh. Nuk dimë me pranu, manej me kuptu, manej me respektu, e nuk zihet llafë me e dasht të ndryshmen. Kur të kena me dash të ndryshmen përmrena plangut tonë, do na dalin ma mirë hesapet me shqiptaninë. Manej, bon vaki do mujm me qenë edhe europianë a kozmopolitanë.

Ujt e krojit pihet nshtam, e nuk gjerbet npagure.Nëse duam të flasim
për një fenomen aq për rrënjë (kuintesencial) dhe po aq për faqe, sa është
shqiptariaduhet me përdorë një medium që i vete për shtat kësaj ndërmarrje.
Gjuha është medium që sa thellë ngul rrënjë aq i brishtë është edhe nga
puhizat e së resë. Nuk është e udhës që ligjërimi të jetë i starndatizuar, që do
të thotë i sofistikuar, industrial, modern, gjethe. Tërë këto virtyte, do i hynin në hise të çashtrës, primitives,virgjërisë, idilikes, trungut. Edhe këto, gjithashtu janë pjesë e shqiptarisë, dhe tekefundit e çdo tradite kombëtare. Dhe me uratën e 1984 e Oruellit, duke djerrur fjalimin, do tridhnim mendimin.

Lloj pushke e vjetër, me katër viaska dhe me një fishek, që mbushej nga prapa.
For
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4652

Top