Ulen taksat POR...............

komino

Valoris scriptorum
Ulen taksat POR...............

qeveria ka mare vendimin e shumepritur te uljes se taxave per biznesin e vogel

tatimi i fitimit nga 3% ne 1.5%
ulen edhe taxat bashkiake me 50%


efekti i parashikuar ne buxhetin e shtetit eshte 10 milione dollare ne vit (6 pallate 10 kateshe)

mendohet se do te kompesohet nga rritja e rregjistrimit te taxapaguesve (ne fakt nuk eshte parashikuar nje amnisti fiskale per ta)

ishte i pritshem reagimi i opozites.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ulen taxat POR...............

www.zeripopullit.com (gazeta e opozites socialiste)

Rama: Qeveria të na kompensojë humbjet nga ulja e taksave
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e qeverisë për uljen e taksave të biznesit të vogël. Gjithashtu ai ka shprehur keqardhjen për mungesën e të zgjedhurve vendorë, përfaqësues të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë sin j moment aspak të këndshëm, "për arsye se kjo shoqatë ka qëndruar gjithnjë larg influencave të drejtpërdrejta nga selitë qëndrore, asnjëherë nuk ka rënë pre e betejës politike në nivelin qëndror apo parlamentar, gjithnjë ka parë të udhës të jetë një tryezë e bashkëpunimit të frytshëm midis të gjithë kryetarëve të bashkive, pasi sikundër e kemi konstatuar të gjithë dhe sikundër e kemi nënëvizuar në të gjitha rastet, ka qenë një tryezë ku problemet e përbashkëta na kanë bërë mjaft komunikues dhe mjaft bashkëpunues me njëri-tjetrin, ashtu sikundër do kujtoja që në çdo rast vendimarrjeje të rëndësishme për fatet e qeverisjes qëndrore, në lidhje me qeverisjen vendore, kemi qenë në një zë të unifikuar, kemi qenë në komisionet parlamentare, kemi qenë në mbrojtje të ideve dhe të vendimeve që kemi marrë në këtë tryezë dhe pavarësisht se ne jemi shumicë si parti socialiste në këtë shoqatë, pavarësisht se ne kemi pasur të bëjmë me një qeveri socialiste deri para pak muajsh dhe asnjëherë nuk e kemi kthyer shoqatën dhe as prezencën tonë këtu, në një prezencë konformiste, kur ka qenë fjala për të ngritur zërin dhe për të debatuar me qeverinë për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin e mirëqeverisjes vendore dhe që kërkojnë një trajtim të përbashkët për të bërë të mundur që gjithçka të bëhet në të mirë të interesit të qytetarëve, të cilët ne asnjëherë nuk i kemi ndarë në socialistë dhe në demokratë. E bëj këtë thirrje pasi nuk e nderon aspak Partinë Demokratike, nuk e nderon aspak vetë z.Berisha, nuk e nderon aspak gjithë traditën e shkëlqyer të bashkëpunimit në këtë tryezë, fakti që kryetarët demokratë nuk janë sot prezent, ndërkohë që vetëm para dy ditësh, një pjesë e tyre kishin konfirmuar pjesëmarrjen. Më vjen keq! Nuk kam asgjë më shumë për të thënë, nuk dua në mënyrë absolute që nga kjo tryezë unë të bëj të ndihen jo mire, kolegët tanë të nderuar e të respektuar, por shpresoj që ky të mbetet një episod sporadik, pasi nuk është në interesin e qytetarëve tanë, nuk është në interesin e punës sonë të përbashkët që edhe në shoqatë të hyjë fryma e ndarjes politike, pasi shoqata kurrë nuk ka bërë një politikë tjetër nga ajo e interesit të qytetarëve të të gjitha bashkive, qofshin socialistë apo demokratë këta qytetarë, qofshin socialiste apo demokrate stafet drejtuese të këtyre bashkive. Është për të ardhur keq, por njëkohësisht unë nuk dua të komentoj më tutje, sepse nuk dua të gjykoj më rëndë seç meriton një episod i shkëputur në rrjetën e shoqatës dhe dua të parashoh një punë po aq të frytshme sa ç'kemi bërë edhe në vitet e kaluara në prag të përgatitjes së buxhetit të ri. Natyrisht që kjo mbledhje përkon me momentin kur qeveria po merr vendimin për uljen e taksës mbi biznesin e vogël. Pa asnjë ekuivok unë jam i bindur se shpreh këtu jo vetëm mendimin e të gjithë kryetarëve të bashkive "të djathta", por edhe të kryetarëve të bashkive "të majta". I vë thonjëzat për të theksuar se ne jemi në rradhë të parë në shërbim të qytetarëve, dhe jemi të vetëdijshëm se të gjitha politikat fiskale, i gjithë decentralizimi fiskal, të gjitha arritjet, janë arritje të përbashkëta në funksion të qëllimit të përbashkët". Megjithatë, pavarsisht mungesave kyretari Rama, në emër të gjithë të të zgjedhurve vendorë, ka vlerësuar nismën për uljen e detyrimeve fiskale të biznesit të vogël.

