Une ... , dhe gjithçka tjeter...
Perjetova dicka sot qe ngjan me zjarrin,ka forcen e tij,vrullin,nje lloj flake qe te perfshin ne vorbullen e saj me ngjyrat e kalterta dhe te kuqe,portokalline dhe te kaften,te gjelbren dhe te kaltren serish,oh nuk po flas me per zjarrin,por per lumin tim,per Bunen.
Perjetova jete dhe force,paqen e vdekjes ndersa ne mendime perqafohesha me token,me qiellin.Nuhasja aromen e tokes,te baltes,te gjetheve,te rrugeve te vendeve qe me ngjanin me rrugen qe te shpinin tek mani i madh,aty ne hapesiren e sheshte dhe te paasfaltuar,te rrethuar nga kumbullat e verdha te Xoces se axh Sadikut,ne veriun e te cilit ndodhej shtepia e madhe,e verdhe me safallekun e gjere,me oxhakun e madh te stergjyshes sime.Nuk e kemi thirrur kurre me emer por si femije kishim "Nanen e ......." dhe "Nandajen e .......".
O Zot une nuk u mbaj mend emrat,pothuajse.
Tek gjendesha perballe atij oxhaku te ruajtur si ne ato kohe ketu,mijera kilometra larg,ndihesha femije qe hynte ne dhomen e ngrohur nga shporeti i druve.Kushina e ngrohte,dhe akoma mendja ime degjonte stergjyshen qe me ftonte te ulesha prane shporetit,prane saj dhe maces.
Degjoja mamane time,qe do debonte macen perpara se te ulej(nuk i duronte macet,njehere i kish shkelur koken padashur nje koteleje,dhe qe atehere macet i ishin shnderruar ne imazhin e vdekjes)pastaj te fliste me nanen. Gjithmone kam patur pershtypjen qe ajo rikthehej ne pjesen me te lumtur te jetes aty.
Edhe une po ashtu,ngado kishte hapesire,gjithmone ne ate oborr mblidheshim shume femije,fundja oborri ish i madh dhe i perbashket per te gjithe shtepiat e fisit,dhe ne mblidheshim te gjithe qofte edhe per te keputur kumbullat vjedhurazi.
Oxhaku,shporeti per drute,drute qe leshonin flaken,tavolinat e drunjta,karriket,dhe buka me djathe...buka me djathe,me tingellon si ushqimi me i dashur,dhe s'kish si te ish ndryshe pas nje pasditeje te gjate ne vreshta dhe ullishta,pas rraskapitjeve deri tek cesma,dhe varavingove nga nandaja te nana.
çesma ne qender,apo sic thuhej dikur,çanga apo truma,(nuk e mbaj me mend fatkeqesisht)me kujtonin ate fshat te vogel por shume te dashur.
Kisha depertuar ne femijerine time serish,dhe po imagjinoja edhe ate te mamase time dikur.
Me tej mu kujtua lumi im i dashur,dashurine per te cilin ia vodha tim eti.Mu kujtua ai breg,zalli me gure te shkelqyeshem dhe nuk flisja tjeter vetem:ju duhet te vini ne shqiperi,o sa i ngjan shume gjerave qe kam perjetuar dhe patur dikur".
Mu kujtua dhe nje oborr tjeter ne te cilin veja me rradhe,por qe doja fort gjithashtu,dikur luanim kopaca,mu kujtuan macet dhe lepujt,perralllat dhe legjendat,tek sot ne kete pasdite gjendesha serish perballe tyre para shpates se ngulur ne gur.
Kisha nje paqe ne vetvete dhe nje zberthim te emocioneve te cilat nuk mund ti shpjegoj dot.
Ndjehesha perqafuar me token dhe me qiellin, shperndare ne ajer dhe ne kujtime.
Por nuk ishte vetem kaq,ndjesite nuk mund te me kufizoheshin ne mall te mirefillte kish dhe shprese,kish zbutje,kish dliresi,kish mirenjohje dhe kjo ndjenje perjetohej nga une me force,me vrull.
Kam menduar se i dija rendesine gjithckaje qe kisha,madje edhe asajt me natyrales,besimit tim,por jo.
Shetitem gjate,sa me qelloi te shikoj edhe varrezat ne mure,qe akoma me japin nje ndjesi klaustrofobie,te zhvilloja krahasime,dialogje dhe perkufizime ne mendjen time.
Ka patur nje periudhe kur ndodh kapercimi tej botes "katerhapeshe" ne "boten e madhe" dhe domosdosshmerisht kam patur edhe termetet e vrullshme qe tronditin nga themelet pothuajse gjithçka.
Ishte pikerisht radha e kesaj faze,dhe isha kaq mirenjohese qe nuk me kish ndryshuar por rikthyer ne vetvete.
Kesaj radhe nuk ish merite e imja,(pothuajse gjithmone nuk ka qene,megjithate...),por e njeriu te rastesishem dhe mbase e dy grave qe jane kolonat e jetes sime.
Per kolonat mendojme me rralle,fundja ato jane gjithmone te pranishme,po njerezit e rastesishem,merite e kujt jane???
Dialogjet ne mendjen time perpjestoheshin drejt me kilometrat e rruges dhe ndihesha gjithmone e me mirenjohese,thelbesisht kam qene gjithmone por sot kisha bindjet,kisha proven,e ndieja.
Do i nisja dikujt nje mail,qe ti shprehja gjithcka cfare perjetoja... mbase nuk do te kuptonte,do i nisja mamase time nje mail t'i thoja:"ne simetri kilometrike pashe vendet e femijerise time,tende dhe te babit"...
mbase keta vende kishin pak ngjashmeri,se vertet une pashe nje urez,nen te cilen nuk rridhte me as perrua e as lum,por aty ishin gjurmet dhe kjo me mjaftoi te kujtoja Bunen,Drinin,vrullin e jetes dhe gjithcka qe jetoj.