Twitter vlen 8 miliardë dollarë!

Dardan.

Forumium praecox
twitter-evolution-300x187.jpg

The New York Times pretendon se Twitter vlen 8 miliardë dollarë pas raundit të fundit të financimeve dhe investimeve të kryesuara nga miliarderi, Yuri Milner.


Poashtu firma e kapitaleve Kleiner Perkins Caufield & Byers injektoi një shumë prej 200 milionë dollarësh për të ndihmuar në rritjen e kapitalit të Twitter dhjetorin e kaluar.


Besohet se Twitter është duke planifikuar një numër të madh skemash për rritje të kapitalit, njëra ndër to është edhe futja e cicërimave promovuese në linjat e përdoruesve që pritet të futet në një të ardhme të afërt.


Rrjeti social (mikroblogu), Twitter jashtëzakonisht popullor njoftoi kohët e fundit se në Twitter dërgohen 200 milionë cicërima në ditë. Vlera e Twitter është gjithmonë në rillogaritje, Wall Street Journal muajin e kaluar tha se Twitter ka vlerë 1 miliardë dollarë, ndërsa The New York Times pretendon se Twitter vlen 8 miliardë dollarë./KosovaByte

http://www.kosovabyte.net/internet/twitter-vlen-8-miliarde-dollare/
 
Top