Vdes në moshën 86-vjecare ish-udhëheqësi komunist, Ramiz Alia

Hank

Valoris scriptorum
TIRANE- Shuhet në moshën 86-vjecare Ramiz Alia. Udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri dhe Presidenti i parë i shteti pluralist mbylli sytë mëngjesin e sotën rreth orës 7:00 në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet. Ali vuante nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsy ai u shtrua disa herë në reanimacion.


JETA
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20 vjec. Ai i ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës nën patronazhin e Enver Hoxhës dhe në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë).

Alia është udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist të Shqipërisë 1985-1991, dhe Presidenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1991-1992, si dhe presidenti i parë i postkomuniste në Shqipëri deri në vitin 1992. Ai kishte qenë i caktuar si pasardhës nga Enver Hoxha dhe e mori pushtetin pas vdekjes së tij.


balkanweb
 
Top