vendime e veprime pozitive te qeverise berisha

komino

Valoris scriptorum
vendime e veprime pozitive te qeverise berisha

fillojme me studentet jashte


VENDIM
Për
Një shtesë në vendimin nr.786, datë 17.12.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për kualifikimin shkencor, pasuniversitar dhe për klasifikimin e punonjësve, pedagogjikë e kërkimorë, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 43, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në fund të paragrafit 7.2, të vendimit nr.786, datë 17.12.1998, të Këshillit të Ministrave, të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Në rastet kur diploma master është vazhdim i pandërprerë nga cikli i parë, i studimeve Bachelor, kjo diplomë do të njihet sipas vendimitnr.523, datë 1.8.2003, “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe të certifikatave, të fituara në shkollat e larta të huaja”, të ndryshuar.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”

Kryeministri

Sali Berisha

VENDIM
Për
Një shtesë në vendimin nr.523, datë 1.8.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 43, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Pas paragrafit të parë, të pikës 3, të vendimit nr.523, datë 1.8.2003, të Këshillit të Ministrave, të shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Nga ky rregull përjashtohen rastet kur ka marrëveshje ndërqeveritare apo dypalëshe, në fushën e arsimit dhe shkencës dhe rastet kur paraqiten nga i njëjti shtet, tituj diplomash të njohura më parë nga komisionet. Njohja në këto raste të jetë e drejtëpërdrejtë.”.

2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: vendime e veprime pozitive te qeverise berisha

Shtim i sporteleve të shtetit për një shërbim më të shpejtë


Kryeministri Berisha shprehu dhe njëherë dje vendosmërinë e qeverisë për të zbatuar në çdo rast ligjin. "Ne insistojmë dhe jemi të vendosur në zbatimin e ligjit. Por brutaliteti nuk është absolutisht forma më e mirë e zbatimit të ligjit, përkundrazi, është më e keqja. Forma më e shkëlqyer është afrontimi dhe përballimi i njerëzishëm me problemin", tha Berisha. Në mënyrë të posaçme, kryeministri kërkon që të bëhet një studim tek taksidarët, të cilët, nga një studim i brendshëm, rezultojnë të pasjellshëm në qëndrimin ndaj biznesmenit, duke mos zbatuar filozofinë mbi të cilën bazohet sistemi fiskal në Shqipëri. "Unë jam dhe do të jem që të mblidhet çdo detyrim, por në mënyrë absolute, arbitrariteti dhe harbutllëku janë totalisht në kundërshtim me parimet e taksambledhjes dhe interesin publik, dhe i shërben veç interesit të taksidarit. Ndaj edhe është e domosdoshme të bëhen instruksione shumë të qarta", tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri u shpreh se e njëjta punë duhet bërë edhe me policët, ku ka një problem konstant. "Të gjithë duhet ta kenë të qartë se ç'do të thotë qeverisje shërbesash, që do të thotë se përulshmëria para ligjit është kusht i domosdoshëm për t'u ofruar qytetarëve një qeverisje shërbesash. Ndaj dhe ky grup që do të nisë punë tani, do të shqyrtojë të gjitha shërbimet që kanë lidhje me qytetarët, me qëllimin e vetëm ndryshimin rrënjësor të tyre", tha Berisha. Kryeministri vijoi më pas se "nëse ka një gjë që ne mund t'ua ofrojmë pothuajse në standartet e të gjitha vendeve të tjera, është ky shërbim. Nuk mund të them në standarte identike me vendet e tjera, sepse kjo gjë kërkon edhe disa procese të tjera për të qenë e kompletuar, por pothuajse identike me vendet e zhvilluara". Për këtë qëllim, kreu i qeverisë tha se duhen fonde, prandaj dedikimi i financave të caktuara absolutisht do të jetë përparësia më e madhe, me synim hapjen e numrit të nevojshëm të sporteleve, rekrutimin e numrit të punonjësve të nevojshëm për t'i pajisur ata me të gjitha mjetet, në mënyrë që qytetarëve t'u ofrohet shërbimi sa më shpejt dhe sa më mirë.

Halil RAMA

www.rilindjademokratike.com

--------------------------------------
 

ssssssss

Primus registratum
Re: vendime e veprime pozitive te qeverise berisha

ecccccccc te vdessssssssssssss /pf/images/graemlins/laugh.gif:D:D
 
Top