Vizat, Berisha: Liberalizimi, sipas premtimit

Albforumi

Primus registratum
Vizat, Berisha: Liberalizimi, sipas premtimit

imagebutton.gif

berisha-sali.jpg
Kryeministri Sali Berisha e shfrytezoi mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike per te informuar se Shqiperia po ploteson me shpejtesi sic tha ai kerkesat per heqjen e vizave me Bashkimin Europian.

Nje nga kushtet kryesore eshte pajisja e nje numri sa me te madh qyetaresh me pasaporta biometrike, numri i cili deri tani ka arritur ne 231 mije aplikime, por qe duhet te rritet sa me shume per te qene bindes perpara grupit te verifikimit nga Brukseli qe vjen se shpejti ne Shqiperi.

Edhe njehere thirrja ime per mbare qytetaret eshte qe te aplikojne per te marre pasaportat e reja biometrike te teknologjise me te larte, tha Berisha.

Kushti tjeter eshte siguria e kufijve dhe brenda javes te 26 pikat kufitare te vendit do te jene te lidhur ne rrjet mes tyre dhe me Interpolin per te verifikuar cdo person dhe automjet qe hyn dhe del nga vendi.

Te gjitha kerkesat specifike jane ne plotesimin e siper perfundimtar brenda muajit nentor, theksoi Berisha.

Kerkesa tjeter eshte forcimi i luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku sipas kryeministrit Berisha po ecet me ritme te konsoliduara si ne miratimin e disa ligjeve te rendesishme edhe me zbatimin e tyre.

“Kjo maxhorance po ecen e sigurte ne plotesimin e kerkesave per liberalizimin e vizave per shqiptaret, per nje vendimmarje brenda vitit te pare te ketij mandati”, theksoi Berisha.

Duke e cilesuar nje proces historik vendimarrjen per liberalizimin e vizave, kryeministri Berisha ftoi edhe nje here opoziten te hyje ne parlament per te bashkepunuar me mazhorancen per kete ceshtje madhore per shqiptaret.

Realizimi i ketij akti eshte nje arritje historike jo vetem kombetare, po edhe individuale per cdo qytetar shqiptar.Ftoj opoziten qe te behet pjese ne kete proces dhe te futet ne sallen e kuvendit, tha Berisha.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4956. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4956

Top