UFA Sport blen Superligën, Dinamo e Tirana jashtë

Albforumi

Primus registratum
UFA Sport blen Superligën, Dinamo e Tirana jashtë

Eshtë bërë zyrtare më në fund marrëveshja mes kompanisë gjermane të së drejtave televizive, “UFA Sport” dhe FSHF-së, si përfaqësuese e klubeve shqiptare të superligës në këtë kontratë. Megjithatë, në dokumentin e kthyer në kontratë ligjore tashmë janë hedhur firmat e të gjithë përfaqësuesve të klubeve shqiptare të superligës, me përjashtim të Dinamos, që nuk ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje, por edhe Tiranës, që nuk ka qenë dakord me disa specifikime juridike në kontratë, për të cilat ka bërë edhe propozimet përkatëse, që të ndryshojnë, që klubi bardheblu të firmosë e të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje. Kështu, kompania “UFA Sport” ka ekskluzivitetin e menaxhimit të të drejtave televizive të ndeshjeve dhe aktivitetit garues sportiv të klubeve të superligës shqiptare. “Na u desh shumë kohë deri në arritjen e kësaj marrëveshjeje, sepse klubet nuk ishin shumë të qartë në fillim, pastaj vendosën edhe ato kërkesat e tyre, që ne i analizuam me gjakftohtësi dhe I morëm në konsideratë. Sot, kur po nënshkruajmë kontratën, dua t’i falënderoj të gjithë aktorët që bashkëpunuan në këtë sipërmarrje. Pas 24 orësh do të fillojë tenderi i për televizionet e kompanitë që duan të blejnë të drejtat. Do të kemi 2 paketa, njërën për transmetim ndeshjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe një tjetër për përmbledhjen e golave. Ka pasur interes sidomos në Greqi, ku kanë filluar bisedimet me një kompani, e cila është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje 1-vjecare, por ka interes edhe në Turqi, Kosovë apo në të gjitha shtetet ku ka emigrantë shqiptarë”, – ka pohuar në fjalën e tij, gjatë nënshkrimit të kontratës, përfaqësuesi i “UFA Sport” në Shqipëri, Kostas Elefteriadhis. Të ardhurat për klubet e superligës (përjashto Dinamon, e konfirmuar tashmë si jo pjesë e marrëveshjes, por edhe Tiranën, që e ka refuzuar kontratën në disa përcaktime termash në gjuhën juridike) që burojnë nga kjo marrëveshje fillojnë nga shuma 30 mijë euro e shkojnë deri në rreth 80 mijë euro. Tirana ende nuk është bërë pjesë e kësaj kontrate, pasi nuk ishte e pranishme në takimin e fundit të palëve që firmosën marrëveshjen. Përfaqësuesi ligjor i klubit bardheblu, Riza Icka, përmes një prononcimi telefonik, ka theksuar se nuk është dakord me disa përcaktime juridike të kontratës, për të cilat ka bërë edhe reklamimet dhe propozimet konkrete pranë FSHF-së. Nëse këto propozime merren parasysh, atëherë edhe Tirana do të bëhet pjesë e “paketës televizive”, që ka “pronare” të saj kompaninë “UFA Sport”, në të kundërt edhe bardheblutë do të ndjekin rrugën individuale, ashtu si edhe blutë, për shitjen e së drejtës televizive të tyre. Gjithashtu, do të mungojë edhe Dinamo, që ka nënshkruar një marrëveshje individuale. “UFA Sport” është një agjenci e njohur ndërkombëtare për marketingun dhe shfrytëzimin e të drejtave televizive e mediatike të ngjarjeve që lidhen me sportin. “UFA” ka fituar nga FSHF-ja të drejta të pjesëshme të transmetimit televiziv të superligës shqiptare, e quajtur zyrtarisht Kategoria Superiore). Marrëveshja e të drejtave të transmetimit televiziv nga “UFA Sport” përfshin territoret e Shqipërisë dhe Kosovës. Në funksion të kësaj, palët bien dakord reciprokisht, si vijon:</p>


Objekti i kontratës
Kjo marrëveshje ka të bëjë me të drejtat e transmetimit televiziv (shih nenin 2), në lidhje me të gjitha ndeshjet e luajtura në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, aktualisht e quajtur si Kategoria Superiore (djem), me përjashtim të Dinamos. Në këtë mënyrë, asnjë televizion tjetër nuk do të lejohet më të filmojë e transmetojë pamje nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, pa bërë pagesën përkatëse tek kompania respektive, që ka ekskluzivitetin e së drejtës televizive, për të blerë të ashtuquajturin “Highlight”, përmbledhje e shkurtër e secilës ndeshje, në funksion të rubrikave sportive që organizojnë ekrane të ndryshme në Shqipëri apo Kosovë, me fokus kampionatin shqiptar. Televizioni (me pagesë) që do të bëjë të vetin ekskluzivitetin e transmetimit të Kategorisë Superiore, në bazë të marrëveshjes së paracaktuar nga “UFA SPORT”, do të transmetojë çdo javë kampionat të paktën 4 ndeshje. Transmetuesi televiziv do të ketë të drejtë të ndërhyjë gjatë ndeshjeve me futjen e reklamave të ndryshme, në bazë të një minutazhi dhe koordinimi kohor të përcaktuar. “UFA SPORT” ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar transmetimin televiziv të Kategorisë Superiore pa asnjë lloj kufizimi, sa i përket kientit apo përmbajtjes. Në marrëveshje përcaktohet edhe ekskluziviteti i transmetimit të çdolloj ceremonie apo shfaqjeje, që ka të bëjë me fillimin, mbylljen apo laureimin e Kategorisë Superiore. Kjo marrëveshje hyn në fuqi pas nënshkrimit nga të dyja palët dhe do të jetë e vlefshme për sezonin 2009-2010, por ka shtrirje kohore deri në përfundim të sezonit 2012-2013. Në bazë të kësaj kontrate, në stadiume do të lejohen vetëm kamerat e televizionit që do të fitojë tenderin për të drejtën televizive, ndërsa të tjerët duhet të blejnë “Highlight”, nëse duan t’i përdorin ato nëpër rubrikat sportive. Në këtë rregull nuk përfshihen mediat e shkruara dhe radiofonike, të cilat do të vijojnë si deri më tani, të pakushtëzuara nga askush, pasqyrimin e kampionatit shqiptar, Superliga.(Shekulli)</p>
IPWRdmWG1Ac

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22497. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22497
 
Top