Qeveria qendrore të heqë dorë nga taksat lokale

Tiranë- Kryetari Edi Rama ka kërkuar një përgjigje dhe masë të menjëhershme për humbjet në buxhetet e organeve vendore. "Në rast se ky kompensim do të vijë, të gjithë do të jemi të kënaqur me këtë hap, pavarësisht se na mbetet që për buxhetin e vitit të ardhshëm të trajtojmë më thellë çështjen, pasi duhet të shkojmë përpara dhe jo mbrapa. Për këtë kuadër decentralizimi që ne kemi krijuar deri tani është punuar gjatë, është punuar me vite, me të gjithë faktorët, me qeverinë qëndrore, me partnerët ndërkombëtarë, me parlamentin sigurisht. Ka një skemë funksionale e cila duhet përsosur, por në mënyrë absolute nuk duhet të kthehemi mbrapa. Qeveria qëndrore duhet të heqë dorë qysh vitin e ardhshëm nga përcaktimi i taksave lokale dhe duhet të jemi të qartë që këto duhet të lihen në dorën e Këshillave Bashkiake dhe të administratave të çdo qyteti. Historia e futjes së hundëve të qeverisë qëndrore në buxhetet lokale, historia e paternalizimit dhe ndërhyrjes, qoftë dhe nëpërmjet kompensimit, duhet të jetë thjesht një fragment në këtë moment dhe jo një histori që duhet të zhvillohet më tutje, pasi kjo do të ishte realisht pastaj hapja e një problematike shumë serioze në kuadrin e modernizimit të shtetit. Nuk do kemi modernizim të shtetit pa një modernizim të pushtetit vendor dhe modernizimi i pushteti vendor do të vijë në rradhë të parë me një autonomi financiare të vërtetë. Këtu kemi një moment që duhet ta vlerësojmë përsa i takon uljes së barrës fiskale, kemi një moment që duhet ta vlerësojmë përsa i takon domosdoshmërisë për të bërë kompensimin e të gjitha efekteve negative për buxhetet vendore, por mbi të gjitha kemi një moment që duhet të shohim përtej ditës së sotme dhe kjo ka të bëjë as më shumë e as më pak por me fatin e decentralizimit. Fati i decentralizimit është i kompromentuar nëse qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk përfundon proçesi i paternalizmit dhe i ndërhyrjes arbitrare, apo për arsye të demagogjisë patriake të qeverisë qëndrore mbi pushtetin vendor dhe mbi buxhetet vendore".

Moskompensimi, deformim i ekonomisë për shkak të politikës

Tiranë- Kryebashkiaku i Tiranës dhe kryetari i shoqatës së bashkive e ka vlerësuar si një lehtësim të mëtejshëm të barrës fiskale, uljen e taksave për bizesin e vogël, duke i kujtuar qeverisë, që menjëherë pas kësaj të bëjë kompensimin e parave në buxhetet e bashkive dhe komunave. "Sot do të pres nga qeveria që efektin e uljes së kësaj takse ta kompensojë imediatisht, përsëri për t'u shërbyer qytetarëve dhe qyteteve tona, duke mos lejuar që kjo ulje në mes të vitit buxhetor të deformojë buxhetet e njësive të qeverisjes vendore, të sjellë zvarritje dhe ulje të atij rendimenti të punës që ne kemi garantuar deri më sot, në të gjitha qytetet tona. Kjo ulje e taksës e cila me siguri do të lehtësojë biznesin e vogël në të gjitha qytetet, pavarësisht se ne nuk e konsiderojmë efektin saj me ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin e mëtejshëm të njerëzve në këto biznese. Në rast se nuk do të shoqërohet imediatisht me kompensim, pra me nxjerrjen nga arka e shtetit të atij fondi që do t'u mungojë buxheteve lokale e që ishte i parashikuar nga mbledhja e kësaj takse, atëherë kemi të bëjmë me asgjë më pak sesa me një deformim të ekonomisë për shkak të politikës, me një nënshtrim të ekonomisë së qyteteve dhe të progresit të të gjitha komuniteteve tona për një cilësi jete më të mirë ndaj demagogjisë elektorale, me një nxjerrje sysh për të vënë vetullat. Pra, taksat nuk janë një e keqe, taksat janë një forcë kontributive e gjithë shoqërisë për të rritur standartet e cilësisë së saj të jetës dhe në këtë funksion unë dëshiroj të kujtoj se efekti nuk është i vogël dhe gropa që do të krijohet në buxhetet tona nuk është aspak e pakonsiderueshme dhe për këtë arsye unë shpreh bindjen dhe opinionin e të gjithëve ne që jemi ulur këtu në tavolinë, që pa kompensim të menjëhershëm do të kemi hapjen e një problematike shumë serioze, jo vetëm të deformimit të buxhetit, të të gjithë filozofisë së decentralizimit fiskal, por mbi të gjitha në momentin aktual edhe të lënies në rrugë të shumë punëve të nisura. Unë nuk dua absolutisht të besoj që kjo është pjesë e një strategjie për të vrarë dy zogj me një gur, nga ana tjetër për të joshur biznesin e vogël dhe nga kjo anë për të frenuar punën, zhvillimin, transformimin e qyteteve në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale".

