Unë, birra dhe muzika

Albforumi

Primus registratum
Unë, birra dhe muzika

6a00d83451bdba69e2012877984347970c-450wi

nga T.G

Nëse mendoni që afër banakut jam vetëm,
Mosni , sall do ta mashtroni vetën
Dhe do të humbisni kohë duke menduar në mua
Vetmia të bën ti njohësh njerzit nga larg;
Frika është e pashmangshme nëse afroheni,
ju sall mendoni që unë rri vetëm pranë banakut
dhe mendoni që e vetmja gjë që di të bëj është
të pi duhan, ta mbaj birrën përpara dhe të di cdo varg të secilës kënge;
një kohë dikush më tha – ti je rob i muzikës
i thashë është më mirë se sa të jesh rob i njeriut;
nuk jam vetëm afër banakut, ashtu ju ngjan juve
ju jeni vetëm , ju jeni të vetmuar tek shihni se unë kam botën
tek shihni se unë kam dashuri,
tek shihni se unë kam mall,
tek shihni se unë vras dhimbjen me duhan,
tek shihni se unë di të flas mirë për seks,
tek shihni se unë vuaj për lirikën e këngës,
tek shihni se unë njoh vujatjen e këngëtarit;
në sytë tuaj ngjaj e vetme, jam vetëm
kurrë nuk do të arrini ta kuptoni se dikush është afër meje,
ju jeni të verbër , nuk shikoni përtej asaj që ju është dhënë
Unë, birra dhe muzika

mundësia te shihni….

të verbër janë edhe ata që nuk shohin përtej vetës.

Archiviato in:Lart & Poshtë
4203
4203
4203
4203
4203
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4203

Top