Vajza greke rrëmbehet nga shqiptarët përmes Facebook?

Dardan.

Forumium praecox
Një vajzë 16 vjeçare greke është rrëmbyer nga tre shqiptarë të moshës 19, 25 dhe 27- vjeç.

Gjithçka nisi nga komunikimi në Facebook i vajzës me 19 vjeçarin. Ai e mashtroi dhe arriti ta bindë të largohet nga shtëpia e së bashku të nisen me anije për të udhëtuar nga Nakso drejt portit të Pireut “për një arsye të rëndësishme”, siç u shpreh djali në polici.

Kur vajza pa në anije edhe dy shqiptarët e tjerë, u frikësua dhe kërkoi të kontaktojë me njerëzit e saj, por djemtë e kërcënuan se nëse do të fliste, do t’i vrisnin familjen.

Ndërkaq familja e vajzës e shqetësuar, njoftoi policinë, që u vu në lëvizje dhe arrestoi djemtë, të cilët u kapën edhe me dokumente të rreme.

Sipas policisë, në Pire i priste një makinë me një valixhe të madhe, ku mendohej se do të fusnin vajzën për ta kaluar lehtësisht në kufirin me Shqipërinë. Policia dyshon se plani ishte për ta sjellë vajzën në Shqipëri e më pas për ta trafikuar ndoshta në Itali.

Shqiptarët u ndaluan nga forcat e sigurisë dhe policia po heton për mundësinë e kryerjes prej tyre të rrëmbimeve të tjera.

Kujdes: Do ju luteshim qe të bëni shumë kujdes kur flisni me dikë në Facebook, edhe mos harroni “mos i besoni askujt,” sepse sot nuk ekzistojnë njerëz të besueshëm/BW/KosovaByte

http://www.kosovabyte.net/internet/vajza-greke-rrembehet-nga-shqiptaret-permes-facebook/
 

pikolo diavolo

Primus registratum
me vjen shume keq per vajzen,dhe ne fakt duhet bere shume kujdes se me ke flet ne fb sepse pikesepar ,ne flasim me te panjohur,te cilit nuk dime as se kush eshte dhe cqellime kane.
 

Sweety el

Locus omnem
me vjen shume keq per vajzen,dhe ne fakt duhet bere shume kujdes se me ke flet ne fb sepse pikesepar ,ne flasim me te panjohur,te cilit nuk dime as se kush eshte dhe cqellime kane.
edhe ne forum duhet patur kujdes kur flet ne chat sepse nuk njihen qe te gjithe...
 
Top