vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

Leopardii

Primus registratum
vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

Partitë shqiptare në vite


1. Partia Popullore 1920
2. Partia Përparimtare 1921
3. Partia Fashiste 1939
4. Partia Komuniste 1941
5. Partia Balli Kombëtar 1942
6. Partia e Legalitetit 1943
7. Partia Demokratike Shqiptare 1991
8. Partia e Bashkimit Demokratik Kombëtar 1991
9. Partia Demokristiane 1991
10. Partia e Indipendentëve Centristë të Shqipërisë 1991
11. Partia Përparimi Kombëtar 1991
12. Partia e Blertë e Shqipërisë 1991
13. Partia e Prosperitetit Demokratik 1991
14. Partia Ekologjike 1991
15. Partia Republikane 1991
16. Partia Nacional-Demokrate 1991
17. Partia Socialiste 1991
18. Partia Universale Shqiptare 1991
19. Partia e Unitetit dhe e Prosperitetit Kombëtar
20. Partia Socialdemokrate 1991
21. Partia Agrare 1991
22. Partia Liberale 1992
23. Partia Lidhja Popullore Shqiptare 1992
24. Partia Socialpunëtore Shqiptare 1992
25. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare 1992
26. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1992
27. Partia Nacionaliste Shqiptare 1992
28. Partia Lëvizja e Legalitetit 1992
29. Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare
1992
30. Partia Socialreformiste e Shipërisë 1992
31. Partia Republikane e Djathtë 1992
32. Partia Balli Kombëtar 1992
33. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 1993
34. Partia Konservatore
35. Partia Popullore Shqiptare 1994
36. Partia Drejtësia Shoqërore 1994
37. Partia progresi Popullor Shqiptar 1994
38. Partia Triumfi i Legalitetit 1995
39. Partia Ideali Demokratik 1995
40. Partia Konservatore 1995
41. Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare 1995
42. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar 1995
43. Partia Partia Kombëtare e Legalitetit 1995
44. Partia Rimëkëmbja Shqiptare 1996
45. Partia e Re Socialiste 1996
46. Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare 1996
47. Partia Lëvizja për Demokraci 1997
48. Partia Lidhja Fshatare 1997
49. Lidhja Kombëtare Shqiptare 1997
50. Partia Komuniste Shqiptare 1998
51. Partia Komuniste e Rindërtuar 1998
52. Partia e Re e Punës së Shqipërisë 1998
53. Partia Qytetare Shqiptare 1998
54. Partia Alternative Liberale Shqiptare 1998
55. Partia Balli Kombëtar Demokrat 1998
56. Partia Centriste e Mirëqënies Popullore 1998
57. Partia e Pajtimit Kombëtar 1998
58. Partia e Idealeve Komuniste 1998
59. Partia e Biznesit Shqiptar 1998
60. Partia e Emigracionit Shqiptar 1998
61. Partia Demokrate Reformatore 2000
62. Partia Demokracia Sociale 2003
 

Leopardii

Primus registratum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

Tabela ilustruese


----------


Partia Popullore

Themeluar nëntor 1920
Shkrirë në vitin 1923
Kryetar Fan Noli
Figura kryesore: Ahmet Zogu


-------------------------------------------------------


Partia Përparimtare

Themeluar 1921
Shkrirë në 1923
Kryetar Mehdi Frashëri
Figura kryesore: Shefqet Vërlaci, Bajram Curri, Hasan
Prishtina, Hoxha Kadriu që më pas ishte edhe
nënkryetar
Tipi: Parti konservatore, parti elektorale interea
politike, ekonomike, individuale klasash
Përbërja: shumica emigrantë politike

-----------------------------------------------------------------

Partia Fashiste Shqiptare

Themeluar maj 1939
U shkri në 1943
Sekretar i Parë Tefik Mborja
Figura kryesore: Kol Mirakaj, më pas u zgjodh kryetar
Emra të tjerë që ka mbajtur: Partia Fashiste
Kombëtare, Roja Kombëtare

---------------------------------------------------------------

Partia e Ballit Kombëtar

Themeluar në nëntor të vitit 1942
Shkrirë në nëntor të vitit 1944
Kryetar Mit'hat Frashëri
Figura Kryesore: Ali Këlcyra, Sejfi Protopapa
Sistemi: republikan

-----------------------------------------------------------------

Partia e Legalitetit

Themeluar: Nëntor 1943
Shkrirë: në nëtor 1944
Kryetar: Abaz Kupi
Forma e qeverisjes: monarkia
Qëllimi: rikthimi i Ahmet Zogut në fronin mbretëror

-----------------------------------------------------------------


Partia Komuniste


Themeluar 8 nëntor 1941
Shkrirë qershor 1991
Sekretar i Parë: Enver Hoxha, Ramiz Alia
Figura të tjera kryesore: Qemal Stafa, Vasil Shanto
etj
Qëllimi i krijimit: Lufta ndaj pushtuesit

-----------------------------------------------------------------


Partia Demokratike

Themeluar: 12 Dhjetor 1990
Kryetar: Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Sali Berisha,
Eduard Selami, Tritan Shehu,
Qëllimi: krijimi i pluralizimit dhe demokratizmi i
vendit


---------------------------------------------------------------

Partia Socialiste
Themeluar: qershor 1991
Kryetar Fatos Nano
Figura kryesore: Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi,
Rexhep Meidani, Pandeli Majko, Ilir Meta etj


---------------------------------------------------------------


Partia Republikane

Themeluar 1991
Kryetar: Sabri Godo, Fatmir Mediu
Sistemi: republikan


---------------------------------------------------------------

Partia Socialdemokrate

Themeluar: 1991
Kryetar: Skëndër Gjinushi
Figura kryesore, Teodor Laço, Dhori Kule,


-------------------------------------------------------------

Partia Aleanca Demokratike

Themeluar: 1992
President: Neritan Ceka
Kryetar: Arben Imami
Anëtarë të dëgjuar: Ridvan Pëshkëpia, Preç Zogaj etj

---------------------------------------------------------------
 

Leopardii

Primus registratum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

Titulli: Në 83 vjet, 62 parti


Si u krijua partia e parë shqiptare. Partia Popullore
e themeluar nga Noli por që në të bënte pjesë edhe
Zogu. Partia Përparimtare e me kryetar Mehdi Frashërin
por me figurë kryesore Bajram Currin. Krijimi i
Partisë Fashiste, Partisë Komuniste, Balli, Legaliteti
dhe më pas 50 vjet pushim. Rivendosja e pluralizmit ku
u krijuan aq parti sa nuk ishin krijuar gjatë gjithë
historisë së shtetit. Për herë të parë, lista e plotë
e partive shqiptare, historia e të cilave nis në më
shumë se tetë dekada më parë.


Shkrimi:

Nga Roland Qafoku

Kush tha se ne shqiptarët jemi të thekur për parti?
Supermania për të pasur një të tillë pas viteve
'90-të, kurrsesi nuk mund të çimentojë konkluzionin se
ne nuk bëjmë dot pa një grupim politik. Fakti që
partia e parë shqiptare, ajo Popullore, është krijuar
vetëm në vitin 1920 dhe se deri pas lufte kanë
ekzistuar vetëm pesë parti, vërtetojnë se më shumë se
krijimi i partive, historia shqiptare gjatë shekullit
të kaluar ka qënë një përpjekje vetëm për të krijuar
një shtet, pavarësisht se ai ndërtohej pa parti, me
një parti apo me disa të tilla. Mbështetur në
dokumenta, në historiografinë shqiptare por edhe në
studimet e historianëve të huaj, theksohet se Theofan
Noli është shqiptari që ka krijuar partinë e parë në
historinë shqiptare. Menjëherë pas tij ishte Mehdi
Frashëri që duke krijuar Partinë Përparimtare, i hapi
rrugën të ashtuqujturit pluralizëm, që gjithsesi me
karakteristikat e tij, ishte tipik shqiptar. Vet fakti
që të dy këto pari e kishin vetëm tre vjet jetë dhe
krijimi i një partie tjetër, do të vinte pas një
dekade, vërteton se Shqipëria më shumë se për
pluripartizmin mendonte për çlirimin nga vargonjtë e
huaj, ose në të kundërt për të ndërtuar diktaturën.
Dhe iventari i partive shqiptare të regjistruara
zyrtarisht është: 62 parti në 83 vjet. Nga këto vetëm
gjashtë janë krijuar nga vitit 1920 deri në 1943,
ndërsa nga vitit 1990 e deri më sot janë regjistruar
56 të tilla.

Partia Popullore dhe Përparimtare, partitë e para

Fan Noli, nuk është vetëm figura poliedrike që ka
nxjerë kombi shqiptar. Këtij personazhi i takon merita
historike edhe e krijimit të partisë së parë
shqiptare. Mbështetur në dokumenta dhe fakte të
Institutit të Historisë, Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë po edhe studiuesëve të huaj të historisë
shqiptare si Berndard Fisher dhe Harris Silajxhiç,
ideja e Nolit për të themeluar një parti lidhej
ngushtë me idetë e tij demokratike. Sipas profesor
Muhim Çamit, edhe pse nuk ka një datë të saktë për
krijimin e kësaj partie, muaji nëntor i vitit 1920
është më e sakta sipas dokumentave që ndodhen në
arkivat e Institutit të Historisë. Çami shton se
mungesën e një date të saktë e ngatërron fkti që nuk
ëhstë mbledhur një kuvend kombëtar që të shpallte
themelimin e kësaj partie. Por, thjesht një deklarim
dhe vetëm kaq. Në të njëjtën frymë është krijua edhe
Partia e Përparimit. Me themelues dhe kryetar Mehdi
Frashërin, edhe kjo parti nuk lindi nga ndonjë kuvend
kombëtar. Për të njëjta arsye themelimi i saj nuk ka
një datë fikse por fillim viti 1921. Duke qënë pa
përvojë dhe pa ide shumë të qarta, të dy partitë nuk
dallonin shumë nga njëra tjetra. Historiani amerikan
Bernard Jurgen Fisher shkruan se ato madje nuk mund të
quhen parti të mirëfillta pasi që të dyja paraqisnin
një program të vagullt. Gjithsesi të dy partitë
ndryshonin nga njëra tjerë në fillim nga personazte e
tyre dhe më pas nga idetë. Në partinë Popullore
interesant është fakti që merrte pjesë edhe Fan Noli
edhe Ahmet Zogu. Kjo iushte një parti me ide më
demokratike se ajo përparimtare. Megjithatë sipas
profesor Çamit mes krerëve të saj kishtte mjaft
kontrradikta. Ndërsa në Partinë e Përparimit përveç
frashërit bënin pjesë edhe Hoxha Kadriu që më vonë do
të bëhej edhe kryetar, Bajram Curri e Hasan Prishtina.
Ndëtrkohë Fisher i shton këtij fakti s eprezenca në
këtë parti e Shefqet Vërlacit, feudalit më të pasur të
vendit e bëri këtë parti të njohur si parti të beut.
Këtë e konfirmon edhe profeson Çami i cili thotë se në
kjo parti kishte interesa politike, ekonomike
individuale dhe klanesh. E gjithë kjo histori e
mjegullt dhe përplsje klanesh u shoqërua më vonë me
shkrirjen e këtyre partive. Si partia Popullore dhe
ajo Përparimtare u shkrinë në vitin 1923, kohë kur në
krye të qeverisë erdhi Ahmet Zogu. Profesor Çami
thelson se edhe pse Zogu ka meritën e të ndërtiarit të
një shteti modern, në thelb shteti i tij ishte
diktatorial. Vet fakti që ai nuk lejoi të kishte
parti, e nënkupton këtë më së miri. Një vakuum i tillë
do të vazhdonte edhe 16 vjet më vonë, kur në Shqipëri
do të themelohej partia e tretë në vend, ajo fashiste.

Pas 16 vjetësh pa parti, themelohet Partia Fashiste

Nuk kaloi as katër ditë nga pushtimi i Shqipërisë nga
Italia dhe në vendin tonë në 11 prill u themelua
Partia Fashiste Shqiptare. Një parti që u ngrit dhe u
mbajt totalisht nga partia Italiane e cilësuar nga
historianët dhe si shtojcë e saj. Për ti dhënë edhe më
shumë rëndësi krijimit të këtij grupimi politik që
ishte i vetmi në Shqipëri, në 23 prill në Shqipëri
mbërriti me shumë bujë Achile Starace, sekretar i
Partisë Fashiste Italiane i cili edhe nën të shtënat e
topave shpalli zyrtarost krjimin e saj. Gjithsesi,
themeluesi kryesor i kësaj partie ishte vete Ministri
i Jashtëm Italian Galeazzo Ciano i cili është edhe
projektuesi i pushtimit të Shqipërisë. Sekretar i Parë
i kësaj partie që në fillim ka qënë Tefik Mborja një
avokat dhe dikur mbështetës i Fan Nolit dhe më pas Kol
Mirakaj. Ndërkaq, Fisher shkruan se në të vërtetë
pushteti i vërtetë në gjirin e partisë u përqëndrua në
duart e Giovani Giros, një italiani që ishte mik
personal i Benito Musolinit. Gjithsesi, E ngritur me
idenë për të depërtuar fashizmi, kjo parti kurrë nuk e
arriti qëllimin e saj qoftë edhe minimalisht. Edhe pse
trumbetohej se në këtë ishin inkuadruar shumë
shqiptarë, shifrat kanë qënë fiktive. Ato anëtarësime
kanë qënë më shumë presione ndaj administratës dhe
punëtorëve kundrejt vedit të punës se sa anëtarësime
për ide fashsite. I mbështetur në një dokument të
kohës, Profesor doktor Xhelal Gjeçovi tregon se vetëm
pas një viti Jakomoni i dërgonte telegram Romës ku i
thoshte se me këtë parti nuk kemi suksese. Mbështetur
në arkivat shqiptare Gjeçovi shton se mdje kjo parti
ka ndërruar disa emra si Parti Fashiste Kombëtare dhe
më pas Roja Kombëtare. Me kapitullimin e Italisë
Fashiste dhe largimin e uahstrisë italiane nga vendi
ynë, mori fund eshe partia Fashiste. Edhe pse
trumbetohej si një parti e suksesshme, kjo fjalkë nuk
i shkon për shtat. Edhe pse Italia kishte një
stradegjui të qartë për të pëhapur idetë e fashzimit,
në Shqipëri ato nuk u përqafuan shumë. Shumë të paktë
kanë qënë atë shqiptarë që më pas u damkosën si
kolaboracionalistë që përkrahën, mbështetën dhe u
inkuadruan më këtë parti. Fundi i saj ishte pikërisht
gjatë ditëve të largimit të ushtrisë italiane, pra në
vitin 1943.


Tre partitë e luftës

Partia Komuniste. Edhe pse gjatë këtyre viteve nuk u
krijua asnjë parti politike, përpjekjet e individëve
apo edhe grupeve të ndryshme nuk kanë rreshtur. Kështu
ndikimi i përhapjes së komunizimit në vendet e Lindjes
mbërriti edhe në Shqipëri. Madje veprimaytiaria
komuniste në vendin tonë njihet që në itin 1920. Në
Shkodër, Korçë dhe Tiranë që me pushtimin e vendit u
krijuan disa grupe komuniste që më shumë griundeshin
se sa kishin ide të qarta se përse ishin krijuar.
Duhet të vinte 8 nëntori i vitit 1941, 15 veta
përfaqësues të tre këto grupeve themeluan në Tiranë
Partinë Komuniste Shqiptare. Kjo është e vetmja parti
përpara viteve '90-të që ka një datë të saktë të
themelimit të saj. Në ilegalitet të plotë, kjo parti
shpalli në programin e saj luftën kundër okupatorit
dhe ndërtimin e një shteti demokratik. Historiografia
shqiptare në shumë raste e ka manipuluar faktet lidhur
me prezencën e dy të dërguarëve jugosllavë Miladin
Popoviç dhe Dushan Mugosha duke mos i përmendur fare
ndihmën e tyre. Ndërkohë historiani Stavri Skendi
thotë se misioni i tyre ishte që Partia Komunksite
Shqiptare të ishte degë e Partisë Jugosllave. Por, vet
Mugosha në kujtimet e tij pranon ndihmën në drjtim të
disiplinës por jo rolin kryesor në këtë themelim:
komunistë shqiptarë kishin aftësi udhëheqëse dhe me
kalimine kohës do ti zgjidhin vetë anët
amdinsitrative. Ndërsa profesor Nikola Pano shkruan se
ndihma jugosllave nuk do të ishte realizuar pa
ekzistencën e lëvizje komuniste. Në këtë ,mbehdje
Enver hoxha u zgjidh Sekretar i Parë. Historiani
amerikan Fisher shkruan se zgejdhja e toij ishte më
shumë një kompromis se sa zbulimi i një udhëheqësi dhe
më pas amerikjanoi rendit cilësitë: i respektueshëm, i
shkolluar mirë, i gojës, energjik dhe një djalosh i
apshëm 33 vjeçar. Duket se këto cilësi i kanë mjaftuar
Hoxhës që nga ai moment të qëndornte në krye të
Partisë Komuniste për më shumë se 50 vjet derisa vdiq.

Pas luftës kjo parti mori atributetiut e fituesit dhe
pas zgedhjeve të vitit 1946 dhe shpalljes së
kushtetutës në Shqipëri u vendos sistemi një partiak
duke instakuar një shtet diktatorial komunist.
Në qershor të vitit 1991, Partia e Punës u shndërrua
në Parti Socialiste, ndërsa shtatë vjet më vonë lindën
tre parti komuniste më shumë si kujtim të asaj partie
dhe atyre idealeve komuniste të mbajtura gjallë nga
një grup shumë i vogël njerëzish.


Partia e Ballit Kombëtar

Eshtë partia e dytë shqiptare e krijuar gjatë kohës së
luftës. Famën dhe organizimin e Partisë Komuniste disa
liberalë, republikanë dhe bejlerë, e shihnin si një
rrezik potencial. Pikërisht për të pasur një rol
aktiv, në nëntor të vitit 1942, prfaqëues të këtyre
grupimeve krijuan Ballin Kombëtar. Në fakt, për datën
ka shumë përplasje të ekspozuar më shumë pas viteve
90-të. Gjithsesi, historianët e sotëm shqiptarë si
Xhelal Gjeçovi, por edhe Bernard Fisher mbrojnë tezën
e kësaj date. Bile edhe një nga eksponentët e Ballit
Abaz Ermenji, shprehet se nuk ka rëndësi data, pasi
përfaqësues të Ballit ishin ata që luaftuan me armë që
ditën e parë të pushtimit fashist. Kryetar i Ballit
Kombëtar ishte Mit'hat Frashëri, një ish-diplomat dhe
kushëri me Mehdi Frashërin, kryetarin e Partisë
Përparimtare dhe forma e qeverisjes ishte republika.
Ndërsa figura të tjera të kësaj partie ishin Ali
Këlcyra, Abaz Ermenji e Sejfi Protopapa.
Historiografia shqiptare ka mbrojtur gjithmonë tezën
se Balli u krijua nga bashkimi i i elementëve të
klasës së mesme reaksionare, çifligare, tregtarë të
mëdhenj, klerit reaksionar dhe çifligrëve të mëdhenj
dhe grupi trockist "Zjarri". Enver Hoxha shkonte deri
atje sa të përkufizonte se Balli u krijua më tepër jo
për të luftuar pushtuesin por për të shkatërruar punën
politike të Partisë Komuniste. Historiani amerikan
Fisher deklaron se me këtë thënie Hoxha nuk është larg
të vërtetës. Dhe këtë Fisher e lidh me argumenta të
mbështetur në arkiva të siguruara në Gjermani dhe në
ShBA. Ai thekson se programi Ballit ishte jo vetëm
reagim i drejtëpërdejtë i LNÇ por kishte
tëmeta dhe të vagullta. Megjithatë, disa historianë
pas viteve '90-të kanë servirur fakte dhe dukumenta
sipas të cilëve Balli ishte një organizatë politike e
sukseshme ku si qëllim kishte luftën ndaj okupatorit.
Por, përplasjet e kësaj partie me ato të Partisë
Komuniste shkuan deri atje sa shumë historianë e
cilësojnë luftën e Dytë Botërore të zhvilluar në
Shqipëri të ndërthurur keq me elementë të luftës
civile. Dhe kjo më shumë pas kapitullimit të Italisë
ku pati disa luftime mes partizanëve dhe ballistëve.
Ndërsa historiani Xhelal Gjeçovi nxjerr një konkluzion
llogjik. Ai shprehet se ka shumë historianë që nuk
janë bindur se po të kishte luftuar seriozisht Balli
Kombëtar kundër okupatorëve të huaj, Partia Komuniste
do ta kishte shumë të vështirë për të vendosur një
regjim totalitar një partiak. Fundi i kësaj partie
ishte në nëntor të vitit 1944, pikërisht ditët kur u
çlirua Shqipëria. Shumë nga eksponentë e saj u larguan
në Bari të Italisë, ku sipas profesor Gjeçovit u
sistemuan në disa kampe në Bari dhe më pas pjesa më e
madhe e tyre në SHBA. Megjithatë, kjo parti pati jetë
në mërgim ku u riorganizua me qëllim rikthimin në
pushtet në vend të komunistëve, por një gjë e tillë
nuk u realizua. Në vitin 1992 kjo parti u rithemelua,
por natyrisht programi dhe veprimtaria e saj kishte
shumë ndryshime nga to të 50 viteve më parë.

Partia e Legalitetit

Një vite më vonë se Partia e Ballit Kombëtar, u
themelua partia e tretë e luftës me emrin Partia e
Legalitetit. Edhe pse në program ajo nuk kishte
sistemin republikan por atë monarkist, kjo parti
shfaqi lidhje të ngushta me Partinë e Ballit Kombëtar.
Madje edhe me bajraktarë të pavarur të veriut dhe me
qeverinë kolaboracioniste. Qëllimi i kësaj partie
shprehej qartë në programin e saj dhe ai ishte
rikthimi i ish-mbretit Ahmet Zogu në fronin mbretëror.
Ishte tetori i vitit 1943, kur kjo parti zyrtarizoi
krijimin dhe në krye të këtij formaciponi politik u
vendos Abaz Kupi, një figurë shumë e njohur në
Shqipëri për rezistencë antipushtuese, ndërsa Ahmet
Zogu si kryetar nderi. Por, themelimi i kësaj partie
sipas historianit amerikan Fisher ishte vepër e Ahmet
Zogut që tashmë kishte fituar një pjekuri politike se
sa e Kupit, që sipas tij cilësia më e spikatur ishte
të printe formacione luftarake. Megjithatë edhe ato
nuk e kalonin tetë mijë forca ku gjysma ishin nga
krahina e vet. Ashtu si edhe Balli edhe kjo parti nuk
e pati jetën e gjatë me mbarimin e luftës. Eksponentë
të saj u larguan nga vendi duke mos realizuar asnjë
nga pikat e programit de duke marrë me vete dështimin.
Ndërsa ata që mbetën, ose u likuiduan nga komunistët,
ose u përndoqën për gjatë gjithë viteve të pushtetit
të tyre.

Pas 90-ës, lumi i partive nuk ndalet


Ajo parti që me të vërtetë solli pluralizimit në
Shqipëri ishte Partia Demokratike. E themeluar në 12
dhjetor të vitit 1990, ajo është e para parti e
krijuar pas 46 vjetësh sundim të sistemit një partiak
dhe një modeli komunist tipik lindor. Themelimi i
kësaj partie solli në vendin tonë jo vetëm marrjen
fund një herë e përgjithmonë të një sistemi
diktatorial, por edhe fryrjen e nje erë të re në
vendin tonë: lënien prapa të socializmit dhe ndërtimit
të një shoqërie të lirë. Menjëherë pas themelimit të
kësaj partie, mania për të krijuar parti nuk ka
rreshtur çdo çast. Vetëm në këto dhjetë vite janë
themeluar rreth 50 parti, që natyrisht jo vetëm ia
kanë kaluar në numër atyre që kanë qënë që nga krijimi
i shtetit të parë shqiptar, por i kanë dhjetëfishuar.
Gjithsesi, vetëm një pjesë e tyre janë në efiçensë,
ndërsa të tjerat kanë pasur më shumë karakter arkivor
për Gjykatën e Tiranës. Menjëherë pas Partisë
Demokratike, në skenë doli Partia Socialdemokrate,
Republikane dhe kështu me radhë, etj. Ndërsa Partia e
Punës e ndërroi emrin e saj në Parti Socialiste. Nga
një vështrim i historisë, duket qartë që këtë mani
shqiptarët e kanë krijuar vetëm në dekadën e fundit.
Tashmë duket mjaft e thjeshtë për të krijuar një
parti: O burra nja 200 firma dhe pas ca orësh një vulë
në gjykatë të bën pa problem me një parti nën sqetull.
Por, një zot e di se nga ku buron kjo mani. Por, ashtu
siç janë krijuar shpejt e shpejt. Pjesa më e madhe e
tyre ashtu janë shkrirë e shuar. Me të vërtetë në
gjykjatë ka një listë të stërgjatë me parti, po ato që
janë në efiçencë janë shumë shumë pak. Ndoshta sistemi
dy partiak, i nisur këtu e 80 vjet më parë është
tradita më e mirë për ne shqiptarët. Por, deri atëher
kushedisa dite e dekada duhet të kalojnë.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

se mos eshte harruar ndonje parti , shtojani vete listes
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

çik si paradoks kjo tema. permenden emra te pervetshem ne nje kohe me partine. tani dihet qe nano e berisha jane koka ne partite perkatse, po krahasimi behet individ me individ dhe parti me parti. individitet mund te jene te te njetes parti ose jo.

gjithsesi, duket si teme e perseritur Leopard. po e le he per he, por nqs perseriten gjerat qe jane thene neper tema si Berisha dhe Nano etj do e mbyll.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

oferta e numrit te partive ne shqiperi eshte shume e madhe per nje vend prej 3 milion banor.

60 parti jane
me te vertet shume per te .......
shrug.gif
 

dylan dog

Primus registratum
Re: vetem Nano e Berishe mos na sillni ne pushtet - keni plot 60 Parti te tjera

Leopardi une nuk mund te pajtohem me vlersimet e interpeluesve per gjendjen ekonomike ne shqiperi, gjykuar mbi bazen e efektit multiplikator te reformave qe e nxisin dhe e pershpejtojne kete zhvillim. pra rethanat demokratike, lidhur me strukturat paralele te principeve humane, bejne te mundur lindjen e nje klime tersishte te hapur per prartite e reja.

dhen ne shtyp nga Fatos Nano per Leopardin
 
Top