Vleresimi ne Eurovizion

Al-Punk

Still here
Vleresimi ne Eurovizion

Po shihja sot finalen ne Eurovizion dhe te them te drejten ai votimi me duket pak "i padrejte" (ne kuptimin jo harmonik me drejtesine qe pritet per te vleresuar kengen me te mire).

Votimi bazohet ne votat e popullit dhe i bie qe populli me me shume interes+me shume njerez te votoje me shume per kengen e tij, pavaresisht (deri ne nej fare pike) nga kenga.
Keshtu, ne Zvicer qe ka Shqiptare votohet kenga shqipe, ne Maqedoni vleresimi maksimal... pertej ketyre dy shteteve votohen kenget e fqinjeve te mire.
Vendet sllave psh votojne gjithmone per njera tjeter. Nuk eshte se jam kundra, duke marre parasysh faktin qe eshte shfaqje e kultures aktuale. Por thjesht shoh se humbet vleresimi i vleres (se kenges) dhe del ne pah votimi nacionalist.
Psh une votova jo se mendoja se kenga shqiptare ishte me e mira, por sepse doja te vleresohej.
Dhe jam i sigurt qe votimi i cdo kujt (!?) ka qene i bazuar ne te njejten llogjike.

I bie qe votimi demokratik ne kete rast, duke pasur baza nacionaliste nuk eshte i drejte.
Besoj se Eurovizion do e ndryshoje menyren e vleresimit kur te shohe per nja 5 vjet rrjesht votimin qe bejne disa shtete dhe kur te shohe qe disa shtete, do jene gjithmone ne vendet e para.

P.S Kenga Turke ishte shume e bukur:)

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Mandi nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo
Po te shohesh qe Qipro cdo vit i jep 12 pike Greqise ose Maqedonia Shqiperise ose Britania e Madhe Franca dhe Gjermania nuk i kalon 20 pike se nuk voto njeri per to detyrimisht votimi eshte nacionalist
Edhe une votova per Shqiperine po ce do shqiptaret ne Angli i kishte zene gjumi mbreme

Al-Punk

Still here
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Per ta vazhduar o gjysh...
Mendoj qe Eurovizion eshte dhe nje investim shume i mire financiar per cdo shtet.

Me llogjiken e votes publike, i bie qe te jete e mundur dhe manipulimi i votes.
Psh nese qeverise turke do i tekej te ishte organizatore e Eurovizion pas dy vjetesh, edhe nese do kishin nje kenge teresisht te shemtuar, mjafton nje fushate sensibilizimi ndaj turqve kudo qe te votojne ate nate dhe me nje probabilitet te larte ata do fitonin.
Gjithashtu per nje nate, mund te merren nga 50 000 numra telefoni me qera ne disa shtete qe te bejne nje votim per Turqine dhe OP! ja ku paska nje fitues!

Hm, nuk do ishte keq te behej per Shqiperine keshtu! Aktivitete te tilla jane nje burim shume i mire ekonomik (hyrje parash nga Turizmi) dhe nje reklame shume e mire per nje vend qe pak kush e di cfare ofron.

olololol

Primus registratum
Re: Vleresimi ne Eurovizion

NJe nga arsyet pse ITALIA ka kohe qe ka hequr dore nga Eurovizioni eshte menyra si votohet.
Pra nuk vleresohet kenga, melodia etj po miqesite midis shtetete, mardheniet plolitike etj etj.
Po ne pse paraqitemi ne Eurovizion perhere me kenge te lodhura ?
Te lodhura ne kuptimin skane alegri , skane nje melodi qe te mbetet ne mendje, perhere me kenge vaji do marrim pjese ???

Me beri pershtypje ai plaku kroat e pate ca kenge sa alegro .

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Per ta vazhduar te votimet si nuk mbushem mend ne shqiptaret mer jahu cdo vit tu votu per Greqine /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif

Guest
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Me votat nuk ka MANIPULIME , sepse kontrollohen nga sateliti nga nje kompani Angleze qe merret me kyt pune , quhet "TIM" mos gaboj

Pra vetem kjo kompani mundet te beje manipulim t,i japi shteteve te dhana fallco (llogari manipuluese) per interesa te ndryshme politike, ekonomike, etj

Al-Punk

Still here
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Dmth qe mund te behen manipulime?
Faktikisht nuk e di se si ne Shqiperi mund te kene votuar per kengen greke qe nuk kishte motive greke! Per paranoje, do isha kurioz te dija cila kompani i numeron votat ne Shqiperi.

Sdq, nje artikull shume i bukur eshte shrtuar nga Rovena Rrozhani :
Euroqoka!

Në kohën kur në qiell ngrihen avionë moderne me pishina dhe palestra brenda tyre, të bësh festivale si Eurosong është si të jetosh jashtë kohës. Eshtë fjala e këngëtarit të njohur italian Masimo Ranieri. Kur e tha? Një vit më parë kur përgatiste Traviatën e tij moderne për skenën shqiptare dhe vetëm pak javë para se Shqipëria të drejtonte sytë për nga Eurosong i radhës. Për egon shqiptare, që aq shumë e priti, përfoli dhe ëndërroi Eurosong derisa më në fund ia doli mbanë, një përcaktim i tillë është një kafshatë që nuk kapërdihet. Dreqi ta hajë, marrim pjesë në një garë me shtetet e Evropës dhe politikisht jemi ende larg saj, kështu që ky hap i vogël i artit drejt kontinentit ku edhe jemi edhe nuk jemi është i rëndësishëm për ne. Ndërsa një italian do të qeshte me egon tonë dhe do të aprovonte thënien e artistit bashkëkombës. Sepse Italia më mirë se kushdo tjetër e di mirë historinë e festivalit evropian meqë i është dhënë rasti që në fillim ta shkruajë me pjesëmarrjet e veta. Por ndonëse i numërojmë me gishta pjesëmarrjet tona në Eurosong gjithnjë e më shumë po bëhemi të ndërgjegjshëm për formalitetin e këtij aktiviteti. Një sy realist arrin të dallojë pa u sforcuar degradimin e festivalit që po preferon kaq shumë kostumin e diplomatit. Për çdo vit kush harron, mund të shikojë e të kujtojë sesi familjet evropiane bëjnë qoka e karshillëqe me njëra-tjetrën. Pas çdo kënge që prezantohet, ndihet, kuptohet dhe shihet një nacionalizëm i kotë, i ngjashëm me një demonstrim force në festa pavarësish, por aspak zbavitëse. Me të mbaruar konkurrimi fillon procesi i çmendur i televotimit. Kombet e një “barku” nuk e tradhtojnë gjakun e tyre dhe votojnë bindshëm për njëri-tjetrin. Më të veçuarit janë ata të “barkut” Perëndimor, ata që nuk kanë dëshirë të përfshihen në tema nacionalizmash. Votojnë për njëri- tjetrin por janë shumë larg barkut lindor dhe për pasojë zënë gjithmonë vendet e fundit. Aq të fundit dhe të lodhura ndihen kombet e “barkut” Perëndimor sa një pjesë e tyre e kanë fshirë fare nga axhenda Eurosongun. Pas gjithë asaj parade flamujsh, spektakli që ngrihet në këmbë me shumë propagandë të mbetet një shije e hidhur, që të krijon përshtypjen se ke qenë një vizitor i pafat i panairit të kotësive. E në fakt nuk është një panair vetëm me kotësi. Se muzika është aty, e mbytur e nënshtruar ndaj të gjithë fqinjëve së të gjitha barqeve duke qëndruar gjithnjë e fundit. Dikur ishte e para ajo, por sot jo më. Dhe kështu do të jetë përsa kohë të mos i pritet rruga televotimit që i ngjan qokave me qese karamelesh dhe çokollatash që fqinjët bëjnë tek njëri-tjetri. Dhe përsa kohë të jetë një formalitet Eurosong nuk ka pse të shihet nga artistët tanë si një vend i shenjtë, përveçse si një mundësi për të bërë edhe në qokat tona, përpos të kënduarit natyrisht. Sepse në Eurosong i pëlqejnë më shumë Euroqokat!

