visa studentore tek Ambasada Amerikane???

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
visa studentore tek Ambasada Amerikane???

Nese ndokush qe eshte larguar nga Shqiperia me vize studentore per ne USA dhe deshiron qe shume te tjere te kene te njejten mundesi apo shans eshte i lutur te ndihmoje me aq sa di me informacione si psh: Cfare duhet te kesh me vehte? Cfare duhet te besh si fillim? Kujt duhet ti drejtohesh per ndihme? Cfaredolloj informacioni qe do i duhet dikujt per Vize.

Po e hap kete teme pasi shume nuk ja kane dale mbane per arsye se u ka munguar informacioni.

WELCOME TO EVERYONE.
 

anxhelina

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

Eshte e rendesishme te kesh dipllomen e gjimnazit te noterizuar dhe te perkthyer,edhe origjinalin me vete, duhet te kesh I20 nga universiteti ne te cilin je pranuar, dhe nqs ke ndonje leter rekomandimi per burse ose dhe te pranimit ben mire ta kesh, e rendesishme te kesh garanci bankare, dhe ben mire te marresh disa letra rekomandimi nga njerez qe te njohin dhe mesues, zakonisht edhe i shohin.nqs ke ndonje te aferm ne USA si psh vllai apo motra duhet te kesh dokumenta qe te vertetojn se ata jan legal ne USA,pasi mua me kan kthyer disa here vetem se kerkonin dok. te vllait.Mire do qe te kishe ndonje leter nga puna e prinderve, dhe qe tregon qe kan nje rrog te mire. zakonisht kto jan, pastaj ata gjejn pretekste nga me te ndryshme,si te duan per ta dhene apo jo vizen.shpresoj te kem ndihmu sado pak.
 

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

shume faleminderit. u nisa te hap kete teme nga vetja ime sepse e shoh qe gjerat nuk jane mire. ke dhene nje informacion shume ndihmes. por nese shkollen tende e sponsorizon nje amerikan duhet document financiar nga prinderia apo nga ty?
 

anxhelina

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

Nqs merr burse nga universiteti ata do te dergojn leter per sponsorizmin, gjithashtu do jet e perfshire ne I20, por ama duhet te tregosh dhe gjendje financiare nga ana e prinderve, pasi mund te ekzistoj mundsia mos ta mbash dot bursen, kshu qe prindrit duhet te jen ne gjendje te paguajn, zakonisht vetem leter nga banka ose nga puna e prinderve mjafton.shpresoj te me kesh kuptuar. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

Problemi i ambasades ameriakne eshte se dhe nese i ke te gjitha dokumentat ne rregull, prape egziston mundesia qe te ta rrefuzoje vizen e kete pa asnje lloj arsye "zyrtare"
Shqiptaret jane qare nga ambasada italiane per dhenie vizash kur kjo e fundit eshte ambasada qe i ka dhene me shume viza studenteve shqiptar.
Perveç shkollave prestigjioze ne Amerike, nuk ka asnje lloj interesi per te kryer studimet atje!
Pra nese eshte nje universitet normal, te tille keni me dhjetra ne Evrope e shume here me te lire, me kollaj per te mare vizat e me te kendshem per te kryer studimet.
Per shkencat sociale keni ate te Gjeneves qe eshte i njohur ne mbare boten, e kushtet per tu futur ne te jane shume te lehta se sa ne Amerike e per nje pagese vjetore prej 1500 euro.
 

anxhelina

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

si mund te thuash qe ska interes te besh universitetin ne Amerik nqs nuk eshte nje nder prestigjiozet, sa per dijeni ajo dipllome njihet ne gjith boten, nders universitetet ne europ eshte veshtire te njihen gjithandej.por eshte e vertet qe jeta eshte me ndryshe dhe me e shtrenjt.
 

Geodrome

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

diskutimi ku ia vlen te besh shkollen, ne amerike apo europe, kam pershtypjen se eshte teme totalisht tjeter.

persa i perket pyetjes se 'clickman', informacioni i 'black_angel' eshte i sakte. informacioni duhet te jete shume i plote, aplikimi i shkolles, referencat, I-20 (me duket se tani quhet SEVIS form), garancite financiare. te gjitha keto duhet te jene te sakta.

por, sic thote dhe 'mlk', problemi i ambasades eshte se edhe po t'i kesh te gjitha ne rregull, prape nuk te japin vize.

kjo nuk eshte plotesisht e sakte. sipas ligjit amerikan, konsulli ose oficeri konsullor ka te drejten e gjykimit final mbi dhenien e vizes ose jo. pra, nese konsulli mendon se ti je nje emigrant potencial, ai te refuzon vizen. kjo nuk ka te beje fare me numrin e dokumentave qe paraqet, shqiperia dihet qe eshte nje vend ku dokumentat sigurohen kollaj.

cfare eshte e rendesishme eshte qe ti te jesh i bindur qe do te kthehesh ne shqiperi pas studimeve ose pak kohe pas studimeve (le te themi pasi te kesh marre nje eksperience te shkurter pune, 1 vit pune pas shkolle e lejon edhe viza F-1 e studentit).

pra, duhet t'i kesh idete e qarta per planet e tua pas perfundimit te shkolles, kur do te kthehesh, cfare mendon te besh kur te kthehesh. dhe e perseris, per keto duhet te jesh i bindur vete, jo te perpiqesh te bindesh punonjesin e konsullates, ata arrine ta kuptojne shume lehte kur nje person nuk eshte duke thene te verteten (kjo eshte pjese e trajnimit te tyre)

dhe, mbi te gjitha Good Luck. shpresoj te te kem ndihmuar sadopak.

ps. edhe shkolla ka shume rendesi, nese eshte nje shkolle e madhe dhe prestigjoze ndihmon goxha, nese eshte nje universitet i padegjuar ose ndonje kolegj 2 vjecar jepet menjehere sinjali qe ti mund te mos kthehesh.
 

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

faleminderit per informacionin ishte vertet ndihme.
problemi eshte une po shkoj ne nje shkolle shume te mire dhe ata me thane qe duhet tu tregoj garanci financiare per 4 vjet pasi per nje vit une e kisha siguruar dhe gjithashtu burse nga shkolla. Tani qe kam nje burse prej 24 credit hours ne vit dhe te rinovueshme automatikisht cdo vit mendoj se mund te ndryshojne gjerat.
 

bsh

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

Pershendetje clickman! Ta qaj hallin me gjithe shpirt se une kam kaluar neper ambasaden amerikane ne Tirane edhe ne zvicer shume here( nje here-dy here ne vit edhe po behen 7 vjete tani), kam kaq histori edhe peripecira qe po ti tregoja do te dilte roman ky shkrimi...eh jete e poshter...

Nje sqarim i vogel ketu: nga eksperienca ime ne zvicer ju garantoj se te njejten sjellje arrogante kane per vizat e studenteve edhe ne vendet e europes prendimore nq je qytetar i nje vendi qe ata e klasifikojne si problematik.

Keshilla ime kryesore eshte qe te futesh ne ambasade me idete e qarta rreth te ardhmes tende. Une pyetem cdo vit qe vij te rinovoj se cfare kam ndermend te bej pas perfundimit, madje heren e pare konsulli ishte shume arrogant edhe hodhi dy tre fjale te hidhura rreth shqiperise pasi une i thashe qe do te kthehem( edhe te them te drejten mua me hypi nje inat, sa s'me dilte per nje jave, edhe ia ktheva reston atij xhaxhit edhe e mbylli gojen edhe ma dha vizen direkt...morali i historise mos u fut me frike apo mos u thyej nga komentet e tyre se ate pune kane ata). Po pate dokumentat ne rregull, futesh pa komplekse frike apo inferioriteti gjerat presupozisht duhet te shkojne mbare. megjithate, sic tha parafolesi, konsulli ka te drejte te te refuzoje nq e gjykon te tille. Kam me dhjetera histori te njohurish qe jane refuzuar kot fare, apo edhe te tjere qe ju refuzohet rinovimi kur kane vetem disa muaj shkolle para diplomimit(krim!) Une e kam pare me syte e mi, qe keta rrefuzojne me shume djemte se gocat, edhe qe nga nje grup pothuaj 80 veta 5-6 marrin vize ne dite...Keshtu qe llogarit shanset e tua edhe bej nje perpjekje maksimale te mbledhesh te gjitha dokumentat e permendura me lart, qe mos ti humbasesh kohe vetes...

Si perfundim, gjate intervistes pikesynimi jot eshte qe ti mbushesh mendjen konsullit qe do te kthehesh! Edhe gjeja e fundit: mos u dekorajo, edhe nq te rrefuzojne, bej kujdes ti pyesesh perse( ke te drejte ligjore per kete) edhe pastaj provo perseri... Nje shoku im nga kina qe tani vazhdon ne Caltech u fut ne ambasaden amerikane 8 here deri sa ja dhane me ne fund( permenda kinen, se nga sa kam folur me shoqerine time kinezet edhe ne shqipetareve na kane ne nje grup keta xhaxhat se i kemi procedurat njesoj...)
Fat te mbare!
 

kuriozi000000000000000000

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

ok.. Cfare dokumentash financiare duhet te kesh me vete ose per cfare shume behet fjale qe ata te mund te ta japin ate vizen e shkrete??

Si mendoni?
 

MLK

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

kafellafe,
Konsullit mund te kesh te drejten ti besh çdo lloj pytje, po kjo sdo te thote se ai eshte i detyruar te pergjigjet, aq me teper me ligj!
 

bsh

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

MLK, ke te drejte kur thua qe konsulli qe te interviston nuk eshte i detyruar(me ligj) ti pergjigjet cdo pyetje tende( megjithese si procedure eshte qe ne fund te thuhet perse te eshte refuzuar kerkesa, qe zyrtarisht eshte sepse nuk ke kenaqur nenin 214 te Immigration and Nationality Act-which is online by the way and I sugget taking a look at it if you are interested), po ama kjo nuk do te thote qe nuk ke te drejte te dish arsyen e refuzimit, here is how you do it:
Review of the Decision

A Supervisory Consular Officer reviews every visa refusal. There is no formal appeal process for visa denials, but if an applicant wishes to know the outcome of the supervisor’s review, s/he may do so by sending a letter with her/his complete name as it appears on her/his passport to the approritate consulate.

Te pakten keshtu e reklamojne zyrtarisht, nuk e kam provuar letren personalisht.
 

bsh

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

P.S: Nq ke probleme apo pyetje specifike per ligjet edhe procedurat qe ndiqen nga konsullatat, po hap nje teme te re me linket perkatese....

kontrollo indeksin e temes....ciao!
 

makalbks

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

vellezer shqiptar...
Baqit bekimin e Perendis...
As kush nuk te jep ndihme per veqe Perendis.Lute Allahun qe meshiroft dhe te udhezofte tek njerzit e mire...
Une jam shqiptar nga serbia,qe moti doja te studijoj ne shba,por askush e as keto firma qe jan cekur large permendur,perveqe ati Te Madhit,Allahut xh.sh(Perendis...)
 

MALINA

Primus registratum
Re: visa studentore tek Ambasada Amerikane???

DUHET TE JESH I PARAPERGATITUR EDHE PER NDONJE JO , SE NUK I DIHET.

POR DOKUMENTAT KRYESORE JANE
1- GARANCIA BANKARE
2-PUNA QE BEJNE E PRINDERIT DHE TE ARDHURAT QE PERFITOJNE
3-DOKUMENTI I PRANIMIT NGA UNIVERSITETI AMERIKAN.
4-DIPLOMA E SHKOLLES SE MESME SIGURISHT DHE DOKUMENTAT E TJERA PLOTESUESE.

EDHE PO TE JESH NE RREGULL ATA MUND EDHE TE MOS TA JAPIN.

PARA NJE MUAJI I NDODHI NJE SHOKUT TIM QE IA REFUZUAN VIZEN PER STUDIME .

ABSURDITETI TJETER , PARA AFRO 2 JAVESH UA DHANE VIZEN NJE CIFTI PLEQSH RRETH TE 75-VE QE NJOH UNE , PER TE PARE FEMIJET NE AMERIKE. MOS NGELSHIN ATJE/pf/images/graemlins/angel.gif)))
 
Top