Rama: Asnjë vendim që na cënon të mos merret pa mendimin tonë

Tiranë- Në përfundim të takimit me kryetarët e organeve vendore, kryebashkiaku ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e tyre për vendimin e uljes së taksave për biznesin e vogël. Nga ana tjetër, ai ka shprehur gjithashtu këmbënguljen për të kërkuar deri në fund kompensimin e atij që Rama e ka cilësuar si një vendim të rrezikshëm dhe me pasoja shumë të rënda për të gjitha qytetet tona. "Taksat për të cilat flasim mblidhen nga qeveria qëndrore dhe administrata tatimore qëndrore të bëjë tani punën për të realizuar kompensimin, ashtu sikundër qeveria vetë të kruajë xhepat dhe të nxjerrë të gjitha ato fonde për të cilat ne kemi nevojë që në fund të jemi tërësisht në rregull me të ardhurat, në bazë të parashikimit të bërë me një situatë tjetër të taksave. Në rast se do të ndodhë kjo, jemi në rregull, në rast se nuk do të ndodhë kjo nuk jemi aspak në regull. Njëkohësisht do të doja të nënvizoja edhe një fakt tjetër, një fakt shumë të rëndësishëm për të cilin do të dëshiroja vëmendjen ë të gjithëve ju, do të jetë vendimi i parë dhe i fundit që merret për fatet e buxheteve dhe të pushteteve vendore në Shqipëri pa u konsultuar paraprakisht me shoqatën, pa kërkuar paraprakisht, siç është bërë në të kaluarën tradicionalisht, mendimin e shoqatës, pa sqaruar më parë shoqatën si një faktor dhe aktor kryesor në këtë proçes, për nevojën e një vendimi dhe për efektet e tij. Ne paralajmërojmë thjesht dhe qartë: Asnjë vendim tjetër që prek, cënon dhe vë në diskutim autoritetin e pushtetit vendor për të marrë vendime në harkun e kompetencave të veta dhe të përgjegjësisë së vet morale si pushtet i zgjedhur, nuk do të merret pa u konsultuar me shoqatën sepse në të kundërt ne do të duhet pastaj të ndryshojmë tërësisht strategjinë dhe vizionin tonë për bashkëpunimin me qeverinë, gjë të cilën ne nuk do ta dëshironim, përkundrazi jemi tërësisht të vendosur që të vazhdojmë të bashkëpunojmë siç kemi bashkëpunuar me qeveritë paraardhëse dhe siç kemi qëndruar në tonën, kur ka qenë fjala për vendime të qeverive paraardhëse që nuk i janë përshtatur filozofisë së decentralizimit, nevojave tona dhe mbi të gjitha momentit kur janë kërkuar të bëhen dhe siç kemi bashkarisht influencuar që të modifikojmë vendime të ndryshme".
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ulen taxat POR...............

www.zeripopullit.com
Berisha iu heq paratë e taksës së biznesit të vogël, por nuk kompenson bashkitë
TIRANE- Me të drejtë Shoqata e kryebashkiakëve të Shqipërisë nëpërmjet Kryetarit të saj Edi Rama ka reaguar. Edi Rama theksoi se "vendimi i qeverisë për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogel mund të ketë efekt pozitiv për biznesin e vogël, por jo për buxhetin e bashkive. Duhet kompensim per buxhetin e Bashkive, pa të cilin nuk realizohen dot projektet. Vendimi i sotëm i qeverisë është një nxjerrje sysh, për të vënë vetulla". Rama kërkoi që "qeveria e Berishës të mos ndërmarrë vendime të tjera, pa u konsultuar më parë me kryebashkiakët e vendit".

Qeveria Berisha me këtë projektligj për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël bllokun në këtë mënyrë të gjithë investimet e pushtetit vendor. Ministria e Financave i ka dhënë fund tashmë përgatitjes së materialit, i cili përmban në vetvete dhe një nga premtimet më të bujshme të bëra gjatë fushatës nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Vendimi për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogel dhe taksave vendore ishte një premtim elektoral i Berishës. Prej shumë kohësh është premtuar se do të ndodhin ndryshime të rëndësishme në trajtimin e bizneseve të vogla, në të gjithë komponentët e tyre, qoftë në taksën fikse vendore, ashtu edhe në tatimin e thjeshtuar. Të dy këta elementë do të pësojnë një ulje të madhe, dhe pikërisht në 50% e nivelit aktual. Vendimi për përgjysmimin e taksave të bisnezit të vogël ka si qëllim nxitjen e punësimit dhe inkurajimin e zhvillimit të zonave më të varfra të Shqipërisë. Kështu, çdo biznes i vogël do të paguajë 100 000 lekë me pak në çdo muaj, ndërsa në vit rreth 1 milion lekë më pak. Por dëmi më i madh që sjell ky projektligj është për të ardhurat e pushtetit vendor, pasi e gjithë kjo taksë kalonte në llogaritë e pushtetit vendor të drejtuar si nga pozita e sotrme ashtu dhe nga opozita. Ky projektligj do të ketë edhe një efekt prapaveprues për të gjithë 6-mujorin e dytë 2005. Kështu megjithëse është parashikuar në buxhetet e pushtetit lokal si një e ardhur mbi të cilin janë planifikuar dhe investime ky projektligj kalon për miratim tani dhe do të hyjë në fuqi këtë vit

Nga aplikimi i këtioj ligji automatikisht i bllokohen një sasi e madhe të ardhurash të gjithë bashkive të cilat e kanë të parashikuar në buxhetin e këtij viti. Në bazë të këtij buxheti është llogaritur prokurimet për investimet në rrugë,. Kështu duke bllokuar fondet për tua dhënë firmave që tashmë po operojnë, rrjedhimisht paralizohen të gjithë ndërtimet që po ndërmerren në infrastrukturë. Ky projektligj ka një efekt shumë të madh në 4 bashkitë kryesore të vendit që drejtohen nga socialistë. Bashkitë e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës kanë barrën kryesore në totalin e kësaj të ardhure.

Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij, të mërkurën, vendosi t'i propozojë Kuvendit dy projektligje:për një ndryshim në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002, "Për taksën vendore për biznesin e vogël", të ndryshuar, si dhe për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar. Kështu, Qeveria miratoi dje projektligjin për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël, duke paralizuar kështu investimet me buxhetin e pushtetit vendor. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se "ndryshimet në ligjet "Për taksën vendore për biznesin e vogël" dhe "Për tatimin mbi të ardhurat" synojnë përgjysmimin e nivelit aktual të taksës dhe përqindjes së tatimit mbi xhiron". Sipas Bodes, "këto ndryshime marrin në konsideratë nevojat për t'i dhënë një ndihmesë biznesit të vogël, për ta shndërruar atë në gjeneratorin kryesor të punësimit privat dhe për të krijuar kushtet që, përmes kësaj lehtësie, që llogaritet në rreth 10 milionë USD, këto biznese të mund të riinvestojnë kapitalet e tyre për të zgjeruar aktivitetin".

Ulen taksat, por harrohet të ndryshohet ligji për buxhetin e shtetit

Tirane- Qeveria Berisha dje miratoi dy projektligje për ndryshime taksash duke llogaritur efektet negative përkatëse, por nuk miratoi asnjë projektligj për ndryshimin e buxhetit të shtetit, i cili normalisht duhet të shoqëronte këtë paketë ndryshimesh. Vetë Ministri i Financave Ridvan Bode në konferencën e djeshm për shtyp theksoi se efekti i përgjysmimit të taksave është 10 milionë USD. Pra buxhetit të shtetit i hiqen me ligjet e uljes së taksave, nëse miratohen, 10 milionë USD praktikisht. Por ky efekt negativ direkt nuk pasqyrohet direkt me një ndryshim në ligjin e buxhetit të shtetit. Në ligjin e buxhetit të shtetit janë të parashikuara të ardhurat nga të gjitha taksat në Shqipëri dhe mbi bazën e këtij totali të ardhurash janë llogaritur edhe shpenzimet e qeverisë dhe të pushtetit vendor.

Në këtë kontekst të duket e cuditshme, në mos injorancë e kësaj qeverie që nuk reflekton në ligjin e buxhetit të shtetit këto ndryhime ligjore që do të realizojë në kuadrin e mbajtjes së premtimeve elektorale. Më e bukura është se me anë të këtyre ndryshimeve ligjore, nëse ato miratohen e fillojnë të zbatohen këtë vit synohet që të rritet numri i subjekteve të biznesit të regjistruara në organet tatimore. . Në një kohë që përgjysmohen taksat për 45000 biznese të duket komike premtimi i stafit të afërt të Berishës së do të regjistrohen gjatë kësaj kohe rreth 45 mijë biznese të tjera për të kompensuara këtë shumë që i hiqet eventualisht buxhetit të shtetit. Ose ai obejtkivi tjetr qesharak se me anë të këtyre ndryshimeve ligjore do të ulet evazioni fiscal dhe m anë të përfitimeve që do të realizohen do të kompensohet kjo ulje në dukje të ardhurash në buxhetet e pushtetit vendor.

Bode:Tre vjet falje të taksave,nuk janë tamam falje

Tiranë- Pas premtimit të konsideruar të mbajtur, edhe pse ky është ende në formën e projektligjeve, bëhet pyetja se cfarë do të bëhet me premtimin tjetër që ka sërisht lidhje me taksën e biznesit të vogël. Berisha ka deklaruar se do të falë taksat e biznesit të vogël për tre vjet me rradhë, megjithëse si për cdo premtim të tij nuk është parashikuar as fatura e kësaj dhe as efektet e tij në buxhetin e shtetit. Megjithatë, ministri i Financave, Bode ka reaguar në kohë, duke ndalur edhe hovin e atyre që mendonin se do të shpëtonin nga detyrimet ndaj shtetit, meqënëse këtë ua kishte premtuar Berisha. Nuk do të ketë falje! Kjo është bërë e ditur nga Bode, me fjalët se "falja nuk do të jetë tamam falje" duke qenë se për të merituar faljen e taksave për tre vjet me rradhë, bizneset e vegjël duhet të punësojnë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Kushti duket pak a shumë i thjeshtë por edhe njëherë tjetër, as ministri dhe as kryeministri nuk kanë bërë të ditura shifra. Bode, nuk ka dashur të bëjë shumë komente për buxhetin e shtetit, megjithatë ka deklaruar se në të mungojnë paratë për dy javë shërbime, që arrijnë në të ardhura rreth 10 deri në 12 miliardë lekë. Pavarsisht deklaratave, qeveria e re nuk duket e pakënaqur nga gjendja e buxhetit përderisa ndërmarrin nisma të tilla si ajo e uljes së dy taksave për biznesin e vogël, vendim i cili ka një efekt prej 10 milion lekësh në buxhetin e shtetit.

Ulja ishte parashikuar për në fillim të 2006

Tiranë- Ulja e mëparshme për bizneset e vegjël deri në 25%, ishte parashikuar në këtë shifër, për të qenë të përballueshme në buxhet dhe jo me shumë humbje për organet vendore, duke qenë se kjo është një taksë lokale, e cila në vitin 2006 do të mblidhet dhe administrohet tërësisht nga pushteti vendor. Humbja në buxhet si pasojë e uljes së taksës së vogël, ka qënë arsyeja kryesore që ka hasur në kundërshtimin e përfaqësuesve lokalë. Megjithatë ishte vendosur ulja e barrës fiskale për gjithë bizneset e vegjël, në interes të atyre ekzistues dhe për të favorizuar të tjerë që duan të fillojnë këtë lloj aktiviteti. Përvec uljes së barrierave administrative, ulja e kësaj takse për biznesin e vogël ishte parashikuar që të bënte shumë shpejt të mundur që nga janari i vitit 2006 bizneset e vogla të trajtoheshin ashtu si edhe bizneset e mëdhenj. Kjo do të thotë që bizneset e vegjël nuk do të regjistroheshin cdo vit sic është bërë deri tani. Gjatë vitit 2005 kjo taksë të fillojë të konceptohet si një taksë nacionale në adresë të pushtetit lokal. Ulja e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël do të jetë një ndihmë e madhe jo vetëm për ato familje shqiptare që mbështesin të ardhurat e tyre në këtë biznes, por edhe për të tjerë që duan të fillojnë një aktivitet të tillë tregëtar.

Bode: Po, do të ketë lëvizje të administratës

Tiranë- Ajo që deri tani ka qenë një masë që mendohej, ka marrë konfirmimin e ministrit të Financave. Bode ka theksuar se do të ketë lëvizje të konsiderueshme të administratës publike, sidomos në ministritë të cilat janë reformuar, bashkuar dhe shkrirë. Ai është shprehur se nuk bëhet bëhet fjalë vetëm për pakësim të numrit të kabineteve, por edhe të pjesës tjetër të administratës, që duhet t'i përshtatet ndryshimit të vijës politike në drejtimin e institucionit. Ministri thotë se kjo fshesë ka emrin e lëvizjes drejt ligjit. "Ne po vendosim autoritenin e ligjit në administratën publike". Bode ka siguruar se të parët që do të nxirren jashtë do të jenë ata që janë të implikuar apo militantë të politikës. Sipas tij, në administratën e krijuar nga qeveria e mëparshme të tillë ka shumë, duke u nisur nga raporti mes drejtuesve dhe ndihmësve që tregon për mosefektivitetin e kësaj administrate, të krijuar vetëm mbi bazë bindjes politike. Kjo deklaratë bie tërësisht në kundërshtim me ato që kanë shprehur partnerët ndërkombëtarë në lidhje me ritmet e zhvillimit të administratës sonë dhe nivelin e saj gjithmonë në rritje. Por Bode ka këmbëngulur se është pikërisht një studim i Bankës Botërore mbi këtë, i cili shprehet për riparjen e funksioneve të dikastereve të qeverisë, që japin rekomandime për ndryshime dhe lëvizje në administratë. Për të justifikuar emërimet e bëra dje dhe të tjera që do t'i shoqërojnë në ditët në vazhdim, ministri i Financave është shprehur se këto lëvizje të drejtuesve në institucione, tatime apo dogana, kanë rezultuar shumë efektive edhe për punonjësit, duke krijuar siguri tek ata. Kjo kuptohet.



Shkurtim i shpenzimeve

Lëvizjet e shumta në administratë, të cilat shoqërohen me reduktim të numrit të punonjësve në institucione, është cilësuar nga ministri i Financave, Ritvan Bode, si një mënyrë tjetër për të kursyer dhe për të përballuar në këtë mënyrë më lehtë uljen e taksave për biznesin e vogël. Në këtë mënyrë, ai tha se duke hedhur në rrugë mijëra njerëz, u kursen paratë disa të tjerëve.
 

komino

Valoris scriptorum
cili ishte ligji

Berisha ule me 550 leke ne dite taksat

TIRANE- Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij, të mërkurën, vendosi t'i propozojë Kuvendit dy projektligje:për një ndryshim në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002, "Për taksën vendore për biznesin e vogël", të ndryshuar, si dhe për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar. Kështu, Qeveria miratoi dje projektligjin për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël, duke paralizuar kështu investimet me buxhetin e pushtetit vendor. Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se "ndryshimet në ligjet "Për taksën vendore për biznesin e vogël" dhe "Për tatimin mbi të ardhurat" synojnë përgjysmimin e nivelit aktual të taksës dhe përqindjes së tatimit mbi xhiron". Sipas Bodes, "këto ndryshime marrin në konsideratë nevojat për t'i dhënë një ndihmesë biznesit të vogël, për ta shndërruar atë në gjeneratorin kryesor të punësimit privat dhe për të krijuar kushtet që, përmes kësaj lehtësie, që llogaritet në rreth 10 milionë USD, këto biznese të mund të riinvestojnë kapitalet e tyre për të zgjeruar aktivitetin". Këto ndryshime, sipas tij, krijojnë kushte dhe mundësi për të tërhequr nën veprimin e ligjit një numër tepër të madh biznesesh të paregjistruara. "Në tërësi ndryshimi i këtyre dy ligjeve synon konsolidimin e sistemit fiskal në raport me biznesin e vogël, lehtësimin e këtij biznesi për punësim dhe investime", shtoi ministri Bode. Këto projektligje do t'i paraqiten së shpejti Kuvendit për miratim. Deri këtu cdo gjë duket e bukur. Bile Berisha duhet pëërgëzuar për këtë vendim, pasi në këtë mënyrë i përmbajt plotësisht premtimit për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël. Por sa efektiv është ky buxhet dhe sa ndikon drejtpërdrejt në xhepat e biznesit të vogël, sa i nxit ata realisht një masë e tillë. Le të bëjmë disa llogaritje të vogla. Ministri Bode në deklaratën e tij përmënd këto shifra. Biznesi i vogël përfiton 10 milion dolllarë nga ulja e kësaj takse. Nga ky projektligj përfitojnë 45 mijë biznese të vogla. OK. Le të bëjmë pjesëtimin përkatës. Pra vlerën që përfitojnë prej 10 milion USD me numrin e bizneseve 45 mijë. Del vlera 222 USD. Pra një biznes i vogël fiton 222 dollarë për një vit. Ndërsa në një ditë nga pjesëtimi i 222 USD me 365 del shifra 0.6 USD ose e konvertuar me kursin e sotëm rreth 55 lekë të reja në ditë. Sipas qeverisë Berisha punësimi do të nxitet me shifrën 55 lekë. A ka tallje më të madhe me shtresën e biznesit të vogël. Ky vendim ishte me karakter elektoral dhe nuk ishte një vendim nxitës për biznesin e vogël. Qeveria Berisha me këtë projektligj për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël bllokun në këtë mënyrë të gjithë investimet e pushtetit vendor. Ministria e Financave i ka dhënë fund tashmë përgatitjes së materialit, i cili përmban në vetvete dhe një nga premtimet më të bujshme të bëra gjatë fushatës nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Vendimi për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogel dhe taksave vendore ishte një premtim elektoral i Berishës. Prej shumë kohësh është premtuar se do të ndodhin ndryshime të rëndësishme në trajtimin e bizneseve të vogla, në të gjithë komponentët e tyre, qoftë në taksën fikse vendore, ashtu edhe në tatimin e thjeshtuar. Të dy këta elementë do të pësojnë një ulje të madhe, dhe pikërisht në 50% e nivelit aktual. Vendimi për përgjysmimin e taksave të bisnezit të vogël ka si qëllim nxitjen e punësimit dhe inkurajimin e zhvillimit të zonave më të varfra të Shqipërisë. Por dëmi më i madh që sjell ky projektligj është për të ardhurat e pushtetit vendor, pasi e gjithë kjo taksë kalonte në llogaritë e pushtetit vendor të drejtuar si nga pozita e sotrme ashtu dhe nga opozita. Ky projektligj do të ketë edhe një efekt prapaveprues për të gjithë 6-mujorin e dytë 2005. Kështu megjithëse është parashikuar në buxhetet e pushtetit lokal si një e ardhur mbi të cilin janë planifikuar dhe investime ky projektligj kalon për miratim tani dhe do të hyjë në fuqi këtë vit.

Berisha çudit përsëri:Ulja e taksave do rrisë punësimin

Tiranë- "Përgjysmimi i taksave të biznesit të vogël do të hapë dyert e punësimit të shqiptarëve dhe kjo përbën një nga objektivat tanë themelorë". Kryeministri Berisha, e ka prezantuar në këtë mënyrë nismën e qeverisë së tij për uljen e taksave për biznesin e vogël. Kurse për motivim, ka shërbyer rritja e numrit të të punësuarve edhe pse nga kryeministri nuk është shpjeguar lidhja mes këtyre. Ndër efektet që do të sjellë, sipas Berishës, ulja e taksave për biznesin e vogël, do të jetë gjithashtu edhe goditja që do të pësojë evazioni fiskal si dhe rritje të kapacitetit të të ardhurave dhe të invesimit për 45 mijë bizneset e vegjël të regjistruar. Ulja e taksave, pritet të sjellë edhe rritje të numrit të të regjistruarve në këtë biznes, nismë e cila është pretenduar e pamundur për shkak pikërisht të taksave të larta. Kryeministri është shprehur se deficitet që do të krijohen në buxhet, nga ky vendim do të përballohet nga shkurtimi i shpenzimeve operative, mbi të cilat do të diskutohet në një mbledhje të ardhshme të qeverisë. "Fillimi i kësaj mase kërkon një angazhim të vecantë edhe në administrimin e mbledhjes së kësaj takse". Këtu, Berisha ka përmendur edhe subjektet të cilët nuk janë regjistruar duke iu shmangur taksave për motive apo shpërblime politike. Ministri i Financave, Ritvan Bode ka theksuar nevojën e alokimeve pas uljes së taksës, megjithatë efekte pozitive priten edhe nga një punë më e mirë e administratës së mbledhjes së taksave. Kryeministri ka përmendur disa herë premtimin e mbajtur për uljen e taksave të biznesit të vogël, megjithatë në asnjë rast nuk ka sqaruar se si do të ndikojë kjo në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë biznes, duke qenë se kryesisht bëhet fjalë për biznese të vogla, familjare.

