Vija politike ndjekur nga qeverite shqiptare nga viti 90-te deri ne 2003:
Marre nga revista "Klan"
Ne dhe BE
Kerkesa e qeverise se Adil Carcanit ne fillim te vitit '90. Kontaktet e para. Cudia Shqiperi. Me pas tohja pas zgjedhjeve te 1996 dhe rrolit stabilizues ne raion. Ardhia e socialisteve, mekatet e tyre dhe riperseritja e historise. Raporti i plote i nje maredhenieie 13 vjecare i pare nga arkivat e Brukselit
Nga Endri XHAFO
Kryeministri shqiptar Fatos Nano eshte optimist se Shqiperia do ta nenshkruaje Akordin e StabilizimAsocimit (ASA) me BEne brenda ketij gjashtemujori. Sipas zotit Nano qeveria shqiptare gezon per kete mbeshtetjen e qeverise italiane, e cila qysh prej 1 korrikut mban presidencen e rradhes se BEse.
Lajthitje politike? Ne fakt ne raportin me te fundit vjetor te Komisionit europian mbi ecurine e Procesit te StabilizimAsocimit (PSA) ne Shqiperi, publikuar me 26 mars te ketij viti, Komisioni shkruan se "duke pasur parasysh ritmin aktual te reformave, bisedimet rrezikojne te jene mjaft te gjata".
I mandatuar me 21 tetor 2002 prej Keshillit te ministrave te BEse, Komisionin i hapi bisedimet solemnisht ne fund te janarit 2003 gjate vizites ne Tirane te presidentit te tij, italianit Romano Prodi. "Kur Shqiperia te behet anetare me te drejta te plota e Bashkimit , deklaroi zoti Prodi perpara Kuvendit Popullor, kjo do te jete per mua, personalisht, nje moment i nje ngazellimi te madh dhe i nje emocioni te forte".
Tani mbetet per te pare se sa ky vullnet i mire politik do te ndikoje ne vullnetin e qeverise shqiptare per te pershpejtuar reformat. Sepse, s'duhet harruar, ngandonjehere historia ka prirjen e riperseritjes...
Vendosja e marredhenieve diplomatike
Gjurma me e hershme e gjetur ne dokumentat komunitare ne lidhje me interesimin institucional per Shqiperine, daton me 12 shkurt 1990. Ate dite presidenti i Parlamentit europian (PE) njoftoi eurodeputetet gjate nje seance plenare, se kishte kthyer per shqyrtim ne komisionet e politikes dhe te marredhenieve ekonomike me jashte te PEse nje projektrezolute mbi marredheniet e Komunitetit europian (KE) me Shqiperine. Me 12 mars nje tjeter projektrezolute iu kthye serish per shqyrtim komisionit politik te PEse, qe me 21 mars vendosi te pergatise nje raport. Shtatezania zgjati nje vit, deri me 10 janar 1991, kur ne baze te raportit te paraqitur deputetet europiane miratuan me 22 shkurt 1991 te paren rezolute per Shqiperine, me te cilen kerkohej vendosja e marredhenieve me kete vend. Komisioni europian nuk u ngut megjithate ne vendimin e tij.
Nderkaq ne Tirane, ne muajin janar Ramiz Alia kishte deklaruar per here te pare haptazi se gjendja ekonomike e vendit ishte afer katastrofes. Me 18 shkurt, pra kater dite perpara se PE te miratonte rezoluten, nje delegacion shqiptar i kryesuar nga Petraq Pojani, drejtor i bashkepunimit shumepalesh ne ministrine e Puneve te jashtme, kishte shkuar ne Bruksel per t'i kerkuar delegacionit te Komisionit kryesuar nga Pablo Benavides, drejtor ne Drejtorine e Pergjithshme (DG) I, vendosjen e marredhenieve me KEne dhe perfitimin ne keto kushte te nje ndihme humanitare.
Por vetem dy dite pas largimit te delegacionit shqiptar, me 20 shkurt, turma e njerezve ishte perleshur me policine ne sheshin Skenderbej ne Tirane. I shqetesuar nga keto zhvillime, qe cuan jo vetem ne renien e monumentit te Enver Hoxhes, por edhe ne renien e kabinetit qeveritar, Komisioni europian i terhoqi vemendjen autoriteteve shqiptare mbi interesin e tij te madh ne lidhje me "zhvillimin e procesit te demokratizimit ne vend".
Qeveria "Nano 1", qe zevendesoi qeverine e Adil Carcanit, e coi vendin ne zgjedhjet e 31 marsit. Humbja e ketyre zgjedhjeve prej demokrateve qe nje zhgenjim per kancelarite perendimore. Qeveria "Nano 2", fryti i zgjedhjeve, "nuk ofronte garanci politike te mjaftueshme" sipas Komisionit. U desh pjesmarrja ne pushtet e demokrateve me qeverine e Stabilitetit, qe Komisioni te "zbutej". Marredheniet diplomatike mes KEse dhe Shqiperise u vendosen me ne fund me nje shkembim letrash me 21 qershor 1991.
Pas kesaj, KEja, e vecanerisht Italia si vend anetar i saj, e ndihmuan Shqiperine per t'u anetaresuar me 9 tetor ne Banken Europiane per Rindertim e Zhvillim (BERZH) dhe me 15 tetor ne Banken Boterore dhe Fondin Monetar Nderkombetar (FMN). Nen ndikimin e Italise, ne shkurt 1992 Komisioni i akordoi Shqiperise ne kuader te Sistemit te vet te Preferencave te Pergjithshme (GSP), preferenca tarifore per futjen e mallrave shqiptare ne Tregun e Perbashket. (Sot BE i ka favorizuar shkembimet me krejt vendet e Ballkanit perendimor nepermjet nje liberalizim asimetrik). Megjithate Komisioni priti fitoren e demokrateve ne zgjedhjet e 22 marsit 1992 per te vendosur marredhenie kontraktuale.
Ne vijim, historia e ketyre marredhenieve mund te ndahet ne dy periudha. Keto perkojne, nga njera ane me kembimin e pushtetit politik ne Shqiperi mes demokrateve e socialisteve, e nga ana tjeter ruajne nje lidhje te pashmangshme organike me zhvillimet rajonale; kurse vete keto te fundit nga ana e tyre behen te domosdoshme nese duam te interpretojme drejte dhe sakte pikerisht ndryshimet shqiptare.
Shansi i humbur i demokrateve
Dorezania politike e demokrateve per zhvillimin e reformave ne vend u "shperblye" qysh me 11 maj 1992 me nenshkrimin ne Bruksel te se pares dhe te vetmes marreveshje kontraktuale mes Shqiperise dhe K(B)Ese: Marreveshja e tregtise dhe e bashkepunimit ekonomik dhe tregtar, qe hyri ne fuqi me 1 dhjetor per nje periudhe dhjetevjecare automatikisht te riperteritshme. Palet nenshkruese i njihnin njeratjetres klauzolen e "kombit me te favorizuar" sipas rregullave te GATTit (Marreveshja e pergjithshme e 1947es mbi tarifat doganore dhe tregtine). Megjithese produktet shqiptare nuk do t'i nenshtroheshin me taksimit specifik qe i kishte goditur deri atehere, marreveshja, qe i referohej Aktit final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, ishte ne vetvete nje hap politik me shume se nje avantazh ekonomik. Mesazhi i qarte i percillej qeverise shqiptare nga klauzola evolutive, qe thoshte se duke vendosur lidhje kontraktuale, Shqiperia dhe KEja bashkepunonin per realizimin "ne kohen e duhur dhe kur te jene mbledhur kushtet, te objektivit te nje marreveshje asocimi".
Pa kaluar as nje vit nga hyrja e saj ne fuqi, Presidenti Berisha, duke perfituar nga nje vizite ne Tirane me 1 e 2 nentor 1993 e komisionerit per marredheniet me jashte te Komisionit europian, Sir Leon Brittan, i beri atij te ditur deshiren e Shqiperise per perforcimin e marredhenieve.
Perseri lajthitje politike e autoriteteve shqiptare ?
Neni 237 i traktatit themelues te Romes (1957), pranon ne fakt se "cdo shtet europian mund te kerkoje te behet anetar i Komunitetit". Keshilli europian, qe qysh prej vitit 1974 mbledh ne menyre te rregullt ne nje instance joformale (dmth. jashte kuadrit institucional te parashikuar nga traktati i Romes) kreret e qeverive te vendeve anetare te K(B)Ese plus presidentin francez, percaktoi ne Kopenhage me 21 e 22 qershor 1993 te famshmet "Kritere te Kopenhages". Qysh atehere kandidati per anetaresim ne BE duhet te kete "institucione te qendrueshme qe te garantojne demokracine, perparesine e shtetit te se drejtes, te drejtat e njeriut, respektimin e pakicave dhe mbrojtjen e tyre, ekzistencen e nje ekonomie tregu te qendrueshme si edhe aftesine per t'i bere balle presionit konkurues dhe forcave te tregut ne brendesi te Bashkimit".
Nga ana tjeter, pikerisht gjate periudhes 19911993, gjashte vende te Europes Qendrore dhe Lindore (CCEE), nder te cilet Bullgaria dhe Rumania, nenshkruan marreveshje asocimi me KEne, ose te ashtuquajturit "Akorde europiane" klasike, ate lloj marreveshjeje qe parashikonte ne perspektive marreveshja e tregtise me Shqiperine. Marreveshja e asocimit nga ana e saj parashikon ne perspektive te drejten e anetaresimit te plote ne BE.
Mirepo ne fillim te viteve '90, per shume vezhgues te huaj tranzicioni shqiptar ngjante shume me ate te Bullgarise dhe Rumanise. Qeveria shqiptare, e cila kishte nenshkruar me FMNne qysh ne prill 1992 nje kredi standby si mbeshtetje per qendrueshmerine makroekonomike dhe me 14 korrik 1993 te parin program trivjecar ESAF, pasi kishte pritur ne Tirane me 22 korrik 1992 dhe me 1617 nentor 1993 dy mbledhje te G24, perfitonte nga K(B)Eja ne kuader te programit PHARE nje ndihme masive, me te larten per fryme nga tere CCEEt. Me 1993 ndihma humanitare e BEse ia la vendin ndihmave makrofinanciare, qe reduktuan ndervaresine e qeverise shqiptare nga ndihmat emergjente dhe forcuan rezervat e shtetit. Keto dhe parate qe filluan te burojne ne Shqiperi prej emigracionit, bene qe vendi te rregjistronte rritjen me te larte ekonomike nga tere CCEEt, me nje rritje te produktit te brendshem bruto (PBB) me 7,4% me 1994 e 13,4% me 1995. "Rimekembja e ekonomise shqiptare ne fund te vitit 1993 komentonte me 1994 studiuesja franceze Edith Lhomel ka befasuar me se nje vezhgues te huaj".
Ne keto kushte, ne fund te muajit prill 1995 Shqiperine e vizitoi pasuesi i Sir Leon Britanit ne Komisionin europian, komisioneri Hans van der Bruk (Broek). Ne Tirane ai u shpreh: "Mendoj se tanime momenti ka ardhur qe te bejme nje inventar te rezultateve te arritura(...). Kam ndermend t'ia paraqes keto perfundime Keshillit perpara veres, duke perfshire edhe rekomandime mbi menyren e te vepruarit me qellim futjen ne nje etape te re, e vecanerisht per arritjen e nje Akordi europian". Kurse ne Bruksel, gjate nje konference shtypi pas kthimit, shtoi se ne takimet me drejtuesit e vendit ishte gezuar per "rrugen e reformave qe eshte ajo e duhura", duke vleresuar se kishte "perspektiva te mira per nje integrim te plote e perfundimtar te Shqiperise ne familjen europiane".
Per hapjen e ketyre bisedimeve PEja ishte shprehur qysh me 9 shkurt 1994. Ne nje kohe te pare Komisioni perseri nuk ishte nxituar t'i ndiqte rekomandimet e eurodeputeteve. Mirepo nje vit me pas, ne kete drejtim po shprehej vete komisioneri per marredheniet me jashte. Per me teper, nje muaj pas deklarimeve te tij, Komiteti ekonomik dhe social (KES), organizem krejtesisht keshillues ne sherbim te Komisionit, por qe Traktati i Romes i njeh te drejten e mendimdhenies ne rast zgjerimi te BEse, miratoi edhe ai me 31 maj 1995 nje raport te favorshem per perforcimin e lidhjeve BEShqiperi. Aq largpames qene argumentat e ketij raporti, sa qe ne faqet e tij dukej sikur parakalonin dy vjet me heret ato qe do te ndodhnin ne Shqiperi dy vitet e ardhshme: Pasi permendte brishtesine strukturore te ekonomise dhe djegjen e etapave ne kalimin nga nje ekonomi e qenderzuar ne nje ekonomi tregu, cka mund te provokonte, sipas KESes, ose nje startim te munguar ose nje zhvillim pervers te ekonomise me pasoja destabilizuese ekonomikoshoqerore; pasi permendte vendndodhjen gjeografike ne rajon dhe vijueshmerine etnikogjuhesore te kombit shqiptar edhe pertej kufijve te Shqiperise; pasi i referohej krizes diplomatike me Greqine duke lene te lexohet mes rreshtash frika e nje konflikti te ri ne rajon qe mund te mplekste nje vend anetar te BEse; duke kujtuar pjesmarrjen e Shqiperise qysh prej 1992shit ne Organizaten e Konferences Islamike dhe "zemergjeresine" e autoriteteve shqiptare ne lidhje me aktivitetin e organizatave fetare, cka duhet te sherbente si kambane alarmi per BEne qe te mos perseritej rasti i BosnjeHercegovines ku nje "popullsi me te vertete laike u shnderrua ne nje terren per integrizmin islamik"; duke permendur nevojat ne rritje te Shqiperise per ndihme te huaj, ne menyre te vecante financiare; duke theksuar perkatesine e saj ne familjen e CCEEve, raporti perfundonte se marreveshja e tregtise ngjante tanime e tejkaluar. Sipas KESes momenti kishte ardhur per te vene ne jete procedura te pershpejtuara qe duhet te conin ne perkufizimin e nje marreveshje asocimi.
Cuditerisht vera e 1995es u mjaftua vetem me deklarata vullnetmira. Raportin e tij Hans van der Bruku e paraqiti vetem me... 29 janar 1996. Aty ai i rekomandonte Keshillit te ministrave te Puneve te jashtme, ose sic quhet ndryshe Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme, qe nje marreveshje asocimi me Shqiperine, e ngjashme me ato nenshkruar me vendet e tjera te CCEEve, nuk dukej me vend "duke pare gjendjen aktuale te reformave politike dhe ekonomike".
Te nesermen, gjate mbledhjes se dialogut politik ShqiperiBE ne Bruksel, ministri Alfred Serreqi u deklaroi homologeve te vet europiane se perfundimi i shpejte i nje marreveshje asocimi me BEne do te ndikonte jo vetem ne reformat e vendit, por edhe ne qetesine dhe qendrueshmerine e rajonit. Po a mund te menjanoshin vertet ato qe ndodhen me pas ne Shqiperi dhe ne rajon ?
Gjithsesi Komisioni hodhi idene e nje tjeter marreveshje kontraktuale, sui generis, por qe ne ndryshim nga marreveshja e asocimit nuk do te ofronte as perspektiven e nje zone te shkembimit te lire dhe as ate te anetaresimit ne BE. Sipas komisionerit van der Bruk kjo marreveshje do t'i paraqitej Keshillit jo me vone se muaji mars, gje qe, sigurisht, ne realitet nuk ndodhi. Shqiperia ishte ne prag te zgjedhjeve te para parlamentare pas ardhjes ne pushtet te demokrateve dhe syte e veshet e vezhguesve te huaj ishin perqendruar ne Tirane, ku thuhej se demokracia po merrte te tatepjeten.
Ne keto kushte vizita me 19 mars ne kryeqytetin shqiptar e ministres italiane te Puneve te jashtme dhe njekohesisht presidente e rradhes e Keshillit te ministrave te BEse, Suzana Anjeli (Susana Agnelli), e cila deklaroi se "Italia do ta mbeshtese ne Bruksel kerkesen shqiptare per te perfunduar nje marreveshje asocimi me BEne", mbeti nje episod i izoluar.
Kur me 30 maj ne kancelarite europiane priteshin raportet perfundimtare per te kuptuar se c'kishte ngjare realisht ne Shqiperi, zedhenesi i Komisionit deklaroi ne nje konference shtypi ne Bruksel se "zhvillimi i ketyre zgjedhjeve do te jete nje nga elementet qe Komisioni do te marre parasysh ne perpunimin e rekomandimeve te tij per Keshillin, ne lidhje me bisedimet e mundshme per nje marreveshje (te re) me Shqiperine".
Kur raportet vertetuan ate qe flitej, PE miratoi me 21 qershor 1996 nje tjeter rezolute ku kesaj here, prerazi, ajo i kerkoi Komisionit qe te nderpriste cdo marredhenie me Shqiperine. Por, dhe kete rradhe per fatin e mire te Shqiperise, Komisioni perseri nuk u nxitua t'i ndjeke rekomandimet e eurodeputeteve. Kjo ishte hera e trete.
Kriteret e Kopenhages
Niko Wegter, ishzedhenesi i Hans van der Brukut, mohon qe deklarata e shefit te tij me 28 prill 1995 ne Tirane te ishte nje premtim per hapjen e bisedimeve. Ai thote se ajo ishte nje premtim per nje analize te gjendjes dhe kur kjo analize u be, u kuptua se Shqiperia thjesht nuk i permbushte kriteret e Kopenhages, sidomos ato ekonomike. Nje marreveshje asocimi parasheh nje ndihme me te gjere e te gjithanshme, nderkohe qe Shqiperia, sipas tij, "kishte pasur deri atehere probleme me perthithjen e ndihmes" (niveli i ulet i se ciles perkthen aftesite e kufizuara menaxheriale te shtetit).
Diplomaci? Ne fakt nje ishambasador shqiptar prane Komisionit, pohon se vertet Shqiperia nuk i plotesonte me 1995 kriteret ekonomike te Kopenhages, porse ndihma deri ne ate periudhe ishte perthithur ne nje mase te kenaqshme, deri 75%. Sipas tij arsyet kryesore duhen kerkuar tek politika. Po ashtu nje funksionar italian prane Sekretariatit te pergjithshem te Keshillit ne Bruksel, specialist per Politiken e Jashtme e te Sigurise se Perbashket (CFSP) te BEse, pohon hapur se qene pikerisht qeverite e vendeve anetare ato qe me 199596 kishin qene kunder marreveshjes se asocimit. Sipas tij, arsyet kishin te benin kryesisht me zhvillimet politike ne vend dhe me marredheniet rajonale te Shqiperise.
Kjo e fundit, sadoqe nuk u be kurre pjesmarrese direkte ne luftrat jugosllave, ne te vertete me apo pa dashjen e saj, ne nje menyre ose ne nje tjeter, ka qene e mpleksur me konfliktin; fakt ky qe po u pranua do ta bente pastaj me te kuptueshem perfshirjen e saj ne "Ballkanin perendimor". (Ky term, si cilesues politik me shume se gjeografik, shfaqet per here te pare ne zhargonin komunitar ne tetor 1996).
Implikimi ishte ne rradhe te pare ekonomik. Ardhja ne pushtet e demokrateve perkoi me fillimin e luftimeve ne BosnjeHercegovine. Rezultatet e shkelqyera te ekonomise shqiptare ne mesin e viteve '90 kane per baze ekonomine joformale, pa te cilen edhe sot e kesaj dite, sipas ekonomisteve, Shqiperia do te kishte marre fund. Mirepo keto para qe i shmangeshin kanaleve shteterore, nuk buronin atehere vetem prej emigracionit, por edhe prej kontrabandes se karburanteve me Serbine dhe Malin e Zi, qe me dijenine (perzierjen gjithashtu ?) e qeveritareve thyente ne menyre sistematike bllokaden e vendosur nga OKBja.
Sipas Observatorit Gjeopolitik te Drogave (OGD) me qender ne Paris, i cili permend madje hapur si te perzier ne kontrabande dy ishministra te qeverise "Meksi 1", fillesa e firmave piramidale duhet kerkuar ketu. Ndonese ky mund te jete nje shpjegim vetem pjeserisht i vertete per fenomenin e huamarrjes, ia vlen megjithate te kujtohet se ky interpretim perkon gjithashtu me akuzat qe hidhte me 1996 gazeta Dita informacion ne lidhje me berjen, per llogari te qeverise, te tregtise (kontrabande ?) te armeve, prej njerit prej boseve te kompanive huamarrese. Sipas OGDse, ne vijim "kontrabanda trikendore armedrogeklandestine percaktoi jetegjatesine e kompanive huamarrese edhe pas Akordeve te Dejtonit dhe heqjes se bllokades ndaj Jugosllavise", me nevojen qe ajo prodhonte per pastrim paraje.
Aspekti i dyte ka te beje me rolin e vecante strategjik qe Shqiperia fitoi ne rajon, pikerisht ne saje te luftes dhe ekzistences se ndervarur te faktorit shqiptar, por ne perputhje te zhdrejte kjo me peshen e saj te vertete politikoushtarake. Per interesa strategjike e sa kohe ne kuzhinat perendimore provoheshin recetat per zgjidhjen e konfliktit boshnjak, Shqiperise mund t'i toleroheshin disa rreshqitje ne planin e brendshem, me kusht luajtjen e nje roli stabilizues ne Ballkan. Prandaj kur Shqiperia ferkohej me fqinjet kjo shkaktonte alarm diplomatik.
Me Republiken ishJugosllave te Maqedonise (FYROM), e cila eshte konsideruar sidomos prej amerikaneve si "Kutia (e vertete) e Pandores", arsyet e ferkimeve nuk kane munguar kurre. Qe nga gjendja e shqiptareve atje, e deri tek perzierja ne janar 1994 e te derguarve nga Shqiperia ne carjen e PPDse, qe u interpretua si nderhyrje ne punet e brendshme te shtetit maqedonas. Vetem per periudhen 1 mars30 gusht 1997 mes Shqiperise dhe FYROMit ka pasur 107 incidente kufitare, shkaktuar pothuajse ekskluzivisht prej ushtareve maqedonas, qe, ashtu si edhe ata serbe, e kishin bere zakon te shtinin pa paralajmerim mbi kedo qe kalonte ne menyre jo te rregullt kufirin, duke reflektuar keshtu makthin torturues qe u shkaktonte ideja e nje trafiku te mundshem armesh nga Shqiperia.
Kurse kriza diplomatike me 199495 me Greqine u acarua sidomos pas arrestimit te pese aktivisteve te Omonias, nga te cilet shefi i deges se Gjirokastres, Theodhori Bezhani, kishte mbrojtur publikisht ne janar 1992 idene e bashkimit te jugut te Shqiperise deri ne lumin Shkumbin me Greqine. Ndonese te akuzuar si te mpleksur me incidentin e 10 prillit 1994, ku nje komando greke e organizates MAVI kishte sulmuar nje kazerme ne Peshkepi te Gjirokastres duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarakeve shqiptare, Greqia ia arriti prapeseprape qe arrestimin e "te pesteve" ta shese si nje shkelje te te drejtave te pakicave, kriteri i trete ky i Kopenhages.
Keshilli i ministrave i BEse bllokoi kestin e dyte prej 20 milione ECU te nje ndihme makroekonomike prej 35 milionesh te miratuar nga po ai vete qysh me 1994 dhe te paracaktuar per bilancin e pagesave, duke i kerkuar Shqiperise te respektoje te drejtat e pakicave ne baze te kritereve te Kopenhages dhe te dokumentave te tjera nderkombetare. Kesti i dyte u zhbllokua vetem ne shtator 1996, pasi Hans van der Bruku ne emer te Komisionit paraqiti ne Keshill nje raport te kenaqshem ne lidhje me masat e marra nga Shqiperia per respektimin e ketyre te drejtave.
Se fundi marredheniet me Jugosllavine, e cila ne vitin 1990 perfaqesonte partnerin e pare tregtar te Shqiperise, erdhen ne nje pike te vdekur ne mes te viteve '90. Mbi marredheniet shqiptarojugosllave filloi te qendroje varur hija e ceshtjes kosovare.
Ne vjeshte te 1996es, i zhgenjyer nga marreveshja e Dejtonit qe la jashte Kosoven, sipas Mero Bazes, per te rifituar karten e njeriut te rendesishem ne Ballkan, thote Prec Zogaj, presidenti Berisha, po ai qe me 1992 i kishte deklaruar revistes franceze Politiques internationales se, "si ne Kosove edhe ne Maqedoni popullsite shqiptare duhet te bejne c'eshte e mundur per te ruajtur stabilitetin, sepse nese ato terhiqen ne lufte eshte vete Shqiperia qe do te gjendet ne rrezik", i kerkoi Ibrahim Rugoves radikalizimin e qendreses kosovare. Alarmi diplomatik arriti ketu kulmin.
Gejzeri ballkanik s'duhej lene me qe te shperthente. Asokohe mendohej (naivisht) se zgjidhja e imponuar e Dejtonit, nepermjet ushtareve te NATOs dhe ekyve te BEse duhej jo vetem te paqesonte zonen, por edhe te ndihmonte ne demokratizimin e shoqerive. Problemi i Kosoves, duke u reduktuar (po naivisht) ne nje problem te drejtash njeriu, do te behej keshtu me pak i mprehte ne gjirin e nje shoqerie serbe te demokratizuar. Ndaj ne vjeshten e 1996es nuk mund te lejohej qe paqja aq shtrenjte e arritur te rivihej ne pikepyetje, per kete duhej gjetur nje zgjidhje...
Socialistet mes shkeputjes dhe vijmesise
29 qershori 1997 nuk ishte zgjedhje por akti final i nje zgjidhje. Megjithese shefi i vezhguesve te OSBEse Brajan (Brian) Pridham dha doreheqjen pak perpara raundit te pare duke deklaruar se ai nuk mund te legjitimonte nje "demokraci te percipte" te bazuar mbi "rezultate elektorale te parafabrikuara", kjo nuk e pengoi Katrine Lalymjerin (Catherine Lalumiere), qe si bashkerenduese e treshes europiane BEOSBEKeshill i Europes te vleresonte se zgjedhjet ishin zhvilluar ne "menyre te arsyeshme", megjithe disa "incidente te vogla ne ndonje vend dhe probleme serioze ne vend tjeter".
Fatura ekonomike e zgjidhjes, pervec 1,1 miliard dollareve te avulluar ne fenomenin e huamarrjes, qe perbenin kursimet e 7080% te familjeve shqiptare dhe qene te barazvlefshme me nje te treten e PBBse, pervec shkaterrimeve dhe plackitjeve te monumenteve te kultures, bibliotekave, shkollave, etj., ajo shenoi sidomos rrenimin e treguesve makroekonomike.
Gjate gjysmes se pare te vitit 1997 doganat pothuajse nuk punuan fare, duke e privuar keshtu buxhetin e shtetit nga nje pjese e te ardhurave. Rritja ekonomike shenoi nje renie prej 7%,cka solli nje rritje te papunesise, qe ne fund te vitit kapi (sipas shifrave zyrtare !) 14,9% te popullsise aktive nga 12,3% qe kishte qene me 1996. Renia e prodhimit solli renien e eksporteve (141 milione USD me 1997 kundrejt 213 milione USD me 1996), duke thelluar deficitin tregtar me BEne, qe edhe pa kete kishte qene gjithmone mjaft i larte. Nje shperthim i treguesit te cmimeve te konsumit rregjistroi nivelin me te larte te inflacionit qysh prej 1993shit, 42,1% (50% sipas disa burimesh te tjera).
Duke e marre pushtetin ne keto kushte dhe patjeter te ndergjegjshem per legjitimitetin e brishte te tij, socialistet lane te kuptohej se desheronin te shkeputeshin nga metodat e shkuara te qeverisjes, duke futur keshtu nje fryme tolerance (me krijimin e nje qeverie me baze te gjere) dhe nje disipline financiare (me eliminimin perfundimtar te cdo kompanie te mpleksur me pare me huamarrjen).
Fryma e tyre e re, me kohe rezultoi te ishte nje barometer i presionit te faktorit nderkombetar me teper sesa shenje emancipimi. I akuzuar se kishte perkrahur ne te shkuaren nje rregjim autoritar pa u shqetesuar shume per kushtezimet politike, BE beri ne fakt te ditur qysh te nesermen e zgjedhjeve se mbeshtetja e saj per rimekembjen ekonomike te vendit do te varej nga "rivendosja teresore e parimeve demokratike, respektimi i te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pakicave, zbatimi i praktikave te shendosha ekonomike si dhe ekzistenca e marredhenieve te bashkepunimit mes Shqiperise dhe fqinjeve". Keto kushtezime u perseriten zyrtarisht tri here ne harkun e nje stine, gjate konferences per Shqiperine (31 korrik), asaj ministrore (17 tetor) dhe asaj te donatoreve (22 tetor).
Ndihma e bashkerenduar mes Komisionit europian dhe Institucioneve Financiare Internacionale (IFI), beri qe rritja ekonomike qysh me 1998 te shenonte 8%, si edhe te zbythej ndjeshem inflacioni, nga 42,1% me 1997 ne 8,7% me 1998 dhe 1% me 1999, duke bere qe ate vit autoritetet shqiptare te flisnin per here te pare per deflacion. Leku pas nje zhvleresimi nominal prej 40% ne fillim ne krizes financiare me 1997, u rivleresua me 25% qysh ne muajin qershor 1997, per te mbetur pothuaj i palekundur deri me sot.
Ajo qe caloi nga te dyja kembet deri para konfliktit ne Kosove qe qendrueshmeria politike. Ashtu si cdo termet qe ka nje kunderpergjigje te shpejte ne vijim, seizmi i 1997es u pasua nga bojkotimi per nje vit e gjysem i jetes parlamentare prej PDse dhe aksionet e dhunshme qe rezultuan prej kesaj. Incidentet e Shkodres me 22 shkurt 1998, dy grevat e urise te disa deputeteve te PDse apo manifestimet e perditshme ne sheshin Skenderbej paten fatkeqesisht per epilog vrasjen tragjike te Azem Hajdarit me 12 shtator dhe grushtin e deshtuar te shtetit dy dite me pas.
Te mbledhur ne Bruksel me 27 janar 1998 ne takimin e katert ne nivel ministror ShqiperiBE, ministrat e BEse nenvijezuan pergjegjesine e "te gjitha partive politike" per klimen ne vend. Nga ngjarjet e Shkodres ata u deklaruan "thellesisht te shqetesuar" dhe u kerkuan edhe njehere "te gjitha forcave politike qe te perdorin ndikimin e tyre per menjanimin e akteve te dhunes". Ndersa duke iu referuar ne menyre te vecante ishpresidentit Berisha, BE deklaroi shprehimisht se "eshte e papranueshme qe zoti Berisha nuk e mbajti fjalen qe i kishte dhene Treshes parlamentare (OSBEKeshill i EuropesPE) dhe presidences [se BEse], sipas se ciles ai do te rikthehej se shpejti ne Parlament. Ky vendim i zotit Berisha dhe i partise se tij eshte ne kundershtim te plote me objektivin e ngritjes se institucioneve demokratike pluraliste dhe te qendrueshme ne Shqiperi".
Qeveria nga ana e saj suksesin me te ndjeshem e pati ne planin rajonal. Me 4 nentor 1997, gjate konferences ballkanike ne Heraklion te Kretes, Fatos Nano shtrengoi simbolikisht duart me Slobodan Milloshevicin; me 15 janar 1998 nenshkroi ne Shkup tete marreveshje dypaleshe me FYROM dhe, me Greqine, marredheniet i vendosi mbi bazat e nje besimi te skajshem.
Ministri Paskal Milo u pergezua posacerisht per keto nga Keshilli i BEse gjate mbledhjes ministrore te janarit. Mirepo ne fillim te shtatorit, pikerisht atehere kur kishin filluar luftimet e para ne Kosove dhe kancelarite perendimore po perkundeshin ne plogeshti te thelle mes dilemes se cilesimit te UCKse si nje organizate terroriste apo si force clirimtare, kryeministri shqiptar deklaroi se kryeqyteti i Kosoves duhet te mbeste Beogradi!
Gjithsesi, ajo qe mund te quhet si faza e dyte e marredhenieve ShqiperiseBE nuk filloi vecse pas mbarimit te konfliktit te Kosoves, duke treguar edhe njehere se deri ne c'shkalle ndryshimet shqiptare jane te lidhura me zhvillimet rajonale.
Lufta e Kosoves ishte ne kulmin e saj kur me 1 prill 1999 ne Petersberg, pas mbledhjes se ministrave te Puneve te jashtme te BosnjeHercegovines, Bullgarise, FYROMit, Hungarise, Kroacise, Rumanise, Sllovenise dhe Shqiperise me Treshen e BEse, Gjermani, Austri, Finlande, qe ne ate moment perfaqesonin respektivisht presidencen e rradhes, presidencen pararendese dhe presidencen e ardhshme te BEse, Joshka Fisher (Joschka Fischer) u shpreh per here te pare ne rruge zyrtare per nje pakt stabiliteti per Ballkanin. Nje jave me vone, me 8 prill, gjate nje sesioni special te Keshillit te Ceshtjeve te Pergjithshme kushtuar Kosoves, presidenca gjermane parashtroi pikat e ketij pakti dhe ministrat e Puneve te jashtme te BEse ridiskutuan ne Luksemburg me 26 prill. Objektivat e ketij pakti u fiksuan gjate mbledhjes se G8, me 10 qershor 1999 ne Keln, por pasi kishin marre nje jave me pare pelqimin e kryeministrave te BEse te mbledhur ne Keshillin europian te Kelnit, me 3 e 4 qershor. Duke qene se kryeministrat dhe presidenti francez kishin nenvizuar deshiren e BEse per te marre ne dore drejtimin e ketij pakti, si bashkerendues i tij i pare u zgjodh gjermani Bodo Hombak (Hombach).
Por pakti, qe u leshua ne menyre pompoze ne samitin e Sarajeves me 30 korrik, duke qene ne vetvete jo nje politike apo program por nje bashkerendues politikash dhe programesh, mbeste teper i vaket, nuk varej direkt nga aksioni komunitar i BEse dhe nuk kishte te bente as nga larg me Planin Marshall (e si mund te ishte i tille kur Agenda 2000 e negociuar ne mars 1999 e fiksonte buxhetin e BEse per 20002006 vetem ne 1,27% te PBBse se vet ?). Koha tregoi se kjo nisme nuk dalloi shume nga mjegullnaja e nismave te meparshme: Konferencat ballkanike, Procesi i Ruajomontit, SECI, CEI, BSEC. (Sot per sot me konsekuentja nga nismat, te pakten ne funksion te synimit te vendeve te Ballkanit perendimor per te integruar BEne, mbetet Procesi i StabilizimAsocimit (PSA), i hedhur fillimisht si kontribut i BEse per Paktin e Stabilitetit).
PSAja, e pergatitur nga Komisioni me 26 maj 1999 dhe e miratuar nga Keshilli me 21 qershor, ploteson perqasjen rajonale te 1997es.
Ajo perfshin Mareveshjen e StabilizimAsocimit (ASA), masa tregtare autonome dhe forma te tjera marredheniesh ekonomike dhe tregtare, ndihma financiare ne kuader te programit CARDS, pasues ky per Ballkanin perendimor i programeve PHARE e OBNOVA me nje buxhet prej 4,56 miliarde euro per periudhen 20002006, bashkepunim ne fushen e drejtesise dhe te ceshtjeve te brendshme, si edhe ndihma per demokratizimin dhe zhvillimin e shoqerive civile dhe ndihma per refugjatet e te riatdhesuarit ne ishzonat e luftimeve.
Vlera e shtuar e PSAs eshte padyshim ASA, i cili njesoj si Akordi europian klasik parashikon vendosjen (ne dhjete vitet qe pasojne futjen ne fuqi te marreveshjes), te nje zone te shkembimit te lire mes vendit ne fjale dhe BEse, si edhe njeh perspektiven e ketij vendi per t'u bere nje dite anetar me te drejta te plota i Bashkimit. Qendrimi i Shqiperise gjate luftes se Kosoves dhe krizes se refugjateve i entuziazmoi kaq shume kancelarite europiane, saqe ministri gjerman i Ceshtjeve europiane Gynter Verhojgen i deklaroi shtypit me 28 prill ne Luksemburg, se ishte e mundur qe te arrihej hapja e bisedimeve per ASAn me FYROMin dhe Shqiperine "ende perpara fundit te presidences gjermane". Paskal Milo, qe se bashku me ministrin gjerman kishin marre pjese ne mbledhjen e Troikes se BEse me Shqiperine, deklaroi po ate dite se ky ishte nje "sinjal i forte politik" per qeverine shqiptare.
Zyrtari per CFSPne ne Sekretariatin e Keshillit qe kemi cituar me lart, e cileson sjelljen e qeverise "Majko" ne ate kohe si "mbreselenese" e "te papritur", duke pohuar se ajo u shfaq si "nje partner politikisht i besueshem". Mirepo historia qe ka tendencen e riperseritjes, u riluajt si nje akt i dyte ne ate qe s'po kuptohej nese ishte drame apo komedi, apo te dyja bashke. Presidenca gjermane mbaroi, asaj finlandeze po i vinte fundi, dhe vetem me 24 nentor Komisioni publikoi nje raport negativ mbi realizueshmerine e hapjes se bisedimeve me Shqiperine. Nje vit me vone, ne samitin e pare BEBallkan te mbajtur ne Zagreb, gjate te cilit FYROM sigloi ASAn dhe Kroacia e cliruar ne janar 2000 nga pesha autokratike e Franjo Tuxhmanit, hapi bisedimet, Shqiperia per trishtimin me te madh te qeveritareve te saj doli duarthate.
Gjithsesi u krijua nje Grup i Nivelit te Larte Drejtues ShqiperiBE, i cili duhet te vleresonte aftesine e Shqiperise per te marre persiper detyrimet e ASAs. Grupi zhvilloi tre takime ne Tirane ne perfundim te se cilave Komisioni publikoi me 6 qershor 2001 nje raport, ku vleresonte se pavaresisht se nevojiteshin permiresime ne shume fusha, perspektiva e hapjes se bisedimeve ishte rruga me e mire per te ruajtur ritmin e ndryshimeve politike dhe te reformave ekonomike ne vend. Mirepo kur Komisioni i paraqiti Keshillit ne dhjetor nje projektmandat per bisedimet, ministrat e BEse deklaruan se mandati do te miratohej vetem pas veres dhe ne funksion te qendrueshmerise politike te Shqiperise.
Historia, qe perfundimisht eshte nje karusel i madh situatash te riperseritshme, e vendoste vendin njesoj si me 1996 perballe nje sfide politike: Mandatit te Presidentit Meidani i kishte ardhur fundi dhe Kuvendi Popullor duhet te zgjidhte pasuesin e tij. Por duke pasur pakicen e nevojshme bllokuese, PD, lejtmotivi i se ciles deri atehere kishin qene zgjedhjet e parakohshme, mund te provokonte renien e Kuvendit.
Marreveshja NanoBerisha, qe u mendua si nje pakt per te ardhmen, nuk qe vecse nje pazarllek i momentit. Duke hequr dore nga posti i presidentit, madje duke ia lene kete nje personaliteti te afert me PDne, duke i bere fli kesaj te fundit Prokurorin e Pergjithshem e per pak edhe kryetarin e Komisionit te Kontrollit te Larte te Shtetit, zoti Nano jo vetem menjanonte qe te digjej edhe njehere personalisht ne marredheniet me BEne, por ruante madje te drejten qe kur bisedimet te hapeshin, te mund ta shiste kete si sukses te qeverise qe AI drejtonte. Megjithese zoti Berisha nuk vonoi t'i kujtoje me kete rast se, kur te nenshkruhej marreveshja, ne pushtet do te ishte AI! Gjithsesi ja nje "pazarllek" ku, tek e fundit, rezultati eshte pozitiv:
Dhjete vjet pas te pares dhe te vetmes marreveshje kontraktuale ShqiperiBE, Komisioni u mandatua me 21 tetor 2002 nga Keshilli, per t'i hapur me ne fund me 31 janar te ketij viti bisedimet per arritjen e Akordit te StabilizimAsocimit.
Dy muaj me pas, me 26 mars, raporti vjetor mbi ecurine e PSAs ne Shqiperi, i bente nje prerje terthore shoqerise shqiptare. Aty qysh ne paragrafin e pare Komisioni ne menyre direkte ve re se "porosite e formuluara ne raportin e 2002shit nuk jane ndjekur vecse pjeserisht". Ajo qe terheq me shume vemendjen jane jo aq "reformat strukturore (qe) kane perparuar fare pak" apo kapacitetet ushtarake "te nje cilesie mediokre", se gjithsesi kerkojne investime thelbesore, sesa nxjerrja ne pah e faktit qe akoma qeveria shqiptare nderhyn ne aktivitetet e mediave dhe, perballe korrupsionit, ndihet e pafuqishme si perballe nje kanceri malinj qe ka mberthyer me metastazat e veta shtetin.
Me 2003, ne raportin e vet Komisioni vlereson se korrupsioni i pergjithshem dhe nepotizmi, vecanerisht nepermjet emerimeve politike, jane praktika qe kane pasur "efekte vecanerisht te demshme ne disa fusha te ndjeshme si doganat", kane bere qe administrata publike te "mbetet e dobet", perbejne "problemin madhor" per sistemin juridik sepse "korrupsioni mbetet shume i perhapur dhe prek si gjyqtaret ashtu edhe prokuroret", apo "jane ende shume te perhapura e te afta te prekin te gjitha nivelet e hierarkise se policise", ne adrese te se ciles "theniet per keqtrajtime(...) mbeten te shpeshta"; pra shkurt kane bere qe Shqiperia te shenoje "perparime te kufizuara ne respektimin e pergjithshem te shtetit te se drejtes".
Sot, kur ka ende shume probleme te mprehta qe vegjetojne ne nje vijueshmeri te njetrajtshme, per te mos thene me te theksuar, nuk mbetet vecse te shpresohet (dhe te kerkohet !) qe qeveria, e cila ne ndryshim nga viti 1998 rrethohet tanime nga vullneti i qarte politik i partnereve europiane per arritjen e ASAs me Shqiperine, ta beje punen e saj dhe t'i shpejtoje reformat, duke mos harruar per asnje moment se, ngandonjehere historia ka prirjen e riperseritjes...
Ne kerkim te nje identiteti europian
Sot asocimi i Shqiperise po negociohet nga po ai kryeminister qe dymbedhjete vjet me pare nuk ofronte dorezani politike te mjaftueshme per te vendosur marredhenie diplomatike me K(B)Ene dhe, kur te nenshkruhet marreveshja, ne pushtet premton te vije po ai ishpresident qe rastin e vet e humbi me 1996! Por pengesa nuk qendron vetem ketu. Nga ana tjeter politizimi i skajshem i marredhenieve mes tyre varferon dhe shmang debatin nga trajtimi i argumentave qe realisht jane ne loje nga afrimi me BEne. Ne rradhe te pare ajo qe duhet sqaruar eshte se Bashkimi europian, nuk eshte nje organizate nderqeveritare (si Keshilli i Europes), ku mjafton plotesimi i kushtezimeve politike per t'u bere anetar. Duke pasur si bosht te sajin karakterin mbikombetar te Bashkimit Doganor me politikat e perbashketa bujqesore, tregtare, te jashtme, etj., si dhe me Tregun e Perbashket ku qarkullojne lirisht ne kushtet e nje konkurence te plote mallrat, sherbimet, kapitalet dhe njerezit, BEja eshte e ndjeshme si ndaj kushtezimeve politike po aq edhe ndaj kritereve te konvergjences (perputhshmerise) ekonomike, juridike dhe institucionale.
Ne Shqiperi mungesa e institucioneve te qendrueshme dhe e nje administrate doganore te ndergjegjshme, mangesite e sherbimeve veterinare e sanitare dhe pershtatja e manget (32%40% deri ne fund te 2003shit) e normave europiane, qe duhet te kontrollojne si origjinen e mallrave ashtu edhe cilesine e tyre, kompromentojne vendosjen e zones se shkembimit te lire mes Shqiperise dhe BEse, si faza e pare qe i paraprin bashkimit doganor ne perspektiven e integrimit perfundimtar.
Po ashtu ata qe do te vuajne fillimisht nga kjo jane prodhuesit vendas, me aftesite e tyre te kufizuara konkuruese. Nga ana e saj qeveria duhet te perpiqet te kompensoje fitimin e munguar per buxhetin e shtetit, sepse ne nje kohe kur plot dy te tretat e buxhetit aktual perbehen nga te ardhurat doganore, 80% e krejt shkembimeve tregtare nuk do te taksohen me, pasi realizohen pikerisht me vendet e BEse. Ne teori keto perpjekje duhet te kalojne nga nje vjelje me e mire e taksave te tjera dhe zbatimi per te gjithe shtetasit i nje tatimi vjetor mbi te ardhurat, gje qe ne praktike ngjan pak realiste, duke pasur parasysh si korrupsionin ashtu edhe peshen e ekonomise joformale ne ekonomine kombetare (rreth 60%). Vec kesaj zgjerimi i BEse ka edhe nje dimension politikokulturor. Dy prej kater zgjerimeve te meparshme mbajne vulen e Luftes se Ftohte. Kurse pas 1990es zgjerimi i mundshem drejt lindjes, qofte per permasat qofte per kohen, provokoi nje reflektim me te gjere mbi te ardhmen e Bashkimit, kufijte dhe rolin e tij ne boten postkomuniste.
Me 1993 profesori i Harvardit Samuel Huntington, duke injoruar me vetedije cdo kriter gjeografik dhe politik pararendes, e vendoste kufirin e Europes duke u nisur nga kritere qyteterimore. Duke qene se kufijte veriore, perendimore dhe jugore te kontinentit percaktoheshin prej deteve, kufiri lindor kalonte sipas tij ne kufirin e madh shekullor midis popujve te krishtere dhe popujve myslimane e ortodokse. Ne Ballkan ky kufi perkonte sipas tij me ndarjen historike ndermjet perandorive austrohungareze dhe osmane. Ky ishte sipas tij kufiri kulturor dhe, ne boten e pasluftes se ftohte, edhe kufiri politik dhe ekonomik i Europes. Per Samuel Huntingonin "eshte kjo pergjigjja qe europianet e perendimit kane deshire te degjojne, qe e mbeshtesin pakashume te gjithe sotto voce dhe qe drejtuesit politike dhe intelektualet e ndryshem e kane rimarre per llogari te tyre".
Ceshtja nese projektKushtetuta e BEse duhej apo jo qe t'i bente referim vlerave kristiane, reflektonte jo me larg se gjashte muaj me pare pikerisht kete debat. Qeveritaret e BEse, qe do te vendosin pas nje muaji mbi tekstin perfundimtar te Kushtetutes europiane per te njejesuar keshtu ne nje dokument te vetem tere traktatet e meparshme, duket se i kane braktisur kriteret qyteterimore. Referimi ndaj vlerave kristiane eshte shnderruar perfundimisht ne nje referim ndaj vlerave kulturore "qe jane pasuri e perbashket".
I pare ne kete prizem, anetaresimi i Shqiperise dhe me gjere i Ballkanit perendimor ne BE merr nje vlere te vecante identitare. E prere nga vija e Theodhosit qe ndau Romen nga Bizanti, e goditur prej skizmes, arene e perplasjes shekullore mes tri feve, Shqiperia eshte perkundur perhere ne udhekryqet e historise mes Lindjes dhe Perendimit. Per rrjedhim ajo ka mbetur larg atyre zhvillimeve europiane si humanizmi, Rilindja, Reforma, Kunderreforma, revolucionet borgjeze e industriale, qe te tera bashke shenjuan trashegimine shpirterore, kulturore e materiale te Perendimit. Sot duket se ne menyre te nenndergjegjshme ajo ka nevoje per BEne per te ekzorcizuar pikerisht te shkuaren e saj, sot duket se vetem kjo mund t'i sherbeje per te shuar me ne fund dyshimet, mbi perkatesine e saj ne familjen europiane.
Kur do te ndodhe ? Nese do te kuturiseshim ne parashikime dhe shifra, mund te thonim se kjo nuk mund te ndodhe perpara te pakten 20 vjeteve. Sepse eshte perllogaritur qe kaq eshte periudha qe do t'i nevojitet BEse per te "tretur" pranimin e dhjete kandidateve te rinj qysh nga 1 maji i ardhshem. Ata perfaqesojne nje te gjashten e popullsise aktuale te BEse, por vetem nje te njezeten e pasurise se saj. Anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin europian nuk eshte pra ceshtje ditesh, por aq me pak eshte ai monopol i nje partie te vetme. I projektuar ne te ardhmen, ai perben nje prej atyre planeve te medha qe i kapercejne ndjeshem mandatet e politikaneve. Dhe e ardhmja nga ana e saj eshte gjithmone e panjohur, ajo mbetet per t'u ndertuar...
Endri XHAFO
* Ishgazetar i TV Klan, autori, qe ka nje Master ne politika europiane, eshte aktualisht doktorant ne Universitetin Paris 3 Sorbonne.