UNMIK = MILOSHEVIC!
C'bohet?
Shifni mër i' her' cer' e flet profesor Hysamedini, ke gazeta "Rimëkëmbja"! Cer analize!!!
- - - - - - - - - - - - - -
UNMIK A DO T'I KËRKOJË FALJE MILLOSHEVIQIT?
UNMIK-ku gjatë këtyre pesë vjetëve ka qeverisur me ligjet e Millosheviqit, metodat e Millosheviqit dhe mendësitë e Millosheviqit.
Në pikëpamje të ligjit, ashtu si Millosheviqi UNMIK-u nuk i ka njohur asnjë autonomi Kosovës. Me kornizën Kushtetuese UNMIK u ka hequr edhe formalisht Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Gjykatës së Kosovës d.m.th. të tri pushteteve dhe pushtetit lokal edhe kompetencat që së paku formalisht Millosheviqi i kishte lënë në fuqi. Nga ana tjetër, UNMIK-u ka vazhduar të qeverisë me ligjet e Millosheviqit dhe ka kundërshtuar rregullisht nismat e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjeve serbe të Millosheviqit (që kanë ndryshuar edhe në vetë Serbinë).
Në pikëpamje të metodave UNMIK-u duke keqpërdorur KFOR-in ka vazhduar të mbajë në fuqi ligjet e Millosheviqit, ashtu si vetë Millosheviqi, me një prani të madhe dhe demonstrative të ushtrisë, me tankse që demonstrojnë shpesh nëpër rrugë, me polici të armatosur rëndë dhe të veshur si ushtarakë (alienë). Ka vazhduar dënimet për agjitacion e propagandë kundër bashkim-vëllazërimit dhe për nxitje të urrejtjes nacionale (etnike) si dhe për kërkesat për bashkim kombëtar njëlloj si Millosheviqi. Vetëm gazeta "Bota Sot" është gjobitur disa herë me këto akuza. Ashtu si Millosheviqi që karakterizohej si vijues i qëndrimeve komuniste, edhe UNMIK-u ka bllokuar reformat e nevojshme për ndërtimin e shoqërive kapitaliste të ekonomisë së tregut, para së gjithash privatizimin e ekonomisë. Bllokimi i reformave ka çuar në rënien ekonomike të Kosovës në shtimin e papunësisë dhe në thellimin e prapambetjes, ashtu si politikat e Millosheviqit për pengimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Në pikëpamje të mendësive UNMIK ka pranuar dhe ka qeverisur mbi bazën e pikëpamjes serbe se shqiptarët nuk dinë të qeverisin dhe se nuk mund të bashkëjetojnë me kultura të tjera. Duke e përvetësuar dhe duke u nisur nga teza antishqiptare serbe se shqiptarët nuk dinë të qeverisin UNMIK-u nuk ka lënë asnjë kompetencë qeverisëse në dorë të shqiptarëve. Me Kornizën Kushtetuese, shefi i UNMIK-ut zhvleftëson çdo vendim të shqiptarëve dhe merr vendime të tjera. Veç kësaj, ashtu si Millosheviqi edhe UNMIK-u ka vazhduar mendësinë e luftës kundër kulturës dhe historisë shqiptare, çka u shfaq edhe në kërkesën e fundit që nga mjediset e Kuvendit të Kosovës të hiqen të gjitha veprat e artit, fotografitë, etj., që kujtojnë figura të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare. Një kërkese e tillë ka qenë karakteristike vetëm për periudhën e Rankoviqit dhe Millosheviqit.
a) Mosnjohja e asnjë autonomie për Kosovën; b) respektimi i vendimit të Millosheviqit për heqjen e autonomisë Kosovës; c) mbajtja në fuqi e sistemit ligjor të Millosheviqit; d) pengimi i zhvillimit ekonomik e social të Kosovës; e) përvetësimi i tezave serbe për shqiptarët si të paaftë për t'u qeverisur dhe, f) lufta kundër kujtesës historike e kulturës shqiptare - të gjitha këto të realizuara nga UNMIK-u - ka çuar në shpërthimin e revoltës popullore në Kosovë që është vetëm fillimi i revoltave ndaj vijimit të një politike shekullore shoviniste serbe në Kosovë.
Reagimet e UNMIK, i disa strukturave ndërkombëtare të manipuluara prej tij dhe i politikanëve shqiptar (në Kosovë dhe Shqipëri) si dhe disa intelektualëve kundër revoltave popullore shqiptare ka qenë po ashtu i njëllojtë si reagimi i Millosheviqit, me të njëtat mjete dhe me të njëtat fjalë. Madje një përfaqësues ushtarak i KFOR-it në një intervistë dhënë një gazete gjermane përsëriti gati fjalë për fjalë thënien e Millosheviqit që merret si fillimi i suksesit të tij si udhëheqës i nacional-shovinizmit serb. Fjalia që e promovoji ngritjen e shpejtë të Millosheviqit në krye të nacional-shovinizmit serb dhe të pushtetit në ish-Jugosllavi ka qenë thënë në Fushë-Kosovë më 1986 drejtuar serbëve se "tani e tutje askush nuk do të guxoj të ju rrahë më", se akush nuk do të guxojë t'i prekë më serbët në Kosovë dhe askund tjetër. Në gazetën gjermane edhe drejtuesi i lartë ushtarak i KFOR jep sigurime se askush nuk do të guxojë t'i prekë më serbët në Kosovë.
Pra që nga politika e përgjithshme kundër çdo autonomie të Kosovës deri tek hollësitë në fjalorin dhe fjalitë e përdorura, UNMIK po imiton, po ndjek dhe po zbaton Millosheviqin. Prandaj UNMIK i ka hequr çdo kuptim ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë kundër Millosheviqit dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse t'i kërkojë falje Millosheviqit e të kërkojë kthimin e tij në pushtet, në Kosovë, dhe ta dëmshpërblejë për të gjitha dëmet që i paska shkaktuar padrejtësisht! Në qoftë se UNMIK ka arritur në përfundimin se me shqiptarët e Kosovës nuk mund të merresh vesh ndryshe vetëm se me metodat, ligjet, mendësitë dhe mjetet e Millosheviqit, në qoftë se ndërhyrja ka qenë gabim, atëherë UNMIK e ka detyrën morale t'i kërkojë falje Millosheviqit dhe ta zhdëmtojë për dëmet që i ka shkaktuar.
Përkundrazi, në qoftë se kundërshtimi shqiptar i politikës millosheviqiane ka qenë i drejtë, në qoftë se ndërhyrja e NATO-s kundër politikës millosheviqiane ndaj Kosovës ka qenë e drejtë (çka e solli në Kosovë edhe UNMIK-un dhe rrogat e tyre tepër të majme që do t'i paguajnë shqiptarët), atëherë të drejta janë edhe revoltat e tashme shqiptare kundër politikave millosheviqiane pa Millosheviqin që po ndjek UNMIK-u. Urojmë vetëm që kundër politikave të UNMIKU-ut të mos detyrohet të ndërhyjë NATO!
Ashtu si Millosheviqi dikur, edhe UNMIK-u është përpjekur të manipulojë opinionin politik zyrtar dhe publik duke shtrembëruar thelbin e revoltave të fundit në Kosovë si revoltë e shqiptarëve ndaj politikës millosheviqiane të ndjekur nga UNMIK. Përfaqësuesit e UNMIK nuk kanë lejuar që të dëgjohet edhe zëri shqiptar. Megjithëse politikanët e Kosovës janë pjesë e UNMIK-ut përballë popullit shqiptar, UNMIK edhe këta nuk i ka marrë të raportojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB apo në struktura të tjera të rëndësishme ku dëgjohet vetëm zëri serb dhe zëri i UNMIK-ut, por jo edhe i shqiptarëve.
Në këtë fushatë manipuluese si me 'rastin Martinoviq' në vitin 1981 UNMIK e ka vënë theksin tek 'tragjedia' e djegies së kishave ortodokse, duke fshehur edhe arsyet edhe drejtimin e vërtetë të revoltës shqiptare. Të gjithë shqiptarët, po të pyeten, e dinë përgjigjen dhe japin një përgjigje të qartë pse u dogjën kishat serbe. Kishat serbe nuk u dogjën si kisha, si simbole dhe realitete fetare. Kishat serbe u dogjën sepse ishin bërë institucione politike serbe, sepse kisha dhe politika serbe nuk janë ndarë asnjëherë qartë, sepse kishat serbe u perceptuan si vendet ku strehoheshin dhe zhvillonin veprimtarinë e vetë agjentët e fshehtë serbë për të cilët flasin ministrat serbë të punëve të brendshme e të punëve të tjera, sepse vetë popat serbë shfaqen në televizione e në internet si aktivistë të zellshëm politikë, sepse dyshohet se nëpër kisha gjenden kufomat shqiptare që ende s'po gjejnë varr, etj., etj.
