Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

kastriot

Primus registratum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] cfare propozon ti kastriot per te ulur varferine???????????????

pastaj ia themi pushtetareve

..........
thumbsup.gif
[/qb]
<span style="font-weight: bold">Po pra se te gjoret nuk kane dijeni se si luftohet varferia</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :tipsy:


Kastriot
 

marko

Primus registratum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

Un propozoj ti shtojme dhe nje yll flamurit Amerikon. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; : &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :rockband:
thumbsup.gif
lol.gif
goofy.gif
cry.gif
 

TONY

Primus registratum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

une propozoj te kthehemi ne qe jemi jashte shqiperise ne shqiperi e te dergojme te gjithe politikanet emigrante e le ta provojne se si eshte emigracioni pastaj mbase e dine se si mund te mendohet per popullin
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

Llafet i kemi pas gjithmone shume te bukura, por veprat pak me pak!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Llafet i kemi pas gjithmone shume te bukura, por veprat pak me pak! [/qb]
O Papi mos na ul kaq poshte!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Varferia ne Shqiperi, tregues i politikes se ndjekur nga "qeveria"

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, më e larta


Elda Spaho

Me moshën e popullsisë të re, ndër më të lartat në botë dhe me vdekshmërinë foshnjore, gjithashtu ndër më të larta në botë, Shqipëria nuk ka si të mos ofrojë të dhëna mjekësore nga më të çuditshmet, të cilat janë publikuar dje nga Observatori Evropian, mbështetur nga “Sorosi”, në një botim titulluar “Shqipëria: sistemet e kujdesit shëndetësor në tranzicion”.
Nga se vdesin shqiptarët
Studimi në fjalë botohet për herë të parë në Shqipëri. Por më parë, botime të këtij lloji kanë dalë në dritë për të tjera vende në tranzicion, fqinjët tanë. Pas Bullgarisë, Sllovenisë, ishte radha e të dhënave të sistemit shëndetësor shqiptar. Të dhëna që nuk janë edhe aq optimiste po t’i krahasosh me ato të fqinjëve dhe që janë tepër të vrazhda po t’i krahasosh me ato të vendeve të zhvilluara. Sipas studimit në fjalë, treguesit më të kënaqshëm të shëndetësisë ngelen jetëgjatësia dhe mosha e re e popullsisë. Shqiptarët rrojnë gjatë, edhe pse jetojnë në vendin më të varfër të Evropës, me shumë pak të ardhura. “Jetëgjatësia e tyre duket paradoksale kur merr parasysh të ardhurat e ulëta, shërbimin e kufizuar shëndetësor dhe shpërthimin e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në studim. Kjo jetëgjatësi e admirueshme është falë dietës tipike mesdhetare, me fruta e zarzavate, që ne vazhdojmë ta përdorin shumë sot e kësaj dite, edhe pas shpërthimit të picave e hamburgërve. Sidoqoftë varfëria ka filluar t’i japë shenja të qarta edhe tek jetëgjatësia. Nëse në vitet 1990-1995, ajo ishte 68.5 vjet për burrat dhe 74.3 për gratë, tashmë ka filluar zbritjen disavjeçare.
Po kaq të vagullta ngelen edhe dy të dhënat e tjera pozitive për shëndetin e shqiptarëve: lindjet dhe mosha e re. Megjithëse kemi një nga ritmet më të larta të lindjeve , 2.4 fëmijë për çdo grua, nuk mund të buzëqeshim dot, sepse shumë prej tyre foshjave vdesin. “Vdekshmëria foshnjore mbetet një nga më të lartat në rajon dhe në Evropë”, thuhet në studim. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vitin 1999 kishte 17.5 vdekje për 1000 lindje, por kjo shifër hidhet poshtë nga një studim i UNICEF-it, për vitin 2000. Sipas tij, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri ishte 28 për 1000 lindje. Edhe vdekjet e grave, gjatë lindjes nuk lënë vend për optimizëm. Sërish shifrat tona janë të larta: deri në vitin 2000, 17.5 gra vdisnin gjatë lindjes. Kjo shifër është më e lartë se ajo e Bullgarisë dhe Maqedonisë, por më e ulët se në Rumani dhe Turqi.
Në shkallë kombëtare, vdekshmëria në Shqipëri është 5 për 1000, tregues që nuk ka ndryshuar shumë gjatë 10 viteve të fundit. Sidoqoftë kanë ndryshuar shkaqet e vdekjeve. Sipas Institutit të Statistikës, në vitin 1999, 45% e tyre janë shkaktuar nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, 16.6% nga kanceret dhe 11% nga aksidentet e plagosjet. “Këto tre grupe shkaktojnë 75% të të gjitha vdekjeve”, thuhet në studimin e observatorit evropian.
Sa pak mjekë
Të dhënat për spitalet dhe mjekët janë po kaq të zymta. Studimi pranon hapur se mjekët shqiptarë marrin para nën dorë, edhe pse nuk ka shifra të sakta për këtë fenomen. Po kështu pranohet edhe fakti se shumica e tyre kanë hapur klinika private, përveçse punës që kanë në spitalet publike. Një gjë e tillë ndalohet nga ligji shqiptar, duke përjashtuar profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, që mbajnë titullin profesor-doktor. Observatori nuk ka harruar të përmendë edhe Urdhrin kombëtar të Mjekut, i cili duhet të bëjë zap korrupsionin tek bluzat e bardha, por që ende nuk ka dhënë rezultate.
Ky “rebelizëm” i mjekëve i ka rrënjët tek rrogat e ulëta. Pagesa mesatare mujore e tyre ka qenë 29 mijë lekë, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe këto tri vitet e fundit.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ja ku mbërrijnë edhe disa të dhëna të tjera. Në vitin 1999 Shqipëria kishte 4494 doktorë, shifër që thuajse nuk ka ndryshuar më vonë. Sipas llogaritjeve, 1000 banorëve u takon 1.36 doktorë dhe kjo është shifra më e ulët në Evropë, mesatarja e së cilës shkon tek 4 doktorë për 1 000 persona. Vetëm të dhënat e Bosnjës dhe Hercegovinës afrohen disi sepse këto vende kanë 1.5 doktorë për 1 000 banorë.
Gjendja rëndohet edhe më po të kihet parasysh se edhe këta mjekë nuk janë të gjithë në lartësinë e duhur, sipas studimit të observatorit europian. “Shqipëria ka shumë pak mjekë profesionistë të trajnuar në krahasim me vendet e tjera të Evropës”, thuhet aty.
Edhe përqindja e infermiereve dhe mamive ngelet më e ulëta në të gjithë Evropën, rreth 3,7-4 për 1 000 banorë, në një kohë kur mesatarja europiane shënon shifrat 5.5-6. Vetëm Rumania, Bosnja dhe Hercegovina na afrohen disi, por sidoqoftë të dhënat e tyre nuk bëhen asnjëherë aq të ulëta sa ato të Shqipërisë.

Shqiptarët
Frikë nga spitalet
Shqipëria kishte 3.2 shtretër spitalore për 1000 banorë, në vitin 2000, pra më pak se në të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Evropës Qendrore dhe asaj Lindore. Sidoqoftë ka më shumë shtretër për persona krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore, meqë sistemi shëndetësor i këtyre të fundit është tepër modern. Banorët e tyre i drejtohen hallkave të tjera të shëndetësisë, para se të përfundojnë në spital, kështu që numri i shtretërve nuk ka pse të jetë i lartë.
Edhe pse kanë shumë pak shtretër për t’u shtruar në spitale, shqiptarët nuk nxitojnë t’i zënë ato. Jo ngaqë gëzojnë shëndet të plotë, por ngaqë spitalet u ngjallin krupën dhe ua zbrazin xhepat. “Njerëzit nuk mund ta përballojnë kërkesën për pagesën nën dorë të mjekëve dhe personelit tjetër. Për më tepër cilësia e dobët e shërbimeve dhe kushtet jo të mira higjienike i frenojnë ata të shtrohen, edhe kur një gjë e tillë është e domosdoshme”, thuhet në studimin e observatorit evropian.............................
.........................................

Marre nga Shekulli
 
Top