vlore 1997- Bruksel2003

romeo

Forumium maestatis
vlore 1997- Bruksel2003

Te gjithe besoj se e kemi akoma te fresket ate çka ndodhi ne vendin tone ne vitin 1997. Natyrisht qe falimentimi i piramidave ishte nje motiv mjaft i forte per te shkaktuar nje reagii te tille tek njerezit.Keto ngjarje dramatike per vendin diti ti shfrytezoje mjaft mire opozita e atehereshme (PS, PSD, PAD) qe per te arritu qellimet e saj nuk kurseu as bashkepunimin me bandat kriminale te formuara po ne ate vit. Myrteza Caushi (Zani) eshte nje nga keta shembuj. Por natyrisht ka edhe plot emra te tjere qe mund te permendim. Ne ate periudhe lulezuan takimet midis krereve te opozites (Gjinushi, Milo, Brokaj, Ruçi etj) me bosat e bandave kriminale. Vlora u shnderrua ne nje vend ku kriminlet benin afare me njeri-tjetrin.
Nga ana tjeter presidenti i plotfuqishem i kohes Sali Berisha, kerkoji qe te zgjidhte situaten me metoda dhune, duke shpallur gjendjen e jashtezakonshme dhe duke derguar trupa per te mbytur revoltat. Ky ishte arsioni qe kurorezoi vijen e dhunes dhe shtypjes qe Berisha kishte ndjekur gjate 5 vjet pushteti.
Ne kete skenar te nderlikuarnje rol shume te madh luajti edhe faktori nderkombetar, sidomos ai i fqinjeve.
Ne krize e siper OSCE dergon nje mediator austriak per te zhbllokuar situaten (Vranicki).
Itali ne te njejten kohe do qe te marri ne dore situaten ne Shqiperi. Atehere zevendes ministri i puneve te jashteme te Italise dhe sekretari aktual i demokrateve te majte Piero Fassino i jep udhezime amabsadorit italian ne Tirane (Paolo Foresti, nje njeri i konsideruar shume afer Berishes), qe te bej presion mbi Berishen, qe ky i fundit mos ti ulej kerkesave te Vranickit.
Berisha vonon tratativat dhe vedni eshte pothuajse ne nje lufte civile.
Pse Italia vepron keshtu???
Tjesht fare. Pas deshtimit tirans te Vranickit, arrin ne Shqiperi Romano Prodi (kal beteje i te majtes italiane) dhe arrin te bindi Berishen te japi doreheqjen dhe rrezikon jeten duke vajtur personalisht ne Vlore per te folur me “rrebelet”. Ne Vlore pritet nga Zani , ky i fundit i stervitur me se miri mbi menyren e te sjellurit.Absolutisht nuk duhet te cenohej personi i Prodit.
Rezultati i kesaj manovre alla italiana???
Pas kesaj iniciative prestigji nderkombetar i Prodit arrin ne stratosfere. Tani ai konsiderohet si njeriu qe shpetoi Ballkanin nga nje lufte civile dhe nga nje destabilizim qe dukej shume konkret.
Prodi fluturon drejt Brukselit per tu ulur ne karriken e presidentit te komisionit evropian.
Edhe njehere Shqiperia shnderrohet ne nje trampolino per politikanet evropiane.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Issi vogel nuk po hap teme te re por meqe viti 1997 eshte shkruajtur ne titullin me te cilin ti ke postuar, po shkruaj edhe une dicka ne lidhje me firmat piramidale.

<span style="font-weight: bold">Sic e dime te gjithe ne shqiptaret ne vitin 1992 u hap e para firme piramidale me presidente te saj nje jevge me shtetesi shqiptare</span>
Parate e humbura ne keto piramida ishin vjedhja me e madhe spektatolare per nje popull fukara te dale nga rregjimi 50 vjecar diktatorial.
Sic e dime gjithashtu humbjet me te medha ne para, dhe pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme i kane pesuar krahinat ne jug te vendit.
Jane me miliarda dollare te perlara me mashtrime dhe sot e kesaj dite akoma nuk jane demshperblyer te mashtruarit e ketyre firmave piramidale.
Vete kryeministri i ardhshem bashke me shume opozitare te asaj kohe ne vitin 1997 deklaroi se do te riktheje popullit te gjitha parate e humbura.
Kane kaluar 6 vite dhe akoma sot e kesaj dite vetem procedohet, krijohen komisione hetimore me te huaj dhe shqiptare por <span style="font-weight: bold">parate nuk i jane kthyer popullit te mashtruar nga keto firma</span>
Me poshte kam postuar disa artikuj te marra nga gazeta &quot;shekulli&quot; ne lidhje me ecurine e firmave piramidale.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha: Nuk ka debat pa dalë emrat e politikanëve për fajdet[/list]

Më 14 dhe 15 korrik caktohen si data për paraqitjen e raportit si dhe debati për fajdet në Parlament

TIRANË &amp;#8211;Parlamenti vendos për mosshtyrjen e mandatit të punës së komisionit parlamentar hetimor për transparencën e firmave piramidale. Maxhoranca socialiste nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e punës së këtij komisioni, duke cilësuar si të mbyllur. Arsyeja e këtij mospranimi është argumentuar nga kryeparlamentari Pëllumbi dhe socialistët Ruçi dhe Fino se &amp;#8220;kërkesa e opozitës bie ndesh me komisionet hetimore parlamentare&amp;#8221;. Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në seancën parlamentare kërkoi shtyrjen e këtij afati, pasi puna e komisionerëve nuk mund të cilësohet e mbyllur, pa nxjerrë emrat e politikanëve të implikuar me firmat piramidale. &amp;#8220;Nuk mund të ketë debat parlamentar, pa nxjerrë më parë emrat e politikanëve të cilët kanë përfituar në mënyrë ilegale 100 milionë dollarë. Le të shkojnë të gjithë të dëshmojnë në komision, pse trembeni, unë vetë do të jem atje. Prandaj kërkoj nga Parlamenti që të vendosë për shtyrjen deri një muaj të afatit të punës së komisionit, pasi ne duhet të zbardhin se cilët janë 180 zyrtarët që kanë miliona dollarë nga firmat pirmidale&amp;#8221;,-tha dje Berisha. Lideri i PD-së ka sulmuar dje ministrin e Ekonomisë, Malaj, duke e cilësuar si &amp;#8220;konstruktor të firmave piramidale&amp;#8221;. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi theksoi se &amp;#8220;thirrja e politikanëve në rolin e dëshmitarëve do të bënte publike shumë nga të panjohurat e periudhës së skemave piramidale&amp;#8221;. Kryetari i Kuvendit, Pëllumbi e ka cilësuar si të mbyllur punën e këtij komisioni, duke kërkuar që për çështje të tjera që lidhen me firmat piramidale, opozita mund të kërkojnë ngritjen e një komisioni të veçantë hetimor. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Gramoz Ruçi, theksoi se &quot;komisioni është drejt përfundimit të punës dhe maxhoranca nuk e sheh të arsyeshme një shtyrje tjetër&amp;#8221;. Ndërsa nënkryetari i komisionit, Limoz Dizdari i kërkoi Pëllumbit që të shtyhet data e paraqitjes së raportit përfundimtar. Dizdari kërkoi që seanca e paraqitjes së raportit të realizohej më datë 14 korrik, ndërsa më datë 15 korrik të zhvillohej debati parlamentar për çështjen e fajdeve.
B.Hoti



<ul style="list-style-type: disc">[*]Kryetari i Grupit Mbikëqyrës akuzon deputetin e PD-së për borxhe tek një prej skemave piramidale[/list]

Arapi: Mustafaj, debitor tek &amp;#8220;Universi&amp;#8221;

&amp;#8220;Duhet të kthesh &amp;#8220;Pezhotë&amp;#8221; që ke marrë tek firma piramidale &amp;#8220;Universi&amp;#8221;. Dajçi: Do të shkosh në burg

