Vlerat qytetare te shkodraneve

DriBuna

Primus registratum
Vlerat qytetare te shkodraneve

Kur, diskutojme dhe e themi me ze te larte qe “jam prej Shkodre” cfare vlerash qytetare duhet te kemi parasysh , sa I demonstrojme ato?
Sa koshiente duhet te jemi per to?
 

Mysterium

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

ka ik ajo kohe... une s'e degjoj ma ate fjale "jam prej shkodre" :confused:
 

jozi

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

jam krenare qe jam shkodrane ,jo per ate qe Shkodra me ka ofru por per ate qe me ka trasmetu...sidokjofte jeta jeme do vazhdoje ne nje tjeter shtet sepse lumtunine e vertete nuk e kam gjete ne Shkoder.
 

mario222

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

Jam shum dakort me ty. Midis shqiptaresh nuk ka ma kenaqesi se kur thu se je shkodran. Un e konsideroj respekt te madh. Vetem shpresoj te bahet dikur ashtu si dona me e pa ne, te bukur e te lulezume... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

mostro

Putraku
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

tesh me ja u than troç ashu si e don puna,na shkodrant jena bash plot vlera.Sa gjohemi qy me nadje vallahi na vje me shku n'banj e me la surratn e vesht,masnej kafen e pim me raki te bome vet ne baçe,dhe kur dalim perjashta shpise u thena te gjithve mirmnjes e mirmroma..
Masnej kur gatujm kortolla..na ik petlla vedit..
Tesh po ik se po me ik trami-furgoni dmth.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

DriBuna

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

Sa per Putrakun , nje here nuk pe me duket hic si shkodran.Mbase jam gabim e?!
Mysteriumit do te dosha me i thane qe edhe pse une kam pese vjet larg shkodres une hala identifikohem si shkodrane , dhe e them me ze te larte biles.Por po me vjen keq qe po thua qe nuk ka kohe qe nuk e degjon, duke injoruar komentin mbi vlerat tona.Nuk e di se ku jeton ti dhe nga vjen ti (Mysterium) , por mund ta shikosh mjaft qarte se sa lart e kane ngritur Shkodren brezat para nesh.Mos shko me larg se spektakli "Kenget e shekullit" ku gjysma e atyre qe marrin trofeun jane shkodrane.Ne ku jemi, ku do e pozicionojme ne Shkodren mbas disa koheve? Ku do renditesh ti si qytetar apo si bir/bij i saj?
Do behesh si lushnjari apo fieraku,skraparlliu?Apo te rren mendja se do behesh qytetar i Europes (per ju qe jeni jashte)? Apo do te vazhdojme akoma te flasim per vlerat e paraardhesve tane duke mos patur asgje te flasim per vete?He ku do jemi?
 

Pipi

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

Une do thosha qe sot shkodranet s'kane shume per se te krenohen. Une jam sh koshiente qe ne mbartim barren e historise dhe kultures mbi supe, dhe kjo asht dicka per te cilen une jam krenare dhe te cilen e mbroj me fanatizem. Por me thane te drejten une ndihem shume keq kur me pyesin "ca po bani ju sot?", pasi me thane te drejten ne te tane kemi ike dhe po mendojme per me rrite vlerat e vedit.
Sa per ate qe thote DriBuna. Asht sh e vertete qe Shkodra mbart vlera kulturore dhe kjo eshte e dukshme, por edhe ti vete s'po ndryshon gje pervecse po mendon per te miren tende.
 

bubuzheli

Primus registratum
Re: Vlerat qytetare te shkodraneve

Une kam kohe qe jam larguar nga Shkodra.Kohet e fundit si kishte mbetur gje tjeter vec emri.Edhe pse shpesh here jemi zhgenjyer ose kemi arritur endrrat tona,Shkodra per ne ngelet vendi ku hodhem hapat e para ku mesuam ABC-ne,ku mesuam historine,e ku degjuam kenget e bukura popullore.E kush nuk mallengjehet kur degjon nje kenge shkodrane ne rruge.Cfaredo mund te ndryshojme tani qe jemi ne dhe te huaj vetem emrin shkodran do ta kemi gjithmone me vete,sepse mbartim kulturen tone me te.
SHKODRAN KY ESHTE IDENTITETI YNE.
 
Top