TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

romeo

Forumium maestatis
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Po bashkangjis ketu poshte nje artikull interesant te Korrierit mbi turizmin e ketij vitit.

Turizmi dhe Shqiperia!
E Diele, 08 Gusht 2004
Shqiperia duket se ka hyre kete fillim gushti ne nje sezon te mbare dhe ne dukje te suksesshem turistik. Plazhet tradicionale te Durresit, por edhe ato te Jugut, jane mbushur me turiste, jo vetem nga Shqiperia, nga shqiptaret qe jetojne jashte, por edhe nga shqiptare te Kosoves dhe te Maqedonise. Eshte e veshtire te japesh nje shifer ekzakte te tyre, eshte e veshtire te verifikosh se sa prej tyre kane ardhur per nje turizem te mirefillte dhe se sa per te vizituar familjet e tyre ketu, por nje gje eshte thuajse e sigurte: dy javet e para te gushtit dhe nje jave ne fund te Korrikut, jane industria e vetme e madhe dhe fitimprurese shqiptare. Fatkeqesisht, kjo lloj industrie ende artizanale tek ne, eshte dukshem inferiore, per te mos thene e paperfillshme ne krahasim me industrine turistike qe kane ngritur, jo vetem vende fqinje me nje tradite te gjate, si Greqia apo Italia, por edhe vende me nje turizem relativisht te ri, si Mali i Zi, Kroacia, apo Bullgaria. Vende te cilat, kane filluar te konsiderojne turizmin si burimin e tyre primar te fitimit dhe zhvillimit.

Nisur nga nje llogjike e tille dhe duke marre ne konsiderate mungesen e infrastruktures dhe ngadalesine ne rregullimin dhe adaptimin e saj, Qeveria Shqiptare duhet te hartoje nje plan emergjent zhvillimi per turizmin. Nje plan i cili te synoje qe ta zgjase sezonin turistik real shqipar nga 20 - 30 dite, ne minimumi dy muaj e gjysem apo tre muaj. Duke e konsideruar kete zgjatje, si fazen e pare te nje strategjie te plote per zhvillimin e turizmit ne vend.

Natyrisht, eshte llogjike te mendohet se Shqiperia eshte ende larg krijimit te nje infrastrukture turizmi te vertete, te tille qe mund te prese jo thjeshte dhe vetem shqiptare, por edhe turiste te huaj. Nje gje e tille do te kerkoje shume kohe dhe nuk varet vetem nga vullneti apo mundesite e qeverise. Jane nje mori gjerash qe duhen ndryshuar dhe padyshim, shumica e tyre jane gjera qe ecin vete me nje ritem te ngadalte. Por nga ana tjeter, Shqiperia ka fatin qe te kete pas shpines se saj nje kontigjent potencial turistik, si ai i Shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise. Nje potencial, i cili ne tre vitet e fundit, me pak luhatje, ka qene shpetimi i turizmit shqiptar. Por nga ana tjeter, vete shqiptaret duhet te heqin dore nga ideja se sezoni fillon ne 10 korrik dhe mbaron ne 20 gusht. Nje sezon te tille mund te llogarisin vendet nordike, me nje klim/ tekanjoze, por jo nje vend ne Mesdhe, midis Greqise dhe Italise, qe perftojne minimalisht nje sezon prej 6 muajsh.

Nese ne nuk ecim ne ritmin dhe llogjiken e fqinjeve, nuk eshte çudi qe turizmi, industria e vetme realisht fitimprurese ne vend, te vijoje te mbetet nje lloj industrie artizanale, shume larg dhe jashte çdo perfytyrimi modern.


marre nga KORRIERI i dates 09/08/04
 

genti

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Nuk duhet te jemi pesimista ne lidhje me turizmin, eshte e vertet ka edhe shume per tu bere por eshte me rendesi qe po shihen ndryshime nga viti ne vit, ndoshta nuk do te gjejme Miamin ne Shqiperi por do te gjejme nje Shqiperi me mire se nje vit me pare.
Vertet ka probleme me ujin apo dritat por kjo nuk vlen per turistin sepse hotelet jane pajisur me gjeneratore dhe rezervuar uji qe i plotesojne te gjitha nevojat e turistit.

Atje duhet te permiresohen sherbimet dhe hotelet te paraqesin nje pakete oferte ku ne te te perfshihen te gjitha ato sherbime qe ata mundesojne si dhe cmimi qe ata ofrojne.
 

sweeet

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

mbase dikur preferohej, por tani nuk e besoj.
dikur ishim te izoluar, dhe bota ishin kurioze, pastaj cmimet ishin te uleta fare per ta, ishte qetesi, tani s'ke c'bo atje fare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Specialisti i Mjedisit, i cili ndodhet në Jalë thotë se ka para njolla të zeza dhe pushues me irritime të lëkurës

Mato: “I gjithë bregdeti i Jonit, i përfshirë nga nafta”


Shekulli

Katastrofë të vërtetë ekologjike dhe turistike e ka cilësuar Xhemal Mato derdhjen e mbetjeve hidrokarbure përgjatë bregdetit jonian që është bërë ditën e djeshme. Në një intervistë për “Shekullin” ambientalisti Mato, që aktualisht ndodhet në bregdetin e Jalës ka treguar se gjendja është shumë alarmante përsa i përket ndotjes së ambienteve ujore e atyre tokësore, por dhe lidhur me turizmin, pasi sipas tij shumë pushues kanë ndier në trup “serën” që u ka krijuar irritime të lëkurës.