TIRANË &amp;#8211; Deputeti i PD-së Besnik Mustafaj u akuzua dje nga Farudin Arapi se është debitor i firmës piramidale &amp;#8220;Universi&amp;#8221;. Deklaratën e bujshme e bëri kryetari i Grupit Mbikpqyrës të firmave piramidale, Farudin Arapi, i thirrur për të dëshmuar në seancën e fundit të punës së komisionit hetimor parlamentar për fajdet. Në një replikë me Mustafajin, Arapi ju drejtua: &amp;#8220;Kthe &amp;#8220;Pezhotë&amp;#8221; e Universit&amp;#8221;. Arapi ka shpjeguar se gjatë një takimi që disa prej deputetëve kanë patur në zyrën e tij, kryetari i Grupit Mbikëqyrës i ka thënë deputetit Mustafaj se është një nga debitorët e firmës &amp;#8220;Univers&amp;#8221;, i shpallur si i tillë nga administratori i shoqërisë &amp;#8220;Universi&amp;#8221; me vendimin e tij të vitit 1999. &amp;#8220;Unë të kam thënë personalisht se midis dosjeve të debitorëve të tjerë është edhe dosja juaj&amp;#8221;, -iu drejtua Arapi, Mustafajt, i cili e kishte pyetur se përse nuk kishte sjellë emrat e politikanëve të përzier me firmat, pasi Arapi ka deklaruar se Berisha, Imami, Mustafaj dhe Zogaj kanë patur lidhje me këto firma. &amp;#8220;Ka shumë zyrtarë të lartë të shtetit, subjekte politike dhe politikanë që kanë konflikte interesash edhe në këtë komision&amp;#8221;, -ka deklaruar më pas Arapi, i cili në këtë listë ka futur 270 persona të kësaj kategorie. Por ai tha se numri i debitorëve, përfshi edhe qytetarë të thjeshtë është 2871 debitorë. Sipas Arapit, nga 24 shoqëri, 12 shoqëri janë përfshirë në proces rikompensimi të kreditorëve. Ai tha se ka filluar procesi dhe është në përfundim në 7 firma dhe ka mbetur pa përfunduar në 3-4, por vlera të tilla për shembull, për shoqërinë &amp;#8220;Kamberi&amp;#8221; vetëm nga shitja e aseteve mund të realizohet koeficienti 10%-11% në funksion të shitjes së biznesit që është pularia, për shoqërinë &amp;#8220;Vefa&amp;#8221; aktualisht janë gjendje financiare rreth 22 miliardë lekë në Bankën Kombëtare Tregtare, depozitë për të tërhequr për të përfituar interesa nga shitjet që kanë mbetur dhe mund të rezultojë një koeficient deri në 10%, po kështu janë edhe dy shoqëri të vogla që mund të marrin 8-10%. Kjo, sipas Arapit është faza e parë. Debatet midis Arapit dhe deputetëve të opozitës kanë vazhduar herë pas here dhe nuk kanë munguar as deklarata të tilla si ajo e deputetit Dajçi &amp;#8220;do të shkosh në burg&amp;#8221;. Kryetari i këshillit mbikëqyrës tha se pas llogarive të bëra del se rreth 14 miliardë lekë është borxhi që i kanë debitorët këtyre formave piramidale, nga të cilat 5 miliardë nga kjo shifër i takojnë vetëm shoqërisë &amp;#8220;Vefa&amp;#8221;. Sipas Arapit 4 milionë $ janë borxh i famijes së Vebi Alimuçës.
Darina Tanushi


<ul style="list-style-type: disc">[*]Mustafaj: S&amp;#8217;kam asnjë lidhje me piramidat, Arapin e kam paditur në gjykatë[/list]

TIRANE-Deputeti i PD-së dhe njëkohësisht anëtar i këtij komisioni, Besnik Mustafaj, iu përgjigj dje, akuzës së bërë nga Arapi se &amp;#8220;as unë, as vëllezërit e mi, as vjehrri im, as babai im, asnjë nuk ka patur asnjë lidhje qoftë edhe të tërthortë me firmat piramidale&amp;#8221;. Unë jam vënë në dijeni verbalisht nga zoti Arapi dhe i befasuar edhe nga siguria se si ai më tha që isha debitor, unë kam bërë një padi penale për falsifikim dokumentesh nëse ka vërtet dhe për këtë gjë deklaroj se heq dorë edhe nga imuniteti parlamentar në mënyrë që t&amp;#8217;i nënshtrohem një hetimi penal, sepse unë jam i bindur se mbushja e asaj flete, nëse ka të tillë, është bërë këto ditë, kur unë bëj pjesë në komisionin hetimor dhe është bërë për të ushtruar shantazh mbi mua, u shpreh Mustafaj. &amp;#8220;Deklaroj me përgjegjësi juridike se marr përsipër edhe përgjegjësinë edhe të të afërmve të mi, nëse ata kanë patur implikime në fajde dhe unë shpresoj se prokuroria t&amp;#8217;i japë përgjigje sa më shpejt në mënyrë që me zotin Arapi apo levat e tij të takohemi në gjykatë&amp;#8221;, -sqaroi deputeti i PD-së. Ai shpjegoi gjithashtu se gjatë vitit 1997 ka qenë jashtë vendit me detyra të larta shtetërore dhe nuk ka ditur gjë për të afërmit, por përpara se të pranonte detyrën në këtë komision i ka pyetur ata nëse kanë qenë të përfshirë në firmat piramidale. Përsa i përket &amp;#8220;Pezhove&amp;#8221; të marra nga firma &amp;#8220;Univers&amp;#8221;, Mustafaj tha se dje i kishte dëgjuar për herë të parë. &amp;#8220;Nuk e di përse është fjala, por me nderin tim iu them se në kujtesën time nuk ka mbetur as emri i kësaj firme &amp;#8220;Univers&amp;#8221;&amp;#8221;, -deklaroi Mustafaj.
D.T


<ul style="list-style-type: disc">[*]Arapi: &amp;#8220;Vefa&amp;#8221; i shlyente kreditorët për 170 vjet[/list]

TIRANË- Kryetari i Grupit Mbikëqyrës të firmave piramidale, Farudin Arapi, deklaroi dje, se firma piramidale &amp;#8220;Vefa&amp;#8221; mund t&amp;#8217;ia kthente paratë kreditorëve për 170 vjet me ato të ardhura që kishte nga veprimtaria ekonomike e saj. Ai tha se në vitet më të mira 1995-1996, kjo firmë kishte të ardhura në vlerë 4 milionë dollarë. &amp;#8220;Me këtë vlerë financiare duke mos u shlyer asnjë detyrim fiskal, duke mos likujduar asnjë lloj pagesë organeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore, të cilin qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë me ligjin përkatës e parashkroi këtë veprimtari do t&amp;#8217;iu duheshin, sikur t&amp;#8217;i merrja të mirëqena vetëm me vlerën në vitin më të mirë prej 2 milionë e 900 mijë dollarë, rreth 170 vjet të bënte likujdimin e parave të kreditorëve të skemave piramidale, pa u interesuar për mungesë të theksuar të kapitale për t&amp;#8217;i vënë në efiçensë shoqëritë&amp;#8221;, -ka sqaruar Arapi. Këto shpjegime Arapi i dha gjatë kohës kur ai pyetej lidhur me një letër që ish-prokurori i &amp;#8220;Vefës&amp;#8221;, Skënder Demiraj i dërgonte ish-presidentit të asaj kohe. Në këtë letër Demiraj akuzonte Grupin Mbikëqyrës se ka vjedhur 39 milionë dollarë dhe se ka shitur asetet e kësaj firme me çmime të ulëta. Arapi tha se kjo ishte një akuzë e pambështetur në prova.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

E Marte, 08 Korrik 2003
gazeta &quot;koha jone&quot;


<ul style="list-style-type: disc">[*]BERISHA DESHMON NE ERRESIRE[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja emrat e 4 politikaneve te implikuar ne fajdet:[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]- Sali Berisha[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]- Arben Imami[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]- Prec Zogaj[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]- Besnik Mustafaj[/list]

Eglantina Nasi

Kryeadministratori i grupit mbikqyres te fajdeve, Farudin Arapi publikoi dje emrat e politikaneve te implikuar ne procesin e firmave piramidale. Por ndersa pritej nje liste e gjate me emrat e shtetareve dhe deputeteve, prej kryeadministratorit u permenden vetem 4 emra, Sali Berisha, Arben Imami, Besnik Mustafaj dhe Prec Zogaj. &quot;Keto emra figurojne ne listen e gjate te 2871 personave te cilet jane debitore ndaj firmave piramidale. Borxhi iu eshte krijuar nepermjet marrjes se kredive, ndihmave apo shumave mbi 10 mije dollare&quot; ishte deklarata e Arapit ne lidhje me politikanet e implikuar. Madje, Arapi akuzoi gjate fjales se tij edhe perberjen e komisionit hetimor parlamentar me persona qe kane konflikte interesash. Sipas tij, dy anetare te komisionit, perkatesisht iniciatoret Prec Zogaj dhe Besnik Mustafaj nuk duhej te ishin ne asnje menyre anetare te ketij komisioni pasi ata shfaqin konflikte te hapura interesash.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Te dhenat skandaloze qe publikoi dje Arapi:[/list]

- Kompania rentiere VEFA vetem gjate periudhes se viteve 1995-1996 zoteronte nje sasi te ardhurash prej 4 milione dollare. Ajo nuk paguante as taksa dhe as sigurime shoqerore. &quot;Kesaj firme do t'i duheshin plot 170 vjet per te kthyer borxhet ndaj kreditoreve pasi nuk vinte asnje te ardhur ne eficence&quot; tha Arapi.

