Vajtja” në Europë dhe Kultura e Qytetare Demokratike
<ul style="list-style-type: disc">[*]&#8220;Vajtja&#8221; në Europë dhe Kultura e Qytetare Demokratike[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]Prof.Ass.Dr.Aleksandër Kocani
<ul style="list-style-type: disc">[*] A duhet të &#8220;turremi&#8221; pa marrë frymë drejt Europës?[/list][*]
&#8220;Vajtja&#8221; në Europë, apo, siç thuhet ndryshe, integrimi në strukturat politiko-ekonomike të Europës përbën një nga kryetemat e ligjërimit mediatik dhe politik në shoqërinë e sotme shqiptare. Të gjithë dhe pothuajse kudo flasin për të: politikanë, qeveritarë, parti politike, shoqata joqeveritare, në Konferenca Shkencore, Workshope, takime etj. Dhe problemi paraqitet (por jo argumentohet!) sikur duhet &#8220;vrapuar e vrapuar, qoftë edhe pa marrë frymë apo pa fjetur&#8221; &#8220;për të kapur trenin e Europës&#8221;. Kjo temë gati gati po na bëhet një obsesion! Po bëhet një farë &#8220;europomanie&#8221;! Por, a duhet folur për të? Po, sigurisht, veçse në një mënyrë tjetër. Çështja është se ka vërtet një publik të interesuar që do të sqarohet se ç&#8217;do të thotë integrim në strukturat europiane, cilat janë përfitimet e kufizimet që sjell ai, a ia vlen apo jo që t&#8217;i hyjmë tani kësaj rruge dhe, në se po, cilat janë vështirësitë e pengesat që duhen kapërcyer për të realizuar këtë integrim. Natyrisht që këtu ka edhe probleme të tjera që lidhen me opsionet alternative ndaj integrimit, me gjykimin konkret për vendin tonë në se ai do të dominohet nga një vendim politik apo thjesht nga një procedurë teknike e verifikimit të plotësimit të bashkësisë së parametrave të caktuara për çdo fushë të jetës. Të gjitha këto detyrimisht kërkojnë një qëndrim serioz dhe të përgjegjshëm, sidomos nga nivelet vendimmarrëse, që bazohet në transparencën ndaj opinionit publik shqiptar dhe në vlerësime të nxjerra nga studime të bëra institucione të specializuara për kërkimet në shkencat sociale. Ky shkrim ka për objekt pikërisht të tregojë vetëm një nga këto pengesa, mbizotërimin e psikologjisë fshatare në shumicën e popullsisë aktuale shqiptare. Kjo, natyrisht me kushtin e zgjedhjes me maturi të opsionit të integrimit në Europë. Më konkretisht, për një shoqëri si ajo shqiptare, që aspiron në masën dërrmuese të saj (mbi 70% të saj sipas disa anketave) të integrohet në Europë, aspiratë që është shprehur aq qartë, midis të tjerave, edhe nga deviza e lëvizjes studentore të Dhjetorit të 1990, del e nevojshme që të sqarohet në nivel shkencor domethënia e integrimit të saj në Europë, të përcaktohen e debatohen publikisht strategjitë, prioritetet dhe metodat që duhen ndjekur për të realizuar këtë proces integrimi. Kjo sepse, megjithë pranimin (si një vendim politik) nga Europa që ne të &#8220;presim biletën për të hypur&#8221; në &#8220;trenin e saj&#8221;, nuk është e mundur që të &#8220;kapet&#8221; ky &#8220;tren&#8221; pa një refleksion të thelluar mbi kushtet paraprake që duhen plotësuar dhe transformimet sociale e ekonomiko-politike që lipset të ndërmerren për t&#8217;ia arritur këtij qëllimi. Madje, në këtë rast transformimet në fjalë do të kishin në vetvete një vlerë të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit edhe në se nuk &#8220;do të futeshim në Europë&#8221;.
