VloraVizion.com (si mendoni)

SportiSot.tk

Primus registratum
VloraVizion.com (si mendoni)

Vlora Vizion

Faqja më e re për qytetin e Vlorës në internet. Faqja është në ndërtim e sipër, kemi krijuar forumin vlonjat. Jemi duke krijuar edhe një faqe kryesore ku do të përmbajë përmbledhje lajmesh, muzikë, argëtim, sport, kulturë nga Vlora dhe Shqipëria. Nëse dëshironi mund të jepni mendimin tuaj këtu për faqen
Gjithë të mirat
 

ThE-BeSt

Primus registratum
Re: VloraVizion.com (si mendoni)

Websiti do nje pune te madhe dhe sidomos ne kete gjendje qe eshte.Per forumin mire por kompletojeni mire websitin

==================================
The best www.tirana-live.tk
 

renea

Primus registratum
Re: VloraVizion.com (si mendoni)

si mund te japesh mendim per nje faqe te pabere?
Shpresoj mos te jete e stilit te njejte me c'ka keni tani, suksese dhe pune te mbare
 

SportiSot.tk

Primus registratum
Re: VloraVizion.com (si mendoni)

Përshëndetje!
Përfundova forumin 3 ditë më parë dhe e vendosa online. Mendimin që ju kërkova ishte për forumin sepse faqja si mund të shihet është në ndërtim. Do të filloj me ndërtimin e faqes pas disa ditësh.
Sigurisht që ajo do të ndryshojë.
Gjithë të mirat
 

ladio

Primus registratum
Re: VloraVizion.com (si mendoni)

Pershendetje,

Besoj se nuk ka nevoje per komente per faqen... Sa per forumin mire eshte por dicka kam kohe qe nuk arrij ta kuptoj jo vetem tek jo faqe por pothuajse tek te gjitha faqet shqiptare: pse duhet patjeter te kete cdo faqe shqiptare nje forum?? Aq me teper kur krijohen tema nga me te ndryshme. Per mendimin tim do te jete me mire qe tek forumi jot te vendosesh vetem tema qe kane te bejne me faqen, ne kete rast vetem tema qe kane te bejne me Vloren dhe asnje gje tjeter. Lerja politiken e te tjerat forumeve qe jane gjenerale dhe qe kane marr forme si Albforumi ose Forumishqiptar.

Mos i merr per keq keto qe te kam thene,

cheers,
mySteRioUs
 

SportiSot.tk

Primus registratum
Re: VloraVizion.com (si mendoni)

Fillimisht postuar nga mySteRioUs:
[qb] Pershendetje,

Besoj se nuk ka nevoje per komente per faqen... Sa per forumin mire eshte por dicka kam kohe qe nuk arrij ta kuptoj jo vetem tek jo faqe por pothuajse tek te gjitha faqet shqiptare: pse duhet patjeter te kete cdo faqe shqiptare nje forum?? Aq me teper kur krijohen tema nga me te ndryshme. Per mendimin tim do te jete me mire qe tek forumi jot te vendosesh vetem tema qe kane te bejne me faqen, ne kete rast vetem tema qe kane te bejne me Vloren dhe asnje gje tjeter. Lerja politiken e te tjerat forumeve qe jane gjenerale dhe qe kane marr forme si Albforumi ose Forumishqiptar.

Mos i merr per keq keto qe te kam thene,

cheers,
mySteRioUs [/qb]
Përshëndetje!
Kam vendosur edhe shumë tema të tjera që kanë lidhje me Shqipërinë dhe jo vetëm me Vlorën sepse nuk dëshiroj që ky forum të jetë vetëm i vlonjatve por dhe i gjithë shqiptarëve. Shpresoj që më pas kur forumi të marrë disi një formë të regjistrohen në forum edhe shqiptarë që banojnë apo kanë banuar në qytete të tjera në shqipëri. Edhe unë kështu mendoj si ti që nuk duhet të ketë çdo faqe një forum dhe në fillim kam menduar ti vendos një forum tjetër vlonjat por më pas ndryshova mëndje. Të shohim e të bëjmë po nuk pati sukses do të mbaj vetëm faqen, atë që do të ndërtoj kuptohet /pf/images/graemlins/wink.gif
Gjithë të mirat
 
Top