Zoti Mato, a mund të shpjegoni se çfarë ka ndodhur gjatë paradites të së premtes meqë ndodheni në bregdetin jonian?
Xh.M: Aktualisht ndodhem me pushime në bregdetin e Jalës dhe gjatë paradites në ujërat afër bregut të detit dhe në breg u afruan masa lundruese të cilat pasi i pamë ishin mbetje hidrokarbure. “Njollat e zeza”, po i quaj kështu, pasi ky është dhe termi ekologjik që përdoret për këto mbetje që notojnë në sipërfaqe të ujit ishin të shumta dhe kishin një shtrirje përgjatë gjithë vijës bregdetare të rivierës për disa dhjetëra kilometra.
Si njohës i problemeve mjedisore dhe si dëshmitar i kësaj ngjarje, si e shpjegoni këtë dukuri?
Ajo ç’ka ndodhur është shumë e qartë, masat e zeza janë mbetje të hidrokarbureve që djegin anijet dhe mjetet e kapaciteteve të mëdha lundruese. Pas djegies së naftës që përdorin anijet apo tragetet, krijohet një lëndë e cila nuk është e nevojshme dhe në këtë rast ajo është derdhur në ujërat tona territoriale apo në brendësi të tyre. Gjatë lundrimit, nafta e djegur mund të ketë mbledhur dhe mbeturina të tjera duke krijuar një masë shumë të ngjashme me serën apo ziftin, që aktualisht po përplaset në disa dhjetëra kilometra bregdet.
Në cilat zona të bregdetit është vënë re dukuria?
Me informacionet që mora masat e naftës së djegur, apo serës janë përhapur, ose më mirë të themi derdhur në të gjithë bregdetin duke ndotur pothuajse të gjitha plazhet që nga Qeparoi, Jala e deri në afërsi të Vlorës. Unë vetë ndërmora një udhëtim drejt Dhërmiut pas lajmit dhe asaj çka pashë në Jalë, dhe rezultoi që përgjatë gjithë vijës bregdetare që pashë kishte ndotje të konsiderueshme dhe që sjell rrezik të madh për ato që thashë më parë.
Pse mund të ketë ndodhur derdhja?
Nuk mund të jap një opinon të pabazuar, por mesa duket kjo është një praktikë që ndiqet shpesh ose është një derdhje e organizuar pasi sasia është shumë e madhe dhe nafta është e djegur, çka të bën të mendosh që është e qëllimshme.
Duke qenë se ju i keni ndjekur problemet e mjedisit në vend, a ka pasur raste të tilla më parë?
Raste të tilla ka pasur, jo në këto përmasa dhe më së shumti derdhje të tilla janë regjistruar në periudhën e dimrit, pasi në këtë stinë bregdeti jugor i Shqipërisë nuk është i rrahur nga njerëzit. Unë kam prova se ka pasur raste dhe kjo është e dukshme në shkëmbinjtë përgjatë bregut ku vihen re njolla të zeza që nuk pastrohen. Dua të them se kjo ndodh pasi personat që ndërmarrin një veprim të tillë e dinë mirë që ne nuk kemi një strukturë mbrojtëse për mjedisin ujor dhe nuk kemi mjete e forcë për ta parandaluar e ndëshkuar shkelësit e ligjeve mjedisore. Po vë në dukje se në Shqipëri nuk ka asnjë politikë mjedisore për nënujin, dhe ato politika mjedisore që ekzistojnë janë të orientuara drejt tokës dhe mjedisi ujor është lënë në harresë të plotë. Shtoj se në Shqipëri nuk as mjete dhe ide për të mbrojtur e parandaluar katastrofa të tilla. Kolegët e mi të WWF në Itali më kanë treguar se derdhje të tilla ndodhin shpesh dhe zona e preferuar e anijeve është kanali i Otrantos dhe ujërat ndërkombëtare në këtë zonë. Fati ynë i keq është se nga ata dihet që drejtimi i erës në këtë zonë është nga perëndimi drejt lindjes çka bën që masat të lundrojnë drejt brigjeve shqiptare.
Meqë folët për njollat, si do të veprohet me to, çfarë duhet bërë për të pastruar ambientin?
Them se ky ambient nuk do të pastrohet kurrë pasi e dimë fare mirë se në çfarë kushtesh është vendi ynë dhe se çfarë vëmendje ka për mjedisin. Ajo që pashë dje ishte se shumë pushues e pësuan nga masat që erdhën në breg, shumë prej tyre patën irritime të lëkurës dhe serë që u ishte ngjitur në trup e nuk pastrohej. Kjo masë nuk është naftë e thjeshtë dhe për ta hequr atë duhet përdorur benzina si lëndë pastruese. Pushuesit në Jalë u bënë pis dhe në rrobat që kishin veshur pasi u ulën në rërë e shkëmbinj ku kishte serë që ishte ngjitur aty. Sera thjesht do të ngjitet në rërë, shkëmbinj dhe do të jetë koha që do ta pastrojë.
Duke kaluar tek ambienti, çfarë ndikimi do të ketë te gjallesat?
E mira e të këqiave është se këto masa janë më të lehta se uji dhe rrinë në sipërfaqe të tij, çka i vë jashtë rrezikut gjallesat nënujore, po pavarësisht nga kjo ka shumë zogj, alga e peshq të cilët nuk dinë ta përdorin benzinën si pastrues të serës. Përveç kësaj, pasoja të rënda do të ketë dhe përgjatë bregut pasi dhe aty ka shumë gjallesa të cilat mund të helmohen apo të bëhen pis nga “sera”.
Si mund të parandalohen raste të tilla që dëmtojnë ambientin dhe turizmin shqiptar?
Mendoj se edhe për shumë kohë do të jetë e vështirë pasi për mjedisin nuk ka asnjë mjet dhe politikë parandaluese. Për të dalluar masat e hidrokarbureve është e nevojshme vëzhgimi me satelit, por këtë punë mund ta bëjnë dhe anijet patrulluese. Tjetër është se ne jemi të pafuqishëm që të ndalojmë këto derdhje, është treguar dhe herë të tjera se këtu gjithçka nuk bëhet ashtu si duhet e për më tepër askush nuk i pyet shqiptarët, qoftë për ambientin apo dhe për turizmin.


14/08/2004
KATEGORIA: Ekonomi


www.shekulli.com.al
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Artikull që mund të komentohet në 100 mënyra, por që tregon me gisht disa nga anët më delikate të një turizmi të mundshëm te ne: Turisti in Fuga
 

Leopardii

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

i bukur ai artikulli "turisti in fuga"
jane probleme shume te drejta , ato qe ka ngritur kjo italiania.
turizmi made in Albania, me spekullime urbanistike te mafjozve qe lajne parate e tyre duke ngritur pallate shume kateshe ne rere ......... :smash:
 

Noe

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Tema eshte shume interesante dhe per sa i perket turizmit eshte folur dhe diskutuar dhe here te tjera, bile dhe ne kete forum. Jo vetem turistat e huaj preferojne Shqiperine por dhe vete ne shqipetaret duam te kalojme pushimet ne bregdetin tone duke i alternuar pikat ne ndryshme ne vite te ndryshme.
Vete fjala turizem ne kohen tone ka marre nje kuptim shume te gjere. Pasi dhe ne fjalorin tone jane futur
fjale dhe terma ne lidhje me kete si "po shkoj 15 dite per turizem" etj, cka nenkupton te shkosh ne nje vend bregdetar per te marre rreze dielli, te kalosh mire mbasditet, darkat dhe mbas darkat dhe te gjitha keto ti realizosh me kursimet vjetore nqs ta lejon buxheti personal, te gjitha keto te ofruara nga investitoret private shqipetare dhe qeveria shqipetare.
Marrja e rrezeve te diellit - presupozon ndarjen dhe kategorizimin e pushuesve ose turisteve qe e thene shqip, dikush ka vetem cadren e diellit dhe buken me vete dhe shkon ne plazh me tren ose furgon (paradite me tren e mbasdite kthehet me furgon), dikush tjeter shkon ne ndonje pjese te rrethuar me patedrejte nga bisnemenet tane qe operojne ne vijen bregdetare etj sipas te ardhurave personale.
Investitoret shqipetare ne bregdet - (perdora kete emertim per te gjithe ata qe kane bere ndonje kjoska ose lokal me te drejte ose patedrejte ne bregdetin shqipetar) per momentin nuk kane asnje strategji te mirfillte por jane leshuar ne menyrat nga me te ndryshmet per te perfituar sa me shume nga amullia qe ekziston si dhe nga nevojat e pushuesve qe te jemi korrekt jane gjithnje ne rritje.
Qeveria shqipetare - (do te nenkuptojme ate qendrore dhe lokale) duhet te nderhyre ne menyre urgjente per permiresimin e infrastruktures - me çfare mjetesh dhe burimesh? - te gjitha ekzistojne. Mbase te behet dhe pak korrupsion te fitojne ca dhe vete, por jam plotesisht i bindur qe te gjitha mjetet jane dmth parate per investime dhe te gjitha keto jane ne mes tone. Por me vjen shume keq qe askush nuk e vret mendjen per keto gjera dhe vetem kritikojme duke thene qe kjo nuk shkon e kjo s'mund te behet etj. Nuk ka sistem te mirefillte taksimi (si taksa nacionale ashtu dhe ato vendore) dhe ai qe eshte nuk vilet as ne masen 50 %.
Po ju marr nje shembull praktik te ndodhur, pastaj mund te bejme teori sa te kemi deshire.
Une bej pushime fundjave ne Durres, prane nje lokali dhe jam klient i vjeter (ose preferencial-term qe ne Shqiperi akoma nuk njihet),parkoj makinen dhe ze cadren me dy shezllona, para lokalit dhe prane detit ambient i ngritur nga pronari i lokalit. Si ne cadren time mbushen dhe 80 cadra ne po kete vend. Pas pak kalon nje djale i punesuar ne lokal me nje bllok biletash dhe arketon nga 400 leke te reja per cdo cader dmth 80 x 400= 32000 leke/dite. Gjithashtu une pi kafete ne mengjes, ha nje dreke rreth 5000 leke si dhe mbasdite mund te hame akullore ose te pijme kafe.
Manaxhimi i pronarit te klubit. - Jo pa qellim thashe me lart se jam klient i vjeter qe shkoj tek ai lokal dhe ne kohe me shi, vere, vjeshte, dimer, si rregull pronari per pushuesit qe do te drekojne duhet t'ju zbrese 400 lekeshin e cadres (jo se ngre ndonje gje te madhe kjo, por te perkedhelet sedra, se si i themi ne kur ka ik barra e vojit le te ike dhe kokrra e ullirit). E vogel ne dukje, por ne bote njihet ky fenomen ( mund t'ju marr shume shembuj).
Ku mund t'i gjeje parate qeveria shqipetare per te investuar ne infrastukturen bregdetare? - Do te vazhdojme me "Çadren". Vetem te ky lokal arketohen ne nje dite te fundjaves 32000 leke te reja. Po te bejme llogaritje duke perdorur dhe koeficientet e shfrytezimit per sezonin e plazhit do te marrim disa shifra qe do na habisin dhe vete ne (nqs keni kohe beni nje prove - elementet e llogaritjes ditet e sezonit turistik, numri i cadrave me toleranca, cmimi per cader etj.) Pra sikur te vednoset dhe taksa per cader qe mesadi une nuk ekziston, dhe kjo te vendoset qofte dhe me cmim qesharak p.sh. 20-25 leke/dite por me kushtin qe te arketohet patjeter vetem ne plazhin e Durresit do te vileshin 3-4 milion dollar USD.
Ja pra ku jane parate dhe te gjitha do t'i paguajme ne shqipetaret.
Kaq per sot se u lodha. Mos harroni te beni ca llogaritje.
 

