A
alko
Guest

Kina ndalon Windows 8 në administratën shtetërore, pasi që dëshiron që të mos mvaret nga sistemi operativ Windows; me siguri edhe si pasojë e mosmbështetjes së Windows XP me rifreskime (update) nga Microsoft. Kinezët kanë venosur që 200 milionë PC me sistemin operativ Windows që përdoreshin në Kinë ti kalojnë në Linux. Canonical qëndron gati me sistemin operativ GNU/Linux, respektivisht me shpërndarjen e modifikuar Ubuntu Kylin, e cila i është përshtatur nevojave të kinezëve. Përdoruesit e thjeshtë nuk janë të prekur nga ky qëndrim i qeverisë kineze; por vetëm administarata shtetërore. Duke pasur parasysh këtë numër shumë të madh (200 milionë PC), si dhe faktin se Dell, Lenovo dhe HP shesin tashmë paisje (PC dhe laptop) me sistemin operativ GNU/Linux, atëherë mund të thuhet se sistemi operativ GNU/Linux do të fitoj një përqindje relativisht të madhe në grupin e sistemeve operative që janë në përdorim.
Tags:
Continue reading...