<ul style="list-style-type: disc">[*]Një Europë kryesisht qytetare &#8211; një Shqipëri në masën dërrmuese fshatare[/list][*]
E para gjë që të vjen ndërmend, nëse kërkon t&#8217;i hysh një demarshi të tillë sa teorik, aq edhe praktik, është se nga pikëpamja e strukturimit social e, në veçanti atë psikologjik, shoqëria shqiptare është tepër &#8220;fshatare&#8221;. Sigurisht që këtu termi &#8220;fshatar&#8221; nuk përdoret aspak në një kuptim, siç thuhet &#8211; përçmues. Çështja është se kur flasim për qytetërim europian, kemi parasysh, në radhë të parë, një shoqëri me një strukturë shoqërore kryesisht qytetare. Dhe një integrim i natyrshëm i shoqërisë shqiptare në të do të kërkonte detyrimisht një strukturë sociale, pak a shumë të ngjashme me këtë qytetërim.
Për shkak të mobilitetit të madh social, që lidhet me shkaqe tashmë të njohura, është vështirë që të jepen shifra relativisht të sakta lidhur me &#8220;përmasat&#8217; demografike të &#8220;universit fshatar&#8221; në Shqipëri (vitet e fundit është dhënë zyrtarisht shifra 60-65%). Mund të thuhet që në vija të përgjithshme, ai strukturohet në katër nivele : fshatarët që jetojnë dhe e nxjerrin jetesën në fshat ; fshatarët që jetojnë në fshat, por që e sigurojnë jetesën në qytet ; fshatarët që jetojnë në qytet por kanë aktivitet ekonomik në fshat dhe fshatarët që jetojnë në qytet dhe nuk kanë asnjë lidhje ekonomike me fshatin. Këta të fundit janë duke iu nënshtruar një procesi spontan ( dhe pra, mjaft problematik) të shndërrimit të tyre gradual në qytetarë. Por kjo kërkon kohën përkatëse (në të ashtuquajturat &#8220;enklava&#8221;, zona banimi të konceptuara e të menaxhuara sipas koncepteve shkencore antropologjike, psikologjike, urbanistike, sociologjike etj. - ajo shkon deri në 20-25 vjet). Të katër nivelet e strukturimit të lartpërmendur kanë një &#8220;emërues të përbashkët&#8221; &#8211; bashkësinë sipas psikologjisë fshatare. Kjo psikologji dhe fakti që shumica dërrmuese e popullsisë në vend nuk ka ende atë kulturë filozofike europiane perëndimore, që përbën një nga dy shtyllat bazë mbi të cilat mbështetet qytetërimi perëndimor, përbëjnë pengesa serioze për integrimin e Shqipërisë në Europë.
Psikologjia fshatare është e tillë (domethënë &#8211; pengesë serioze për këtë integrim), sepse ajo i strukturon raportet e individit fshatar me &#8220;Tjetrin&#8221; në një mënyrë, si të thuash &#8220;egocentrike&#8221;: në qendër është shtëpia me oborrin, kurse në periferi janë komshinjtë e drejtpërdrejtë. Nga pikëpamja e shtrirjes hapësinore ky strukturim është, si të thuash, tepër i &#8220;rrafshtë&#8221;. Ai dallohet mjaft nga strukturimi analog që ka qytetari, strukturim me një dinamikë e kompleksitet të shtjelluar në disa &#8220;përmasa hapësinore&#8221;. Si një shembull i thjeshtë mund të sillet këtu strukturimi hapësinor i marrëdhënieve midis banorëve në pallate në qytet. Për më tepër e ashtuquajtur &#8220;distancë sociale&#8221;, që, sipas Eduard Hall, përbën një nga përmasat e &#8220;fshehta&#8221; të