Bode:Kursehen 10 milion USD, po nuk dimë sa do të punësohen

Tiranë- Ministri i Financave, Ritvan Bode tha se ndryshimet e bëra në dy ligjet do t'i paraqiten Kuvendin në formën e projektligjeve. Taksa e regjistrimit dhe ajo e tatimit mbi të ardhurat do të përgjysmohen për këtë biznes, duke sjellë një lehtësi prej 10 milion dollarësh për këtë kategori. Në të njëjtën kohë, zbatimi i këtyre ligjeve, sipas tij, do të sjellë përmirësim të të ardhurave, rritje të investimeve dhe ndryshime rrënjësore në përmirësimin e administrimit të këtyre taksave dhe administrimi më i saktë ligjor i bizneseve të vogla. Ministri është shprehur se në këtë mënyrë do të shmanget si evazioni fiskal ashtu edhe shmangia e abuzimeve të tjera, si ai i regjistrimit të disa subjekteve si biznese të vogla për të paguar më pak, duke qenë se kanë qenë të lidhur me politikën, edhe pse janë biznese të mëdha. Një efekt tjetër pozitiv, që do të sjellë ulja e taksave, sipas Bodes, do të jetë edhe rritja e numrit të të regjistruarve. Ai ka theksuar se ulja e nivelit të taksave nuk do të thotë ulje e të ardhurave të biznesit të vogël, duke qenë se sipas ministrit deri tani një butik në qendër të Tiranës, ka paguar njësoj detyrimet ndaj shtetit me një ushqimore në Babrru. Bode ka premtuar se ndryshimet e ligjit do të shoqërohen edhe me akte të tjera nënligjore që do të bëjnë mënjanimin e abuzimeve.



Për ata që kanë paguar tashmë

"Nuk do të lejohen devijimet në ligj, pasi ligji lejon konkurencën e ndershme". Ministri i Financave ka shpjeguar se ligji trajton njësoj edhe ata persona që tashmë e kanë kryer pagesën ndaj shtetit. Edhe ata që e kanë shlyer detyrimin përpara fillimit të zbatimit të ligjit, do të kenë mundësinë që përmes një deklarate të paraqiten në organet e tatimeve për të marrë rimbursimin e parave që dalin të tepërta me përgjysmimin e taksës.

Për shqyrtim Kuvendit

Tiranë- Të dy projektligjet, të prezantuara nga ministri i Financave në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, do t'i kalojnë për shqyrtim dhe diskutim Kuvendit. Nenet e këtyre projektligjeve shprehen për ulje të taksave të biznesit të vogël, deri në përgjysmim të tyre. Taksa e parë që ulet është ajo për biznesin e vogël, kurse taksa tjetër që përgjysmohet sipas këtij projektligji është ajo e tatimit mbi të ardhurat. Të dyja këto taksa kishin pësuar edhe më parë ulje, kurse me një vendim të marrë gjatë diskutimit të paketës fiskale të këtij viti, do të bëhej ulja e taksave në fillim të vitit 2006. Megjithatë, qeveria ka marrë vendimin që ta bëjë këtë ulje që gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe ato subjekte, përfaqësues të biznesit të vogël, që tashmë e kanë shlyer detyrimin e tyre ndaj shtetit. Pas diskutimit në komisionet parlamentare të Kuvendit dhe ndryshimeve që mund të pësojë ai, do t'i kalojë për miratim parlamentit.

Neni 2/ Ata që kanë paguar në avancë, do të rimbursohen

Tiranë- Sipas projektligjit për ndryshim, në nenin dy të tij parashikohet që të gjithë ata subjekte që kanë shlyer detyrimin ndaj shtetit, përpara hyrjes në fuqi të ligjit, do t'u mbahet nga pagesa vetëm shuma e përcaktuar me ligj. Kjo do të bëhet nëpërmjet një dokumenti në formë deklarate të dorëzuar pranë organeve të vetë personit të ineteresuar. "Taksapaguesit, që e kanë paguar në avancë këstin e dytë për itin 2005, sipas kuotave të përcaktuara në ligjin nr.8978, datë 121.12.2002, të ndryshuar, në përfundim të periudhes tatimore 2005 të dorëzojnë një deklaratë përmbledhese, e cila të ketë si detyrim vjetor tatimor totalin e 1/2 se kuotës, sipas tabelës së vjetër, dhe e 1/2 së kuotës, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij ligji. Ky detyrim do të kreditohet me pagesat e kryera. Çdo pagesë, që tejkalon shumën e taksës së duhur, do të rimbursohet nga administrata tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin e ministrit te Financave". Kjo do të thotë që nëse një përfaqësues i biznesit të vogël ka bërë pagesën e taksës, përpara 1 Shtatorit të këtij viti, ose të 1 Korrikut, do të rimbursohet për paratë e mbledhura, duke mbajtur prej tyre vetëm gjysmën e vlerës.

Projektligjet për ndryshimet e taksave të biznesit të vogël

Një ndryshi në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Pët tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 155 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë



Vendosi:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim



Neni 1

Pika 1 e nenit 32/3 ndryshohet si më poshtë vijon:



"1. Shkalla tatimore e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për tremujorin e tretë dhe të katërt të periudhës tatimore 2005, e në vazhdim është 1.5 për qind".



Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".



