Vazhdon operacioni Ilinden

Albforumi

Primus registratum
Vazhdon operacioni Ilinden

Ekipi i ekspertëve të firmës së specializuar nga Spliti-Kroaci, “Dubina”, që në orët e hershme kanë filluar aktivitetet përgatitore për nxjerrjen e anijes së fundosur “Ilinden”.

Polombarët nga Spliti, të ndihmuar nga polombarët vendas nga Ohri, kanë filluar të instalojnë stabilimentet për nxjerrjen e anijes nga thellësia e Liqenit të Ohrit, për të vazhduar hetimet dhe zbardhjes së provave që solli deri në fatkeqësinë që ndodhi më 5 shtator, kur humbën jetën 15 turist bullgar.

Rajoni ku është fundosur anija “Ilinden” është shënuar me sinjalizim special dhe në afërsi patrullojnë motoskafet e policisë që kujdeset për vendin e ngjarjes dhe objektin lundrues. Poashtu, edhe në pjesën tokësore në afërsi të kampit “Eleshec” në Elsahni të Ohrit, janë koncentruar forca të mëdha policore, për ruajtjen e vendit.

Në vendin e ngjarjes, ku zhvillohen veprimet e specialistëve të “Dubina” nga Spliti, si dhe të gjithë polombarët veprojnë në pajtim me sugjerimet e gjykatësve hetues nga Maqedonia dhe Bullgaria. Në rastin konkret, gjykatësja hetuese nga Gjykata Themelore ne Ohër, Vesna Kiçeec dhe gjykatësi hetues nga Bullgaria Georgi Iliev, mbikqyrin secilin veprim të ndërmarrë nga polombarët, duke mbajtur llogari që të mos vije deri tek çfaredo dëmtimi të anijes, që do të desorjentojë hetimet.

Aktivitetet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme nuk sollën ndonjë konkretizim, pos verifikimit të pozitës, peshës dhe vleresimeve për mënyrën e nxjerrjes. Aktivitetet për operacionin e nxjerrjes së anijes “Ilinden” do të vazhdojnë sot, kur edhe pritet që gjatë orëve të pasditës, anija të nxirret dhe të remorkohet drejt portit të Ohrit, ku duhet të vazhdojë hetimi.

Anijet e ankoruara në portin e Ohrit, gjatë tërë ditës kanë qëndruar të gatshme në rast nevoje të intervenojnë për remorkimin e anijes “Ilinden”, por nuk kanë marrë asnjë ftesë nga specialistët dhe nga organet kompetente. Ndërkaq, Kpiteneria e Ohrit, edhe sot ishte me dyer të mbyllura dhe nuk jepnin asnjë informacion. Nga ana tjetër, anijet tjera vazhdojnë të bartin dhe të shetisin turist nëpër ujërat e Liqenit të Ohrit, në mënyrë të papenguar.(Shekulli)

pLzzJYYt4Rc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22423. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22423

Top