qënies njerëzore, është mjaft më e vogël tek strukturimi i raportit me &#8220;Tjetrin&#8221; që ka qytetari, se sa tek fshatari, gjë që ndikon ndjeshëm në të mirë të vendosjes së marrëdhënieve të kooperimit, të pjesëmarrjes, të tolerancës dhë mirëkuptimit midis qytetarëve. Kjo përbën vetëm një aspekt, atë hapësinor, të vështrimit antropologjik të këtij problemi. Por, sigurisht që ka edhe aspekte të tjera që lidhen me vlerat, me mentalitetet, me të ashtuquajturat &#8220;modele psikokulturore&#8221; etj., të cilat kanë ndikimin e vet negativ në procesin e shndërrimit të popullsisë fshatare në qytetare dhe, në tërësi në integrimin e shoqërisë shqiptare në Europë. Kështu për këtë popullsi fshatare në Shqipëri është karakteristike, midis të tjerave, edhe një tendencë e theksuar e preferimit të ashtuquajturave &#8220;vlera materialiste&#8221; (karakteristike kjo sipas Ronald Inglehart për të gjitha vendet ish-socialiste), ndërkohë që në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një tendencë e kundërt me të &#8211; ajo drejt vlerave shpirtërore. Këtu kemi një nga kundërkahet që e pengojnë integrimin tonë në Europë (kundërkahe tjetër është, për shembull, dinamika demografike që po çon në zmadhimin e qyteteve, domethënë &#8211; ardhja e fshatarëve në qytet dhe në rrethinat e qyteteve të mëdha, ndërkohë që në vendet europiane perëndimore konstatohet një dinamikë tjetër &#8211; qytetarët punojnë në qytet dhe shkojnë të jetojnë në fshat).
Edhe nga pikëpamja e &#8220;modeleve psikokulturore&#8221; dalin vështirësi të mëdha për procesin në fjalë të integrimit. Kjo sepse këto modele përbëjnë, si të thuash, &#8220;programe&#8221; që menaxhojnë sjelljen, adaptimin e individit në një mjedis të caktuar sociokulturor. Individi që vjen nga fshati i ngjan në një farë kuptimi &#8220;pemës së shkulur nga rrënjët&#8221; dhe që kërkohet të mbillet në një vend tjetër. Atij i duhet të ndryshojë pothuajse të gjitha mekanizmat e fituara e të trashëguara që i lejojnë adaptimin në një mjedis kryesisht sociokulturor (por edhe fizik) në ndryshim të vazhdueshëm. Përndryshe ai do të rrezikonte sa mbijetesën biologjike, aq edhe integrimin social. Një individ i tillë që ka këputur lidhjet e shumëfishta e të padukshme me mjedisin e tij social, kulturor e fizik për sa kohë që ai nuk ka krijuar një &#8220;simbiozë&#8221; tjetër me mjedisin e ri ku ai ka filluar të jetojë domethënë për aq kohë sa ai e përjeton raportin me pjesën tjetër shoqërisht të integruar si margjinalizim, përbën një element që potencialisht dhe realisht gjeneron konflikt social e politik.
<ul style="list-style-type: disc">[*]E kaluara- një gjyle në këmbët e shoqërisë së sotme shqiptare
Por ky nuk është i vetmi &#8220;bagazh negativ&#8221; që na pengon të kapim &#8220;trenin europian&#8221;. Ekzistojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë që kërkojnë &#8220;grafi shkencore&#8221;, para se qendrat vendimmarrëse t&#8217;i thonë &#8220;OK&#8221; projekteve që synojnë integrimin europian.