- Nga portofoli i 320 aseteve, 189 jane blere nga Agjencia Kombetare e Privatizimit dhe nga persona te trete. Per to, duhet qe 210 persona te kthejne nje vlere prej 140 milione dollare.

- Hotel Drini iu shit jo ligjerisht 4 personave te shoqerise &quot;Mustafa Leka&quot;. Vlera e AKP-se per kete objekt ishte 36 milione leke ndersa &quot;Mustafa Lekes&quot; iu shit me 1 milion dollare, pra 5 here me vlere me te larte. Kjo histori eshte e njejte per 189 objektet.

- Shuma e te gjithe debitoreve ndaj firmave rentiere, pra gjithe ata qe kane marre kredi apo ndihma nga to eshte 14 miliarde leke.

- Pervec shoqerive, vete presidentet e firmave rentiere kane borxhe personale. Vetem presidenti i firmes VEFA Holding, Vehbi Alimucaj kishte nje borxh personal 4 milione dollare, gati te njejten shume kishte edhe presidenti i &quot;Cenaj&quot;-t.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja sa para mund te kthehen:[/list]

Asnje perqindje me e larte se 11 % nuk mund te perfitojne kreditoret nga shitja e aseteve te firmave rentiere. Sipas kryeadministratorit te fajdeve, Farudin Arapi nga 24 shoqeri rentiere, vetem kreditoret e 12 prej tyre mund te kompesohen ne te ardhmen. Vetem nga shitja e aseteve te firmes Kamberi mund t'u kthehen kreditoreve 10-11 % te shumave. Ndersa firma VEFA me 22 miliarde leke gjendje financiare mund te siguroje nje kthim te lekeve per kreditoret e aj ne masen 10 %. Sipas Arapit, vetem dy shoqeri te vogla kane nje perqindje kthimi prej 12 %. &quot;Ka mbetur edhe nje anije, prone e VEFA-s ne Budapest te Hungarise me nje vlere prej 4.5 milione dollare, por qe ende nuk po shitet dot. Kjo sepse fatkeqesisht ligji shqiptar civil nuk eshte i vlefshem ne vendet e tjera.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Meta: &quot;Kam shqetesime per transparencen!&quot;[/list]

Zv/kryeministri Ilir Meta dje gjate deshmise se tij shprehu ne menyre te qarte shqetesimin e tij per ngathtesine e transparences se fajdeve. Ai apeloi ndaj qeverise Nano duke thene se po ecet shume ngadale ne drejtim te transparences. &quot;Une ngre shqetesimin tim real se ky proces po zgjatet shume. Nga ana tjeter, une vleresoj se do jete shume e veshtire per t'u dhene serish kurajo kreditoreve&quot; pohoi Meta. Por deklarata e tij ishte me problematike ne lidhje me angazhimin e institucioneve ne procesin e transparences se fajdeve. &quot;Duhet te them se jo te gjitha institucionet kane patur vullnetin te bashkepunojne per transparencen&quot; tha ai.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha: &quot;Tek ne gabuan privatet, tek Nano gjithe shteti!&quot;[/list]

Ish poresidenti Berisha e nisi deshmine e vet para Komisionit parlamentar me deklarimin se i jepte kohe Arapit deri sot te terhiqte akuzen e vet, ne te kunderten do t'i drejtohej gjyqit. Lideri i opozites, Sali Berisha pohoi dje se nuk perbente dem financiar per shtetin humbja e firmave piramidale. &quot;Ato ne fund te fundit ishin veprimtari private, ndersa ne procesin e transparences humbi shteti&quot; deklaroi Berisha. Ai pohoi se asnje zyrtar i PD-se nuk eshte implikuar ne procesin e fajdeve dhe kete fakt e ka thene vete raporti i transparences se bere nga socialistet. Berisha parashtroi domosdoshmerine e deshmise se kryeministrit Nano. Gjate deshmise se zotit Beerisha ne seline e kryesise se parlamentit pati edhe nderprerje te energjise elektrike, duke shkaktuar nderprerjen e seances se deshmise se ish Presidentit te Republikes, zotit Berisha i cili duke ironizuar erresiren shtoi se :&quot;Kjo eshte nje loje e zotit Nano, i cili natyrshem nuk mund te vinte ne kete deshmim se isha une&quot;.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Malaj:&quot; Boset e fajdeve kishin shitur e blere...&quot;[/list]

Per ministrin e Ekonomise, ish minister i Financave Arben Malaj procedurat e kryera nga qeveria per transparencen u vleresuan logjike dhe te matura. Malaj shtoi se nga shteti i pas _97-es u trasheguan dokumenta dhe asete te cunguara te firmave piramidale. Shteti veproi ne menyre korrekte me kompanite audituese edhe pse riperteriu kontratat, fakt ky qe u be per pershpejtimin e transparences.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

E Marte, 08 Korrik 2003
&quot;koha jone&quot;


<ul style="list-style-type: disc">[*]JA DISA NGA DEKLARATAT E DJESHME NE KOMISION:[/list]

Farudin Arapi i drejtohet Besnik Mustafajt:

- Administratori i shoqerise &quot;universi&quot; ka ne liste emrin tend si debitor, me nje vendim te vitit 1999.

Sali Berisha per fabriken e konjakut:

- Pse u shfaq firme piramidale &quot;Mustafa Leka&quot;? Se fabrikes se konjakut dikush ia kishte vene syrin, donte ta blinte Nano! E hoqi qafe &quot;Mustafa Leka&quot;-n per ta blere vete me vone.

- Arapizmi vazhdoi edhe ne zgjedhjen e ministrave te Nanos.

(Ikin dritat per 15 minuta)

Sali Berisha:

- Ketu eshte dora e Nanos! Pse nuk vjen ai te deshmoje, pse nuk vjen?

Sali Berisha per P-ne:

- PS kishte lidhje me Bashkim Drizen. Pse u zgjodh Arapi ne krye te grupit mbikqyres? Sepse kishte marre 520 mije dollare per te prodhuar obligacione jashte shtetit ne prag te fushates elektorale. Bashkim Driza i &quot;Populli&quot; qe ne fushate me socialistet.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

E Marte, 08 Korrik 2003
&quot;koha jone&quot;


<ul style="list-style-type: disc">[*]PER PIRAMIDAT U SINJALIZUA BERISHA[/list]

Eglantina Nasi

Per here te pare, prononcohet publikisht ne media nje ish-zyrtar i larte i Sherbimit Informativ mbi ecurine e skemave piramidale ne Shqiperi. Sipas Bujar Rames, nenkryetar I sherbimit informative ne ate periudhe, investigimi dhe hetimi per piramidat u ndermor ne nje moment qe u evidentuan problemet financiare te ketyre firmave. Bujar Rama shtron pyetjen: pse keto firma bazen e tyre e kishin ne Vlore? Pse njerezit qe ishin te lidhur me sherbime te huaja u vune ne krye te revoltave? Cilat jane pasojat qe keto firma kane lene edhe me vone? Bujar Rama evidenton faktin se SHIK-u i atehershem ka sinjalizuar te gjitha institucionet me te larta prej se cilave varej (dhe padyshim edhe Presidentin e Republikes duke qene ne varesi direkte) per rrezikun e ketyre firmave. Ata kishin udhezuar qe firmat te mbylleshin atehere kur mund te konsideroheshin si nje rrezik shume i madh. Cilat kane qene sipas tij lidhjet e dyshimta me sherbimet e huaja te Xhaferrit dhe Drizes?

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Z.Rama, perse Sherbimi Informativ Shqiptar e kishte per detyre te grumbullonte informacion per firmat piramidale?[/list]

- Po, ky sherbim ka per detyre te grumbulloje informacion per kercenimet e ndryshme qe i vijne vendit ne fushem ushtarake, ekonomike, politike etj. Kjo ka si qellim parandalimin e ne kohe te ketyre rreziqev te mundshme. Edhe Sherbimi Sekret Shqiptar (ish-SHIK) e vleresoi veprimtarine e firmave piramidale si nje kercenim, si nje rrezik qe mund t'i vinte Shqiperise ne sektorin ekonomik. Kjo sepse, ne kuadrin e zhvillimeve te reja qe kane marre rrjedhen e tyre ne Shqiperi, kercenimi i mundshem i vendit tone nuk eshte me ai ushtarak, apo veprimet e tjera qe permbysin me dhune. Por shqetesim ka qene, eshte dhe do te mbetet kercenimi ne sektorin ekonomik. E thene me shkurt, duke shkaterruar ekonomine e nje vendi, rreziqet e huaja mund te arrijne kollaj ne realizimin e destabilizimit dhe shkaterrimit te tij total.

Ne kete kendveshtrim, Sherbimi Sekret Shqiptar e vleresoi grumbullimin e informacionit per ish-firmat piramidale te nevojshem pasi ato u konsideruan si nje kercenim ekonomik per destabilitetin e vendit. Ne kete kuader, punoi SHISH per mbledhjen e te dhenave.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Ne rastin e firmave piramidale, cilat dyshime ngritet qe ju bene te besonit se ato perbenin nje kercenim ekonomik?[/list]

- Ne radhe te pare, duhet te them se ajo qe ne na terhiqte vemendjen ishte fakti se te gjitha firmat piramidale operonin ne jugun e vendit dhe kryesisht ne rrethin e Vlores. Nga ana tjeter, nje fakt interesant ishte se depozitat bankare te tyre gjendeshin kryesisht ne vendet fqinje. Por per ekspertet e SHIK-ut ishte i pashpjegueshem edhe fakti, sesi keto aktivitete arrinin te dyfishonin depozitat e kreditoreve. Mbi te gjitha keto perqindje rriteshin sa here qe beheshin fushata elektorale, pra titullaret e tyre i perdornin edhe per qellime politike. Nje fakt tjeter qe na beri te dyshonim, ishte se shume nga drejtuesit e ish-firmave piramidale kishin biografi te dyshimte. Por kishte dyshime edhe per lidhjen e aktivitetit te ketyre firmave piramidale me organizata rajonale te krimit te organizuar. Te gjitha keto detaje na mjaftuan per ta konsideruar si te domosdoshme fillimin e mbledhjes se informacionit. Arritem ne perfundimin se aktiviteti i tyre perbente nje rrezik ekonomik dhe prandaj njoftuam edhe instancat e larta shteterore lidhur me nje fakt te tille. Keto dhane porosi qe puna e tyre te vazhdonte e ne momentin e pershtatshem te mbylleshin.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Z.Rama, ju vete pohuat se disa drejtues firmash ishin te dyshuar nga SHISH? Cilet ishin ata?[/list]

- Po, kjo eshte e vertete. Mund te them se kishte mjaft drejtues te firmave piramidale, te cilet kishin pika dyshimi ne biografine e tyre. Por edhe ne marrdheniet e tyre me njerez, te cilet mund t'i komandonin. Permend ketu emrat e drejtuesve te dy prej firmave rentiere, &quot;Populli&quot; dhe &quot;Xhaferri&quot;. Perkatesisht Bashkim Driza dhe Rrapush Xhaferri. Per keta persona kishte dyshime nga SHISH. Kjo me teper per faktin se analiza e bere gjate asaj periudhe rezultonte se megjithese aktiviteti i tyre kishte falimentuar, perseri hidhej nje sasi e madhe parash. Kjo pasi loja e diktuar duhej vazhduar.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Po deshmia juaj ne lidhje me Gani Kadrian para komisionit hetimor, cilave fakte i permbahet?[/list]

- Sic e kam thene edhe gjate deshmise ne komision, per ish-kreun e &quot;Gjallica&quot; ekzistonte nje pike dyshimi ne SHIK ndaj lidhjeve te tij me sherbimet inteligjente jugosllave. Por nuk mund te them nese keto lidhje ndertuan firmen piramidale. Duhet te them se une ne SHISH gjate periudhes se viteve 1996-2997 nuk jam marre ne menyre direkte me informacionin, ato qe une di i kam kryesisht nga bisedat me koleget e mi ne ate institucion.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- A mund te thoni emra konkrete te njerezve te cilet u ndikuan gjate situatave te firmave piramidale nga sherbimet e posacme te shteteve fqinje?[/list]

- Po, jane nje pjese e atyre, te cilet u bene komandante te rebelimeve ne Vlore. Ata u leshuan posacerisht nga burgjet greke. Ketu mund te futen edhe ata te cilet per SHISH-in konsideroheshin te dyshimte.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Ne ate periudhe, nga masmedia u shkrua per problemin e largimit te nje sasie te madhe lekesh me skaf ne drejtimin Vlore-Itali? Cfare dini ne lidhje me kete fakt?[/list]

- Kete lajm e ka dhene &quot;Zeri i Amerikes&quot;, mund te pyesni me mire atje.

<ul style="list-style-type: disc">[*]- Z.Rama, sipas jush, cilat jane shkaqet qe mund t'i kene shtyre sherbimet e huaja te vendeve fqinje te ndikojne ne hapjen e aktiviteteve te tilla ne Shqiperi?[/list]

- Kjo ka te beje me hapjen e nje kercenimi ekonomik,i cili sic e thash- con vetvetiu ne nje destabilitet per vendin tone, gje qe mund t'i interesoje ndonje fqinji.
 

mostro

Putraku
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb].Prodi fluturon drejt Brukselit per tu ulur ne karriken e presidentit te komisionit evropian.
Edhe njehere Shqiperia shnderrohet ne nje trampolino per politikanet evropiane. [/qb]
AHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA...BARCALETA MA E BUKUR QE MUND TE ME KENE ZENE VESHET...
ROMANO PRODI QE PERDOR SHQIPERIN SI TRAMPOLINE PER TU HEDHUR NE EUROPE...UUUEEEEEEEE NE U PASKEMI KTHY NE NJI SHKOLLE LARTE PER POLITIKEN EUROPIANE....
TA PYESESH ROMANO PRODIN SE KU BIE SHQIPERIA EDHE PSE DUHET TE KETE QENE DO TE TE PERGJIGJET&quot;JO&quot;

EDHE JUVE CFARE BUDALLALLEQESH QE SHKRUANI MER AMON &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
SHKRUNI SHKRUNI SE NA KENOQET VESHET SYTE ENE XHANIN &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Gigo

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

o nismetare e temes, kush ta ka thene kete, ndonje pseudoanalist, se ata bejne pordhe duke thene mbrockulla te tipit: u be kjo ne Shqiperi prandaja e pesoi ai ose ajo ne bote!
thumbsup.gif
per gallatën!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: vlore 1997- Bruksel2003

kjo eshte nje analize qe kam lexuar para disa kohesh dhe mu duk mjaft interesante, mbi te gjitha ishte shkruajtur edhe nga nja autor italian.
 

kastriot

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
AHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA...BARCALETA MA E BUKUR QE MUND TE ME KENE ZENE VESHET.........
TA PYESESH ROMANO PRODIN SE KU BIE SHQIPERIA EDHE PSE DUHET TE KETE QENE DO TE TE PERGJIGJET&quot;JO&quot;
....... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/QB]
<span style="font-weight: bold">Nuk mund te thote Jo Romano Prodi se ai bashke me Vranizkin kane ngrene disa here dreka dhe darka me Zani Çaushin dhe perfaqesuesit e tjere te &quot;opozites&quot; se atehershme.</span>


