UNIVERZITETI I TETOVES NGA FRIKA TEK SHPRESA
Univerziteti i Tetovës nga frika tek shpresa!!!
Hamdi Nuhiju
Popujt e civilizuar njihen përmes kulturës së lashtë të tyre , bibliotekave , spitaleve e universiteteve. Vet ky titull “i civilizuar” orientohet nga edukimi , vullneti dhe mirëqenia e cdo njeriu konform sistemit arsimor. E rruga deri këtu është mundim , dhimbje , frikë , sakrificë , tradhti...
Me shekuj ishim të shkelur nga ana e atyre që na shikonin nga lartë , e ne gjithmonë të përulur para njerëzisë , të nëncmuar e punëtor krahu... Cdo dhunë e lindur mbi njeriun lind dhunë , përsiatje , persekutim e gjithëcka tjetër. Koha ecën nëpër venët e tona si verdikt fetar para dyndjeve shekullore. Ne flinim për një copë bukë e zemër brenda plagjiaturave e rrokulliseshim përballë cdo sistemi nervor që konsolidohej në egon tonë. Ne jemi ata që dikur ëndërronim Drinin , Shkumbinin e Vardarin...Kalonim nëpër to saherë që nevojiteshim për ujitje shpirti e zemre... Por , kishim kontroll mbi jetën dhe veprën tonë , edhe për më elementaren ishim të privuar...Dikur nuk ishte kështu , edhe pse kaluan shekuj prej kur ne nuk endeshim si cdo qenie në botë.
Ky ishte shqiptari i Maqedonisë një rrokaqiell i lodhur ku në motivet e piktorit do të paraqitej nëpër fusha e ara. Disa trima u lëkundën nga kjo gjendje dhe nuk u rehatuan derisa sakrifikuan edhe lirinë e tyre për jetë , vetëmse në motivet e piktorit të mos paraqitemi si punëtor krahu e çoban dhensh. Këtë nuk e them për të nëncmuar cobanët se sikur të mos ishin ato ne nuk do të flisnim shqip, por fizionomia e jonë e paraqitur para botës duhej të ndryshohej. Ato menduan ndryshe nga shumica memece që pritnin ari dhe bakër nga qielli dhe me 17 shkurt të vitit 1994 themeluan Univerzitetin e Tetovës. Ishte ditë plot dhimbje dhe shpresë , një ëndërr e kahmotshme e Xhemë Hasës , Idriz Seferit , Jakup Asipit , Komandant Kumanovës dhe e shumë atdhetarëve tjerë që sakrifikuan jetën për një dritë në sytë e popullit shqiptar. Kjo ëndërr e bartur gjenerat pas gjeneratë lindi shumë trima , atdhetar e dashamir të shkronjave që deri në fund ishin në gjendje të sakrifikonin për të mirën e syve të popullit tonë rinisë... Një poet (Hamdi Nuhiju) për rininë do të shprehej kështu:
“Ti je nuri i gjithësisë,
Je ëndërr e krenarisë ,
Pa ty jeta dot nuk rron,
Rini , ta kam borxh jetën për All-llahun tim ....
Edukata dhe morali janë pjesë përbërëse e cdo njeriu i cilin ndjen veten përgjegjës për veprat dhe sjelljet e veta. Përmes këtij morali ai synon Përjetësinë dhe ushqehet për cdo ditë me dritë mirësie . Morali fetar ishte pjesë e këtij konglomerati të popullit tonë... Në fshatin Poroj në mektebin e xhamisë fillojnë ligjëratat e para të këtij tempulli dijesh. Kjo është e vërteta e popullit tim....
Kaluan shumë vite nga themelimi i universitetit , sot frymon legalisht dhe nxjerrë më qindra luftëtar dijesh dhe udhëheqës politikash në këtë nënqiell. Me krenari edhe ne frymojmë përballë këtij tempulli që rrënjësisht është i mbjellur në zemrat tona.
Si rezultat i punës së këtij universiteti sot kemi shumë doktora shkencash , magjistra , të diplomuar dhe shumë artist. Kjo është jeta jonë përballë një harmonizimi ideologjik dhe derogimi pragmatik nën majorizimin e reflekseve .Ta duash diturinë është nder njerëzor , respekt shoqëror , urdhër fetar e krenari kombëtare.
Dikur ishte frikë të flitej për arsim në gjuhën shqipe , sot shpresa e mijëra shqiptarëve është në Univerzitetin e Tetovës....
Në poezin e tij për universitetin poeti (Hamdi Nuhiju) do të shprehej:
“ Në kohën e erërave ,
Kur shpërgajtë lëkundin errësirën ,
Përballë Joshësit të ndjenjave ,
Ti jehonë si trimëresh...
Ciltërsi e jetës ,
Ti cdo zemër gëzon ,
Na rrofsh me shekuj ,
O Univerziteti jonë ...”
(autori i këtij teksti është student në Fakultetin Ekonomik në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës).