BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Dasma e këtij viti në shoubizin shqiptar, ajo e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, tashmë është e hapur për publikun edhe me anë të një kronike të plasuar nga televizioni RTV 21.
Pas shumë raportimeve dhe fotograive të bukura të publikuara në mediat shqiptare nga kjo dasmë, tashmë kemi edhe videon e parë.
Në komentimin me zërin e ëmbël të prezantueses seksi, Blerona Zeqiri (e cila vet ishte e pranishme në këtë dasmë), shihen mysafirë të shumtë e fytyra prominente, teksa Nora dhe Roberti kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Një veçanti që nuk u përmend deri tash, ishte hyrja në sallë, ku u thye tradicionalja, pasi çifti hyri në sallë me këngën “All of Me” të John Legend.