Për vetë traditën shqiptare, djegia e kishave serbe është një zhvillim, një ndryshim i madh, i rëndësishëm mendor dhe kulturor politik me afat të gjatë, saqë shënon gati gati dy epoka. Për shekuj, edhe nën sundimin dhe kërcënimin osman, shqiptarët i kanë ruajtur kishat serbe. Kjo nuk u ka sjellë asnjëherë ndonjë të mirë, asnjë simpati nga Europa, asnjë simpati nga Azia, asnjë simpati nga Afrika, Amerika apo nga ndonjë kontinent a planet tjetër. Nga ana tjetër, tanimë është vërtetuar me dokumente të shumta, sepse dokumentet e shekujve të shkuar nuk mbahen më mbyllur, se kishat serbe kanë qenë institucionet ku janë përgatitur e realizuar shumica e projekteve për zhdukjen e shqiptarëve. Veprimtaritë e kishave serbe të mbetura në Kosovë gjatë këtyre vjetëve u përceptuan si vazhdim i kësaj traditë antishqiptare të saj dhe, siç u tha, u dyshua jo krejt pa baza se kishat janë streha e agjenturës serbe që pranohet se vazhdon në Kosovë. Në fund të fundit kishat ishin i vetmi institucion serb që mbeten krejt të paprekura në Kosovë mbas largimit të ushtrisë serbe.
Se fjala nuk ishte për sulm fetar flet edhe fakti se nuk u dogj asnjë kishë tjetër, p.sh. katolike, protestane apo çfarëdo kishash a sinagogash të tjera që ekzistojnë në Kosovë. U dogjën vetëm kishat serbe, sepse u perceptuan si insititucione politike-shtetërore serbe dhe jo si institucione fetare.
UNMIK është përpjekur ta shmangë këtë shpjegim dhe ta paraqesë situatën sikur është fjala për dëmtim të simboleve fetare. Shumë politikanë dhe intelektualë shqiptarë që e kanë detyrë, por që kanë edhe mundësi ta shpjegojnë këtë të vërtetë për djegien e kishave serbe, si Ismail Kadare dhe shumë të tjerë, përkundrazi, iu bashkuan dënimeve kundër shqiptarëve që kanë prekur 'simbolet fetare serbe'.
Revolta shqiptare është drejtuar edhe kundër politikanëve shqiptarë që janë bërë pjesë e politikave millosheviqiane pa Millosheviqin të UNMIK-ut. Këta politikanë me kohë duhej të kishin shpërndarë Kuvendin, qeverinë, presidencën dhe gjykatat meqenëse nuk kanë asnjë kompetencë, pra asnjë arsye të ekzistojnë. Kuvendi, Presidenti, Qeveria duhej t'i thoshin UNMIK-ut "meqenëse niseni nga teza serbe se shqiptarët nuk dinë të qeverisin, meqenëse për këtë arsye nuk na besoni asnjë kompetencë, atëherë qeverisni vetë!" Kosovës i duhet vetëm ndonjë parti politike për të luajtur rolin e opozitës ndaj UNMIK-ut që është realisht e vetmja qeveri dhe e vetmja pozitë. Të gjithë, 'Kuvendi i Kosovës', 'Presidenti', 'Qeveria' etj., duhet të luajnë vetëm një rol, rolin e opozitës. Nuk është as e dobishme dhe as e moralshme të luajnë role të tjera kur realisht nuk kanë asgjë në dorë, kur realisht Kuvend, Qeveri, president, gjithçka është UNMIK-u.
Meqenëse politikanët nuk e luajtën rolin që u takon, rolin e opozitës, por u përfshinë në lojën e ndyrë të UNMIK-ut, atëherë populli u ngrit i paudhëhequr dhe organizuar si duhet nga një forcë politike opozitare. Kjo është dëshmi se populli është shumë më përpara politikisht se sa politikanët e Kosovës. Por populli do të mbetet shumë prapa në qoftë se vazhdon t'u shkojë prapa këtyre politikanëve që ka tani në krye, që i ka zgjedhur vetë deri tani. Revoltat e fundit kanë qenë shenja më e dukshme e pjekurisë politike të shqiptarëve, të popullsisë përballë politikave serbe qofshin edhe të udhëhequra nga UNMIK dhe politikanët shqiptarë për të cilët ky popull ka qenë i gatshëm të japë jetën.
Tiranë 28.03.2004 Hysamedin Feraj
- - - - - - - - - -
Po ju, çere menoni? Shnet'! Per me shum', klikoni ne http://groups.yahoo.com/group/rimekembja