Kastriot
 

Albinos

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Jam dakort me Kastriotin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
thumbsup.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Fillimisht postuar nga issi:
[qb] kjo eshte nje analize qe kam lexuar para disa kohesh dhe mu duk mjaft interesante, mbi te gjitha ishte shkruajtur edhe nga nja autor italian. [/qb]
lale eshte analize e lezetshme me te vertete. nuk di sesa perqindje te vertete ka, po nuk eshte çudi te kete ndodhur. kto lloj çeshtjesh nuk kapen kaq kollaj sa duket....megjithate ideja teorike per mendimin tim eshte me baze. kushdo qe e ka shkruar, di diçka mbi menyren sesi behet politike.
ideja qe Shqiperia eshte trampoline per politikanet e huaj per karriere nderkombetare eshte shume e veshtire per tu pranuar, por ajo e Ballkanit ama qendron, biles qendron mire fare. nje levizje ne Shqiperi, nje levizje diku tjeter, plus figuren e politikanit me peshe ne Itali......te ishte kaq e thjeshte, sa bukur eh?
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Ajo cfare nuk kuptoj nga Fatos Nano eshte se perse kerkon te implikohet ne firmat piramidale.
Neqoftese ka deshire, ai me kete tregon shoket e tij te cilet sajuan piramidat dhe ardhjen e tij ne pushtet.


<span style="font-weight: bold">Lideri opozitar i kujtoi Nanos edhe kohen kur ai e falenderoi pas daljes nga burgu, duke pohuar se me pas kishte shfaqur crregullime psiqike. </span>


<ul style="list-style-type: disc">[*]E Merkure, 16 Korrik 2003[/list]



<ul style="list-style-type: disc">[*]181 POLITIKANE, MOREN LEKET E SHQIPTAREVE[/list]

Anila Rama

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano:[/list]
Ai burre nuk njeh as rolin e shtetit, as rolin e opozites, as llogarite e ketyre firmave, ai njeh vetem kanunin.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha:[/list]
Ti je njeriu qe vetem iken, si &quot;fuga&quot; do te mbahesh mend ne politike dhe t'i prape do te ikesh, e ke sindromin tend. Nje njeri qe te falenderon kur del nga burgu dhe pastaj shfaq publikisht veprime dhe zhvillime te cuditshme, kjo tregon se ka probleme te renda psiqike.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano:[/list]
Berisha edhe pas 6 vitesh vazhdon te mbroje firmat piramidale Opozita nuk kishte te drejte per te keerkuar ngritjen e ketij komisioni.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha:[/list]
Nano ua dha menaxhimin e piramidave mamutheve te PS-se. Adhamudhit, Arben Malaj, dhe Arapit te zi. Shkoni dhe shikoni kush e ka frigoriferin e Vlores. Denoncimi im publik eshte qe ju i vodhet parate e firmave !

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha:[/list]
Une mund t'i kisha kthyer parate, por nuk premtova ashtu sic genjyet ju ne Vlore. 100 milione dollare borxhe te piramidave te terhequra nga mamuthet me ne krye Arben Malaj, duke shtuar edhe 240 milione asete dhe parate e tjera te zhdukura, kreditoret do te ksihin marre mbi 50% te parave te mbyllura.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Arben Malaj:[/list]
Sipas thenies se doktor Adhamudhit, per te hequr pjesen me te keqe, ne i hoqem pjesen me te keqe ekonomise shqiptare, piramidat e qeverisjes se Berishes.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha -Brahos:[/list]
Edhe ti ti nuk je i lare nga kjo histori.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano:[/list]
Gjate rregjimit piramidal te zotit Berisha, reformat ekonomike shkaktuan trauma me pasoja afatgjata per shoqerine shqiptare. Te vetmit qe perfituan nga keto reforma ishin berishkat te rreshtuara ne formacione te korruptuarish, abuzuesish, hajdutesh ordinere parash, tokash, pasurish imobiliare dhe votash

Akuza dhe kunderakuza leshuan serish ne drejtim te njeri-tjetrit dy kundershtaret politike Fatos Nano dhe Sali Berisha ne seancen e djeshme parlamentare, mbi diskutimet per raportin e komisionit hetimor per transparencen e fajdeve. Madje kryetari i mazhorances Nano i kujtoi Berishes se ishte mesuar te akuzonte dhe deri me sot, nuk e kishte futur askush ne burg. &quot;Ky njeri po kerkon me ngulm qe ta fusin ne burg, por askush nuk e ben nje veprim te tille&quot;, tha Nani nga vendi i kryeministrit, duke shkaktuar reagimin e disa deputeteve te opozites. Diskutimet e dy lidereve te politikes shqiptare nuk dolen nga kuadri i perhershem, dhe po ne kete linje u fokusuan te gjitha diskutimet e deputetve ne seancen e djeshme. Kreu i opozites Berisha riperseriti dje faktin se krijimi i piramidave ishte nje gabim i tolerances se qeevrisjes se PD-se. Por sipas Berishes ne rast se ai do te kishte qendruar ne pushtet mund kishte realizuar kthimin e parave, pavaresisht se kete gje nuk e premtoi ashtu si Kryeministri aktual Fatos Nano. &quot;Mendoni se ky zoteri do te ktheje ato para ashtu sic deklaroi ne Vlore? Ju qe flisni sot ketu jeni hajdutet e piramidave. Mos vazhdoni te permendni Osman Shehun, pasi ai eshte denoncuar nga administrata e PD-se, por beni publike njerezit tuaj, qe kane vjedhur aq shume&quot;, tha Berisha.

Nga ana tjeter, Berisha I kujtoi Nanos se nga gjithe premtimi qe beri ne Vlore, eshte mbajtur fjala, por jo per kthimin e parave, por per vjedhjen e tyre 100 perqind. Madje ai tha se nje dite, te gjithe njerezit qe vodhen leket e shqiptareve, do te ndeshkohen nga drejtesia.

Lideri opozitar i kujtoi Nanos edhe kohen kur ai e falenderoi pas daljes nga burgu, duke pohuar se me pas kishte shfaqur crregullime psiqike. Ndersa kryeministri Nano ne fjalen e tij nuk ka bere gje tjeter, vecse ka kujtuar ate qe ndodhi ne ekonomine gjate kohes se ekzistences se firmave rentiere dhe pas deshtimit te tyre. &quot;Mungesa e nje vizioni te qarte per zhvillimin ekonomik te vendit si dhe babezia per te perfituar sa me shume dhe sa me shpejt nga pushteti, e coi regjimin piramidal te Berishes ne tolerimin dhe me pas organizimin dhe mbrojtjen e aktiviteteve te paligjshme dhe kriminale ne ekonomi gjithashtu. Nuk eshte e rastesishme qe piramidat financiare filluan te lulezojne menjehere pas nderprerjes se luftimeve ne Bosnje Hercegovine&quot;, tha Nano.

Debati vazhdon sipas ideve te liderve

Nenkrytari i komisionit te fajdeve Limos Dizdari ka keruar nga opozita qe te benin publike listen me emrat e 181 personave te implikuar, per te cilin vite me pare kishte deklaruar Albina Karamitro se ekzistonte. Dizdari iu pergjigj shkurt disa prej pyetjeve te bera, pasi perfaqesuesit e opozites nderhyne duke pohuar se nuk ishin njohur me pyetjet. Madje kryetari i grupit parlamentar te PD-se Bamir Topi i beri verjetje per kete kryetarit te Kuvendit. Pas diskutimeve te Nanos dhe Berishes, te gjitha ato qe u thane ne seance plenare ishin thjesht per te respektuar rendin e dites dhe detyren qe kishte marre secili nga deputetet nga forca e vete politike. Ne mjaft raste deputetet dolen jashte tematikes se diskutimimit duke iu riktyer ngjarjeve qe ndodhen ne 97-en.

