Vetoja. Si eshte perdorur ajo

Klinton

Primus registratum
Vetoja. Si eshte perdorur ajo

Vënia shpesh e vetos nga disa anëtarë ka ngjallur shumë kritika


Fjala "veto", në fakt, as që përmendet në kartën e Kombeve të Bashkuara. Por që një rezolutë të miratohet, duhen nëntë vota pro saj nga 15 anëtarët e këshillit. 5 prej tyre janë të përhershëm dhe dhjetë jo. Këto nëntë vota pro rezolutës, duhet të përfshijnë "votat e anëtarëve të përhershëm," shkruan karta.

Që nga viti 1945, kur u formuan Kombet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia, e kanë përdorur veton 120 herë, Shtetet e Bashkuara 76 herë, Britania 32 herë, Franca 18 herë, kurse Kina, vetëm pesë herë. Fjala "veto", në fakt, as që përmendet në kartën e Kombeve të Bashkuara. Por që një rezolutë të miratohet, duhen nëntë vota pro saj nga 15 anëtarët e këshillit. 5 prej tyre janë të përhershëm dhe dhjetë jo. Këto nëntë vota pro rezolutës, duhet të përfshijnë "votat e anëtarëve të përhershëm," shkruan karta. Fuqia për të vënë veton e anëtarëve të përhershëm, është kritikuar vazhdimisht. Përdorimi i shpeshtë i vetos nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar shumë që sistemi i vetos të diskretitohet. Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik e përdori veton e tij për rezolutat e OKB-së, pothuajse rëndom. Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur veton shpesh për të mbrojtur qeverinë izraelite nga kritikat apo nga përpjekjet për të patur nën kontroll veprimtarinë e ushtrisë së tij.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Vetoja dhe kritikët e saj[/list]



Kritikët e sistemit të vetos thonë se edhe mes atyre rezolutave që arrijnë të miratohen, jo të gjitha vihen në jetë. Kritika ngjallen dhe nga fakti se pesë anëtarët e përhershëm, që janë në fakt fituesit e Luftës së Dytë Botërore, nuk pasqyrojnë realitetin gjeopolitik të ditës. Veçanërisht, Britania e Madhe dhe Franca, nuk janë më ndër fuqitë kryesore ekonomike dhe ushtarake në botë. Nëse sistemi i vetos do të hiqej, në Këshillin e Sigurimit do të fitonte mendimi i shumicës dhe ndoshta do të arrinin që të miratoheshin më shumë rezoluta, më shumë situata në botë do të arrinin të identifikoheshin si kërcënim për sigurinë në botë dhe ndoshta do të kritikoheshin më shumë vende apo do të vendoseshin më shumë sanksione. Por kjo do të thoshte se në një këshill të ri dhe të reformuar të Sigurimit, do të kishte një ndarje më të drejtë pushteti dhe Këshilli do të kishte fonde, që të arrinte t'i zbatonte vendimet e veta. Në këshillin aktual, pesë anëtarët e përhershëm kontribuojnë me puthuaj gjysmën e buxhetit të OKB-së. Megjithatë, asnjë nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të heqë dorë nga vetoja. Dhe që ndryshimet e kartës së re të OKB-së të miratohen, duhet që vetë ata, të pestë, të votojnë pro.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Rusia[/list]



Përdorimi i vetos sovjetike në vitet e para të OKB-së ishte gjë kaq e zakontë, sa Andrej Gromiko, ministri i jashtëm sovjetik në vitet 1957-deri në 1985, njihej ndryshe dhe si &quot;zoti &quot;Jo&quot;&quot;. Bashkimi Sovjetik e përdori veton 79 herë gjatë 10 vjetëve të para të jetës së OKB-së. Gjatë të njëjtës periudhë kohore, Kina e përdori veton vetëm një herë, Franca dy, kurse të tjerët asnjë herë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, Bashkimi Sovjetik e përdori veton gjithmonë e më rrallë. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Rusia e ka përdorur votën vetëm dy herë, njëherë për një rezolutë që kritikonte forcat e serbëve të Bosnjës se kishin penguar UNHCR-në për të hyrë në Bihaç, në Bosnjë, dhe herën e dytë, për të bllokuar një rezolutë për financimin e operacioneve të OKB-së në Qipro.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Shtetet e Bashkuara[/list]



SHBA-ja ka vënë veton shtatë herë nga nëntë herët e fundit që kjo ka ndodhur në Këshillin e Sigurimit. Dhe në gjashtë raste, Amerika e ka vënë veton për projektrezoluta që në ndonjë lloj mënyre, kanë kritikuar qeverinë izraelite. Në total, SHBA ka bllokuar 35 projektrezoluta të OKB-së rreth Izraelit. Uashingtoni e ka përdorur veton për herë të parë në vitin 1970, kur bashkë më Britaninë e Madhe, bllokoi një projektrezolutë rreth Rodezisë Jugore, vendit që do të bëhej më vonë Zimbabve.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Mbretëria e Bashkuar[/list]



Britania e Madhe e ka vënë veton 32 herë. Këtë e ka bërë 23 herë për të njëjtat projektrezoluta që ka bllokuar dhe Amerika. Për herë të fundit, veto britanike u vu në vitin 1989, kur Amerika, Franca dhe Britania kundërshtuan një rezolutë që dënonte ndërhyrjen ushtarake amerikane në Panama. Britania është i vetmi anëtar i Këshillit të Sigurimit, që ka bllokur shtatë herë rresht vetëm me votën e saj kundër, të njëjtë projektrezolutë të OKB-së.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Franca[/list]



Franca, bashkë me Amerikën dhe Britaninë, ka bllokuar 13 projektrezoluta Vetëm dy projekterzoluta janë bllokuar vetëm nga vetoja franceze, në vitet 1947 dhe 1976.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kina[/list]



Gjatë viteve 1946 dhe 1971, karrigia e Kinës në Këshillin e Sigurimit ishte zënë nga Republika e Kinës apo Tajvani, e cila e përdori veton vetëm një herë për të bllokuar aplikimin e Mongolisë për anëtarësi në Kombet e Bashkuara. Kina ka vënë veton për dy rezoluta brenda vitit 1972: e para për të bllokuar anëtarësinë e Bangladeshit dhe herën e dytë, kur tok me Rusinë, bllokoi një projektrezolutë për situatën në Lindjen e Mesme. Po ashtu në vitin 1999 Kina ka vënë veton për të bllokuar zgjatjen e mandatit të forcës së OKB-së në Maqedoni dhe një herë tjetër bllokoi dërgimin e 155 vëzhguesve të OKB-së në Guatemala.
 
Top