Velipoja ?!
- Velipoja eshte nje qender turistike mjaft e kendshme, me peizazh te larmishem, ku nderthuren hijeshem det, plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna, fusha, ligatinat; vendi me i pershtatshem per te vrojtuar zogjte e Adriatikut Lindore ne dunat e reres dhe pellgjet e cekta te ujit; treve me popullim te hershem, tredita te pasura etno-folklorike, me femere dhe peshkatare te zote, mikprites te njohur ne te gjithe Shqiperine per humorin e tyre te holle ...
- Velipoja u ofron pushuesve mundesine per te kaluar pushime ne nje vije bregdetare me uje te paster dhe me rere te imet, por jo vetem kaq, ajo eshte e pasur me vlera unike natyrore, ne te cilat dallohen : Plazhi i madh me gjatesi 14 kilometra dhe gjersi 200 metra me rere te imet dhe te paster, e cila quher nga banoret “rera e dermanit” per vetite e saje kuruese. Plazhi rigjenerohet cdo vit nga baticat dhe zbaticat, duke e bere perqindjen e jodit ne rere shume te larte. Plazhi rrethohet nga pulli me drure te larte pishe e drure te tjere fletore, me shkurre perhere te blerta, lugina plot me bimesi ujore , duna etj ...
- Fshati bregdetare, plazhi i madh dhe qendra turistike shtrihen ne jugperendim te Shkodres, 35 kilometra larg saje, ne fushen e gjere te Velipojes , te lagura nga deti Adriatik, prane kufirit me Malin e Zi, me te cilin e ndan lumi Buna dhe grykederdhja e tije . Relievi eshte gati teresisht fushore, nga 1-3 metra mbi nivelin e detit deri ne 550 metra ...
- Velipoje ka nje klime te bute ( temperatura mesatare 6-7 C ) , vera eshte mjaft e nxehte ( temparatura mesatare e Korrikut, 24 C deri ne 48 C maksimumi ne perjudhen Korrik – Gusht ) Periudha e pershtatshme per banjo dielli fillon ne muajin qershore dhe vazhdon deri ne fund te shtatorit. Per ato qe jane me te pergatitur fizikisht , kjo perjudhe zgjate nga fundi i prillit deri ne fund te tetorit . Bien rreth 1400mm reshje ne vit, kryesisht te perqendruara ne gjysmen e dyte te vjeshtes, dhe dimrit.
- Emri Velipoje vjen nga sllavishtja e vjeter ( Velikopoje – Fushe e Madhe) . Zona turistike shtrihet ne nje siperfaqe 300 ha dhe kufizohet ne veri me rezervatin e Menaxhuar te Velipojes, ne jug me detin Adriatik, ne lindje me rrethin e Lezhes dhe ne perendim me lumin Buna.