Vazhdon beteja virtuale kundrejtë Serbisë

Albforumi

Primus registratum
Vazhdon beteja virtuale kundrejtë Serbisë

KHG.jpg

Disa nga ueb faqet më kryesore të shtetit fqinj, janë sulmuar nga grupi KHG (Kosova Hackers Group)

Hakerët nga Kosova, përkatësisht grupi KHG (Kosova Hackers Group) po vazhdojnë luftën e tyre virtuale kundrejt Serbisë dhe këtë e konfirmon sulmi më i fundit i bërë prej tyre kundrejt disa ueb faqeve të internetit të cilat u takojnë institucioneve kryesore të Serbisë.

Sulmi ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, gjatë së cilit sulm grupi e ka quajtur vetën “Albanian Hackers” dhe ka vendosur në këto faqe një imazh me shqiponjë dhe mbishkrimin “United States of Albania”
Me këtë rast KGH që u identifikua me emërtimin “Albanian Hackers”, kanë shkruar në këto ueb faqe revoltën e tyre ndaj nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Shkrimi vazhdon më tej me tekstin se thyerjen e ueb faqeve “mund ta bëjnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë. Më tej shkruan se nuk do të harrojnë kurr atë që i kanë bërë popullit shqiptar, me ç’rast keni dëbuar mbi 1 milion dhe keni vrarë mbi 14.000 njerëz dhe keni dhunuar mbi 20000 femra”.”Fjalia jonë përfundimtare është nderimi i të gjitha familjeve që kanë humbur dikë në luftë kundër jush. Ne vetëm duam drejtësi dhe dëshirojmë rikthimin e të pagjeturve” përfundon teksti i vendosur nëpër ueb faqe.

Nga domeni .gov mund të kuptoni se bëhet fjalë për ueb faqe shtetërore, përkatësisht qeveritare.

Gjersa po shkruhet ky artikull ueb faqet e sulmuara si www.gimnazija.mod.gov.rs, www.airserbia2009.vs.rs, vazhdojnë të kenë në ballinën e tyre logon e “Albanian Hackers”.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=408. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=408

Top