Noe

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Zv.Ministri Turizmit Z.Lame pohon se kete sezon turisitik 25000 - 30000 turiste shqipetare kane preferuar vende te tjera turistike.
Pak llogari: 1000$ per person i bie qe nga Shqiperia kane dale rreth 25 milion $. Jo pak.
 

fjorent

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Sa i bukur dhe sa realist artikulli i italianes ne Shqiperi. Megjithate shume tragjik.
Shqiperia eshte turpi i ballkanit aq e turpshme eshte pjesa Durres-Kavaje. Duke njohur shijet e turisteve te huaj as te mos pretendojne per turizem te huaj, por vetem ndonje plake kosovare qe vjen ne plazh e rri me shallvare e me menge te gjata deri ne fyt.
Po s'kishte se si te ndodhte ndryshe kur i bejme qejfin vetes me gjoja perla si Himara me pallate te turpshme.
Vazhdojme t'i bejme qejfin vetes dhe nuk mesuam kurre nga Europa.
E pastaj qahemi nga greket. Nafta e grekerve do te iki, por turpet shqiptare te pallateve 15 kateshe ne mes te Durresit duke shkaterruar rrenojat antike 2000 vjecare te Durresit e duke i hedhur buze autostrades, ato nuk mund te zhduken kurre fatkeqsisht. Por per te qene realist, ky popull qe beson nanot e berishet qe e ha sapunin per djathe dhe qe eshte servil i pushtetit e parase, nuk meriton me shume.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Te tere sa njoh e qe kam folur, askush s'ka nder mend t'i beje pushimet ne Shqiperi vitin qe vjen. Eshte me lire te shkosh ne Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Tunizi, Turqi, etj etj duke krahasuar kushtet e ofruara. Turistet europiane EDHE mund te preferojne Shqiperine, por e rendesishmja qe tregtaret shqiptare te turizmit kane fatin e madh qe jane tuhafe ta kuptojne kshtu qe nuk pezmatohen, eshte: "Vitin tjeter turisti i huaj nuk vjen me sepse e hoqi kuriozitetin. Ti po shume i zene duke ferkuar duart sa shume qe nxorre kete muaj, dhe nuk sheh qe edhe vete shqiptaret largohen duke tundur koken. Te rrofte zona turistike." Shkurt, Shqiperia mund te kete hapesire per turizem, por njerezit perhere e me shume thone "Jo faleminderit!". Si per cdo gje qe ka lidhje me Shqiperine, ne fund te fundit.


-----------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Albert

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Per ti rene shkurt, edhe ne turizem si per gjerat e tjera ne Shqiperi ka shume gjera kontradiktore. Per te sjelle 2 shembuj te fresket. Isha per pushime ne Sarande per 2 jave dhe pervec problemeve te ndryshme, 2 gjera me rane me teper ne sy.
1. Te blije nje miniguide te Sarandes me pikat turistike te saj e pergatitur nga bashkia kushtone 10000 mije lek!!!! nderkohe qe duhet te ishte falas dhe ta gjeje kudo.
2. Nuk gjeje asgjekundi reklamim te Butrintit qe eshte nje nga pikat turistike me interesante. Pervec se duhet te shkoje me taxi 20000 lek vajte kthim, ne Butrint kishte vetem nje miniguide per te treguar gjetjet e ndryshme artkelogjike....Nuk kushton asgje te kishte autobuze qe shkonin ne ore te caktuara ne Butrint me nje pagese modeste...apo te shperndaheshin flete palosje per Butrintin dhe te kishte shpjegime te detajuara mbi zbulimet arkologjike atje....
 

cao

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Jam nga Saranda dhe kam dhe nje lokal aty ku shes bluza me stampa me tema lokale dhe kombetare.
Vetem ne krahasim me vjet renia e xhiros ishte rreth 80% per mua.
Pyes disa axhente turistik per te mesuar mos nuk kane ardhe turiste pasi une nuk e shikoj se jetoj ne Greqi.Me habi degjoj se sivjet kane ardhe me teper se vjet.
Ca po ndodhe??
E si mund te pretendoje une te keme xhiro kur i marrin me autobuze,i cojne ne butrint,u shesin ata vete bluza ose ndonje varese celsash me shkabe dhe kur i lene te lire ndonje gjysem ore ata vijne verdalle ne qytet te proftasin te shikojne ndonje gje.
Per ata qe vijne jashte grupeve eshte me keq pasi leket i lene per taxi e per te ngrene ndonje kocke.
Tani le te vijme tek tanet.
Si mund te vij nje kosovar ne Sarande.Duhet te mendohet mire pasi i duhet njehere te perballet me ndonje maske andej nga fillimi i udhetimit te tija.Me vone duhet te permballet me rreth 800km, nuk e di sakte, rruge me keq se ne Afganistan.Por te mos harrojme dhjetra police te cilet ferkojne duart me gjithe "thirrjet" e eproreve te tyre per korrektese.
Me gezon fakti qe i shtohet Shqiperise nje aeroport dhe nuk kam asgje me Kukesin por kaq i domosdoshem eshte aty dhe jo ne ndonje qytet tjeter????
E lashe per ne fund te flas per cmimet qe ekzistojne ne Sarande e rreth saja.Degjoj qe thone se do te konkurojne Korfusin.Pak seriozitet nuk ben dem.Nuk mundemi ne ne Sarande te konkurojme as me Korfusin e as me ndonje qytet tjeter kudo qofte.Une mendoj se duhet te konkurojme me mentalitetin tone dhe me SHTETIN o njerez qe jo vetem nuk ndihmon por behet dhe pengese.
Mund te shkruaj pa fund por ce do pasi ne dere te shurdhit kot sa troket.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Programin e një grupi turistik të organizuar nga dikush e ka në dorë ky dikushi dhe grupi. Konkurenca është pak e hidhur. Kjo ndodh kudo. (Mund të të përmend shembuj nga këtu ku jam: Costa Classica i zbarkon më 8 të mëngjesit dhe më 1 pas dreke janë sërish në rrugë drejt Mikonosit, kështu që konsumojnë në anije pjesën më të rëndësishme të "dietave". Ndërsa në ishull u duhet të vrapojnë 2 X 1 orë e diçka, sa për të parë kalimthi dy qendrat kryesore...)
Çështja duhet parë se çfarë mund tu ofrohet turistëve, jo thjesht dhe vetëm cfarë mund të përfitohet prej pranisë së tyre. (Aq më tepër po të mbahet parasysh që rreth e qark Mesdheut janë shumë më përpara qoftë në trimëri e qoftë në hile me turistët.
 

Male850

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Boll me perralla gjija kemi vendin me te bukur ne Europe. Plazhet e Kroacise e Italise se jugut jane po aq te bukura e ndoshta me te bukura. Ne fluturojme me presh ne prapanice duke menduar se kemi cdo gje me te bukur. Ne plazhet e Vlores derdhen jashteqitjet e mbi 100 000 banoreve pa me te voglin pastrues. Taze ne det sic i thone shqiptarce.
Per te mos folur per dritat e ujin.
Ju kujtohet korridori i 8? Politikanet tane u ngriten duke i treguar popullit shpetimin. Edhe me bregdetin i njejti avaz. Nese nuk ndryshon mentaliteti jo vetem qe nuk do te shkele asnje tursit serioz, por bidonvillat e krijuara nga Durresi ne Vlore do te shtohen edhe me teper. [/qb]
Ja fute kot or fjorent. çdo vend ka bukurin e vet. Tjeter bukuri ka Sardenja e tjeters sicilia, tjeter maldivet e tjeter karaibi, tjeter egjypti e tjeter turqia. Por vendi yne (per ne shqiptaret) eshte me i bukur sepse, flasim gjuhen tone (edhe pse shume e bastarduar), shohim vendet ku kemi kaluar rinine, etj etj.
Vendi yne mund te jet i gatshem per te huajte kur qeveria te filloj te ndertoj me veper dhe jo me fjale dhe paret qe merr nga turizmi jo ti haje por ti investoj
 

fjorent

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

O Male po tema eshte qe turistet europiane preferojne Shqiperine dhe jo shqiptaret preferojne Shqiperine.
Une e di shume mire qe na merr malli dhe kthehemi ne Shqiperi dhe mire bejme, por edhe perrallat qe i kemi treguar vetes se vendi yne eshte me i bukuri e plazhet tona jane te pastra nuk qendron me ne kembe. Turisti i huaj nuk vjen ne Shqiperi sepse ti dhe une kemi mall per Shqiperine. Vjen sepse deshiron te gjeje nje ambient komod qe tashme Kroacia ja ofron dhe ne jo.Per te mos folur per pronaret e pangopur shqiptare me cmimet e tyre.
Pastaj sa per invstimet, ne nuk vuajme nga mungesa e investimeve. Si gjithmone ne historine tone, duke qene se jemi paksa rrumpalliste nuk na pelqejne rregullat dhe ashtu sic e kemi ndetuar shoqerine pa rregulla e me dhune ashtu punojme edhe ne biznes duke ndertuar 15 kateshin 1 meter larg dritares se tjetrit. Dhe ti e te tjere pretendoni qe te huajt te vijne ne keto 15 katesh per te degjuar ndoshta kengen " Maria faqe gurabia" me volum ne maje te qiellit ne mengjes dhe tymin e plehrave qe digjen poshte dritares se tij ne darke?
Pasqyre e shoqerise dhe tipit te pseudodemokracise qe kemi krijuar jane edhe veprat ndertimore. Mire i kemi sic i kemi mire edhe keta qeveritare e opozitare qe ne 14 vjet i kemi votuar disa here. Por ju lutem te mos enderroni per tursite te huaj e mos u hutoni pas statistikave mashtruese te ministrave tane qe persa i perket parase personale e kane mesuar mire kapitalizmin. Sa per te tjerat kane ngelur komuniste sa edhe nje politikan e regjur si Saltzman nuk duroi dot me, hoqi petkun e dipllomatit dhe ja tha troc shqiptareve pseudoinjorante qe votojne keta njerez.
Sot ne gazeta dolen statistikat e fundit: +15% turiste te huaj me shume se vjet tha ministri duke llogaritur edhe kosovaret. Ky eshte turizmi i europianeve qe preferojne shqiperine?
 

