Udhetim...

edda

Primus registratum
Udhetim...

IL VIAGGIATORE è INUTILE QUANDO PARLA DEI LUOGHI DOVE è STATO. è UTILE QUANDO RACCONTA LE DIFFICOLTà CHE HA INCONTRATO....buona riflessione a tutti

:wave:
 

edda

Primus registratum
Re: Udhetim...

Nje udhetim pa nje destinacion te qarte, nje udhetim qe sa vjen e behet me i veshtire.
Veshtiresite qe takojme ne kete udhetim jane shume me konstruktive sesa objektivat qe arrihen.
Sigurisht te ndihmojne te rritesh, por te bejne te ndjehesh keq, keq sepse duhet ti pershtatesh asaj qe takon ne udhetim, duhet te modelosh mendjen dhe zemren tende, ndoshta dhe duhet te lesh prapa disa bagazhe sepse jane shume te rende per tu mbajtur...
nuk eshte i thjeshte, nuk eshte nje udhetim per qejf, por nje udhetim eksplorues..brenda vetes...
 

Guest
Re: Udhetim...

Une pres te udhetoj ne shuem vende , jo Europe , Amerike , azi , etc etc po udhetim ne vetvete sdua te bej me se e kam bere dhe tashme e di sc dua sa keq me vjen per ca njerez qe nuk e dine se cfare duan ne jete .............
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Udhetim...

-Niçe ka qene i cmendur kur ka shkruar Zarathustren! - me tha.
-Vetem nje i cmendur mund te shkruante nje gje te tille. Edhe Anton Pashko duhet te kete pasur shqetesime kur shkroi OH. Njerezit normale kane gjera me te rendesishme per te bere se sa ta vrasin mendjen per budallalleqe te tilla.
-E di si eshte puna? - ju ktheva.
-Ne bote ka dy lloj njerezish: ka nga ata qe jeten ja dedikojne kerkimit dhe zbulimit te vetvetes; ka dhe nga ata qe si qellim i kane vene vetes te martohen, te bejne kalamaj e t'i martojne dhe keta. Ti kuptohet...

M'u duk sikur i rashe me shuplake dhe i qesha ne surrat se e kishte cuar jeten dem... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bobo

marksist-enverist
Re: Udhetim...

me te drejt...!
por eshte shum thjesh:
udha duhet nis, ashu-kshu...dhe sic kalojn figurat-,me ritmin e tyre, dhe pamjen e tyre-,te thjeshta dhe te perbera.
me nje dor n`xhep, dhe tjetren duke gervish nje pucer, diku ne surrat..., dhe pa harru shikim; diku neper profilet qe kalojn pa nderprer.
qe si len me teper sesa inazhin e hijeve-,sepse si hije shtihen dhe zvarriten, me ritmin e udhes...!-udh e pashtruar, kembe te lodhura, te semura dhe te shendosha...
kshu e ka udha...!
...dhe ecen..., prap me dor n`xhep, dhe tjetren duke gervish nje pucer... diku!-dhe pa harru shikimn; ne udhetar-et.
 

Danae

Primus registratum
Re: Udhetim...

shihja te shfaqeshin refleklektinit e dritave ne qytetin ne ane te rruges,shijoja zhurmen e mjetit udhetues dhe megjithese ishte jo shume e forte me dukej sikur kisha marre nje tren qe me conte jashte botes,ndjenje te cuditshme kisha ne brendesi te vetes sa ate moment doja qe gishtat e mi te luanin me force,me vrull mbi nje tastire,po perjetoja ndjenja te forta qe nuk doja te shprehja me askend,nuk doja te flisja se fundja fjalet e mia do zbrazeshin pa pasur mbi vete as nje gram prej peshes qe mbaja brenda.
ishte pesha e shume viteve,ishte pesha e gjithe jetes time te kaluar qe trasformohej vrullshem e nderronte shume faqe te saj,me ngjante sikur po udhetoja me shpejtesine e drites dhe se ky do ish tuneli i fundit i jetes sime.jo,ishte vetem erresira qe bente qe tuneli te zgjatej me shume,dritat ne autobus ishin te fikura,pervec atyre qe po lexonin me dritat e vogla nen tavanin e autobusit,shumica e udhetareve flinin.shume here e kisha bere kete rruge,aq shpesh sa mendoj se tani do kisha mundur te blej nje autobus te tere.kete nate me kujtoheshin te gjitha rruget,qe ne fillim,qe atehere kur duhet te arrija dike ne stacion apo duhet te merrja nje tren tjeter.
fundja kam zbuluar qe udhetimet jane nje nga pjeset me te rendesishme te jetes time,kaq shume kisha udhetuar sa ne ate monent ndieja peshen e gjithe rrugeve dhe me te vertete shihja se si iduktoheshin tek une udhetimet me gjithe arsyet dhe shkaqet e tyre.
sidomos njeri,kish qene vertet ai qe me kish dhene mesimin me te vlefshem.
ata hipnin ne tren,te lodhur te cuditshem,me mjekra te crregullta,me trupa te gjate.
ne fytyre kishin nje shprehje te eger,linja te forta,tipike per shqiptaret e veriut.
ne vagon u ndie nje si jehone e nendheshme,e fytyrat u ngrysen edhe me shume.
hapen rruge dy nga grupi i nja pese vetave,dhe pyeten nese vendi afer dritares ishte i lire.
kaloi nje grua e veshur me te zeza koke e kembe,por duhet te ishte shume e re,kisha pershtypjen se nuk mund te ishte me shume se 27 vjec,kish nje fytyre te bute rrethuar nga floke te gjata te kuqe lidhur bishtalec.ishte padyshim e lodhur dhe kish kohe qe duhej te ish ne kembe,njeri nga viganet u afrua dhe e pyeti gjithcka ne rregull??
ajo vuri doren mbi bark dhe nga buzet e saj u zgjua nje buzeqeshje,gjithcka mire,tha ndersa une,ndihesha ne krim vetem pse nuk i kisha lene vendin tim nenes se ardshme.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Nese ka dicka qe me pelqen jasht mase eshte udhetimi me tren i ulur prane dritares! Jane momente qe dua ti shijoj dhe per te qene i sigurte qe asnje sme bezdis, vendos edhe kufjet ne vesh dhe kaloj ne nje bote komplet paralele...me pelqejne vendet ku kalon, me pelqen variacioni qe sjell, me pelqejne tunelet sepse me bejne te shoh serish veten dhe ti jap nje buzeqeshje...me pelqejne stacionet ku ndalon sepse i nderron personat e vet. Sheh njerez qe pershendeten dhe ata qe jane ne toke i ndjekin me sy derisa ulen ne vendin e tyre...sheh puthje ndermjet personave qe ndahen per tu ripare serish pas nje fare kohe! Rruge treni qe kalojne buze deti, ne mes malesh, neper qytete e fshatra...

IL VIAGGIATORE è INUTILE QUANDO PARLA DEI LUOGHI DOVE è STATO...questo perchè non riesce a trovare mai le parole giuste per descrivere quei momenti :)
 
Top