Video pafund për faqen tuaj nëpërmjet YouTube API
Tutorial më poshtë është paksa i gjatë dhe në shikim të parë mund të duket i komplikuar. Qëllimi tij nuk është thjesht prezantimi i një scripti që ju shton një numër të pafund videosh dhe faqesh në domainin tuaj, por perceptimi i disa nga praktikave të programimit në PHP. Sugjeroj ta lexoni nga fillimi në fund pasi do e keni më të lehtë të programoni diçka të ngjashme në të ardhmen, por nëse koha nuk ju pret atëherë, në fund të faqes keni një demo dhe skedarët që ju duhen për ta vendosur në faqe.

Teoria e veprimeve
YouTube ashtu si shumë nga faqet e epokës Web 2.0 kanë si veçori ofrimin e ndërveprimit jo vetëm me vizitorët, por dhe me faqet e tjera. Për të mundësuar këtë bashkëveprim shpeshherë faqet publikojnë një API ose e shqipëruar nga Wikipedia Shqip si Interfejsi për programimin e aplikacioneve. API nuk është gjë tjetër veçse një grup metodash që thirren publikisht (ose sipas një identifikimi) në një faqe jo-në-pronësi, – nga një faqe tjetër. Shpeshherë API-t të lejojnë të tërheqësh në faqen tënde disa artikuj, disa statistika, ose në drejtimin e kundërt, të përditësosh statusin personal (psh në Twitter), të shtosh faqe të preferuara (psh në delicious) etj.

Nëse ndjeheni konfuz nga API dhe përshkrimi më sipër mos u shqetësoni, tutoriali në vazhdim do jetë më i thjeshtë. (Në fund të fundit mund të merrni skedarët në çdo çast dhe t’i vendosni në server e të mos e lexoni fare më tej, por sigurisht nuk do mësoni asgjë të re).

Për t’u kthyer sërish tek teoria e veprimeve në këtë skenar, duhet të kuptojmë që bota e programimit është e mbushur me terma të komplikuar, por që gjithmonë nënkuptojnë diçka të thjeshtë. Nëpërmjet API bëhet një kërkesë tek Ofruesi i një shërbimi dhe merret një përgjigje nga ai.

Në rastin tonë, ne do kërkojmë një video sipas një identifikuesi unik (çdo video ka një identifikuesu unik) dhe API i YouTube do na kthejë informacionin e nevojshëm për të prezantuar këtë video në faqen tonë. Përveç një video, nëpërmjet APIt të YouTube ne mund të marrim dhe të gjitha videot e ngjashme me atë video, të gjitha videot e një kanali (një publikuesi), të kërkojmë video sipas një termi e të tjera veprime. Disa nga këto proçese do i shpjegojmë më poshtë.

Çfarë do përdoret në këtë tutorial(?)
Për të ndjekur tutorialin do ju duhet një kompjuter (hm), pak internet dhe shumë vullnet. Për të parë rezultate dhe për ta vendosur në punë do ju duhet një host që mund të proçesojë PHP të paktën versioni 5.2 ose më mirë. Nuk ka asnjë bazë të dhënash apo nevojë për të ruajtur informacion në këtë rast.
Tutoriali do shfrytëzojë një grup librarish të quajtura Zend Framework, por asnjë njohur paraprake nuk do duhet në këtë rast. Të gjithë skedarët e nevojshëm do jenë të ruajtura dhe të bashkangjitura në fund të këtij shkrimi për shkarkim.

Doni të shihni të gjithë artikullin? Ju duhet të Regjistroheni për tu bërë anëtar Premium dhe të përfitoni nga shkrimet tona të larmishme ose mund të Kyçeni nëse keni një llogari në faqen tonë.

Video pafund për faqen tuaj nëpërmjet YouTube API është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.feniksi.com/?p=1072