Marjeta

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Pershendetje,

Une per vete jam kosovare-shqiptare dhe normal se me pelqen bregdeti shipetar, me konkretisht jugu I Shqipersi Vlore- Srarand, por me teper preferoj Saranden. Gjate vitit beje 2 pushime zakonistm, 1 jave iku diku ne Greqi siq bera sivjet p.sh., dhe patjeter 1 jave ne Sarand. Saranda ishte shume e mire deri me sivjet, kishte ndryshuar shume nga vjet po per hesap timin jo per te mire, ngase ishte ngarkuar shume me ndertesa te larta, e qe ma mere mendja se jane planifikuar te banohen me turist, e kur dihet mire se Saranda nuk ka plazhe te mjaftueshme per turist qe do te vendoseshin ne ato ndertesa a hotele, se c’planifikonit ti benin ato se di. Mua per vete me pleqejn ato plazhe ekzistuese, uji I detit shume po me teper me pelqente ajo vjetersi e qytetit, ndoshta me nje fasad, lyerje te ndertesave do ti ipte nje pamje krejtsisht tjeter asaj (por gjithnje ishte dasht te ruhet antika e qytetit, e le te ishte ndertu diku tjeter nje qytet i ri). Bregdeti I Shqiperis preferohej mjaft nga te huajt, por jo tanime me keto ndertime pa kurfare standardesh.
Une per veten time e dua Saranden sepse dhe kam kujtime te bukura nga atje.
 

Male850

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] O Male po tema eshte qe turistet europiane preferojne Shqiperine dhe jo shqiptaret preferojne Shqiperine.
Une e di shume mire qe na merr malli dhe kthehemi ne Shqiperi dhe mire bejme, por edhe perrallat qe i kemi treguar vetes se vendi yne eshte me i bukuri e plazhet tona jane te pastra nuk qendron me ne kembe. Turisti i huaj nuk vjen ne Shqiperi sepse ti dhe une kemi mall per Shqiperine. Vjen sepse deshiron te gjeje nje ambient komod qe tashme Kroacia ja ofron dhe ne jo.Per te mos folur per pronaret e pangopur shqiptare me cmimet e tyre.
Pastaj sa per invstimet, ne nuk vuajme nga mungesa e investimeve. Si gjithmone ne historine tone, duke qene se jemi paksa rrumpalliste nuk na pelqejne rregullat dhe ashtu sic e kemi ndetuar shoqerine pa rregulla e me dhune ashtu punojme edhe ne biznes duke ndertuar 15 kateshin 1 meter larg dritares se tjetrit. Dhe ti e te tjere pretendoni qe te huajt te vijne ne keto 15 katesh per te degjuar ndoshta kengen " Maria faqe gurabia" me volum ne maje te qiellit ne mengjes dhe tymin e plehrave qe digjen poshte dritares se tij ne darke?
Pasqyre e shoqerise dhe tipit te pseudodemokracise qe kemi krijuar jane edhe veprat ndertimore. Mire i kemi sic i kemi mire edhe keta qeveritare e opozitare qe ne 14 vjet i kemi votuar disa here. Por ju lutem te mos enderroni per tursite te huaj e mos u hutoni pas statistikave mashtruese te ministrave tane qe persa i perket parase personale e kane mesuar mire kapitalizmin. Sa per te tjerat kane ngelur komuniste sa edhe nje politikan e regjur si Saltzman nuk duroi dot me, hoqi petkun e dipllomatit dhe ja tha troc shqiptareve pseudoinjorante qe votojne keta njerez.
Sot ne gazeta dolen statistikat e fundit: +15% turiste te huaj me shume se vjet tha ministri duke llogaritur edhe kosovaret. Ky eshte turizmi i europianeve qe preferojne shqiperine? [/qb]
Me fal nuk e kuptova shkrimin tend /pf/images/graemlins/smile.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Male pjeserisht postimi ishte ne pergjigje te fjalise qe kishe shkruar pak me lart e qe po e citoj:
Por vendi yne (per ne shqiptaret) eshte me i bukur sepse, flasim gjuhen tone (edhe pse shume e bastarduar), shohim vendet ku kemi kaluar rinine, etj etj.
Derisa ne kete teme i behej reklame ardhjes se turisteve europiane edhe une t'u pergjigja qe shqiptaret do te kthehen gjithmone ne Shqiperi por te huajt zor se vijne per mall.
Shpresoj te jem shjeguar
Gjithe te mirat
 

Male850

Primus registratum
Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE

Fjorent
Nuk te fola me ironi! Te kerkova ndjese.
Ke te drejte /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top