Vazhdojnë rritjet e çmimeve për DRAM

Albforumi

Primus registratum
Vazhdojnë rritjet e çmimeve për DRAM

83.jpg

Vazhdimisht është thënë gjatë muajve të kaluar se është vetëm çështje kohe derisa çmimet e DRAM të rriten përsëri dhe më nuk do të jeni në gjendje që me disa centë në xhep të blini pako të kapacitetit të madh.

Megjithatë kjo kohë ende nuk ka arritur, por sipas të dhënave nga DRAMeXchange, çmimet për 1GB DDR2 dhe 1GB DDR3 janë duke u rritur gradualisht.

Për momentin, 1GB DDR2 kushton 1.53 dollarë gjersa 1GB DDR3 1.66 dollarë. Kjo nuk tingëllon shumë (dhe nuk është shumë), por këto çmime përfaqësojnë një ngritje prej 8.5 % për DDR2 dhe 5.1% për DDR3.

Në ndërkohë, çmimet kontraktuese për 2GB DDR2 dhe 2GB DDR3 kanë arritur në vlerën prej 27.50 dhe 29.50 dollarë, vetëm në gjysmën e parë të muajit shtator e dihet që duhet të presim edhe një gjysmë muaji tjetër.

Edhe një herë ju rikujtojmë, nëse dëshironi të bëni një avancim në sasinë e memories, ngutuni tani dhe grabitni ofertat e fundit, sepse ndikimet e rritjeve të çmimeve do të vërehen edhe tek tregu ynë.

share_save_171_16.png

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=232. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=232

Top