Ubuntu 12.04 LTS, më i sigurti prej të gjitha sistemeve operative të testuara.

A

alko

Guest
UU.png

Qeveria britanike, respektivisht autoriteti përgjegjës për IT- CESG, klasifikon Ubuntu 12.04 LTS si më të sigurtin nga të gjitha sistemet e testuara operative. Misioni i CESG -ut është për të mbrojtur interesat vitale të politikës britanike. Ata kanë për detyrë tu sigurojnë gjegjësisht garantojnë klientëve, sigurinë e komunikimit dhe mbrojtjes së të dhënave elektronike në partneritet me industrinë dhe qarqet akademike. Në mesin e klientëve të rregullt janë edhe ministritë qendrore të qeverisë, duke përfshirë këtu forcat e armatosura të Britanisë së Madhe si dhe gjithë sektorin publik, duke përfshirë shërbimet shëndetësore , agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të qeverisjes vendore. Tani CESG ka publikuar në faqen e tij rezultatet e një hetimi të brendshëm, i cili është dedikuar për sigurinë e klientit dhe sistemet operative të lëvizshme. Ata kanë testuar njëmbëdhjetë desktop dhe sistemet operative të lëvizshme , duke përfshirë Ubuntu 12.04 , Windows 7/8 , Windows RT , Android 4.2, iOS Apple 6 dhe Mac OS X 10.8 , si dhe Google Chrome OS . Edhe pse asnjë nga sistemet nuk ka mundur me i përmbushë kërkesat e plota të autoriteteve të CESG-ut, sipas këtij testimi ka rezultuar se Ubuntu 12.04 LTS është më i sigurti sa i përket sistemeve operative, ndërsa Windows Phone 8 kishte shumicën e mangësive të ekspozuara. Ubuntu ishte shpërndarja e vetme e testuar e Linux-it, andaj nuk dihet si është me shpërndarjet tjera të Linux-it; kjo me siguri do të jetë një shtytje për versionet aktuale të openSUSE dhe Red Hat/Fedora në mbështetje të 'Secure Boot'. Dobësitë e Android dhe iOS Apple, gjatë këtij testimi poashtu nuk janë sekrete.

Continue reading...
 
Top