Re: TURISTET EVROPIANE PREFEROJNE SHQIPERINE
Te flasesh per turizmin ne Shqiperi eshte gjithnje e komplikuar. Kemi turizem te brendshem, domethene ata shqiptare qe gezojne njefare mirqenie dhe mund ti lejojne vetes te kalojne disa dite ne plazhet e mrekullueshme te Himares, Qeparoit, Sarandes e keshtu me rradhe. Kemi nje lloj turizmi tjeter qe eshte ai i shqiptareve qe jane jashte Shqiperise. Ketu fus Kosoven, Maqedonine dhe te gjithe emigrantet qe kthehen per te kaluar pushimet e tyre ne token meme. Per mendimin tim keta te fundit nuk mund te quhen turiste. Neqoftese nje çfaredolloj statistike konsideron dhe keta si te tille atehere gabohet. Ne shume raste fajin per mungese turizmi nuk eshte vetem i qeverise dhe i politikaneve ne pergjithesi, por edhe i mentalitetit te klases sone sipermarrese. Ka shume vende ne zhvillim e siper qe per te terhequr sa me shume turiste perdorin te vetmen arme efikase: konkurrenca ekonomike, me pak fjale çmime te ulta. Po marr nje shembull: Para disa vitesh ne ambientet evropiano-perendimore Kroacia nuk bente pjese ne ajken e vendeve ku mund te vehej me pushime ne plazhe te mrekullueshme, te vizitoheshin qytete tipike, manastire, lagje te vjetra e keshtu me rradhe. Taktika qe ky shtet perdori ishte ajo e vleresimit ne maksimum te potencialit qe kishte. Pra nuk filluan te ndertoheshin grataçela çimentoje çdo 10 metra (gje qe po ndodh fatkeqesisht tek ne),u moren ne mbrojtje gjerat antike dhe u restauruan ato qe mund te ishin terheqese. çmimet per pushime ne Kroaci deri para pak vitesh ishin qesharake per nje pushues italian(qe sihurisht nuk eshte me i pasuri ne listen e perendimoreve). sot qe une po shkruaj kete mesazh perseri Kroacia ofron çmime mese konkurruese ne krahasim me plazhe te ngjashme ne Greqi, Itali dhe vende te tjera te botes.
Personalisht kam shoqeruar pothuajse çdo vit miq te mi italian ne Shqiperi. Kane pasur fatin e mire qe personalisht i kam mikepritur ne shtepine time dhe i kam shoqeruar kudo duke evituar qe nje gje qe une e paguaja 100 leke ata ta paguanin 1000 vetem per faktin se ishin te huaj. si mund te shoqeroj dike ne nje hotel ne Vlore apo Sarande gjate veres dhe ti them qe dhoma kushton 50 euro nata kur nje çmim te tille e gjen dhe pa problem edhe ne Sardegna????????
Si mund ti shpjegoj nje mikut tim italian qe ne Butrint bileta per Shqiptaret kushton 7000 leke kurse per te huajt 20000 leke??????
Si mund ti shpjegoj qe nje dreke e mire peshku kushton 40 euro per njeri, kur edhe ne Napoli kushton ne te njejten menyre?????
Me çfare argumentash mund ti tregoj se ne Shqiperi te leverdis te kalosh pushimet. Pastaj duhet te arrijme te fusim ne mentalitetin tone, por mbi te gjitha ne ate te sipermarresve dhe atyre qe administrojne gjene publike se turizmi nuk mund te terhiqet vetem nga plazhi i bukur. Turizmi eshte nje zinxhir sherbimesh, argetimesh, qe bashke me nje det te bukur si i yni mund te krioje ambientin e pershtatshem per te terhequr turistin. Eshte e kote te pyesesh nje emigrant qe kthehet ne Shqiperi per 15 dite dhe kthehet duke thene se atje rrihet 100 here me mire se ne Itali a ne France a ku di une. Eshte e lehte te afirmosh diçka te tille sepse ne keto 15 dite "emigranti mesatar" e kalon diten vetem duke prishur leke. Por ama ben nje jete me nje rritem qe nuk do te arrinte ta bente kurre duke ndenjur gjate gjithe vitit ne atdhe. Prandaj para se te flasim ose te leshojme deklarata optimiste le te bejme nje analize pak me te thelluar te realitetit dhe do te arrijme te kuptojme se po na hedhin veç hi syve dhe Shqiperia(te pakten keshtu me duket mua) keto vietet e fundit nuk po ecen fare perpara. Ndoshta e kunderta. Si mund te flasim per turizem atehere, kur ka probleme rrenjesore qe jane baza, dhe te gjithe e dime se nje shtepi qe nuk ka themele te forta nuk qendron ne kembe. duhet te krijeht nje mentalitet qe ti thot individit se mirqenia nuk eshte diçka qe fitohet per 1 vit apo 2. Mirqenia ndertohet me puna, sakrifice dhe durim. Menefregizmi kolektiv edhe pse ndonjehere sjell mirqenie individuale, kurre nuk do te çoje ne nje mirqenie te perhapur qe eshte edhe baza pastaj per mirqenien individuale. :book: