Vepra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare

Albforumi

Primus registratum
Vepra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare

Përshëndetje miq të librit,

duam t’ju prezantojmë shkurtimisht me “veprën e plotë në shqip me 20 vëllime” të shkrimtarit Ismail Kadare, të cilën do ta bëjmë të disponueshme së shpejti për t’u porositur direkt nëpërmjet faqes sonë.

Vepra-e-Kadarese-300x217.jpg
Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip.

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj.

Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës.

Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj.

Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj.

- Shtëpia botuese “Onufri”

Postime të tjera me interesRomani i ri “E penguara, Requiem per Linda B.” nga Ismail Kadare (0)Kadare nderohet me cmimin Princi i Asturias për Letërsinë (0)Së shpejti, 5 vëllimet e reja të veprës së Kadaresë (0)Letërsia e gjuhës së ndaluar, nga Ismail Kadare (0)Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë (0)
ShtepiaeLibritBlog

ShtepiaeLibritBlog

ShtepiaeLibritBlog

-Oz_IB8Q9pc

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1240

Top