Pengesë tjetër e madhe mbetet e kaluara, sistemi i quajtur &#8220;socialist&#8221; që, i brendësuar në ndërgjegjen e individit shqiptar, kryesisht në atë që quhet &#8220;ndërgjegja kolektive&#8221;, është strukturuar në trajtën e &#8220;dosiereve&#8221; dhe &#8220;skedareve&#8221; me përmbajtje &#8220;programet&#8221; e sjelljeve, qëndrimeve, opinioneve dhe veprimeve (sistemi i vlerave) të konceptuara në këndvështrimin &#8220;marksist-leninist&#8221;. Ky sistem vlerash dhe, në veçanti, bërthama e tij &#8211; vlerat filozofike të quajtura &#8220;materialiste dialektike e historike&#8221;, bien krejtësisht ndesh me vlerat përkatëse filozofike që karakterizojnë qytetërimin europiano -perëndimor. Një kundërshti e tillë, të cilën Max Weber e quante &#8220;Lufta e Perëndive&#8221;, është në rrënjë, është ndoshta burimi kryesor që gjeneron të pothuajse të gjitha konfliktet sociale e politike në shoqërinë shqiptare të viteve &#8216;90-të. Prandaj është e domosdoshme që të bëhet një &#8220;katarsis&#8221; i vërtetë filozofik në shoqërinë shqiptare, domethënë zëvendësimi në memorien bazë të individëve shqiptarë i përmbajtjes së vjetër të &#8220;skedareve&#8221; me vlerat filozofike me një përmbajtje të re që ka të bëjë me vlerat filozofike europiano -perëndimore. Këtu, në radhë të parë, është primordial roli i sistemit të shkollimit, më pastaj vijnë mediat.
Për vite të tëra është këmbëngulur pranë Ministrisë së Arsimit për emergjencën e rikualifikimit të mësuesve të Filozofisë dhe të Njohurive për Shoqërinë, për faktin se ata nuk kanë formimin përkatës që do t&#8217;u lejonte atyre së paku (sepse në fakt kërkohet edukim &#8211; domethënë krahas dhënies së njohurive, edhe transmetim shprehish të zbatimit praktik të tyre e njëkohësisht dhe transmetim vlerash) të transmetonin njohuritë(për ta &#8211; të reja) në këto dy lëndë. Ndërsa këta mësues ishin, si të thuash &#8220;jashtë loje&#8221;, Ministria preokupohej në radhë të parë për kualifikimin e një brezi mësuesish të matematikës (që në vetvete nuk ka asgjë të keqe, madje përkundrazi) që kishin marrë një formim relativisht solid në Universitet dhe një përvojë të konsiderueshme në mësimdhënien e lëndëve matematike (ndërkohë që po dalin breza mësuesish të matematikës me një formim universitar tepër të mangët!). Edhe sot e kësaj dite mbetet emergjent rikualifikimi i mësuesve të këtyre lëndëve (Filozofi dhe Njohuri për shoqërinë), sepse ata po përgatisin breza të tërë nxënësish me formim jo filozofik europiano -perëndimor, por me një përzierje kulturash të ndryshme filozofike që kanë në përgjithësi si strukturë konceptuale (apo si vizion, perspektivë filozofike) atë materialiste dialektike e historike, e cila është në kundërkahe me proceset social-politike që po ndodhin në vendin tonë. Vlen që të theksohet këtu qoftë edhe vetëm një tregues themelor i kësaj kundërkahe: vizioni materialist dialektik e historik bazohet në postulate primordiale që i japin refleksionit të mëtejshëm një karakter mendimi krejtësisht të mbyllur, gjë që në veçanti përjashton çfarëdo mundësie për raporte sociale të tolerancës, mirëkuptimit, kooperimit e pjesëmarrjes, aq të domosdoshëm për një shoqëri të hapur, demokratike. Gjithashtu ai përjashton edhe mundësinë e adaptimit të vlerave universale po aq të nevojshme për një shoqëri të tillë. Është ky vizion, rudiment i shoqërisë që sapo kemi lënë prapa, një nga faktorët kryesorë që pengon përvetësimin e bazave të kulturës filozofike perëndimore nga mësuesit në fjalë. Madje, po t&#8217;i drejtoheshim studiuesit të njohur shqiptar Prof.Dr.Artan Fuga, del se disniveli i kapaciteteve për të &#8220;thithur&#8221; filozofinë europiano perëndimore midis nxënësve (më të avancuar në këtë drejtim) dhe mësuesve përkatës përbën një nga burimet që gjenerojnë konflikt në shkollën e mesme shqiptare, konflikt që pastaj rrezatohet në të gjithë mjedisin social që rrethon atë.[/list][/list]