Ubuntu 12.04.4 LTS

A

alko

Guest
UU.png

Canonical lëshon në përdorim Ubuntu 12.04.4 LTS. Me këtë vesion kerneli dhe sistemi (X Window System) ngriten në gjendjen e Ubuntu 13.04. Që prej lëshimit të Ubuntu LTS 12.04 " Pangolin precize " me 26 Prill 2012, zhvilluesit e kësaj shpërndarje të njohur të Linux-it, kanë bërë një numër relativisht të madh të përmirësimeve apo përditësimeve të programeve. Me përditësimin-rifreskimin e fundit të Ubuntu 12.04.4 LTS, ka disa risi duke filluar me kernelin i cili tashmë në këtë version është në versionin 3.11. Ky version i kernelit mbështet një numër të madh të paisjeve të reja. Poashtu edhe X Window System-i është përditësuar duke sjellur risi në krahasim me versionin e mëparshëm. Programet siq janë: Firefox, Thunderbird, glib2, libav dhe nss, janë aktualizuar ose janë përmirësuar. Detajet sa i përket ndryshimeve të bëra në këtë version mund ti shikoni këtu!

Continue reading...
 
Top