Ubuntu 13.04 - pa mbështetje të mëtutjeshme

A

alko

Guest
UU.png

Ubuntu 13.04 i njohur edhe si »Raring Ringtail«, ka arritur në fund të ciklit të tij, prandaj nuk ka më mbështetje dhe nuk merr rifreskimet e zakonshme të sistemit. Ky version i shpërndarjes së njohur Ubuntu Linux, u lëshua në qarkullim në prill të 2013-tës. Prej dje edhe zyrtarisht nuk do të ketë më mbështetje zyrtare nga Canonical. Më herët ishte marrë vendimi, se duke filluar nga Ubuntu 13.04 që të gjitha versionet të cilat nuk janë LTS (Long Term Support) - me mbështetje të gjatë kohore, të kenë mbështetje vetëm nëntë mujore sa i përket riaktualizimit (rifreskimit) të sistemit. Sipas vetë themeluesit të Ubuntu Linux - Mark Shuttleworth i cili qëndron prapa Canonical, kjo ishte mëse e nevojshme pasi që shumë përdorues për shkak të versioneve LTS, rrallë kalonin në versionet 18 mujore, e në anën tjetër edhe për zhvilluesit e Ubuntu-s do të ketë më shumë kohë në dispozicion për versionet LTS si dhe do të jenë më pak të ngarkuar, me versionet e shumta, të cilat duhet ti mbështesin. Ubuntu 13.10 »Saucy Salamander« poashtu do të ketë mbështetje 9 mujore deri më 17 korrik. Në ndërkohë del versioni Ubuntu 14.04 LTS - me mbështetje të gjatë kohore, ku përdoruesit do të kenë riaktualizimet si dhe përmirësimet e nevojshme për 5 vjet. Për të gjithë ata që ende kanë në përdorim Ubuntu 13.04; ata mund të kalojnë në versionin 13.10 e cila tashmë është në qarkullim nga nëntori i 2013-tës. Mund ta bëni këte nëpërmjet update-manager apo në terminal si root me komandën:


apt-get update && apt-get dist-upgrade
pasi mö parë të bëni ndryshimet e nevojshme në

sources.list
.

Continue reading...
 
Top