Ndersa anetari I komisionit Pec Zogaj akuzoi Institutin e Ekonomise se Greqise si te implikuar ne procesin e transparences. &quot;Ne kemi gjetur gjurme te nderhyrjes se Insitutit te Ekonomise se Greqise. Nuk eshte koecidence qe ardhja e presidentit te ketij instituti, eshte ne te njejten kohe, kur ndryshoi kontrata me Deloite &amp; Touche. Raporti i opozites eshte i vetmi dokument qe nuk ka dale me vulen e Farudin Arapit, i vemti dokument qe hedh drite mbi njollen me te erret te historise moderne te vendit tone&quot;, tha Zogaj. Sipas tij falimentimi i disa prej firmave sic ishte M.Leka, ka qene per te zhdukur parate. Po keshtu edhe dergimi ne burg i Vehbi Alimuces eshte bere per ta zhdukur ate si deshmitar. Zogaj shtoi me tej se firma &quot;Vefa&quot; kishte shperndare 17 milione dollare me shume sesa kishte grumbulluar.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kryeministri akuzon ashpër Berishën në Parlament në debatin për raportin e komisionit të fajdeve[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Nano:[/list]
Berisha zhduku 1.1 miliardë USD
&amp;#8220;Vetëm më 31 dhjetor 1996 u tërhoqën nga firmat piramidale 169 milionë USD&amp;#8221;

TIRANË- Kryeministri Fatos Nano akuzoi dje në Parlament kundërshtarin e tij politik, Sali Berisha për rrjedhje të shumave të mëdha të parave nga firmat pirmidale. Akuza e Nanos ndaj Berishës ka qenë për zhdukjen e 1.1miliardë dollarëve amerikanë. Në fjalën e tij Nano ka qenë shumë i ashpër në adresë së Berishës dhe qeverisjes së PD-së për krijimin e fajdeve, duke rikthyer debatet e ashpra në Parlament mes dy drejtuesve kryesorë të politikës shqiptare. &amp;#8220;Në momentin kur qeveria e drejtuar nga unë arriti të merrte zyrtarisht në administrim ligjor nën mbikëqyrjen e Bankës Botërore në 1 Tetor 1997, llogarinë bankare të 24 firmave piramidale në to u gjendën vetëm 9.5 milionë dollarë. Ku i keni çuar gati 1.1 miliardë dollarë z.Berisha? Sepse asnjë qindrakë nuk mund të tërhiqej prej këtyre llogarive bankare, pa firmën e Presidentëve të çdo firme piramidale, miqtë tuaj që doni t&amp;#8217;i ktheni edhe sot në pushtet&amp;#8221;,- iu drejtua Nano, Berishës. Sipas kryeministrit, derdhjet më të mëdha në llogaritë apo &amp;#8220;arkave të bananeve të kompanive rentiere apo fondacioneve huamarrëse kanë ndodhur kryesisht gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 1996&amp;#8221;. &amp;#8220;Nëse deri në fillim të vitit 1996 ishin depozituar në to vetëm 250 milionë USD, deri në muajin tetor të vitit 1996 u depozituan 5 herë më shumë, pra rreth 1.2 miliardë USD&amp;#8221;,-theksoi Nano. Kryeministri ka dhënë më pas fakte që sipas tij japin shifrat e rrjedhjes së milionave dollarë amerikanë nga firmat e renitere. &amp;#8220;Fakti më absurd dhe demaskues kundër jush është ligji i 23 janarit 1997 &amp;#8220;Për ndalimin e skemave piramidale mashtruese&amp;#8221; i miratuar nga ana e qeverisë së kompententit Meksi dhe Parlamentit Berisha të asaj kohe. Ligji kishte si objekt vetëm fondacionet &amp;#8220;Xhaferri&amp;#8221; dhe &amp;#8220;Populli&amp;#8221; duke lejuar të gjitha kompanitë e tjera skemë piramidale të lira të zbraznin llogaritë e tyre dhe të njerëzve të tyre të afërm&amp;#8221;,-tha dje Nano. Ai akuzoi Berishën për mosdekretim në maj të vitit 1997, të ligjit &amp;#8220;Për administrimin e firmave piramidale&amp;#8221;, duke e cilësuar liderin e PD-së, si një si një mbrojtës të këtyre kompanive renitere. &amp;#8220;Me këtë veprim publik, Berisha ka konsumuar provat flagrante të bllokimit të drejtësisë së shtetit ligjor për të vepruar, sepse me këtë veprim publik Berisha nuk lejoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të frenonte rrjedhjen e llogarive nga spekulantë të politikës dhe tregut financiar. Berisha kërkon të na akuzojë se ne abuzuam me asetet dhe paratë që gjetëm pas bllokimit ligjor të kompanive rentiere. Më lejoni t&amp;#8217;ju kujtoj se sipas dokumenteve zyrtare vetëm më 31 dhjetor të vitit 1996, në një ditë, janë tërhequr nga llogaritë e firmave piramidale në bankat shtetërore afërsisht 169 milionë USD. Vetëm më 31 mars 1997 rreth 67 milionë USD të tjera në një ditë dhe deri më 31 korrik 1997 edhe 25 milionë USD të tjera, në total 261 milionë USD. Zoti Berisha, ju jo vetëm nxitët dhe mbrojtët skemat piramidale, por u dhatë mundësinë bashkëpunëtorëve tuaj në krim të abuzojnë me pushtetin dhe të dalin vetëm për vete të padëmtuar nga katastrofa më e madhe ekonomike e Shqipërisë. Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë opozitën e sotme që na dha mundësinë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve autorët e zhdukjes së 1.2 miliardë dollarëve dhe të mbi 3 mijë jetë njerëzish të pafajshëm&amp;#8221;,-theksoi kryeministri.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kthimi i parave[/list]
Nano kundërshtoi edhe skemën e ofruar nga Berisha për mënyrën e dhënies së parave të kreditorëve. &amp;#8220;Në bazë të skemës së Berishës do të duheshin rreth 100-120 vjet për të rimarrë në vlerën e tyre nominale kursimet e investuara në këto skema dhe të grabitura nga regjimi i Berishës. Më lejoni t&amp;#8217;ju kujtoj se vetëm &amp;#8220;Vefa Holding&amp;#8221;, kur e mor në dorëzim nga administratorët ndërkombëtarë gjeneronte nëpërmjet pagave për personelin nje humbje prej afërsisht 1.2 milionë USD çdo vit. Sipas të gjitha përllogaritjeve dhe mundësive normale të një tregu të ligjshëm, borxhi i &amp;#8220;VEFA&amp;#8221; mund t&amp;#8217;i kthehej kreditorëve në rastin më të mirë pas 170 vjetësh&amp;#8221;,-theksoi kryeministri. Nano nuk është kursyer në deklaratat e tij, për ta akuzuar Berishën si një mbrojtës të firmave pirmaidale. &amp;#8220;Ajo që opozita kërkoi të realizojë nëpërmjet këtij komisioni është njëlloj sikur kapobanda t&amp;#8217;u kërkojë prokurorëve dhe gjyqtarëve llogari pse nuk janë zbuluar ende të gjitha krimet që banda e tij ka kryer. E ritheksoj edhe njëherë se gjyqi ndaj piramidës politike, ekonomike dhe shtetërore që zoti Berisha krijoi në Shqipëri gjatë regjimit të tij ishte plebishitar, madje me dy raunde, në vitin &amp;#8217;97 dhe në vitin 2001, provë kjo që publiku i gjerë shqiptar nuk pranon më as të luhet për qëllime elektorale si ky i komisionit të fajdeve me kursimet e jetës që i gllabëroi regjimi i Berishës duke mos kursyer as jetë njerëzish&amp;#8221;,-theksoi kryesocialisti.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Akuzat[/list]
Nano akuzoi Berishën për ndihmën e dhënë në luftën e Bosnjë-Hercegovinës, duke thyer embargon e naftës që ekzistonte ndaj Serbisë. &amp;#8220;Nuk është e rastësishme që piramidat financiare filluan të lulëzojnë menjëherë pas ndërprerjes së luftimeve në Bosnjë Hercegovinë. Gjatë kësaj lufte, makina serbe e vrasjeve më makabre në historinë e njerëzimit të pas Luftës së Dytë Botërore është furnizuar me karburant, kryesisht nga regjimi i Berishës. Kjo veprimtari do të mbetet një njollë e zezë në ndërgjegjen dhe dosjen e atyre që e kryen. Përfitimet e paligjshme për shkak të thyerjes së embargos të naftës me ish- Jugosllavinë, lulëzimi i industrisë së skafeve dhe gomoneve, privatizimet me kritere politike, krijimi i ekonomisë së tenderave plaçkitës, të cilat e ngritën në sistem korrupsionin dhe abuzimin, krijuan mentalitetin e fitimeve të lehta dhe shtratin për lindjen dhe lulëzimin e piramidave financiare dhe mashtruese&amp;#8221;,-theksoi Nano.
Bledar Hoti

<ul style="list-style-type: disc">[*]Akuzat e Nanos ndaj Berishës[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]1.[/list]
Ku i keni çuar gati 1.1 miliardë dollarë z.Berisha? Sepse asnjë qindrakë nuk mund të tërhiqej prej këtyre llogarive bankare, pa firmën e Presidentëve të çdo firme piramidale
<ul style="list-style-type: disc">[*]2.[/list]
Falenderoj edhe njëherë opozitën e sotme që na dha mundësinë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve autorët e zhdukjes së 1.2 miliardë dollarëve dhe të mbi 3 mijë jetë njerëzish të pafajshëm
<ul style="list-style-type: disc">[*]3.[/list]
Berisha ka konsumuar provat flagrante të bllokimit të drejtësisë së shtetit ligjor për të vepruar, sepse me këtë veprim publik Berisha nuk lejoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të frenonte rrjedhjen e llogarive nga spekulantë të politikës dhe tregut financiar.
<ul style="list-style-type: disc">[*]4.[/list]
Berisha gllabëroi kursimet e jetës së shqiptarëve, duke mos kursyer as jetë njerëzish
<ul style="list-style-type: disc">[*]5.[/list]
Invensioni i skemave piramidale ishte një gjetje e Berishës dhe e qeverisjes tuaj për të zgjatur jetën e pushtetit tuaj abuziv dhe përfundimisht të pamerituar
<ul style="list-style-type: disc">[*]6.[/list]
Në regjimin piramidal të zotit Berisha, reformat ekonomike shkaktuan trauma me pasoja afatgjata për shoqërinë shqiptare. Të vetmit që përfituan nga këto reforma ishin berishkat të rreshtuara në formacione të korruptuarish, abuzuesish, hajdutësh ordinerë parash, tokash, pasurish imobiliare dhe votash.
<ul style="list-style-type: disc">[*]7.[/list]
Në luftën e Bosnjës, makina serbe e vrasjeve më makabre në historinë e njerëzimit të pas Luftës së Dytë Botërore është furnizuar me karburant, kryesisht nga regjimi i Berishës
<ul style="list-style-type: disc">[*]8.[/list]
Babëzia për të përfituar sa më shumë dhe sa më shpejt nga pushteti, e çoi regjimin piramidal të Berishës në tolerimin dhe më pas organizimin dhe mbrojtjen e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale në ekonomi
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

<ul style="list-style-type: disc">[*]Bode: Transparenca nuk nxori asnjë emër politikani[/list]

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode tha dje se qeveria socialiste është e implikuar në procesin e transparencës të firmave rentire, pasi ajo pas &amp;#8217;97 ka përvetësuar pronat e këtyre firmave.
&amp;#8220;Pas 6 vjetësh gërmime të ethshme por të dështuara nuk u bë e mundur të njolloset figura e politikanëve të djathtë megjithëse PD e pagoi koston elektorale&amp;#8221;-tha Bode. Ai shtoi se sot pas 6 muajsh nuk është riadresuar shuma e madhe e parave që iku jashtë vendit nga arkat e këtyre firmave dhe nuk është nuk është bërë publik asnjë emër politikani.
Sipas Bodes, gjithë administrimi dhe shitja e aseteve është bërë në kundërshtim të interesave të kreditorëve. &amp;#8220;As kredia greke nuk është lëvruar dhe llogaritë bankare që u ngurtësuan në &amp;#8217;97 u zbrazën kur qeveria e majtë erdhi në pushtet. Në 21. 2. 1997 në banka llogaritë e firmave huamarrëse ishin 100 milionë $ në 30. 7. 1997 në po të njëjtat banka ishin 15 milionë dollarë. Kush mban përgjegjësi për 85 milionë dollarët e shpërndarë&amp;#8221;. Ai shtoi se përvetësimi i pasurive fikse u bë gjatë privatizmeve të paligjshme për klanin Nano dhe kundështarët e tyre, ku fshtsra turistikë u shitën me çmime qesharake&amp;#8221;.
 

Klinton

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Sic duket Berisha eshte i detyruar te pranoje marreveshjen e vitit te kaluar ne baze te Kanunit per te mos nxjerre sekrete te cilat implikojne piramiden e PS-se
<ul style="list-style-type: disc">[*]Malaj-Berishës:[/list]
Meqënëse z.Berisha është profesor në mjekësi dhe unë për fat të mirë profesor në ekonomi, po i them parimin bazë të adhamullit që të shpëtojë pjesa e mire duhet hequr pjesa e keqe. Ne hoqem piramidat kancerozë ne ekonomi dhe në politiken e këtij vendi.


<ul style="list-style-type: disc">[*]Kreu i opozitës akuzon kryeministrin Nano për zhdukjen e 100 milionë dollarëve[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha: Në &amp;#8217;97 paratë mund të ktheheshin 100%[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]&amp;#8220;S&amp;#8217;mund ta merrja përsipër sepse një borxh i pamarrë nuk mund të shlyhet kurrë nga shteti&amp;#8221;[/list]

TIRANE- Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi dje në Kuvend se funksionimi i firmave piramidale ishte një gabim i madh i tolerimit të qeverisjes demokratike. Por, Berisha shtoi se qeveria &amp;#8220;Nano&amp;#8221; duhet të kthente 100% të parave të premtuara duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Fatos Nano &amp;#8220;Të nderuar zorërinj, piramidat janë që një gabim i rëndë i tolerimit të Partisë Demokratike, por të jeni të sigurt se do të jetë programi i PD parasheh jo kthimin e parave sepse ne atë e kemi zgjidhur, por ndjekjen e krimit monstruoz që ju ndërtuat duke vjedhur pasurite e tyre. Ta dini mirë 97% e ndërtimtarëve të tyre janë drejtues të PS me listë si psh. kryeministri Fatos Nano me kunatin e tij, apo adhamudhi (Arben Malaj) me kushëririn e vet . Me ardhjen tuaj në pushtet çdo prone, objekt u shtetëzua me qëllim vjedhjen&amp;#8221;, -tha dje Berisha. Lideri i opozitës u ndal gjatë dje në premtimet e qeverisë socialiste për kthimin e parave &amp;#8220;Ky njeri (Fatos Nano)me datën 9 qershor të &amp;#8216;97 do t&amp;#8217;i premtonte shqiptarëve në një akt solenm duke u përkulur se do t&amp;#8217;u kthejë paratë 100% së bashku me interesin. Ky njeri u shndërrua në superbosin i piramidave sepse premtoi rikthimin e të gjitha parave aq sa kishte premtuar Xhaferri apo Sudja. Unë mendova se ai bëri një zgjidhje që mund ta bëja edhe unë sepse ekzistonin të gjithë mundësitë në atë periudhë që paratë të ktheheshin qindarkë për qindarkë. Unë një gjë të tillë nuk mund ta merrja përsipër së pari sepse një borxh i pamarrë nuk mund të shlyhet kurrë nga shteti dhe nga individi&amp;#8221;, -tha Berisha. Sipas tij 120 milionë dollarë në banka që ndodheshin në mars të vitit &amp;#8216;97 do të arrinin dy- tre fishin brenda katër pesë viteve duke përdorur bonot thesarit. &amp;#8220;Në rast se do të shtojmë 100 milionë dollarë borxhe këtu të adhamudhëve të piramidave të kryesuara nga Arben Malaj, atëherë nuk kishim të bënim me 140 milionë por me 240 milionë dollarë. Po të premtoja kthimin do të shtoja këtu edhe asetet të cilat vetëm të një kompanie në vlerë toke vlejnë se paku 50 milionë dollarë pra mendova se duke ndjerë një farë përgjegjësie, thashë se ky zotëri do t&amp;#8217;i kthejë paratë&amp;#8221;, -theksoi Berisha duke kerkuar se ku janë aktualisht 100 milionë lekë sipas tij, të vjedhura .&amp;#8220;Kush i mori dhe ku janë 100 milionë dollarë borxh, ju përmendni deri me sot Osman Shehun, të denoncuar nga grupi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në mënyrë të përsëritur në &amp;#8216;96. Por pse nuk përmendni ata dhjetëra dhe dhjetëra të tjerë të cilët u detyrohen kreditorëve shqiptarë 100 milionë dollarë sepse që të gjithë janë soji juaj, sepse që të gjithe janë vëllezërit, motrat dhe kushërinjte tuaj. Pse nuk kthyet tokën (Nano) apo i dhatë kunatit Palasën dhe qendrën e Tiranës. Me paratë e piramidave po ndërton biznesin tend dhe të familjarëve të tu. Kjo është arsyeja që t&amp;#8217;i more kryesimin e shpërdorimit të qindra milionë dollarëve. Ku shkuan paratë e VEFA-se që ishin 140 milionë në Mars të 97 dhe 39 milionë në nëntor të 97. Kush i mori? Vjedhja që ju keni bërë do t&amp;#8217;u ndjekë në vite. Ku janë 320 objekte të VEFA-s. Kush mori 1 milion e 200.000 m2 troje dhe plazhe. Ju premtuat kthimin 100% por vodhët 100%&amp;#8221;, -tha Berisha Kryetari i demokratëve akuzoi sërish Nanon si faktor i regjimit të vrasjeve dhe burgosjeve politike &amp;#8220;Duhet t&amp;#8217;i them zotërisë që reklamoi pajtimin. Në analet e historisë ti je vrasës kundërshtar dhe regjimi si regjimi i vrasjeve politike i burgosjeve politike ndaj dhe matu mire kur të flasësh për pajtime dhe të tjera gjëra&amp;#8221;, -shtoi ai.
N.Perndoj