spider

Forumium praecox
Re: Vleresimi ne Eurovizion

une per vete nuk e pash eurovisionin per keto arsye dhe per kenget pa vlere te votuara me shume ne dy tre vitet e fundit, por u bera pishman qe se pash kur mora vesh se shqiperia kish kaluar ne finale,
e pash sot kengen e oltes dhe ishte me te vertete e mrekullueshme zeri i saj super dhe jam i bindur qe ajo do ece ne te ardhmen. sa per greqine mori vota jo se ishte ndonje kengetare me kushedi se ca zeri por per arsyen se ishte alegre sexi dhe me ate refrenin qe te ngel ne mendje. + sa per informacion ajo kengetarja mamane ka greke eshte e lindur e rritur ne amerike dhe te gjithe e tallin kur mundohet te flase greqisht, vjet greqine e perfaqesoi prap nje libanezo-grek dhe parvjet ajo me duket se ishte greke nga qipro vitin qe kaloi fituesja e eurovisionit ishte prap greko-amerikane me duket, me pak fjale edhe ne kenge greqia arrit rezultate si ne peshngritje pak a shume lol.

nje pyetje kisha une cfare dreqin kerkon izraeli ne eurovision????

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Te sqaroj dy gjera ketu
TIM eshte kompani italiane ne Angli nuk ka TIM
Kurse para tre vjetesh kur fitoi Greqia Eurovizionin nuk ishte greko-amerikane por greko-suedeze me sa di une
Tung

alinos

Forumium maestatis
Re: Vleresimi ne Eurovizion

kenga jone ishte shume e bukur dhe e kenduar mire! Te tjerat s'kane rendesi.

Florus

Forumium maestatis
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Originally Posted By: BAB_LYMI

NJe nga arsyet pse ITALIA ka kohe qe ka hequr dore nga Eurovizioni eshte menyra si votohet.
Pra nuk vleresohet kenga, melodia etj po miqesite midis shtetete, mardheniet plolitike etj etj.

Vallaj ka ra rehat taljoni.
me sa kam degju dhe un, vendet perendimore kane kercenuar dhe me bojkot ne mase te eurovizionit per kete arsye.
po mir xhanem, kaq e veshtire qeka te zgjidhet ky problem si p.sh. venia e nje jurie nderkombtare apo ku di un cfar?!

p.s. pale si do jet ndier p.meneguzzi qe s'hyri as n finale /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Florus

Forumium maestatis
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Originally Posted By: spider

nje pyetje kisha une cfare dreqin kerkon izraeli ne eurovision????

nuk eshte evenimenti i vetem europian qe izraeli merr pjese.
ne fakt ai perfaqesohet edhe ne kampionatin europian te futbollit, basketbollit etj etj..
nuk eshte faji i ktij shteti qe ka qellu aty, mu ne mes te arabve e s'i ec "muhabeti" me asnji..

H

harap

Guest
Re: Vleresimi ne Eurovizion

ajo e jona aman ça kenge skandal . Po ne jemi mesuar ti bejme qejfin vetes.

Admir

Forumium maestatis
Re: Vleresimi ne Eurovizion

Gara me bajate, e me mediokre qe kam pare ndonjehere. Lere qe s'eshte gare fare!! Jurite marrin parasysh (ndersjelltasi) vendondodhjen e shtetit, dhe miqesite pasi dukshem niveli artistik eshte nen zero!

Hank

Valoris scriptorum
Azerbaixhani fitoi kete vit Eurovizionin dhe te them te drejten nuk mu duk dhe aq i keq vleresimi, me perjashtim te Shqiperise qe e tregon dhe njehere "Provincializmin" e saj duke i dhene pike gjithmone Greqise (megjithese kesaj rradhe i dhame me shume Italise)

mirdita

Papirus rex
Eurovizionin nuk e kam pa live sepse nuk kam pas koh e per kengen e Aurela Gjaqes mendoj se ishete nje kenge e mir e kenduar po ashtu edhe teksti vetem spoti nuk um ka pelqyer shum sipas mendimit tim spoti u kan ndesht mi paraqit bukurit e Shqipris sepse Shiqpria ka bukuri natyrore shum mir bukura ne bot :)

Top