Projektligj per një ndryshim në Ligjin nr.8978, datë 12.12.2002, "Për taksen vendore për biznesun e vogël", të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 e 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë



VENDOSI:

Në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002, "Për taksen vendore për biznesin e vogël", të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:



Neni 1

Për efekt të llogaritjes së këstit të dytë të takses vendore për biznesin e vogël, për periudhen tatimore 2005, tabela 1, që i bashkëlidhet ligjit, ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 2

Taksapaguesit, që e kanë paguar në avancë këstin e dytë për itin 2005, sipas kuotave të përcaktuara në ligjin nr.8978, datë 121.12.2002, të ndryshuar, në përfundim të periudhes tatimore 2005 të dorëzojnë një deklaratë përmbledhese, e cila të ketë si detyrim vjetor tatimor totalin e 1/2 se kuotës, sipas tabelës së vjetër, dhe e 1/2 së kuotës, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij ligji. Ky detyrim do të kreditohet me pagesat e kryera. Çdo pagesë, që tejkalon shumën e takse s së duhur, do të rimbursohet nga administrata tatimore, sipas procedurave të përcaktuara ë udhëzimin e ministrit te Financave.



Neni 3

Ngarkohet ministri i Financave të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij ligji.



Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren Zyrtare".



KRYETARI

JOZEFINA TOPALLI

Numri i bizneseve të vegjël 45 mijë

Në sektorin privat 140 mijë

Në sektorin shtetëror 190 mijë

Kursen biznesi i vogël 10 milion USD

Ligjet nisin efektet në 1 Korrik dhe 1 Shtator 2005

Tiranë- Të dy ligjet për përgjysmimin e taksave do të nisin efektet e tyre në 1 Korrik dhe 1 Shtator të këtij viti, duke përfshirë edhe ato subjekte që tashmë kanë paguar detyrimet. Ministri i Financave, ka theksuar se pritet që ulja e këtyre taksave të rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve në këtë biznes, duke qenë se kjo ulje do të sjellë edhe rritje të investimit. Megjithatë, Bode nuk është në dijeni të numrit të bizneseve të vegjël ende të paregjistruar në Shqipëri, por që funksionojnë, edhe pse shprehet me bindje se ka shumë të tillë përvec 45 mijë të tjerëve që figurojnë të regjistruar në organet e tatimeve. Sipas tij, numri i të punësuarve në sektorin privat arrin në 140 mijë, kurse në sektorin shtetëror numri i të punësuarve shkon në 190 mijë. Bode është shprehur se ky raport shifrash tregon se në vendin tonë ka një treg informal të punës. Megjithatë ky raport do të pësojë ndryshime, në favor të numrit të të punësuarve, sepse qeveria e re vazhdon të këmbëngulë që ulja e taksave të biznesit të vogël do të sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit të të punësuarve. Kjo nuk shpjegohet me teori dhe as me shifra, përshembull sa do të jetë numri i të punësuarve që do të përfitojnë. Por kjo është një gjë që do të duket, meqënëse ligjet e nisin efektin e tyre brenda këtij viti. Në lidhje me masën e uljes së taksave për biznesin e vogël, ministri i Financave është shprehur se janë studiuar të gjitha efektet dhe për këtë vendim, qeveria e re ka marrë edhe viston e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, me të cilat sipas tij është negociuar në parim. Bode tha se misionet e tyre do të mbërrijnë së shpejti në vendin tonë për të nënshkruar marrëveshjet me qeverinë e re.
 

Mono

Forumium praecox
Re: cili ishte ligji

Nuk e di sa e ndihmon biznesin ulja e nje 10 000 leke ne vit me pak!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: cili ishte ligji

Nuk e di sa e ndihmon biznesin ulja e nje 10 000 leke ne vit me pak!

pergjysmimi i tatimit per biznesin e vogel eshte dicka POZITIVE.
220 dollar ne vit nuk jane aq pak per nje biznes qe me qeverine socialiste ne pushtet paguante 440 dollar ne vit.

mendoni sikur Berisha te bente te kunderten ,.......pra te dyfishonte kete takse !!!
cfare do te thoshte opozita e sotme socialiste??
jam i sigurt qe prap do "ulerinin" : ja Berisha po rrit taksat.

si i thone asaj fjale : keq me burre e keqe pa burre , mos u martofsha kurre.

cdo njeri e kupton propaganda e socialisteve eshte KEQE-dashese.

edhe me e bukura eshte qe dalin e LLAPIN , kryetar bashkishe socialiste ne rrethe(pervec tiranes apo diku tjeter ) ,qe ne arkat e komunave te tyre nuk kane mbledhur asnje kryq leku deri me sot .

pra , nqs se deri dje keta kryetar bashkish socialist nuk mblidhnin 440 dollar ne vit nga biznesi i vogel , sigurisht do ta kene me te lehte sot qe te mbledhin 220 dollar /pf/images/graemlins/mad.gif.

sa bejne gam-gam gjithe diten keta kryetar bashkie apo komune socialist , bujrum le te pervishen e ti mbledhin keto taksa , meqe tani do te kene edhe me shume kurajo te kerkojne ,sepse tashme sasia e takses tashme eshte e pergjysmuar.

pse nuk e bejne ??

pse nuk e kane bere deri me sot ??

cfare kane pritur deri tani ??

eshte mire qe edhe kundershtarit politik .....kur ben dicka te mire sic eshte pergjysmimi i taksave , duhet dhene haku.
 
Top