Replikat:

Berisha:
Duhet t&amp;#8217;i them zotërisë që reklamoi pajtimin. Në analet e historisë ti je vrasës kundërshtar dhe regjimi si regjimi i vrasjeve politike, i burgosjeve politike ndaj dhe matu mire kur të flaësësh për pajtime dhe të tjera gjëra
Nano:
Siç e e pe sot, unë nuk ika por ju prita.Të gjithë ku i gjithë mileti po pret që të ikë ai burri (Berisha). Ai nuk ikën. Madje nuk respekton as ligjet e shtetit, as organet e shtetit ligjor as dokumentet dhe llogarite bankare të pasqyruara nga një komision parlamentar. Ai njeh vetem një kanun dhe të gjithë i koncepton në bazë të kanunit. <span style="font-weight: bold">Pra aty një burrë vazhdon të lutet që ta fusin në burg. Ne nuk e fusim. </span> Nuk ka avantazh më të madh për maxhorancën sesa të kesh një opozitë të drejtuar nga ai. Faleminderit për nderin që na bëni. Do të vazhdoni të ikni duke ndenjur.
Berisha:
Tani për të ikur ikën ti. Ti e ke sindromin e fugave.Ti je fuga e poltikës së Shqipërië dhe prapë do të ikësh por prapë je në sindromin tënd. E vërteta është se sot ti fole si &amp;#8220;Super Sudja&amp;#8221;
<ul style="list-style-type: disc">[*]Malaj-Berishës:[/list]

<ul style="list-style-type: disc">[*]Meqënëse z.Berisha është profesor në mjekësi dhe unë për fat të mirë profesor në ekonomi, po i them parimin bazë të adhamullit që të shpëtojë pjesa e mire duhet hequr pjesa e keqe. Ne hoqem piramidat kancerozë ne ekonomi dhe në politiken e këtij vendi.[/list]
 

sent

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] Te gjithe besoj se e kemi akoma te fresket ate çka ndodhi ne vendin tone ne vitin 1997. Natyrisht qe falimentimi i piramidave ishte nje motiv mjaft i forte per te shkaktuar nje reagii te tille tek njerezit.Keto ngjarje dramatike per vendin diti ti shfrytezoje mjaft mire opozita e atehereshme (PS, PSD, PAD) qe per te arritu qellimet e saj nuk kurseu as bashkepunimin me bandat kriminale te formuara po ne ate vit. Myrteza Caushi (Zani) eshte nje nga keta shembuj. Por natyrisht ka edhe plot emra te tjere qe mund te permendim. Ne ate periudhe lulezuan takimet midis krereve te opozites (Gjinushi, Milo, Brokaj, Ruçi etj) me bosat e bandave kriminale. Vlora u shnderrua ne nje vend ku kriminlet benin afare me njeri-tjetrin.
Nga ana tjeter presidenti i plotfuqishem i kohes Sali Berisha, kerkoji qe te zgjidhte situaten me metoda dhune, duke shpallur gjendjen e jashtezakonshme dhe duke derguar trupa per te mbytur revoltat. Ky ishte arsioni qe kurorezoi vijen e dhunes dhe shtypjes qe Berisha kishte ndjekur gjate 5 vjet pushteti.
Ne kete skenar te nderlikuarnje rol shume te madh luajti edhe faktori nderkombetar, sidomos ai i fqinjeve.
Ne krize e siper OSCE dergon nje mediator austriak per te zhbllokuar situaten (Vranicki).
Itali ne te njejten kohe do qe te marri ne dore situaten ne Shqiperi. Atehere zevendes ministri i puneve te jashteme te Italise dhe sekretari aktual i demokrateve te majte Piero Fassino i jep udhezime amabsadorit italian ne Tirane (Paolo Foresti, nje njeri i konsideruar shume afer Berishes), qe te bej presion mbi Berishen, qe ky i fundit mos ti ulej kerkesave te Vranickit.
Berisha vonon tratativat dhe vedni eshte pothuajse ne nje lufte civile.
Pse Italia vepron keshtu???
Tjesht fare. Pas deshtimit tirans te Vranickit, arrin ne Shqiperi Romano Prodi (kal beteje i te majtes italiane) dhe arrin te bindi Berishen te japi doreheqjen dhe rrezikon jeten duke vajtur personalisht ne Vlore per te folur me “rrebelet”. Ne Vlore pritet nga Zani , ky i fundit i stervitur me se miri mbi menyren e te sjellurit.Absolutisht nuk duhet te cenohej personi i Prodit.
Rezultati i kesaj manovre alla italiana???
Pas kesaj iniciative prestigji nderkombetar i Prodit arrin ne stratosfere. Tani ai konsiderohet si njeriu qe shpetoi Ballkanin nga nje lufte civile dhe nga nje destabilizim qe dukej shume konkret.
Prodi fluturon drejt Brukselit per tu ulur ne karriken e presidentit te komisionit evropian.
Edhe njehere Shqiperia shnderrohet ne nje trampolino per politikanet evropiane. [/qb]
.po e theksoj mos shkruaj kaq shume llafe boshe se te lodhet dora.
 

zog

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

issi, shume ide origjinale dhe e holle. mendoj se kjo do te perseritet PRAP ne shqiperi. ngaqe shqiptaret jane rob te TRASHE (individualiste te çartun), veç te veshtrosh si i bin kodra mbas bregut tek kjo teme dhe e kupton pa u lodh shume.

&quot;mendoj se kesaj rradhe s'eshte çudi qe &quot;papa i ri&quot; te perdore, edhe njehere, shqiperine per katapulsim ne fron. sipas informatave private situata ne shkoder po degradon ne menyre alarmante.................&quot;
 

jula

Primus registratum
Re: vlore 1997- Bruksel2003

1997, gjate diskutimit shume te ndezur ne Parlamentin italian mbi misionin &quot;Alba&quot;, regjistrohet &quot;gabimisht&quot; nje shprehje jo formale e Piero Fassino (sottosegretario agli Esteri):
&quot;Pavaresisht nga e tatepjeta qe ka marre ose mund te marre konfrontimi civil ne Shqiperi, pika e vdekur nga e cila s'mund te zmbrapsemi eshte evitimi i rikthimit ne pushtet te S.Berishes. Jam gati te rrezikoj edhe krizen parlamentare te shkaktuar nga PRC.&quot;

<span style="font-style: italic">*&quot;L'Italia dell'Ulivo&quot;, Indro Montanelli
dokumentuar ne kroniken parlamentare te kohes</span>
 
Top