Vodafone Albania,prezanton shërbimin e telefonisë

Al-Punk

Still here
Vodafone Albania,prezanton shërbimin e telefonisë

Kompania Vodafone ka hapur shërbimin më të ri për klientët atë të përdorimit të telefonave fiks. Me planin më të ri Vodafone Home, kompania e telefonisë celulare ofron përdorim mjaft të thjeshtë të telefonave të shtëpisë si dhe tarifa mjaft të ulta duke filluar që nga 6 lek për minutë. Por çfarë përparësish ka ky lloj shërbimi? Ofrohet përdorimi i mesazheve, internetit, sekretarisë telefonike, identifikimin e thirrjeve hyrëse, transferimin e thirrjeve dhe shumë lehtësira të tjera është shprehur Përfaqësuesi i Vodafone Albania Harris Broumidis.
"Dëshiroj që të prezantoj shërbimin më të ri të kompanisë Vodafone, atë të përdorimit të telefonisë fikse. Ofrimi i këtij shërbimi ka qënë një ndër prioritet tona dhe më në fund u realizua. Të kesh telefon në shtëpi është e drejtë e secilit hde këtë shërbim ne e ofrojmë pa tarifë instalimi. Vodafone Home ofron telefonata të lira duke filluar që nga 6 lekë për minutë, ka një instalim të thjeshtë dhe të mund ta kenë që të gjithë. Klientët tanë mund të vijnë në dyqanet tona, të shohin telefonat dhe të zgjedhin një nga planet tarifore", u shpreh Broumidis.
Instalimi është falas dhe gjithashtu në dyqanet Vodafone gjenden dhe dy telefonat më të fundit të përdorimit shtëpiak. Surpriza tjetër që ka bërë Vodafone është ajo e planeve tarfifore të cilat mund të zgjidhen me kontratë ose me parapagesë.

Marre nga Infoarkiva - 19 Qershor
 
Top